Ja cfarë u tha marinarëve amerikanë Presidenti Trump në bordin e “The USS Gerald R. Ford”/
Një nga fjalimet më të bukura që kam dëgjuar për marinarët kudo në botë/
Faleminderit! Faleminderit shumë! Cfarë nderi!
Ju thjesht më dhatë këtë xhaketë të bukur, duke më thënë: Zoti President, ju lutem merreni këtë në shtëpi. Ndërsa unë thashë, lermëni ta vesh. Dhe pastaj më dhatë kapelen e bukur, të cilën e vura në kokë. Ne, kemi një kapele të madhe “Bëje Amerikën të madhe përsëri!”, por unë thashë, kjo është një ditë speciale, ndaj po e vesh këtë. E drejtë? (Duartrokitje). Unë nuk kam nonjë ide se si duket, por mendoj që duket mirë. Eshtë një kapele që duket e madhe,- thjesht, si kjo anije që është kaq e madhe. Faleminderit!
Ndjehem i privilegjuar që po qëndroj sot këtu me burra dhe gra të jashtëzakonshëm të Marinës së Shteteve të Bashkuara. (Duartrokitje). Marinarët Amerikanë janë marinarët më luftarakë kudo në botë. Këtu afër kam znj. Susan,{vajza e zotit Ford}. Unë jam i gëzuar që ajo tani është me ne. Unë e di sa shumë punon ajo, vetëm vizita, plot 17 në ditë. Unë e di që ju i bëni gjërat drejtësisht, këtë unë do ta tregoj. Ata më thanë që ju, i keni bërë gjërat drejt, në nderim dhe të dy prindërve të tu, që ishin njerëz të mëdhenj, të mëdhenj. Dhe ne duam ta prezantojme këtë anije të bukur, tek populli Amerikan. Unë doja të isha këtu, unë doja të isha me ty. Në këtë mënyrë, Susan, unë përmbush respektin ndaj familjes tënde që ka bërë një punë të pabesueshme. (Duartrokitje).
USS Gerald R. Ford ka një vend të vecantë. Në të vertetë ajo ndjehet si një vend. Ti qëndron mbi kuvertë dhe ndjehesh sikur po qëndron mbi një copë të madhe toke. Por, kjo është më e mirë sesa toka. Anija nuk do të jetë thjesht një simbol i madh i Forcës Amerikane, por një trashëgimi e madhe për babain tuaj, Presidentin tonë të mëparshëm, Gerald Ford.
Presidenti Ford ishte një burrë i Marinës së SHBA. Meqë ra fjala, ai ishte gjithashtu një atlet i madh dhe ka mjaft prej jush që nuk e dinë këtë. Gerald R. Ford ishte në aksionet që Flota Amerikane zhvilloi në Paqësorin e Jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai i shërbeu këtij vendi me nder, si ushtarak, në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë. Dinjiteti dhe krenaria e kësaj anije i atribohet dhe përshtatet Gerald R. Fordit, këtij burri të madh dhe Presidenti të SHBA. Përgëzime për të gjithë burrat dhe gratë që kontribuan në ndërtimin e saj. Kjo anije është kulm i anijendërtuesve e mjeshtrave amerikane, më e madhja, më e mira, më e duhura. Anijendërtuesit amerikane janë më të të aftët kudo në botë. Kjo luftanije, dhe të gjithë që shërbejnë në të, duhet të jenë një burim i krenarisë për kombin tonë. Ne jemi të bashkuar sot,(duartrokitje), më mirë beso, kjo është e drejtë? Më mirë beso! (Duratrokitje). Dhe, me që ra fjala, ne do të kemi së shpejti më shumë vizitorë. Ne do të kemi më të ardhur. (Duartrokitje).
Ne jemi bashkuar sot, nga Gjenerali Mattis, tani Sekretari Mattis. (duartrokitje). Ku është ai? Mattis u vu në këtë detyrë për menaxhimin e kësaj ringritje të Forcës sonë Ushtarake. Ne, do t’i japim burrave dhe grave të shërbimeve të armatosura të Amerikës, burimet që ju duhen atyre për të mbajtur të sigurtë SHBA. Ne do të kemi pajisjet me të sofistikuara në botë, aeroplanë, anije dhe cdo gjë tjetër. Ne do të kemi, së shpejti, pajisjet më të mira në botë. (Duartrokitje).
Ne do tu japim ushtarakëve tanë mjetet që i duhen për të parandaluar cdo lloj lufte dhe, nëse kërkohet, ta bëjnë atë luftë dhe ta fitojnë? Të fitosh! Të fitosh! (Duartrokitje). Ne, do të fitojmë përsëri.
Admirali John Richardson, Shefi i Operacioneve të Marinës, Ky zotëri i madh është me ne sot gjithashtu. Admiral, ne do ti sigurojmë Marinës sonë që të ketë burimet, trajnimin e personelit dhe pajisjet e nevojëshme. Kështu, përgëzime, Admiral! Më shumë do vijnë. (Duartrokitje).
Më lejoni të përgëzoj Kapitenin Richard MCCormack, Komandantin e Aeroplanmbajtëses, Gerald R. Ford. Kjo anije do të bëjë përmirësime të jashtëzakonshme tek Flota jonë si askush tjetër. Nuk do ketë në asnjë vend të botës si kjo anije. Ajo përfaqëson të ardhmen e Aeroflotës amerikane. Unë kam privilegjin më të madh që të shërbej si Kryekomandanti juaj dhe Krykomandanti i burrave dhe grave të ushtarakëve të Shteteve te Bashkuara. Jeni njerëz të mëdhenj. (Duartrokitje). Njerëz të mëdhenj, të mëdhenj!
Ju përshëndes ju dhe marinarët tanë kudo në botë. Gjithmonë do mbështes misionin tuaj.Nuk do t’ju zhgënjej kurrë ju. Gjithashtu prezantoj Mike Petters, President dhe Drejtuesi i Industrive “Huntington Ingalls” së bashku me Matt Mulherin, Presidenti i Kompanisë së Ndërtimit të anijeve të NewPort. (Duartrokitje).{Kjo kompani ka ndihmuar me anije falas Flotën shqiptare, bashkë me riparimin e tyre, Shënimi im, Sh.K}. As ata nuk do t’ju zhgënjejnë. (Duartrokitje). Për ata që i shërbejnë kombit tonë në uniformë dhe për ata që ndërtojnë instrumentat e mbrotjes sonë, unë ju falenderoj në emër të kombit tim. ANËTAR i AUDIENCËS: SH-B-A!
Jam dakort, jam dakort. (Të qeshura).
Anijet e transportit janë pjesa kryesore e inevntarit të Forcës ushtarake Amerikane jashtë vendit. Ato kanë mbi 4.5 akra paisje e forcë luftuese të territorit sovran të Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk mund ti konkurojë askush. Nuk ka konkurrent për këtë anije. Ajo është një amfib i jashtëzakonshëm për Forcën Amerikane që do të furnizojë trupat amerikane për të siguruar paqen kudo në botë. Kjo anije, do ketë rreth 4,500 trupa personel dhe 70 avionë, ndaj do përbëjë një komponent jetik të mbrotjes sonë. Ky transportues gjigand dhe anijet e reja të klasës “Ford” do të zgjerojnë mundësinë që kombi ynë të zbatojë misionet jetike mbi cdo det e oqean sado të largët. Me shpresë, mbase është forcë që nuk na duhet ta përdorim, por nëse na duhet, kundërshtarët tanë do jenë në telashe të mëdha, të mëdha. (Duartrokitje).
Kjo aeroplanmbajtese e madhe rrit aftësitë tona për të luftuar terrorizmin dhe të kemi iniciativën ndaj kundërshtarëve për shumë vite në të ardhmen. Admirali i madh Nimitz, që komandoi Fllotën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë, “është misioni i Marinës që të mbajë sa më larg luftën ndaj armikut në mënyrë që ajo mos zhvillohet në tokën e Shteteve të Bashkuara”. E vërtetë. (Duartrokitje). Dhe pikërisht 75 vjet më parë, marina jonë e bëri këtë në betejën e Midway, pikërisht nën Komandën e Admiralit Nimitz. Ju të gjithë keni dëgjuar për betejën e Midëay, ku marinarët e Marinës së Shteteve të Bashkuara luftuan me trimëri, e cila do të mbahet mend përmes kohërave. Ishte një trimëri që do jetojë gjatë.
Shtylla kurrizore e Fllotës Amerikane në Midway ishin tre aeroplanmbajtëse të bukura: Yorktown, Enterprise dhe Hornet. Te treja ishin ndërtuar me duart e mjeshtrave amerikanë, pikërisht këtu tek kantieri detar i Newsport. (Duartrokitje). Në betejën e Midway, Fllota pësoi humbje dhe u dëmtua. Por, guximi dhe veprat heroike të marinarëve ndryshuan kursin e historise. Shumë amerikanë trima vdiqën atë ditë, dhe, përmes sakrificës së tyre, ata kthyen rrymën e Luftës së Paqësorit. Ishte një rrymë e rreptë, një rrymë e madhe, rrymë e ligë, dhe marinarët e kthyen atë në favor të popullit amerikan..
Amerikanë të panumërt, pjesmarrës në atë luftë, disa prej tyre prindër ose gjyshër të njerëzve në këtë bord, u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi, falë veprave heroike të marinarëve. Marinarët në Midway janë pjesë e historisë të heronjve Amerikanë, një zinxhir i pathyer i patriotëve nga cdo brez në tjetrin, që u ngrit për të mbrojtur flamurin dhe lirinë tonë.
Kjo trashëgimi vazhdon sot tek luftëtarët amerikanë që mbrojnë popullin tonë nga kërcënimi i terrorizmit. Të Martën, unë i kërkova Kongresit një sesion të përbashkët, ku të shtohet buxheti i mbrojtjes dhe të mbështesë kërkesen time për një rindërtim të madh të Ushtrisë dhe Marinës së Shteteve të Bashkuara. (Duartrokitje).
Pas disa viteve të shkurtimit të buxhetit që ka dobësuar mbrojtjen tonë, unë po kërkoj një nga rritjet më të mëdha të buxhetit për mbrotjen në historinë e SHBA. Duke eleminuar vecoritë dhe pasigurinë që krijon, ne do ta bëjmë më të lehtë planifikimin e fondit për marinën në të ardhmen dhe kështu të kontrollohen kostot dhe të arihen marrëveshjet me të mira për taksapaguesin, i cili, sigurisht, është shumë i rëndesishëm. E drejtë? Arritëm të marim një marrëveshje të mirë. Nëse ne nuk kemi një marrëveshje të mirë, ne nuk bëjmë detyren tone. E njëjta varkë për më pak para. E njëjta anije për më pak para. Të njëjtët aeroplanë për më pak para. Kjo është cfarë ne po bëjmë. Që do të thotë se, ne do të marrim më shumë prej tyre, dhe ne mund ti përdorim ata. Ushtria jone kërkon financim të qëndrueshëm, stabël që të përshtatet me nevojat për të siguruar mbrotjen tonë. Tani, kërkesa jonë parësore është mirmbajtja e avionëve, shumë aeroplanë kanë më shumë mundësi që të rrëzohen për mirëmbatjen, sesa atë që janë duke bërë në qiell. Marina jonë momentalisht është më e vogla që nga Lufta e I-rë Botërore. Mos u merakosni, së shpejti do jetë më e madhja që ka qenë. Mos u merakosni. (Duartrokitje). Mendohuni për këtë. Në këto kohë plot sfida, Marina jonë është më e vogla që prej Luftës së Parë Botërore. Tashmë, ajo i takon kohës së kaluar. Në fakt, Unë sapo fola me drejtuesit e Marinës dhe liderat e industrisë, të cilët kanë diskutuar planet e mija që të marrin përsipër zgjerimin e gjithë Flotës sonë Detare, duke përfshirë Aeroplanmbajtësen e 12-të që na duhet. (Duartrokitje). Ne gjithashtu na duhen më shumë aeroplanë, më moderne dhe me kapacitete të fuqishme. Gjithashtu, ne duhet të përmirësojmë më shumë aftësitë tona kibernetike. Kjo përpjekje madhështore rindërtimi sigurisht që do të krijojë më shumë vende pune në Virginia, dhe në gjithë Amerikën, duke inciuar teknologji dhe shpikje të reja. SHBA-të kanë qenë dhe janë vendi, që gjithmonë kanë udhëhequr botën me guxim drejt së ardhmes. Ndaj buxheti im do të sigurojë që ne të bëjmë kështu dhe do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë. Anijet Amerikane do të lundrojnë në dete dhe oqeane. Aeroplanët Amerikanë do të ngrihen lart në qiej. Mjeshtrat Amerikanë do të ndërtojnë anijet tona. (Duartrokitje). Dhe Ushtria e Amerikës do të sigurojë që një diell i ndritshëm dhe me ngjyra të ndezura të shkëlqejë gjithmonë mbi kombin dhe popullin tonë. Marina jonë është e madhe. Marina jonë është e madhe. Populli ynë është i madh. I madh! (Duartrokitje).
Republika jonë do të mposhtë cdo sfidë, cdo rrezik. Do ti paraprijë cdo kërcënimi, dhe gjithmonë do të kërkojë paqen e vërtetë dhe të përhershme.
Zoti e bekoftë Ushtrinë tonë! Zoti e bekoftë Marinën tonë! Zoti e bekoftë familjen e mrekullueshme Gerald Ford. Zoti vazhdoftë të bekojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit shumë. (Duartrokitje).
Një fjalim i natyrshëm, brilant, i Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm Donald Trump para marinarëve, që përvijon strategjinë e zhvillimit të Flotës së SHBA, gjatë këtij shekulli. Ndërkohë programi i Presidentit Trump e garanton Flotën e SHBA si mbretëreshë të deteve dhe oqeaneve në të ardhmen, duke i hequr cdo hije dyshimi cilido skeptiku. {Shënimi ynë}.
Për “Diell-in” Shefqet&Herion Kërcelli