Të Martën në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, u nderua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me nismën dhe nën drejtimin e NYC Council Speaker Christine Quinn, edhe NYC Council member James Vacca, i distriktit 13 në Bronx, ku jetojnë shumë shqiptarë. Përfaqësues të trevave etnike shqiptare , u nderuan me Proklamatën kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Në Proklamatën e dhuruar secilit prej te nderuareve përshkruhet historia e Shqipërisë, kultura, traditat, që nga Illirët, pushtimi turk për më shumë se katër shekuj, qëndresa antiturke, shpallja e Pvarësisë nga Perandoria Osmane me 28 nëntor 1912 e deri në këtë 100 vjetor, ku Shqipëria feston një shekull Pavarësi dhe është partnere e Amerikës, ndihmën e së cilës e vlerëson si një faktor mbijetese.
Në ceremoninë e organizuar para fillimit të sesionit të Këshillit Bashkiak, u vlerësua kontributi i shqiptarëve dhe miqësia me Amerikën.
Ceremoninë e kryesoi NYC Council Speaker Christine Quinn dhe NYC Council member James Vacca.
U nderuan me Proklamatën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Dom Pjetër Popaj, Xhim Xhema, Agim Karagjozi, Niko Kirka, Agim Rexhaj, Sali Bollati dhe Ibrahim Kolari.
Në emër të të nderuarëve ka përshëndetur dom Pjetër Popaj. Më pas veprimtari cam, Sali Bollati, duke falenderuar për vlerësimin e Bashkisë, ka përmendur edhe faktin se krahina e Camërisë, është shprehje e padrejtësive historike të Evropës ndaj Kombit shqiptar.(DIELLI)