• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇLIRIMI I KOSOVËS

November 27, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Zyra për Informim e Universitetit Shtetëror të Tetovës  (USHT) njoftoi se fund javën e kaluar më 21 nëntor, në njërën prej hapësirava të këtij universiteti u promovua  versioni shqip i librit, “Çlirimi i Kosovës –Diplomacia këmbëngulëse dhe ndërhyrja e SHBA-ve”, e autorit amerikan David L. Phillips, përkthyer në gjuhën shqipe nga Mr.sc. Gjyla Çeliku.  Njoftohet se në promovimin e librit mori pjesë edhe Profesori Phillips, Drejtor i Programit për Paqë dhe të Drejta të Njeriut në universitetin e njohur amerikan Columbia të New York-ut si dhe një numër personalitetesh vendase të botës politike dhe akademike, përfshirë  profesorë dhe studentë të universitetit.Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti paraqiti autorin David Phillips , “si një mik, koleg dhe intelektual me përmasa globale”, librin e të cilit përkthyer në gjuhën shqipe e përurojmë tha ai, me krenari, “Në ambientet tona, tashmë të shëndërruara në arenë të avancimit të vlerave të mirëfillta shkencore, kulturore dhe kombëtare.”  Rektori i USHT, Prof. Ameti, duke folur për jetën dhe veprimtarinë e autorit David Phillips, tha se ndonëse ai është amerikan, ai njëkohsisht, “është një shqiptar që ia kalon cdo shqiptari”, pasi për më shumë se dy dekada të jetës së tij, David Phillips ia ka kushtuar çështjes shqiptare, i cili me shkrimet e tija ka sensibilizuar opinionin amerikan dhe atë botëror, mbi padrejtësitë historike dhe shoqërore si dhe për shtypjet e pa para politike dhe ideologjike kundër shqiptarëve.  Sipas njoftimit të zyrës së informimit të USHT, me këtë rast folën edhe personalitete të tjera të botës akdemike dhe politike, përfshirë recensentin e vëllimit, Prof. Dr. Fehari Ramadani i cili theksoi se libri, “Çlirimi i Kosovës -diplomacia  këmbëngulëse dhe intervenimi i SHBA-ve”, i  autorit David L Phillips, e përkthyer në  gjuhën shqipe me një mjeshtri të madhe nga Mr.sc. Gjyla Çeliku, përmban të dhëna mjaft interesante dhe sjell dëshmi të rëndësishme për vorbullën e luftërave që çuan në shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë.”  Në këtë libër, vazhdoi ai, “ne gjejmë shumë informacione dhe tema me interes, të cilat vazhdojnë të mbeten aktuale edhe në ditët e sotme”.   Autori, sipas Prof. Dr. Fehari Ramadani, është treguar shumë i kujdesshëm në paraqitjen e ngjarjeve dhe të fakteve.  Për më tepër, shtoi ai, ky libër bazohet në përvojën personale të autorit, i cili ka punuar për çështjen shqiptare për më shumë se njëzet vjet”, u shpreh Prof. Dr. Fehari Ramadani.

Në këtë promovim, njofton Zyra e Informimit e USHT, ishte i pranishëm edhe ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, i cili duke folur për veprimtarinë e David Phillips, u shpreh se për kontributin e tij që ka dhënë gjatë gjithë jetës për çështjen shqiptare, David L. Phillips “meriton të jetë ambasador i popullit shqiptar në SHBA”.  Ai e cilësoi David L. Phillips, si një njeri i cili “nuk i le të zënë pluhur dosjet e çështjeve dhe të problemeve shqiptare”, theksoi ndër të tjera, ish ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, z. Arben Çejku.

Ndërsa përkthyesja e këtij vëllimi në gjuhën shqipe, Mr.Sc., Gjyla Çeliku tha gjatë promovimit se libri, i autorit David Phillips, “Çlirimi i Kosovës – Diplomacia këmbëngulëse dhe intervenimi i SHBA-ve”,  pasqyron në hollësi rolin e diplomacisë amerikane karshi zhvillimeve dhe ngjarjeve në Kosovë.  Të gjitha këto të dhëna të përfshira në libër, nënvijoi ajo, “dëshmojnë se autori ka qenë një nga aktorët kryesorë që ka realizuar një agjendë intensive me autoritetet politike të kohës, si në rajon ashtu edhe në arenën  ndërkombëtare”, tha përkthyesja e këtij libri, Mr.Sc. Gjyla Çeliku.

Ndërkaq, David L.Phillips më dërgoi kumtesën që kishte mbajtur me rastin e promovimit të versionit shqip të librit të tij mbi Kosovën në USHT.  Në fjalën e tij, profesori Phillips u ka thënë të pranishmëve tha se librin, “Çlirimi i Kosovës”, ai ia kishte dedikuar ish-ambasadorit amerikan, të ndjerit Richard Holdbrooke. Sipas David Phillips, roli i ambasadorit Holbrooke ka qenë aq i madh dhe aq vendimtar sa që pa ndihmën e tij, tha Phillips, Kosova nuk do ta arrinte kurrë pavarësinë e saj. Andaj, tha ai, vdekja e Riçard Holbrooke ishte një humbje e madhe për të gjithë botën dhe se librin “Çlirimi i Kosovës” ia kishte dedikuar ish-Ambasadorit Holbrooke për kontributin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë që gëzon sot Kosova.  “Holbrooke ishte i dedikuar për të mbrojtur viktimat e konflikteve me dhunë”, shtoi Phillips.

Libri “Çlirimi i Kosovës” është mbi të gjitha një histori e diplomacisë, pohoi autori, në të cilin pasqyrohen aktet terroriste të regjimit brutal të Millosheviçit, ndërhyrja e NATO-s më 1999, pavarësia e Kosovës dhe roli që kanë luajtur për Çlirimin e Kosovës, dyzina zyrtarë amerikanë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikanë gjatë asaj periudhe.  Autori Phillips u tha të pranishmëve në Universitetin Shtetëror të Tetovës se përsa i përket atij, ai “Është shumë krenar që Shtetet e Bashkuara hynë në luftë kundër Serbisë për të mbrojtur Kosovarët. Ndërhyrja e NATO-s e udhëhequr  nga Shtetet e Bashkuara ishte një moment i madhërishëm si për Amerikën ashtu edhe për Kosovën”, nënvijoi ai.  Phillips foli në universitetin e Tetovës edhe për rolin obskurantist të Rusisë në lidhje me situatën në Kosovë atëherë, ashtu siç po luan edhe sot të njëjtin rol obskurantist në Siri në mbrojtje të regjimit kriminal të Bashar Al Assad-it. Phillips tha se, në fushën diplomatike dhe ushtarake, Kosova na ka dhënë mësime me rëndësi  se si fitohet paqa dhe foli mbi gjëndjen e tanishme dhe mbi sfidat me të cilat po përballet Kosova. Ai tha se, “Mungesat dhe dështimet e politikanëve të sotëm të Kosovës “Nuk duhet të përdoren nga disa qarqe kundër pavarësisë së Kosovës dhe as për të penguar Kosovën që të zëjë vendin që i takon në familjen e kombeve.”

“Megjithëse Kosova është një demokraci e re”, tha ai, “kjo nuk është arsye për të përdorur gazin lotësjellëssi protestë me qëllim që të pengohet mbledhja e Kuvendit të Kosovës. Në një demokraci, politikanët i zgjidhin ndryshimet midis tyre nepërmjet negociatave e dialogut dhe jo me dhunë”, u shpreh autori i librit, Çlirimi i Kosovës dhe njohës i mirë i problemeve të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Universitetin Shtetëror të Tetovës, David Phillips sikur fajësoi udhëheqsit e tanishëm të Kosovës, pozitë dhe opozitë, për problemet e atij vendi ndërsa u shpreh se “Kosova ka nevojë për udhëheqës të ri…të cilët janë të pastër, të pa korruptuar dhe të cilët i kushtohen shërbimit publik dhe atij kombëtar”.  Ai u shpreh se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm, por theksoi ndërkaq se marrveshja e prillit ishte një marrveshje e keqe për Kosovën prej të cilës ajo nuk përfitoi asgjë, madje as liberalizimin e vizave, tha David Phillips. Phillips tha se qëllimi i Millosheviqit ka qenë gjithmonë ndarja e Kosovës dhe ndarja e Kosovës në baza etnike mbetet gjithnjë objektivi i Serbisë. Prandaj, shtoi ai, është e rëndësishme që Kosova e tërë dhe e lirë të integrohet sa më pare në institucionet euro-atlantike dhe të bëhet anëtare Kombeve të Bashkuara.

Ai tha gjithashtu se është shqetsues fakti se shumë të rinjë e të reja po largohen nga Kosova dhe u shpreh se shfaqja e islamit radikal në radhë të shqiptarëve është tepër shqtesuese.  Llogaritet, shtoi ai, se 1200 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe  Shqipëria i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Rinia shqiptare ndihet e dëshpëruar dhe e pa përspektivë, tha Phillips. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të bëjnë më shumë për të përforcuar partneritetin me Kosovën dhe njëkohsisht t’i dërgojnë një mesazh popullit të Kosovës se Shtetet e Bashkuara janë pranë tij. Afrimi i shqiptarëve me Perendimin është mënyra më e mirë për të kundërshtuar ekstremizmin e dhunshëm, tha David Phillips, gjatë promovimit të versionit shqip të librit të tij , “Çlirimi i Kosovës.

Më në fund, autori i librit “Çlirimi i Kosovës” tha në Tetovë se sfida e ardhëshme për shqiptarët është krijimi i asaj që ai quajti, “një fqinjësi (neighborhood) më të afërt të shqiptarëve anë e mbanë Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se nuk po fliste për “Shqipërinë e Madhe”, por për një serë aktivitetesh, përfshirë ato tregtare, arsimore dhe ambientale, të cilat do të përbënin një solidarizim interesash të përbashkëta, theksoi David Phillips.“Është krejtë normale”, shtoi ai, “që Shqiptarët të krijojnë një komunitet të vërtetë mbarëkombëtar në Ballkanin Perëndimor.”  Duke përmendur përsëri emrin e Richard Holbrooke si historian dhe diplomat, të cilit ia dedikoi librin, “Çlirimi i Kosovës”, David Phillips, u tha të pranishëmve në Universitetin Shtetëror të Tetovës se, rasti i Kosovës nuk është as hera e parë as e fundit që Shtetet e Bashkuara futen në luftë për të ndaluar gjenocidin kundër njerëzimit. Ai u shpreh se shpreson që diplomatët e ardhëshëm amerikanë të mësojnë nga përvoja e Kosovës, një përvojë, hollësitë e së cilës janë të dokumentuara në librin, “Çlirimi i Kosovës – Diplomacia këmbëngulëse dhe intervenimi i SHBA-ve” —  tashti edhe në shqip – dhe promovimi i së cilës u bë fund javën e kaluar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Clirimi i Kosoves, David L Philips, Frank shkreli

CLIRIMI I KOSOVES- Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane

July 30, 2013 by dgreca

SHBA : Doli në qarkullim libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Ka dalë qarkullim libri i ri i ish- diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane – Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention “, mund ta blini për 21.60 dollar amerikan në shitoret elektronike (e-bay) në internet nga Amazon.com. me gjithë paketimin dhe vlefëtën e postës.
    Libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane – është me parathënien e ish diplomatit amerikan R. Nicholas Burns, një professor universiteti, kolumnist, lektor, një njohës i shkëlqyer i çështjes së Kosovës. Ai është aktualisht professor i Praktikës së Diplomacisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Harvardit dhe një anëtar të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së shkollës Belfer për Shkencën dhe Çështjeve Ndërkombëtare.

     Gjatë karrierës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ishte Nënsekretari i Shtetit për Çështje Politike në kuadër të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku ai luajti një rol të rëndësishëm në diplomacinë amerikane për Kosovën. Ai ka qenë emëruar nga Presidenti Xhorxh W. Bush, dhe u konfirmua nga Senati Amerikan më 17 mars, 2005 dhe u betua në detyrë para ish Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs. Si Nën/Sekretari, ai mbikqyri zyrat e larta përgjegjës për politikën amerikane në çdo rajon të botës dhe ka shërbyer në pozitë të lartë të Shërbimit të Jashtëm karrierës në Departamentin e Shtetit, dhe ka një dije të madhe për Kosovën.

         Në librin :”Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo, të ish diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë, tregohet:  Kosova, pas korporatizimit të saj në ish – Republikën Serbe të Jugosllavisë, u bë gjithnjë e më pasive gjatë viteve 1990, mbasi Jugosllavia( e shkërmoqur dhe që nuk egziston më) u zhyt në luftë të brendshme dhe të  shqiptarë etnikë të Kosovës, kur kosovarët kërkuan autonominë.. Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër caqeve në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të mbrojtur popullin etink shqiptarë kundër persekutimit dhe shfarrosjes.Fushata e bombardimeve përfundoi në qershor 1999, dhe Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së, si një periudhë e quajtur e tranzicionit, ndërsa negociatat për statusin e saj pasuan. Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pavarësisht tensioneve të brendshme politike dhe problemet ekonomike, shteti më i ri është njohur nga shumë vende të tjera dhe shumica e banorëve të saj e kan mirëpritur ndarjen e saj nga Serbia.    Në librin e tij :”Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo,, David Phillips ofron një pëllogaritje bindëse të negociatave dhe veprimeve ushtarake, të cilat kulmuan me pavarësinë e Kosovës. Duke u mbështetur në pjesëmarrjen e tij në procesin diplomatik dhe intervistat me pjesëmarrësit kryesorë,  Phillips, solli kronikat e Sllobodan Millosheviqit në pushtet, vuajtjet e kosovarëve, dhe ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai analizon se si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, vunë në punë diplomacinë, deri sa filluan bombardimit ajrore të forcave paqeruajtëse, për të vënë në lëvizje procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu ofron njohuri të rëndësishme në një çështje kritike në politikën bashkëkohore ndërkombëtare: si dhe kur Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera, dhe OJQ-të duhet të vepronin për të parandaluar spastrimin etnik dhe të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut.

Figura eminente të jetës politike dhe diplomatike flasin për librin  : “Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo”, të David Philips

  “Kjo histori diplomatike të hedh dritë mbi ngjarjet në Kosovë dhe informon ndërmjetësimin për të ardhmen ajo thekson rëndësinë e analizës së kujdesshme në mënyrë që të kuptojmë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme.” -. Martti Ahtisaari, Kryetari i Bordit të Iniciativës për Menaxhimin e Krizave ; ish-i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës; fitues i Çmimit Nobel të Paqes 2008.”Një përllogaritje “riveting Insightful” i politikave, dhe procesit, dhe “lojtarët” që çuan Kosovën drejt pavarësisë.” – Soren Jessen-Petersen, Professor, Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Administrator në Kosovë

“David Phillips, me këtë libër na ka dhënë njohuri në kohë dhe të rëndësishme në një prej çështjeve thelbësore të periudhës pas Luftës së Ftohtë – përgjegjësin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara për të vepruar, kur bota po ballafaqohej me genocid, krime kundër njerëzimit, dhe spastrim etnik “-. Frank G. Wisner, Përfaqësues Special i Presidentit të Shtetit të SHBA për bisedimet e statusit final të Kosovës.

Me librin “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane” – Phillips, e di se si të tregojë një histori, dhe ai ka treguar me këtë rastë një histori që ishte për të u treguar … Phillips në ri-tregimin e fushatës së shqiptaro-amerikaneve për Kosovën, në SHBA, është bërë më shumë instruktivë, dhe gjithashtu i pranueshem …. Phillips, duket se ka folur me këtë libër për pothuajse të gjitha ato që tregojnë në Amerikë dhe në Kosovë. ” – Toby Vogel, Illyria

“Version subjektiv i diplomatit David Phillips rreth historisë së fundit të Kosovës ka anët e forta se një vetë-vetëdije, një analizë objektive që ka pas më parë shumë mungesa. Ai siguron një llogaritje autentike të motivimeve nga politikëbërësit, të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ai e bën këtë histori më të lehtë për të identifikuar heronjët:. Autori me tregimet i tij me të madhe tregon për jetën e disa figurave më popullore në Kosovë, portretet e Richard Holbrooke, Martti Ahtisaari, dhe Soren Jessen-Petersen. ” – Erik Jones, Survivor

         “Unë do të kërkoja që të gjithë miqtë e mi për të marrë një kopje të librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”, librit të shkruar nga ish diplomati amerikan David Phillips(Në e-book(libër electronik) gjinden 80 minuta video, ku Presidenti Clinton i flet popullit Amerikan për Kosovën dhe pse duhet të luftojë për atë, si dhe intervista të ndryshme në video:Tony Blair, Richard Holbrooke, Madeline Albright.). Në të njëjtën kohë libri i Philips mbulon aktivitetin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe flet për lobingun e shqipëtarëve në Washington. Gjithashtu aty gjinden dhe opinionet e kongresmenit Eliot Engel, Senatori Bob Dole dhe miq të tjerë të shqipëtarëve, se si kan punuar dhe vepruar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

 Mbasi unë mendojë se kjo është një vlerë, ndërsa ke lexuar një nga librat më të mirë të shkruar deri tash për Kosovën. Autori  me anë të këtij libri na sjell një përllogaritje shumë të saktë mbi luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. David L. Phillips, është një autor i shkëlqyer që është në gjendje për të treguar këtë histori të ndërlikuar dhe të gjatë në një libër që rrëfen fare qartë një histori më se të vërtet” – Harry Bajraktari veprimtar dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria

  Rreth Autorit
     David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të Drejta në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Phillips ka shërbyer si këshilltar i lartë i Byrosë për Azinë Qendrore, Çështjeve për Europën Jug Lindore, dhe Byronë për Çështje Evropiane dhe Kanadeze në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe si këshilltar i lartë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Humanitare Çështjeve. Ai është autor i librit “Unsilencing the Past: Track Two Diplomacy and Turkish-Armenian Reconciliation” ( 2005), si edhe librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane nderuar me çmimin MIT Press, 2012,si dhe “Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicionin” nderuar me çmimin Transaction Press, 2008, dhe  From Bullets to Ballots: Violent Muslim Movements in Transition (Transaction Press, 2008), dhe librin ” Losing Iraq: Inside the Postwar Reconstruction Fiasco” nderuar me çmimin Perseus Books, 2005.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Clirimi i Kosoves, David Fipiphs, diplomacia detyruese-nderhyrja amerikane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT