• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtinë-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndanë çmime për gazetarinë shqiptare

November 10, 2017 by dgreca

-Çmimi Karriera  u dha post mortum për Andrea Stefanin dhe Ramiz Kelmendin/

1 gazet Salle1 cmimet-gazetari-22 Qan a qesh1 Unioni i gazet

-Janë ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe çmimi “Raportimi më i mirë i vitit”/

-Në Nëntor 2015 fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ishte korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, për shumë vite në gazetarinë e Kosovës, Shqipërisë e gjithëshqiptare/

1 Cipa JashariPRISHTINË, 10 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe përkrahur nga Japan Tabaco International (JTI), sot në Prishtinë, janë ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Me këtë rast Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau edhe dy çmime “Karriera”, një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”  dhe katër çmime “Vangjush Gambeta”.

Dy çmimet ”Karriera”  u dhanë post mortum për Andrea Stefanin dhe Ramiz Kelmendin. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pjesëmarrës në ceremony, ndau çmimin “Karriera”, në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, për shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin tashmë të ndjerë Ramiz Kelmendi, si përfaqësues dhe kontribuues me shumë gjurmë për më tepër se 60 vjet në gazetarinë shqiptare dhe themelues i shkollës së parë të gazetarisë shqiptare në periudhën e pas okupimit në Kosovë.“Ramizin e kam njohur dhe e kam pasur mik, kam kaluar shumë kohë të mirë së bashku, ai ka qenë i ri në shpirt”, tha kryeministri me rastin e ndarjes së këtij çmimi.Po ashtu, në këtë ceremoni kryeministri Haradinaj tha se është një mundësi që t’i bashkohet diskutimit për ekonominë dhe informalitetin, një punë e mirë që e bënë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe kryetari Aleksandër Çipa.“Temat që keni nxjerrë janë tema të rëndësishme, dhe besoj shumë që trajtimi i këtyre temave nga ju e ka një domethënie të madhe. Secili nga perspektiva që ka, po ashtu e ka edhe një zgjidhje si të ndryshojë gjendja në informalitet, ose në plot tema tjera të cilat mund të jenë të dobishme kur bashkohen këto perspektiva”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.Në ceremoni ku mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, çmimi Reporteria e Vitit i është ndarë gazetares Alma Çupi, ndërsa me çmimin “Vangjush Gambeta” janë nderuar Vjollca Kongjoni, Blerinë Hoxha, Enis Veliu dhe Evis Halili Mehmedaliu.Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa duke përshëndetur të pranishmit tha se ky është edicioni i nëntë i ndarjes së çmimeve “Vangjush Gambeta” i cili i kushtohet gazetarit me të cilin lidhen fillet e një gazetarie ambicioze ekonomike dhe i cili për arsye politike internohet nga viti 1974 deri më 1989.Ambasadori Kent Braun, përfaqësues i JTI tha se janë prezentë në këtë ceremoninë sepse ndajnë të njëjtat qëndrime me qeveritë dhe publikun e rajonit për sa i takon nevojës për të luftuar “ekonominë gri” në të gjitha aspektet e saj.“Në mbështetje të sundimit të ligjit, JTI është plotësisht e vendosur të luftojë kundër infomalitetit. Suksesi i Kosovës kërkon kontroll të plotë tregut duke luftuar tregun ilegal të çdo produkti, të cilat nga ana e tyre ushqejnë korrupsionin dhe krimin e organizua”, tha ambasadori Kent.

Ai theksoi se JTI është bërë pjesë të rëndësishme të politikave globale të bashkëpunimit me përfaqësuesit e qeverive dhe me përpjekjen për të shtuar kapacitetet e agjencive të zbatimit të ligjit dhe për të bashkëpunuar me rajonin për të luftuar kriminelët.Duke përkrahur këtë manifestim JTI ka mbështetur dhe inkurajuar mendimin e lirë të gazetarëve, analizat dhe rekomandimet për zhvillimin e ekonomisë me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit, tregtisë ilegale dhe informalitetit.

“Vendet tuaja janë duke u afruar me BE-në hap pas hapi; unë mendoj që gazetarët kanë dhënë mbështetje të madhe për ta bërë këtë udhëtim më të shpejtë. Të gjitha vendet përballen me sfida ne procesin e zhvillimit ekonomik në shkallë të ndryshme, dhe nëse gazetarët mund të ndihmojnë në nisjen e një dialogu në shoqëri, atëherë mund të themi që media e lajmeve është bërë platforma ku idetë më të mira mund të publikohen, dhe do të japin kontributin për të gjetur zgjidhjet më të mira”, tha ambasadori Kent .

NË NËNTOR 2015 UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË ÇMIMET I NDAU NË PRIZREN

Në 13 Nëntor 2015 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Çmimet i ndau në një veprimtari në qytetin historik të Prizrenit. Me atë rast, fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ishte korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës DIELLI, korrespondent i Agjencisë Shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë  (ATSH) në Kosovë nga 24 maji 1992 e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej mëse çerek shekulli, gazetar shumëvjeçar, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës “Bujku” që nisi të dalë në Prishtinë nga 18 janari 1991, pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, kryeredaktor i gazetës tradicionale shqiptare të Kosovës Rilindja nga fillimi i vitit 2002 e deri në numrin e fundit që doli në fund të vitit  historik 2008 të shpalljes së Pavarësisë e të njohjeve ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës.

Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore.
Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku” kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm “Rilindjen”.
Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku” që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992.
Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.
Gazetari Behlul Jashari, duke pranuar çmimin u shpreh se ndihet shumë i nderuar që merr çmimin më të lartë të gazetarisë shqiptare, duke theksuar se para një çerek shekulli nisi raportimet për median në Shqipëri nga Kosova në rrethana të jashtëzakonshme dhe pjesë e atyre raportimeve ishte edhe reportazhi për “kufirin ndërshqiptar si mur, si fundi i botës”.
“‘Udhëtimi për në Prizren’, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt ‘Mollës së Kuqe’, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, erdhi edhe në Prizren, qytetin e Lidhjes Shqiptare, ku ndodhte diç e ngjashme si sot”, vijoi ai në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ai reportazh është botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.
“‘Udhëtimi për në Prizren…’ ishte përsëri titulli i shkrimit që bëra për ATSH para takimit të parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës mbajtur në 11 janar 2014 pikërisht këtu në Prizren”, vijoi Jashari.
“Edhe sot të gjithë së bashku jemi në udhëtim për në Prizren, dhe do jemi”, theksoi Behlul Jashari dhe duke e përmbyllur fjalën u shpreh: “Ishte një rrugë shumë e gjatë. Edhe shumë e vështirë…”

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Cmime ne Prishtine, Unioni i Gazetareve

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT