• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POETJA MAQEDONE LIDIJA DIMKOVSKA – LAUREATE E ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

September 21, 2020 by dgreca

Konferencë shtypi e Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”-

Poeta Lidija Dimkovaska është fituese e çmimit të madh “Naim Frashëri”, të Edicionit XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky është vendimi i Jurisë së Festivalit i përbërë nga studjuesi i letërsisë, Prof. dr. Ymer Çiraku (kryetar), dhe poetët e kritikët letrar, Ndue Ukaj dhe Remzi Salihu (anëtarë). Gjithashtu, Drejtoria e Festivalit e ka shpallë Laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor 2020, në qytetin e Tetovës.

Kjo u bë e ditur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 18 shtator, në (para) Qendrës së Kulturës në Tetovë, nga drejtori i FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu dhe anëtari i Jurisë së Festivalit, Remzi Salihu. Më herët, me këtë çmim letrar janë lauruar emra të njohur, si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Lionel Ray (Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Peter Poulsen (Danimarkë), Craig Czury (SHBA), Athanase de Thracy (Bullgari), Kuei shien Lee (Taivan), Sebastiano Grasso (Itali), George Wallace (SHBA), Fiona Sampson (Angli), etj.

Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, tha se këtë vit janë ftuar 32 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Kanada, Martinike, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Suedi, Holandë, Islandë, Itali, Maroko, Poloni, Greqi, Turqi, Slloveni, Bullgari dhe poetë të shumtë nga e gjitha hapsira shqiptare. Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kuadër të tij, do të mbahen disa orë letrare, do te promovohen libra të sh.b.”Ditët e Naimit”, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike. Gjithashtu, me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri” do të mbahet konferenca shkencore me titull “Naim Frashëri dhe atdheu”.

Anëtari i Jurisë së Festivalit, Ymer Çiraku paraqiti arsyetimin e Jurisë për dhënien e çimimit letrar “Naim Frashëri”. 

Lidija Dimkovska përfaqëson një emër të spikatur në letërsinë bashkëkohore në gjuhën maqedone. Ka botuar 6 vëllime me poezi, tre romane dhe një përmbledhje me tregime. Disa nga krijimet e kësaj autoreje, janë përkthyer në gjuhët si: anglisht, polonisht, çekisht, bullgarisht, italisht, hungarisht, sllovakisht etj. Është lauruar me disa çmime letrare, si me ate për vepër poetike debutuese “Studentski zbor”, dy herë ka marrë çmimin për prozë “Stale Popov” të Shoqates së Shkrimtarëve të Maqedonisë, çmimin gjerman të poezisë “Hubert Burda”, dy çmimet rumune “Poesis” dhe “Tudor Argezi”, çmimin evropian të poezisë “Petru Krdu”, çmimin e Bashkimit Evropian për letërsi për romanin “Jeta rezerve”, mirënjohje speciale “Trashëgimia kulturore evropiane” për tregim më të mirë, “Gota e përjetësisë” sllovene për opusin poetik dhjetëvjeçar etj. Librat e saj janë nominuar edhe për çmimet amerikane “Libri më i mirë me përkthim”, si për poezi, ashtu edhe për prozë, për “Urën e Berlinit” gjerman, për “Poetin evropian të lirisë” polake dhe për “Ballkanika” ndërkombëtare. 

Lidija Dimkovska ka doktoruar në fushën e letërsisë rumune, duke qënë për një kohë edhe lektore universitare e kësaj letërsie. Ka redaktuar antologjinë e poezisë së rinisë maqedonase, antologjinë e poezisë bashkëkohore sllovene në gjuhën maqedonase, antologjinë bashkëkohore të letërsisë së pakicave dhe emigrantëve në Slloveni etj.

Ka marrë pjesë në takime të shumta ndërkombëtare letrare në Evropë dhe SHBA, si dhe në rezidenca të shkrimtarëve si, ato në Ajova, Berlin, Graz, Krems, Vjenë, Salcburg, Split, Tiranë, Okinava dhe Londër. Ka qenë anëtare e jurisë të çmimit ndërkombëtar “Hubert” në Poloni, si dhe kryetare e jurisë për çmimin “Vilenica” të festivalit ndërkombëtar të letërsisë në Slloveni. Ka përkthyer disa vepra letrare të letërsisë rumune dhe sllovene në gjuhën maqedone.

Profili letrar i kësaj autoreje, është mjaft i pasur, si në krijimtarinë letrare, ashtu edhe në fushë të përkthimit e të promovimit të kësaj krijimtarie – në kultura dhe në gjuhë të ndryshme.

Poezia është një vlerë e spikatur e kësaj autoreje. Me gjuhën eliptike dhe figurative që mbart poezia, këtu përcillen me nivel artistik shqetësimet e kohës së sotme, duke i vështruar ato jo thjesht e vetëm në nivel lokal, por në një rrokje mund të thuhet planetare. Imazhet realiste të fateve njerëzore nëpër luftrat e sotme dhe në kërkim të burimeve deri për jetesë egzistenciale të tyre, këto imazhe krijojnë në vargjet poetike jo vetëm dhimbjen e pikëllimin për këtë gjendje, por përcjellin edhe apelin për t`u ndjerë përgjegjësia dhe për t`i zgjidhur sfidat e njerëzimit, kudo ku ato krijohen. Përgjegjësia dhe fati i pandarë i njerëzve dhe i popujve, zbulohet dhe nënkuptohet qartazi në tekstin poetik të saj.

Dhënia e çmimit fitues të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit për shkrimtaren Lidija Dimkovska, është një vlerësim për krijimtarinë e pasur të kësaj autoreje

Tetovë, 18 shtator 2020                                                                                              D. Hadri

Filed Under: LETERSI Tagged With: Cmimi Naim frasheri, LIDIJA DIMKOVSKA - LAUREATE E ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT