NGA BEQIR SINA, New York City/
MIDTOWN NEW YORK CITY : Qindra mijra dashamirët e artit, do të mblidhen çdo fund-jave(weekend) në “zemër” të qytetit Manhattan – New York, Broadway dhe Times Square, në këto ditë pranvere, për një shëtitje apo për të parë një shfaqje artistike – Në këtë pjesë nga më të “zhrmëshmet” të qytetit të New Yorkut,- një ngjarje interesante teatrale provokoi interesin e publikut shqiptar dhe amerikan me emrin e saj origjinal – “Colonel Bird”.
Dhe atë na e solli regjizoria kosovare Arta Kallaba, e cila prezantojë për tre ditë në radhë( e premte, e shtunë e diel, 21, 22,23 Mars) nëpërmjet premierës së vënien në skenë të “Colonel Bird”, në New York, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë, të pronarëve shqiptarë vëllezërve Tollja në “Producers Club”.Kan qenë për tre netë dhjetra dashamirë të artit, komuniteti i artistëve shqiptarë, muzikantë , poetë , pjestarë nga grupet teatrale, këngëtarë , fotografë dhe artistëve vizuale, që u mblodhën së bashku – për t’u argëtuar dhe për të inkurajuar njëri tjetrin – për të marrë pjesë në një jetë edhe më të “gjall” kulturore artistike në komunitet, veçanërishtë në “kryeqytetin” amerikan të kulturës dhe artit në lagjen e famëshme Midtown – Broadway – New York .
Ata asistuan me këtë rast në shfaqjen interesante Colonel Bird – ku nuk munguan edhe kishin ardhur për të parë shfaqjen edhe disa nga emrat më prominet të artit, kulturës, sportit, shqiptare në Amerikë. Në mesin e tyre ishte dhe fotografi me renome në SHBA, Fadil Berisha, aktori i njohur James Biberaj, muzikani i talentuar Andis Gjoni, poetia e njohur Rita Saliu, aktorët e njohur, Ariot Myrtaj, Avni Abazi, Elza Zagreda, Anisa Dema, ish- kampioni shqiptar i Karates Besim Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori Bekim Sejdiu, e shumë aktivist e veprimtar të tjer, të komunitetit.
Edhe, pse secili aktor na dha një karakter interesant , simpatik , dhe është me të vërtet sukses, shfaqjes sipas kritikëve, nuk iu bashkuan në një tërësi të gjitha elmentet. Sidomos, kur bie fjala tek disa aktor “stonoi” gjuha angleze, e cila ka “mungesa eksenti” por dhe pauzat e errta në ndrrimin e skenave patën pak mangësi. Por, që gjithësesi nuk ia prishën në asnjë mënyrë bukurinë shfaqjes, e cila, sipas shikueseve ishte me të vërtet një sukses i veçantë e artistëve shqiptarë në New York.
Mbasi, regjizoria e talentuar Kallaba dhe trupa e saj – kan bërë një interpretim të suksesshëm dhe korrën duartrokitje nga artëdashësit, dhe kolegët e tyre, duke treguar se koha për një prodhim artistik që mund të jetë patjetër edhe më i mirë, është përpara…..tyre dhe kolegëve të tyre….!
Loja shumë e bukur e aktorëve( Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova) në një skenë alegorike, shkëlqen përmes interpretimit – pavarësisht nga që kemi të bëjmë me një shfaqje e realizuar në kushte “vullnetare – dhe pasioni”.
Organizuar që të luajnë në një kishë ata i kontribuan shfaqjes me vlerat madhështore të vënjes në skenë të një komedie të rrallë, “e përbërë nga pak më shumë me një kosoto dhe pasjoa të një lufte Ballkanike” . Dhe pse ideja donkishoteske, ku të gjitha ëndrrat e mëdha të kërkojnë një shkallë të çmendurisë, ngjarja e shfaqjes është si një “këpucë në këmbët e tua e rehatshme”, në këtë kohë të konflikteve të reja.
Në skenë personazhet kan pretendimin e dyfishtë të sëmundjeve mendore dhe thekset e luftës së Bosnjes të cilat natyrisht që janë shumë të qartë dhe zbulojn kohën e nevojshme për të ruajtur një ritëm të gjallë, në skenë nëpërmjet mremories së rikthyer.
Regjisoria kosovare Arta Kallaba , me këtë sukses në zemër të New Yorkut, nëpërmjet premierës së shfaqjes “Colonel Bird”, të dramaturgut bullgar Hristo Bojçev , ka gjetur të luajë, me shtatë aktor të talentuar shqiptar : ku bie në sy loja e bukur nga aktorët Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova, të vendosur në një ish- manastir , që tani përdoret si një repart psikiatrik , atje thellë në malet e Ballkanit, gjatë luftës në Bosnjë .
Aty është një mjek i ri, i cili është dërguar për të priren e të gjashtë pacientëve : një aktor , një hajdut , një ish- trupëroje , një agjente femër doganore , një njeri shumë i vogël që ka frikë kudo ku shkel në një vend që kudo vjen “era barut e luftë”, një “newsman’ me një radio të prishur , një të pafuqishëmi për të bërë seks(impotent), pra të shtatë, që janë të “dëmtuar nga truri” nga lufta , dhe kan mbetur të harruar , të mbytur pa ushqim apo pamjekim , dhe askush nuk ka dëgjuar të flasi për ata në tre vjet . Zërat e tyre dëgjohen papritmas dhe ata bëhen të “gjallë”, vetëm kur aeroplanët paqeruajtësve të OKB -së, gabimisht kan hedhur kuti humanitare – në oborrin e tyre – të manastirit dhe Koloneli me ushtarët në një komand “supreme” u bën të “ngjall” për të bërë edhe njerin prej tyre komandat , dhe ata e deklarojnë veten e tyre, si një njësi e pavarur europiane .
Koloneli Bird është vënë në skenë nga artistët shqiptaro amerikanë dhe gjuha e realizuar është vetëm anglisht
Premjera është me tekst të autorit bullgar, Hristo Bojcev, është e bazuar ngjarja është e vendosur diku në Ballkan, në një repart psikiatrik, ku janë ngujuar gjashtë pacient dhe një mjek, por ky i fundit, në të vërtetë është një ish narkoman që me diplomë false është prezantuar si mjek, me qëllim që të jetë sa më afër barërave, tha regjizoria e kësaj shfaqje, Kallaba.
Kallaba tha se ndihej të jetë mirë për faktin se autori i kësaj shfaqje ia ka dhënë të drejtën, asaj të inskenimit të këtij teksti, që tashmë u ngjit në teatrin njujorkez më 21 mars, në repertorin e teatrit “Producers Club”.
Në bisedë me gazetën tonë, ajo thotë se :“I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në New York. Mirëpo shfaqja prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, për të tërhequr me këtë rast edhe publikun anglishtfolës”.
Më tej ajo thotë “Unë fillimisht nuk e kam menduar se do të kyçem kaq shpejt në profession, pasi që të fillosh jetën profesionale në një qendër botërore siç është New York, është sfiduese. Por, me insistimin e kolegëve të mi, ja arritëm të realizojmë këtë projekt, që po besoj se ja kemi dalë”.
Në shfaqjen “Colonel Bird”, me rolet e tyre janë të përfshirë aktorët: Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova. Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, për më shumë lexoni intervistën e plotë që ka bërë gazetari ynë me regjizoren nga Kosova, në Nju Jork, Arta Kallaba
Arta Kallaba pse erdhët me premierën e shfaqjes “Colonel Bird”, në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?
Arta: z. Sina, se pari ju falendeoj që më zgjodhët mua për të bashkëbiseduar, rreth kësaj shfaqje. Unë Teatrin përpos se e kam profession atë e kam edhe pasion, dhe koha kur u vendosëm të jetojm këtu, nuk ishte e lehtë të ambientoheshim në një qendër të madhe botërore, siç është Nju Jorku, dhe ndryshimet gjithmonë janë të vështira qofshin ato me të mirat apo edhe me të keqijat e tyre. Pas takimit që pata e mikun tim Alfred Tollja, kur shkova t’a vizitoj atë në Teatër, ai më dëshiroi mirëseardhje në Nju Jork, duke më ofruar hapsirën e teatrit për të realizuar këtë shfaqje. Jo që kisha plan në atë kohë të nisja shfaqje, por kisha momente kritike se ishte ndryshim i madh për mua të nisja jetën e re në Nju Jork dhe e vetmja gjë që do të më ndihmonte ishte teatri, sepse, aty e dija se do të ndjeja rehati në shpirt.
Ju pra erdhët me këtë premier. Pse zgjodhët tekstin të autorit bullgar, Hristo Bojcev ?
Arta: Unë asnjëherë nuk e shikoj autorin nga nacionaliteti, feja apo raca, tekstin e zgedh gjithmonë nga përmbajtja që ka, dhe ky tekst më ka bërë përshtypje pikërisht për faktin se trajton fatin e disa personazheve të cilët jan mbetur me pasoja psiqike gjatë luftës në Bosnje dhe i gjith ky problem paraqitet nëpërmjet situatave komike edhe pse fati i tyre është tragjik. Kjo temë më ka provokuar shumë kur e kam lexuar ketë tekst, ndoshta për faktin se edhe ne si popull kemi patur fatin e njëjt gjatë kohës së luftës, sidomos, pas luftës ku shumë njerëz që kan mbetur me pasoja psiqike.
Çfarë u tërhoqi ose ju motivojë nga kjo ngjarje më shumë ?
Arta: Motivi kryesor ka qenë mënyra se si autori e ka trajtuar një problem psiqik, përmes disa personazheve, se si ata e shohin botën dhe jetën, duke mos menduar asnjëherë se kan problem psiqike, por vetëm se janë ndryshe nga të tjerët.
Si ndiheni për faktin se autori i kësaj shfaqje ju ka dhënë të drejtën e inskenimit të këtij teksti, që tashmë do të ngjitet në teatrin njujorkez, në skenën e teatrit “Producers Club”?
Arta; Jam e lumtur për këtë fakt. Ndjehem e rrespektuar nga ana e tij, dhe për të cilën gjë dua t’a falenderoj publikisht me këtë rast nëpërmjet gazetës suaj.
I gjithë ekipi i shfaqjes janë shqiptarë, por që jetojnë dhe veprojnë në New York. Mirëpo shfaqja do të prezantohet në gjuhën angleze, pasi që teatri ku do të prezantohet kjo shfaqje, është teatër ndërkombëtarë, Pyetja është përse me këto kombinacione, dhe a e keni pas të vështirë t’a realizoni në këtë mynyrë shfaqjen ?
Arta; Edhe pse i gjith ekipi janë shqiptar të cilët jetojn shumë vite këtu, e disa edhe kan lindur, shfaqjen vendosa t’a bëjë në gjuhën angleze, pasi që vendi ku jemi flitet kjo gjuhë, dhe nuk desha që t’a kufizoj audiencën, dhe jo audienca të jetë vetëm shqipfolëse, por të vijn edhe popujt e tjer t’a shohin e t’a kuptojn se çfarë ka ndodhur.
A është sfiduese që të fillosh jetën profesionale në art, në një qendër botërore siç është New Yorku ?
Arta: Është tejet sfiduese të kyqesh në profession sidomos kur bëhet fjalë për një vend të madh siç është Nju Jorku. Së pari është gjuha, pastaj mentaliteti tjetër, rrethanat e shumë faktorë të tjerë. As që e kam menduar se do të merrem me teatër një kohë të gjatë, sepse nuk isha psiqikisht e përgatitur të nisja shfaqjen, por fal vullnetit dhe përkrahjes së kolegeve të mij këtu, arritëm të realizojmë këtë shfaqje.
Pra, a ju kan ndihmuar kolegët nga Nju Jorku të realizoni këtë projekt ? dhe kujt i faleminderohesh me këtë rast ?
Arta; Pa dyshim se kolegët më kan ndihmuar shumë, se pa ta as që do të bëhej e mundur kjo shfaqje, por ai i pari nga aktorët që e takova ishte Luan Bexheti, dhe bisedën e parë për të nisur këtë shfaqje e bëra me të, dhe më ndihmoi pastaj në përzgjedhje edhe të aktorëve të tjerë.Por unë do t’i falenderoj të gjithë ata që janë pjesë e shfaqjes, aktorët, kompozitorin, kostumografen, fotografin dhe të gjithe ekipin në përgjithësi, e në këtë mes nuk dua ta harroj as Ardianin bashkëshortin tim – i cili, më ka përkrahur në çdo moment dhe ka qenë me mua sa herë që kam patur nevoj për ndihmën e tij, por në veçanti do t’a falenderoja Alfred Tolljen, i cili më dha hapësirën për të bërë shfaqje.
A mundet të flasësh pak për shfaqjen “Colonel Bird”, dhe rolet e tyre !
Arta: Gjithsej jan shtat personazhe, por secili prej tyre ka karakter të vaçant. Ata janë të mbyllur në një dhomë psikiatrike në një Manastir, të lënë pa ushqim, pa ngrohje si dhe pa barëra(medikamente mjekësore). 6 personazhe janë meshkuj ku rolet i luajn, Luan Bexheti, luajti rolin e doktorit, një ish narkoman i cili me diplom falco gjen mundësin të bëhet mjek vetëm për të qenë me afër barërave, që i përdor në vend të drogës të cilën nuk mund t’a gjente tani në këtë kohë lufte, Roland Uruçi, është një aktor i cili gjatë një eksplodimi në luftë humbi dëgjimin, Gent Basha një romë, që ka problem me impotencën dhe ka 6 muaj që është mbyllur në atë spital, Agim Rugova shofer që vuan nga mania se është shumë i vogël dhe mund t’a shkelë ndokush, Besnik Shabani hajn i cili nuk zgjedh se çka vjedh, Bujan Rugova, një ish Gejneral Lufte, i cili për tre vite nuk ka folur asnjë fjal dhe në një moment kur dëgjon fjalën komandat – instiktivisht i kthehet të folurit dhe e vetmja femër është Roza Kalaj, një ish doganijere,Të gjithë personazhet kan probleme psiqike të cilët vendosin të dalin nga aty e të gjejnë botën e tyre që ata besojn se egziston diku.
Muzikën e kësaj shfaqje e ka bërë muzicienti Faton Macula kurse kostumet Mandeta Zeka, apo jo!
Arta: Po, i falenderoj që të dy. Fatoni siç e dini shumica e publikut se është një muzicient profesionist që ka studiuar në Vienë të Austris dhe Mandeta Zeka është Kostumografe që ka mbaruar studimet në Tiranë por jetojn në Nju Jork..Punën e tyre e kan bërë shkëlqyeshëm çdo njeri prej tyre.
Çfarë pritët nga publiku shqiptaro amerikan dhe ai amerikan në këtë shfaqje ?
Arta: Dëshiroj që të ken mbetur të gjithë të kënaqur me atë çka ne i dhuruam për tre netë me radhë me këtë shfaqje.
Çfarë do të quaje sukses të premierës së shfaqjes “Colonel Bird”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në teatrin ndërkombëtarë “Producers Club”?
Arta: Sukses do t’a quaja nëse shfaqja jonë arriti ashtu si duhet të komunikoj mirë me publikun.
Cili do të jetë hapi tjetër ose sfida tjetër e Arta Kallabës ?
Arta: Të ardhmen nuk e dijm asnjëherë, dhe nuk kam plane tani për të ardhmen. Një gjë mund ta them që Teatrin nuk do ta lë kurr, kudo që jetoj në botë, do ta kem me vete, nëse Zoti më jep mundësi.
Çfarë dini ju për teatrin “Producers Club” të vëllezërve dibranë në Nju Jork, Fredi dhe Nesti Tollja ?
Arta: Për këtë Teatër kam dëgjuar shumë fjalë të mira edhe para se të jetoj në Nju Jork. Di se kan punuar shumë dhe kan kontribuar në sferën e kulturës duke u dhënë mundësi artistëve jo vetëm shqiptar, por, edhe të huaj të paraqesin punën e tyre në këtë Teatër. Andaj gjejë rastin që me anë të kësaj interviste t’i përgëzoj ngrohtësisht për punën e tyre të mirë që bëjnë.(Intervistojë Beqir Sina)
THE COLONEL BIRD
Director: Arta Kallaba
Writer: Hristo Boytchev
Cast: Luan Bexheti, Roza Kalaj, Gent Basha, Roland Uruci, Besnik Shabani, Agim Rugova e Bujan Rugova.
Music; Faton Macula
Costumer: Mandeta Zeka,
Date: 21 March 2014 to 23 March 2014
Show Time: 20h30
Venue: The Producers Club