• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Talentia shqiptare Dea Elezaj – shkëlqen në Carnegie Hall

March 15, 2015 by dgreca

Kori i Talenteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut, dha koncert në Carnegie Hall në Manhattan – New York, për zonat e prekuar prej cunamit që shkatërroi pjesë të Japonisë në vitin 2011/
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK CITY : Të mërkurën, më 11 mars, në përvjetorin e katërt të tërmetit dhe cunamit që shkatërroi pjesë të Japonisë në vitin 2011, Kori i Taleneteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut, e udhëhequr nga Elizabeth Nunez, u bashkua me korin e Talenteve të Reja nga Japonia, dhe të tjera nga mbarë SHBA, në një festival për të përkujtuar datën e fakeqësisë natyrore në Stern Auditorium në Carnegie Hall.
Përfitimet, materiale së bashku me koncertet e tjera si donacione, do t’i dërgohen në zonat e prekuara prej cunamit, që shkatërroi një pjesë të Japonisë në vitin 2011.
Koncerti, i parë, u zhvillua të Mërkurën (11 Mars 2015 në orën 8 në mbrëmje), në Isaac Stern Auditorium, sallën Ronald D.Perelman në Carnegie Hall në Manhattan – New York, dhe titullohej :”New York, Chours festival” Ai u organizua në bashkëpunim me agjencinë Japoneze të bashkëpunimit kulturor e artistik – Konsullatën Japoneze në New York, me qëllim mbledhjen e fondeve materiale, për viktimat dhe familjet e të prekurëve nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë katër vite më parë.
Ky Festival, i cili do të vazhdoi për disa ditë, në qytete të tjera në SHBA- është sponsorizuar dhe mbështetur nga Konsullata e Përgjithshme e Japonisë në NY, Këshilli i Marrëdhenieve me Jashtë në Ministrin e Jashtme të Japonisë, Organizata Asahi Shimbun e Marrëdhënieve Sociale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Japonezo – Amerikane, Shoqata e Miqesise Amerike-Japoni, Groupi i Komunikimit Ndërkombëtar Fujisankei, dhe organizata të tjera.
Në këtë koncert merrnin pjesë 3 grupe nga Amerika edhe 2 grupe të ardhur enkas nga Japonia për këtë qëllim: Young People’ Chorus of New York,(pjestare e të cilit është edhe talentia shqiptare Dea D. Elezaj),Vocal Ensemble Anima (Japan),The Nippon Club Women’s Chorus(USA),The Amapola Women’s Chorus (Japan) & SoHarmoniums Women’s Choir (USA).
Në një shikim shumë të veçantë të programit, nga “Kori i Talenteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut – Young People’ Chorus of New York”, e udhëhequr nga muzikantia e njohur Elizabeth Nunez, është pjesëmarrja dhe preformanca e shkëlqyer dhe e duartrokitur gjatë, ndaj talentes shqiptare – 15 vjeçares Dea Elezaj. E cila është këngëtare, njohur dhe e duartrokitur më parë, edhe në festivalet e muzikës shqiptare, Festivali i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe festivalet e fëmijëve shqiptarë në SHBA. Talente, kjo e dalë në skenë nga shkolla shqiptare e muzikës, si “produkt” i ish kitaristit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, Edi Xhani.
Muzikani i njohur Edmond Xhani, ka thënë, vite më parë se:” Dea Elezaj – është një këngëtare, sipas tij e vogël – por, që premton shumë për të ardhmen. Interpretimi i saj është i saktë ku bie në sy sidomos vokali i ëmbël i saj si dhe shqiptimi mjaft i mirë i fjalëve të këngës”.
Gjithashtu, 15 vjeçarja shqiptare Dea Elezaj, është e njohur për shqiptarët e Amerikës, edhe për këndimin e dy hymneve kombëtare, të, të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë në disa aktivitete të rëndësishme kombëtare, në komunitetin shqiptar.
Dea, është bërë pjesë e Korit të Talenteve të Reja në Nju Jork :” Young People’s Chorus of New York” dy vjet më parë, që kur ajo këndonte në divizionin Cantare, të këtij kori, mbasi ajo kishte kaluar nëpër një experience të pasur më parë me korin e fëmijëve të Metropolitan Opera.
Drejtuesit e këtij programi dhe sidomos udhëheqësia dhe badhkëthemeluesja e :” Young People’s Chorus of New York”, Elizabeth Nunes, është shprehur me fjalët më të mira, për Dean – talentin e shkëlqyer shqiptar, siç e quan ajo Dean – duke vënë në pah së pari talentin e saj – njëkohësisht, Nunes, ka shprehur edhe respektin më të madh për punën e ndihmesën e Dea’s, në mbarëvajten e programit të këtij kori të talentuar njujorkez, të rejave .
Këtë e tregon më së miri edhe përzgjedhja e talentit shqiptar , nga Nunez, e cila është ndër të paktët koriste që do të perfaqsojë tani “:” Young People’s Chorus of New York”” në çdo aktivitet, në turneun e saj nëpër SHBA, prej se kur Dea, po merr pjesë në kuadër të këtij kori të madh.
Axhenda e saj për këtë vitë është mjaft e pasur me koncerte madje në sallat më prestigjoze të muzikës në SHBA. Në fillim të Marsit, Dea, do të interpretonte solo së bashku me korin në Rose Hall në Jazz at Linkoln Center – New York, e ndjekur shumë aktivitete të tjera, ku ajo është si e përzgjedhura e koncerteve. Më datën 28 Mars, Dea, ka një koncert në Metropolitan Museum of Art, dhe në 8 Prill , ajo është zgjedhur për të kënduar përsëri në Carnegie Hall, për një koncert të titulluar “Transmigration of Souls by John Adams”.
Ndërsa, në javën e parë të korrikut, Dea D. Elezaj, do të profermojë së bashku me një grup këngëtarësh të korit të talenteve të reja ” Young People’s Chorus of New York”, duke përfaqsuar shtetin e New Yorkut, në festivalin e koreve të SHBA në “San Francisco Golden Gate Choral Festival”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Carnegie Hall, Dea Elezi

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT