• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERKUJTOHET MITHAT FRASHERI NE LEXINTON HOTEL,NY

October 4, 2017 by dgreca

Mithat Frasheri

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

2 Mithat Frasheri2

DEGA E FEDERATES”VATRA” NE QUEENS KUJTOI MITHAT FRASHERIN NE LEXINGTON HOTEL/

Dr. MurtezaniDega e Queensit të Federatës Panshqiptare të Amerikëse”VATRA”me Kryetar Dr. Skënder Murtezani,me rastin e 3 tetorit-ditëvdekjes të Apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Bej Frashërin. Intelektuali i shquar, ajka e nacionalizmit, u shua në rrethana enigmatike me 3 tetor 1949 në Nju Jork, ndërkohë që udhëhiqte Komitetin Shqipëria e Lirë-Qeverinë në mërgim të shqiptarëve. Ashtu si për çdo  3 tetor, për të pestin vit radhazi që nga themelimi, dega e Queensit, e vijoi edhe këtë vit nderimin e figures së ndritur. Në këtë përkujtim mori pjesë edhe sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” Nazo Veliu. Këtij takimi përkujtimor iu bashkua edhe Akri Çipa.

1 Lexington

Në statusin e tij facebook-ut dr. Skënder Murtezani shkroi:”kujtuam Mithat Frasherin Gjeniun Patriotin dhe nje nga nje grusht diplomatrsh ne politiken Shqiptare qe donin kombin me shum se veten. E kujtuam si cdo vit per here te peste ne Hotelin Lexington ne Manhatten ku u gjet i pa jete Mithat Frasheri simbol i bashkimit.”

Mithat Bej Frashëri kishte lidhje të forta me Vatrën. Së pari ai ishte një ndër delegatët e Vatrës në Europë, që prej vitit 1917-20, së dyti, ai ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës për të siguruar suksesin e Huasë Kombëtare të vitit 1921, ku vatranët mblodhën 197 mijë dollarë për të ndihur Shqipërinë.

Mit’hat bej Frashëri lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ai ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e frashërllinjëve të Përmetit. Mithati e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunoi ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese “Mbrothësia”.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërise e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit’hat Frashëri u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jetoi në disa shtete të Ballkanit. Botoi në Sofje librin “Shënime mbi një udhëtim në Zvicër” më 1915. Në vitin 1916 u vendos në Bukuresht ku u arrestua nga policia dhe u internua në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, u lejua të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan“. Në vitin 1920 ai u vendos në SHBAKurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë “Lumo Skëndo”. Ne 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij thotë:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosë në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”.Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr. Bistrev ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”.Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

Veprimtaria letrare

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid’hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid’hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

 

VEPRA

 

  • Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
  • Dhe tregonje, (1902)
  • shkurtabiqi i verdhë, (1914)
  • Hi dhe shpuzë, (1915)
  • Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
  • Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
  • Rilindja e Shqipërisë, (1918)
  • Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)

Filed Under: Featured Tagged With: dega e Vatres Queens, Dr. Skender Murtezani, Kujtohet Mithat Frasheri

VATRA NE QUEENS ZHVILLOI KONFERENCE PARA KUVENDIT

June 6, 2017 by dgreca

*Dega e Vatres ne Queens, NY, organizoi takimin para Kuvendt te Vatres, zgjodhi delegatët dhe perseriti kërkesat për riatdhesimin e dy kolosëve të kombit Mithat Frashërit dhe At Fan Nolit/1 vatar Queens*Në takim ishte e pranishme Sekretarja e Vatrës, zonja Nazo Veliu/

1 skenderi salleNga Arjeta FERLUSHKAJ/1 nazo ferlushkaj

Ditën e shtune, me datë 03 qershor 2017, në orën 7:00, në Immaculate Conception Center u zhvillua takimi i radhës i “Vatrës”, dega e Queens-it.1 skenderi

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i kësaj dege, zoti Skender Murtezani. Mbasi bëri një përshkrim të veprimtarisë së kësaj dege gjatë një viti, z. Murtezani parashtroi edhe synimet dhe pritshmëritë që kjo degë ka për vitin e ardhshëm. Kreu i “Vatrës” së Queens-it u shpreh entuziast për interesimin e komunitetit shqiptar për të ndjekur ecurinë e veprimtarisë së “Vatrës” dhe pikërisht ky interes, theksoi ai, i shton kësaj dege përgjegjshmëri edhe më të mëdha. 1 Leka flet Murtezani u shpreh: “Vatra Queens do t’i përdorë të gjitha metodat që të tërheqë të rinjtë shqiptaro-amerikanë që të vazhdojnë traditën Vatrane. Ne do të përqëndrohemi edhe në rritjen e mirëqënies ekonomike të familjeve Vatrane duke planifikuar investime të arsyeshme. Vatra Queens do të vazhdojë me projektin e saj të shenjtë në riatdhesimin e dy kolosëve kombëtarë Mithat Frashërin dhe At Fan Nolin.

1 ermira katershe

Më pas fjalën e mori sekretarja e Federatës “Vatra”, zonja Nazo Veliu, e cila u prezantua me kumtesën e saj me titull “Noli dhe përpjekjet e tij për të ruajtur kombin dhe identitetin e kombit shqiptar”. Zonja Veliu, duke folur për një figurë kaq poliedrike dhe tepër të rëndësishme për kombin shqiptar e për “Vatrën” siç është Fan Noli, ndër të tjera theksoi: “Ky shekull, të dashur motra e vëllezër vatranë, është shekulli ynë, pra i shqiptarëve, e kjo do një punë kolosale për t’u kurorëzuar me sukses. Puna e gjithësecilit nga ne do të arrijë qëllimin vetëm atëherë kur tokat shqiptare tashmë të ndara për më shumë se një shekull të jenë në një shtet të vetëm. Vetëm kjo do të bëjë që amaneti i Nolit dhe i bashkëpunëtorëve të tij të shkojë në vend.”

Programi i këtij takimi vijoi me fjalimin e mbajtur nga zonja Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore.

Dr. Babamusta u prezantua në këtë takim me një temë shumë të rëndësishme: “Shqiptarët e suksesshem, si të veprojmë që të rritet numri i tyre?” Zonja Babamusta, mbasi shprehu emocionet dhe privilegjin e ndjerë teksa po fliste nga e njëjta sallë ku 43 vjet më parë, foli Nënë Tereza, ajo përmendi disa nga figurat më të shquara të kombit shqiptar që na kanë nderuar nëpër botë, si: Skendërbeu, Ismail Qemali, Gonxhe Bojaxhi (Nënë Tereza),  etj.

Më pas, znj.Babamusta vijoi fjalën e saj duke treguar disa rrugë se si shqiptarët mund të arrijnë suksesin e dëshiruar: “Duke pasur një ëndërr, duke besuar në vetvete, duke qenë mirënjohës, duke qenë këmbëngulës dhe duke besuar në pasionet që ke”.

Arjeta Ferlushkaj u prezantua në këtë takim me kumtesën me temë “Porositë e Konicës”. Përmes shembullit të punës dhe të përkushtimit që Konica tregoi ndaj kombit shqiptar, znjsh. Ferlushkaj kishte filtruar disa porosi për komunitetin shqiptar këtu në New York kryesisht: “Duhet sa më parë të fillojë procesi i digjitalizimit të arkivave të “Vatrës” dhe i çdo organizate shqiptare, sidomos dokumentet e hershme që rrezikohen të bëhen të palexueshëm me kalimin e kohës. Gjithashtu, i duhet kushtuar një kujdes i mirëmenduar dhe i posaçëm brezit të ri në komunitetin shqiptar dhe të studiohen strategji të duhura për t’i afruar dhe mbajtur pranë “Vatrës”.

Kryeredaktorja e revistes “Votra”, zonja Aferdita Delaj mbajti fjalën e rastit duke bërë një prezantim të punës së saj me revisten që ka themeluar vetë dhe i ftoi shqiptarët që të bëhen pjesë e saj pa hezitim. Zonja Delaj u shpreh se kjo reviste: “Është një votër shqiptare ku ngrohtësia është pasioni dhe përkushtimi i një skuadre të tërë, misioni i së cilës është përcjellja e vlerave tona kombëtare, duke e gërshetuar me më të mirën e vendeve ku jetojmë, punojmë e rrisim familjet tona. Për të arritur këtë janë të mirëpritur të gjithë brezat.”

Ky takim vijoi me proceduren e zgjedhjes së kryetarit të ri të degës dhe më pas zgjedhjen e delegatëve. E mori fjalën zoti Lekë Mirakaj, i cili u shpreh se zgjedhja e kryetarit tashmë ishte një proces i kryer dhe përmendi emrin e doktor Skender Murtezanit. Duke marrë miratimin e të gjithë të pranishmëve në sallë, u konfirmua vazhdimi i detyrës në krye të “Vatrës”, dega Queens për dr. Skender Murtezanin.

Procedura e radhës ishte zgjedhja e delegatëve për mbledhjen që do të zhvillohet në selinë qëndrore të “Vatrës” me 10 qershor 2017. Delegatët e zgjedhur janë:

  1. Zize Kabashi
  2. Ermira Babamusta
  3. Petref Gega
  4. Viktor Gjeta
  5. Ylli Dosku
  6. Afërdita Delaj
  7. Arjeta Ferlushkaj
  8. Viktor Xamo
  9. Rezart Naska
  10. Erion Bardhi

Ky takim zgjati rreth dy orë dhe u mbyll në shoqërinë e bashkëbisedimit të lirë me një “Tea time” me ëmbëlsira mes të pranishmëve, të cilët nuk ishin të paktë në numër.

Përgatiti:Arjeta Ferlushkaj

Queens, 3 qershor 2017

Filed Under: Vatra Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, dega e Vatres Queens, Dr. Skender Murtezani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT