Pergatiti Albano Kolonjari./
Partizani dhe Tirana deshtuan ne sfidat e para te vleveshme per Europa League. Legjenda e kuqe kaloi e para ne avantazh qe ne te katerten minute me ane te sulmuesit te saj Sukaj. Kur po mendohej qe Partizani do ta kishte te lehte takimin, jane bullgaret ata qe marrin frenat e lojes ne dore dhe shenojne tre gola njeri me te bukur se tjetri duke hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit per ne turin tjeter. Partizani nuk dha ate cfare pritej ne fushen e lojes. Mbrojtja me e mire e sezonit te kaluar ne Super Ligen Shqiptare, beri gabime te shumta. Tek te kuqte u ndie largimi i Torasses dhe Ekuban qe ishte edhe sulmuesi kryesori skuadres me 17 gola. Futbolliste e afruar per sezonin e ri nuk arriten te lidheshin me lojen e skuadres, nderkohe qe e gjithe skuadra tregoi mungese te pregatitjes fizike. Pas ketij takimi trajneri i Partizanit Sulejman Starova u shpreh:
U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen tonë
U kërkoj falje tifozëve për këtë humbje. Përveç se psikologjikisht ramë edhe fizikisht. Shënuam të parët falë një zgjidhjeje personale të Sukajt. Por goli i barazimit ndikoi në psikologjinë e skuadrës. Kosoko që dihet godet nga larg duhet të mbulohej më mirë. Botev u bë më pas zotëruese e lojës. Pjesa e dytë nisi me një lojë tjetër të kundërshtarit që do të menaxhonte rezultatin. Sërish një gabim yni i jep mundësi bullgarëve të shënonte golin e dytë. Më pas rasti i golit të tretë lë një shije të hidhur. I falenderoj tifozët për mbështetjen që na dhanë në stadium. Kisha deklaruar që i kishim shanset 50 me 50 dhe po të ishim më të disiplinuar mund të kishim marrë rezultat tjetër. Ne ndeshjen e kthimit do të shkojmë për të fituar, por rezultati 3-1 është në avantazh të kundërshtarit që kishte individualitete. Kemi harxhuar më energji se kundërshtari. Skuadra nuk kishte mundësi të zëvendësonte 5 lojtarë të formacionit në harkun e dy javëve. Botev kishte më shumë cilësi individuale sesa ne.
Nëse duhet të gjejmë patjetër një përgjegjës atëherë ky jam unë. Jemi në tratativa për të sjellë lojtarë të nivelit të Ekubanit, pritet të mbërrijnë në ditët në vijim. Ne besojmë te Moxhi dhe të afrimi i lojtarëve cilësorë.
Ne Izrael, Tirana e drejtuar nga braziliani Ze Maria, zhvilloi nje ndeshje te mire perballe Maccabin e Tel Avivit . Nje skuader e ndertuar ne harkun kohor te 10 diteve, dhe sinjale te qarta te “rilindjes”. Maccabi arriti te fitoje ndeshjen fale experiences me te mire dhe kualiteteve qe ka ne ekip. Skuadra izraelite e fitoi takimin me rezultatin 2-0, duke hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit.
Ze Maria.
“Luajtëm sot pas vetëm dy seancave të mirëfillta stërvitore, mendoj se ndeshja tjetër mund të jetë ndryshe. Makabi është një skuadër e mirë me një trajner të mirë. Në radhët e tyre pashë disa lojtarë të mirë që na e vështirësuan punën. Ajo që keni parë sot nuk është futbolli shqiptar, të stërvitesh vetëm një javë nuk tregon asgjë për një skuadër. Jam i lumtur që kam edhe një javë në dispozicion e do të shihni më shumë nga ne”
E vetmja fitore per skuadrat shqiptare ne Europa League ishte ajo e Skenderbeut qe fitoi me rezultatin minimal 1-0 perballe skuadres modeste nga Andora Sant Julia . Korcaret paten shume raste per shenim por nuk arriten te gjenin rrugen e rrjetes. Autori i golit te vetem ne kete takim Latifi humbi nje 11 metersh. Pavaresisht nga fitorja minimale fakti qe korcaret luajne perballe nje skuader modeste, i jep Skenderbeut mundesi me te medha kualifikimi, nderkohe qe Partizani dhe Tirana me rezultatet qe kane arritur ne ndeshjet e para, jane pothuajse te skualifikuar.