Nga e kaluara e shkollës shqipe
DEKADA E RREZISTENCES KRENARE
Dhuna e shtetit okupues serb, si në gjithë lëmenjtë të jetës shqiptare në Kosovë, shtrirje të veçantë kishte në sistemin arsimor. Për ta institucionalizuar dhunën në nivel zyrtar, Serbia nxori ligjin “Mbi Arsimin dhe Edukimin e mesëm”, në të cilin parashihej pengimi i gjuhës shqipe dhe imponimi i gjuhës dhe planprogrameve mësimore diskriminuese serbe.
Në 30-vjetorin e shkëputjes së shkollës shqipe nga sundimi okupues i dhunës sërbe dhe komunizmi sllav.
Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia
Që nga Pranvera e Madhe e 1981, edhe shkolla shqipe si gjithë shqiptarët në Kosovë, përballej me sulme të egra primitive të barbarisë ortodokse sllave. Gjatë marsit e prillit të 1981, sistemi policor-ushtarake i ish-Jugosllavisë, i komanduar nga sistemi politik administrativ e shtetëror lokal në Kosovë, i mbështetur në moralin e projekteve antishqiptare serbe të përshtatura në rrethanat aktuale të kohës, organizoi sulme kundër strukturës politike, shoqërore, ekonomike e kombëtare, me përgatitje të veçantë në sistemin arsimor të shqiptarëve në Kosovë. Këtë strategji të operativës shtetërore me gjithë potencialin e arsenalit të gjithëduarshëm e kishte përgatitur e projektuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve Serbë. Projekt, të cilin shpirtërisht e kishte motivuar Kisha Ortodokse serbe, e cila si gjithmonë prin para sistemit organizativ shtetëror që të vazhdohet e forcohet një moral i keq politik serb, që të konfliktohet me gjithë popujve jo serbe, të cilët jetojnë me serbë e për rreth serbëve. Kjo filozofi politike, ky moral i stërkequr nga urrejtja, gjatë 40 vjetëve të sundimit komunist, vetëm sa ishte strukur, zierë e përpunuar në fshehtësi brenda subjekteve kombëtare e fetare serbe dhe organeve të atëhershme shtetërore, të cilat dhelpërisht, në emër të një mbrojtjeje të politikës shtetërore, me veprime të shkurtra, por efektesh të thella, vazhdimisht e pa ndërprerë ngacmonin çështjen shqiptare për të penguar ecjen e Kosovës, barazinë dhe të drejtën kombëtare e njerëzore në veprime politike, shoqërore e shtetërore të shqiptarëve. Këtë mbikqyerje e përcillte aparatura politike e policore serbe me vëmendje të veçantë në lëvizjen e sistemit arsimor dhe zhvillimin shkencor e intelektual të shqiptarëve në Kosovë. Pas mbylljes së titizmit, kohë që pritej nga forcat reaksionare shofeniste serbe, për krijimin e një rrethane e disponimi të volitshëm për veprim. Pasuan ngjarjet e Pranverës së Madhe të 1981. Këto forca pa asnjë pengesë, as nga brenda e as nga jashtë, filluan veprimet e planifikuara të dhunës kundërshqiptare, tash me një veprim cinik injorant në shkallë dilerizmi.
Politikë ndëshkimi në sistemin arsimor të Kosovës
Politika serbe e ndihmuar edhe nga verbëria politike e kuadrove shqiptare, për ngjarjet e Pranverës së Madhe të 1981 në Kosovë, në vazhdimësi do ti ndëshkojë shqiptarët me arrestime e trajtime të ashpra policore e politike. Nëpër duar të trajtimeve policore, ndëshkimeve e burgjeve serbe, kaluan qindra e mija të rinj shqiptarë në Kosovë. Këtë politikë ndëshkimi ndaj shqiptarëve sistemi jugosllav e vendosi në sistemin praktikë zyrtar të institucioneve e strukturave arsimore të Kosovës, me pikësynim të vendosjes në mbikqyerje të arsimit shqip deri në ndalimin e shkollës shqipe në tërësi. Në fillim mori masa për zvogëlimin e numrit të studentëve në Universitetin e Kosovës, duke anatemuar studentët shqiptarë me të kaluarën politike si “arsye” për ndalimin e të drejtës në studime dhe kufizimin e regjistrimit të nxënësve e profileve shkollore në arsimin e mesëm në gjuhën shqipe. Sistemi serbë në brendësi të përmbajtjes lëndore të shkollës shqipe bënte mbikqyerjen e planprogrameve, teksteve e mjeteve mësimore, nga të cilat largonte njësitë mësimore me përbërje të vlerave pozitive historike e kombëtare shqiptare. Objektiv i kësaj herrejeje ishin lëndët mësimore me përmbajtje kombëtare, gjuha shqipe, historia kombëtare, gjeografia, kultura muzikore e figurative. Këto vite me dekrete administrative shtetërore kufizohej e drejta e mësimit nga tekstet me përbërje kombëtare shqiptare dhe imponohej planprogrami diskriminues i teksteve shkollore të pastruara nga këto vlera. Përgatiten planprograme mësimore dhe gjuha mësimore serbe për paralele me nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, ose siç i quanin atëherë “paralele të përziera” në të cilat kërkohej dominim i gjuhës dhe vlerave antishqiptare e historike kombëtare serbe. Këto momente filloi përballja e shqiptarëve me synimet e aspiratës antishqiptare serbe, filloi kundërshtimi i hapur dhe i vendosur për mospranimin e këtyre ndryshimeve në planprograme, tekste mësimore e në strukturën shkollore diskriminuese ndaj shqiptarëve. Serbia mësyu të asgjësojë çdo pikëpamje pozitën statusore që ka përmbajtje shtetësie për Kosovën. Drejtimi i veprimit politik mori rrugë në Kuvendimet Kushtetuese/1988/, të organizuara, gjëja që ti shpjegohet popullit, se me ato pak ndryshime kushtetuese në strukturën kushtetuese të Serbisë, Kosova nuk humb asgjë. Këto përralla mundoheshin ti mbulonin përmes disa propaganduesve shqiptarë, për të cilët populli shqiptarë, ende kishin besim në forcën mendore, profesionale, shkencore e kombëtare. Kur kjo dokërr rrumbullake nuk zuri vend, Serbia filloi zbatueshmërinë e synimeve të veta politike përmes aparaturës shtetërore. Bëri ndryshimet në kushtetutën e Serbisë sipas kutit të vet, aprovoi atë Kushtetutë me gjithë ato ndryshime e përshtatje sipas kërkesave e aspiratave politike serbe. Në vazhdimësi ndryshonin kushtetutat e subjekteve shtetëformuese, sipas kësaj rregulle duhej ndryshuar edhe Kushtetutën e Kosovës, e cila duhej përshtatur sipas synimeve e projektit aktual të Serbisë. Përkundër shumë kundërshtimeve të masës shqiptare gjatë kuvendimeve kushtetuese, organizimit të hapur të mendimit kundërshtues, protestave masive në vjeshtën e 1988. Kuvendi i Kosovës nën kërcim të forcave ushtarake e policore serbe në 23 mars 1989, mbajti seancë kuvendare. Përkundër inskenimeve kërcënuese politike e administrative, doli i panatyrshëm dhe i pakuptimtë dhe jo i përgjegjshëm votimi i vetëm 11 deputetëve shqiptarë kundër këtyre ndryshimeve. Praktikisht, këto ndryshime në kushtetutën e Kosovës, me votat e Kuvendit të Kosovës, i hapen rrugë Serbisë të shton dhunën shtetërore ndaj shqiptarëve, të ngritë barbarinë mesjetare të masakrës mbi shqiptarët, dhunë e cila vrau, plagosi e arrestoi qindra shqiptarë, dhe më lehtë e me “arsyeshmëri ligjore”, të realizojë gjithë aspiratat e projektit gjenocidal të ASSHA. Nga këto veprime pasuan ndryshimet të mëdha, u morën masa të ashpra kundër gjendjes së krijuar dhe pozitës statusore që deri atëherë e gëzonin shqiptarët e Kosovës. Kuvendi i Serbisë merrte vendime suspenduese të enteve, institucioneve dhe niveleve të sistemit shtetëror e politik në Kosovë. Protestat e minatorëve ndaj kësaj gjendjeje, greva e urisë, futja rekorde e minatorëve të Kosovës në zgafelle, përkrahja e studentëve dhe masës së gjerë shqiptare, u bë revoltë e dëgjuar anë e kënd botës, se Serbia po shkel rëndë të drejtat elementare njerëzore të shqiptarëve, se ndaj shqiptarëve po ndodhin padrejtësi, jo vetëm kombëtare, por edhe padrejtësi njerëzore. Kjo shkallë e ashpërsimit të konflikteve shqiptare me sistemin okupues serbë, dëshmoi se shqiptarët nuk kanë çka të kërkojnë më tutje bashkëveprim politik e shtetëror me serbët dhe në serbi. Andaj, kah fundviti 1989 shqiptarët filluan organizimin e veprimeve të mëvetësishme politike. Në fillim formuan shoqëri civile si KMDLNJ, SHBH “Nëna Terezë” dhe në vazhdim organizuan konsolidimin për veprime të grupacioneve politike dhe formësimit të Lëvizjes politike shqiptare, dhe në vazhdimësi, varësisht kushteve, kohës e rrethanave të lejuara, u formuan edhe subjekte tjera partiake e politike shqiptare të cilat hapin dyer për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Kosovë.
Dhuna e shtetit okupues serb, si në gjithë lëmenjtë tjera të jetës shqiptare në Kosovë, shtrirje të veçantë kishte në sistemin arsimor. Për ta institucionalizuar e ngritur në nivel zyrtar Serbia nxori ligjin “Mbi Arsimin dhe Edukimin e mesëm”, në të cilin parashihej pengimin e gjuhës shqipe dhe imponimin i gjuhës dhe planprogrameve mësimore diskriminuese serbe. Realisht sistem shtetëror serbë zbaton në praktikë segregacion në arsimin shqip, synon ndarjen e nxënësve dhe objekteve shkollore në baza etnike dhe në vend të BVI-ve të dikurshme, krijo fonde te veçantapër financim të cilat i udhëheqnin serbët. Pas këtyre ngjarjeve filloi fushata e egër ndaj nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë, që kishte fillimin nga marsi 1981, kur zbatoheshin diferencimet e dënimet me burg të nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve shqiptarë. Subjektet shqiptare përkundër kërcënimit e rrezikimit nga dhuna e sistemit shtetëror serbë, ishin të shtrënguara detyrimisht për të mbrojtur qenien natyrore, substancën biologjike kombëtare, të ndërmarrin veprime organizuese për qeverisjen e mëvetësishme edhe të sistemit të rrezikuar shkollor në gjuhën shqipe. Subjektet shqiptare të përballura me vendosshmëri e sakrificë karshi synimet serbe, filluan të konsolidohen fill pas zgjedhjeve të para Parlamentare e Presidenciale të 24 majit 1992, Organet që udhëhiqnin sistemin shkollor shqiptarë në Kosovë përkundër rrezikshmërisë, filluan të marinë formë dhe përmbajtje të shtetësisë së mëvetësishme.
Në përkrahje të Këshillit Koordinues të Partive Politike dhe Kuvendit Komunal të Lypjanit, në Qeverinë Komunale u zgjodhën subjektet drejtuese të arsimit komunal dhe Këshilli Komunal për Financim /KKF/. Drejtor në Sekretariatin për Veprimtari Shoqërore, Arsim, Rini dhe Sport u zgjodh Fehmi Ibrahimi, ndërsa inspektor i këtij Sekretariati komunal për arsim u emërua Sahit Ibrahimi. Fehmiu vazhdoi bashkëpunimin horizontal të shkollës shqipe në Lypjan me Qeverinë komunale, partitë politike dhe bashkëpunonte me subjektet kompetente në vijën vertikale, Entin Pedagogjik Rajonal të Ferizajt, Sindikatën e Pavarur të Arsimit, LASH-in, Grupin Parlamentar për Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Kosovës në ekzil. Mbante takime të rregullta me Aktivin e Drejtorëve të shkollave, aktivin e pedagogëve dhe koordinonte me Sindikatën e Pavarur të Arsimit, përfaqësuesin e LASH-it dhe Entit pedagogjik e institucionet tjera të Kosovës. Gjatë kësaj kohe shkolla shqipe ndërpreu sistemin e shkollimit të mesëm të orientuar të Stipe Shuvarit, riktheu nivelet dhe profilet e mëparshme të shkollimit të mesëm profesionale dhe gjimnazet. Në gjithë sistemin shkollore shqiptar në Kosovë, edhe në shkollat e komunës së Lypjanit, filloi integrimi mbrëndashqiptarë, unifikimi i teksteve e planprogarmeve shkollore kombëtare.
Reformimi i shkollës shqipe
Shkolla shqipe në Kosovë në nisëm të rrugëtimit reformues pastroi shabllonet ideologjike dogmatike nga e kaluara komuniste, nga njësitë e tekstet mësimore u largua marksizmi, në programet shkollore u krijua hapësirë për njohuri aktuale nga të arriturat shkencore ndërkombëtare. Informatika u bë lëndë mësimore që nga klasa e VII dhe VIII, dhe në shkollën e mesme u hap drejtimi i informatikës, nga klasa e katërt e fillores hyri lënda e re, Edukata Qytetare. Brenda kushteve shumë të rënda fizike e materiale, jashtë lokaleve shkollore, të ndjekur nga dhuna e okupuesit serbë dhe vështërsive financiare. Shkolla shqipe në Kosovë i hyri integrimit reformues, për të ecur drejtë nevojave të kohës dhe kërkesave të ekonomisë së tregut. Në vitin shkollor 1994/95, rrjetit shkollor prej 10 shkollave amë fillore sa kishte deri atëherë në trevën komunale të Lypjanit, ju shtuan edhe dy shkolla tetëvjeçare të pavarura. Shkolla e Krojmirit u pavarësua më 31 gusht 1994, për shkak të ndarjes administrative komunale të Shtimes, e cila mori në administrim fshatin Pjetërshticë, ku ishte selia e shkollës fillore “Idriz Ajeti”, paralele e të cilës ishte shkolla fillore e Krojmirit. Me këtë ndarje administrative, shkolla e Krojmirit vetvetiu mbeti e mëvetësishme. Andaj, këtë kohë vetëm u zyrtarizua e më vonë mori emrin “Faik Konica”. Ndërsa, shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Llugaxhi u mëvehtësua në vitin shkollor 1995/96. Paraprakisht, me iniciativë dhe vetëfinancim të fshatarëve të Llugaxhisë, për krijimin e hapësirës së mëvetësishme shkollore, u ndërtua dhe u përfundua objekti i ri dy katesh i shkollës me tetë dhoma mësimi, dy zyra, bibliotekë dhe kthina të tjera përcjellëse. Këto vite të rënda rrezistente, për qëllime mëvetësie edhe në disa fshatra të tjera të kësaj treve komunale kishte iniciativa të tilla veprimi, përmes të cilave u kryen vetëm pjesët ndërtimore, por për mungesë mjetesh financiare, në ato objekte shkollore nuk u arrit të kryhen edhe pjesët përfundimtare të objekteve shkollore. Në Krojmir objekti dykatësh shkollor me 8 dhoma mësime e lokalet e nevojshme përcjellëse, në Pojatë objekti shkollor me dy dhoma mësimi dhe një zyrë. Në fshatin Llugë objekti shkollor me dy dhoma mësimi e një zyrë, Në Topliqan objekti shkollor me 8 dhoma mësimi dhe lokalet e nevojshme përcjellëse dhe Qollapek objekti me dy dhoma mësimi dhe një zyrë. Këtë vit shkollor rrjeti shkollor në trevën komunale të Lypjanit, kishte 12 shkolla amë me 30 njësi të ndara, nga të cilat 7 njësi ishin shkolla të plota tetëvjeçare me 8852 nxënës. Praktikisht kjo hapësirë komunale kishte 19 shkolla tetëvjeçare dhe shkollën e mesme “Ulpiana” me 1952 nxënës të sistemuar në gjashtë paralele të vendosura në lokalet e shkollave fillore te trevës komunale të Lypjanit. Nga dhuna serbe dhe kushtet e rënda materiale të shqiptarëve të cilëve Serbia iu mori edhe të drejtën e punës, venerohej edhe largimi e popullsisë, veçmas në vitet 1992 deri më 1995, kur nga dhuna okupuese serbe kishte edhe zvogëlim të numrit të nxënësve. Kështu në vitin shkollor 1996/97 vetëm në shkollat fillore kishte 41 nxënës më pak se vitin paraprak. Shkollimi fillor në këtë trevë komunale kishte 8811 nxënës të renditur në 371 paralele dhe 21 paralele me fëmijë parashkollor. Ndërsa shkolla e mesme “Ulpiana” kishte 1958 nxënës, 91 paralele dhe 143 mësimdhënës. Vëndosshmëria që edhe në këto rrethana duhet mbajtur shkollën shqipe, dëshmon sakrifica e qëndrueshmërisë së arsimtarit shqiptarë, i cili përkundër ndjekjes së popullatës së tij, ai qëndron para nxënësve të tij, nga ky veprim edhe numri i nxënësve në vazhdim nuk pëson rënie të theksuar. Kjo vërehet në vitin shkollor 1997/98, shkolla shqipe e komunës së Lypjanit ka 8842 nxënës fillorist me 349 paralele, për çështje ekonomizim këtë vit kishte 21 paralele më pak se një vit më parë, dhe 16 paralele parashkollor me 486 fëmijë, ose 5 paralele më pak se një vit më herët, ndërsa shkolla e mesme “Ulpiana” tash ka 1978 nxënës me 92 paralele. Në këto nivele shkollash punojnë gjithsej 860 punëtorë arsimi. Duhet theksuar se gjatë kësaj dekade, për hirë të përcaktimit për të rezistuar, vetëm 28 arsimtarë nga kjo trevë komunale lëshuan Kosovën.
Organizimi i institucionet të mëvetësishme
Gjithë ky sistem arsimor vetëfinancohej nga populli dhunshëm i çveshur nga e drejta e punës dhe subjekti shqiptarë që administronte mjetet financiare. Këshilli i parë Komunal për Financim /KKF/ në Lypjan funksionoi nga shkurti 1992 deri më 24 dhjetor 1992. Pas kësaj kohe u konsolidua Këshilli i Dytë Komunal i Financimit i riorganizuar me 51 nënkëshilla, Këshilli Koordinues i Partive Politike, Selatin Retkocerit iu dha mandatin që jashtë kritereve participuese të subjekteve partiake, shoqatave dhe sindikatës, të formon KKF vetëm sipas kandidatëve të përgatitje profesionale e organizative. KKF, kishte zyrën e vet dhe bashkëpunonte me KQF të Kosovës. KKF kishte inkasant në çdo fshat lagje e bllok banimi, mblidhte financimin duke lëshuar paragon serik në tri kopje dhe nga paga mujore 50 DM arriti të ngrisë pagat e arsimtarëve deri në 120 DM. Ky KKF deri në prag ofanzivave 1998/99, ishte ndër KKF më të suksesshëm në Kosovë. Kështu në vitin 1993 KKF realizoi 100.341 DM nga të cilat 52% ishin nga sufinancimi i KQFK. Në vitin 1994, u realizuan 355.624 DM me sufinancim 49%. Më 1995 KKF realizoi 628.292DM nga të cilat 42% ishin nga sufinancimi. Ndërsa në vitin 1996 u realizuan 845.274DM nga të cilat vetëm 26% sufinancim. Në vazhdim më 1997 u kalua milionëshi 1.277.873 DM me 30% nga sufinancimi, kurse më 1998 u arrit niveli më i lartë i vetëfinancimit me 1.302.400DM nga të cilat 41% ishin nga sufinancimi. Pas fillimit të luftimeve kishte rënie në ekonomi familjare dhe persona juridik, kjo u theksua edhe në financim. Viti 1999, për shkak të situatës së luftës pati realizim vetëm dymujore me 264.625 DM.
Qeverisjen komunale të arsimit nga gushti 1995, si kudo në Kosovë e udhëhiqte Këshilli Komunal i Arsimit. Shkolla e mëvehtësuar shqipe në këtë kohë mori strukturë tjetër organizative, sepse sistemi arsimor shqiptarë në Kosovë, kërkonte të tejkalon formën organizative nga niveli i shoqatës siç synonte ta mbajë LASH-i, Shoqatë e cila asaj kohe implikohej jashtë kompetencave në administrimin e arsimit, përkundër synimeve të shkollës shqipe e cila duhej të merrte formë e përmbajtje me cilësi më të dëshmuar shtetësie, që institucionet zyrtare të arsimit shqip, përkundër okupimit të marrinë mundësi dhe kompetencë shtetërore e profesionale që të organizojnë e krijojnë hapësirë për fillimin e ndryshimeve reformues, u shtrua nevoja që organet qeverisëse të shkollës shqipe të ngritën në nivelin e duhur të detyrave dhe përgjegjësisë. Meqë, edhe më parë ishin vendosur bazat e shëndosha administrative e profesionale, të bazuara në një mbështetje të një infrastrukture juridike “Kumtari”, ku ishin përmbledhur tetë rregullore të ndryshme me të cilat përfshihej gjithë veprimtaria dhe struktura organizative qeverisëse e sistemit shkollor, për nevoja të funcionimit të strukturës qeverisëse u hartua edhe Rregullorja e Këshillave Komunale të Arsimit dhe rregullorja për formimin përmbajtjesor të këtyre këshillave të cilat praktikisht ishin pjesë përbërëse e Ministrisë për Arsim të Kosovës. Në propozim të Këshillit Koordinues Komunal të Partive Politike e subjekteve tjera komunale, ju dërgua propozim Grupit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, me propozimin e të cilit me 1 gusht 1995, Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës z. Muhamet Bicaj për gjitha komunat e Kosovës emëroi kryetarët e Këshillave Komunale të Arsimit, dhe këtu për komunën e Lypjanit emëroi Ismail Gashin kryetar, e Fehmi Ibrahimi inspektor të KKA-së në Lypjan. Në vazhdim KKA mori zyrë në shtëpinë e Mehaz Nezirit në Lypjan, hapësirë e cila shërbeu edhe për LDK-në dhe gjitha partive politike e subjekteve tjera komunale shqiptare në këtë trevë komunale. KKA zgjodhi Këshilltarët pedagogjik, Isa Bahtiri për gjuhë dhe letërsi shqipe, Ramush Ajvazi këshilltar për matematikë, Ibush Kolshi për Histori e Gjeografi, Xhemail Fazliu këshilltar komunal për nivelin klasor, ndërsa Aziz Hyseni u emërua sekretar juridik i këtij subjekti.
KKA organizoi, qeverisi e mbikëqyri sistemin arsimor shqip
KKA në Lypjan. Nga viti shkollor 1995/96 e deri më 24 mars 1999, kur filluan bombardimet e NATO-së, organizoi, qeverisi e mbikëqyri nivelet parafillor, fillor dhe shkollimin e mesëm, gjegjësisht, sistemit arsimor shqip në trevën komunale të Lypjan. Ky subjekt qeverisës arsimor gjatë kësaj kohe përmes takimeve me Aktivin e Drejtorëve, konsultave dhe bashkëveprimit me drejtorët e shkollave, aktivin e pedagogëve të kësaj treve, ndihmoi, drejtoi dhe ngriti nivelin e cilësisë në procesin mësimor. Për çdo vit shkollor KKA si kudo në shkollat shqipe të Kosovës, organizoi Garat e Diturisë në nivel komunal nga shumica e lëndëve mësimore, në garat e diturisë nga matematika, nxënës nga kjo trevë komunale morën pjesë edhe në shkallë vendi dhe ato mbarëkombëtare, Çdo vit organizoi garat e recitatorëve në nivel shkollash dhe atë komunal, nxënësit fitues morën pjesë në garat e recitatorëve në nivel vendi. Për çdo gjysmëvjetor dhe vit shkollor KKA me këshilltarët e vet pedagogjik, ata të Entit Rajonal të Ferizajt dhe në mungesë të këshilltarëve për lëndë veçanta, si ato teknike, juridike, bujqësore dhe ekonomike, sipas rregullativave të aplikueshme ftoheshin në bashkëpunim këshilltarët nga Enti Pedagogjik i Kosovës. KKA për furnizim me tekste, mjete shkollore dhe dokumentacion pedagogjik e administrativ shkollor. Gjeti forma veprimi për kushtet e jashtëzakonshme të rezistencës, bashkëpunoi me Entin për Botimin e Teksteve, tash Libri Shkollor, dhe subjektet tjera qeverisëse. Gjatë punës në okupim të shkollës shqipe, ky subjekt qeverisës administrativ, me kohë bënte përgatitjet higjienike-teknike të objekteve shkollore dhe furnizimin me lëndë të djegshme, në bashkëveprim me KKF, administroi edhe furnizimin me inventar e mjete mësimore të shkollave. Karakteristikë e veçantë dhe nevojë e domosdoshme e kësaj kohe të rëndë okupuese në praktikën e shkollës sonë është edhe organizimi i përkujdesit mjekësor në shkollat shqipe, mjeku i shkollës plotësonte kërkesat shëndetësore të prindërve dhe qytetarëve shqiptarë të atij mjedisi shkollor, të cilëve shteti okupues serbë ua kishte mohuar edhe të drejtë në mbrojtjen shëndetësore. KKA kishte bashkëpunim e takime të rregullta me Grupin ndërlidhës të arsimit në nivel vendi, z. Xhavit Ahmeti, këshilltarë për arsim i presidentit Rugova, z. Abdyl Ramaj kryetar i grupit parlamentar për arsim e z.Rexhep Osmani, kryetar i LASH-it, që në fillim vitin shkollor 1995/96 përmes këtij grupi ndërlidhës Kryetari i KKA, në mbështetje të kompetencave ligjore, në mbështetje të konkursit të përbashkët në nivel të Kosovës, bëri emërimin e drejtorëve mandatorë në 12 shkollat fillore dhe në shkollën e mesme të kësaj treve komunale. Në vitin shkollor 1997/98 i propozoi Ministrisë së Kosovës për Arsim për pavarësimin edhe të katër shkollave fillore “Ibrahim Krasniqi” në Smallushë, “Kadri Beba” në Ribar të Madh, “Drita” në Rubovc dhe “Ernest Koliqi” në Babush. Nga subjekti komunal arsimore shqiptarë gjatë këtyre vjetëve në bashkëveprim me KKF ndau nga 40-45 bursa për student shqiptarë të kësaj treve komunale.
Pas vdekjes së Xhavit Ahemetit, grupi për arsim filloi rënien
Pas vdekjes së Xhavit Ahmetit, grupi ndërlidhës për arsim në shkallë vendi, mori një rënie. Në këtë grup ndërlidhës arsimor në vend të Xhavit Ahemetit erdhi këshilltarit i pasa emruar për arsim i Rugovës Zejnullah Rrahmani, i cili gjeti gjuhë të përbashkët dekosolidimi me Rexhep Osmanin, injoruan bashkëpunimin me Abdyl Ramën, dhe Ministrinë e Qeverisë së Kosovës në egzil, të cilën e çmonin jovalide, inezistente e pa kompetencë qeverisjeje. Sipas tyre, qeverisja e shkollave shqipe në Kosovë bëhet nga këtu e jo nga Ministria e Arsimit në egzil. KKA për ti ikur dëmtimit të shkollës shqipe në Lypjan, shkëputi gjitha kontaktet me këtë strukturë dekonsoliduese e cila krijoi qeverisje paralele brenda sistemit arsimor shqiptar të Kosovës. Me formimin e Këshillit Qendror për Arsim, me Kryetar z. Dr. prof. Isuf Krasniqin, KKA në Lypjan ofroi bashkëpunimin me këtë subjekt dhe përmes këtij KQA krijoi vendosi raportet me Ministri të Arsimit në ekzil. KKA në bashkëpunim me subjektet politike e partiake komunale dhe Këshillin Komunal të Financimit, mjeteve financiare nga sufinancimin i Qeverisë së Kosovës dhe grumbullimi i të tjerave nga qytetarët, nga të cilat 92% ndaheshin për arsim dhe vetëm 8% për veprimtarit të tjera politike e partiake. Kur praktikisht ato vite vepronte i plotë vetëm sistemi arsimor. Nuk doli i qëlluar regjionalizimi e financimit të shkollave dhe pagimi obligativ me detyrim i qytetarëve, edhe pse kjo masë obligative lironte të varfëritë. Nga ky veprim jo adekuat me kohën e rrethanat ekonomike të qytetarëve, disa dhjetëra nxënës ngelën pa marr dëftesat në fundvitin shkollor 1997/98, ose edhe ndërprenë shkollimin, dhe njëkohësisht u bë dallimi kohor mes shkollave në marrjen e të pagave mujore. Me përfundimin e luftës 12 qershor 1999, subjekti i financimit në qeverinë e atëhershme shqiptare, sistemit komunal të arsimit shqip në Lypjan, nga të ardhurat e parealizuara personale i ka mbetur të pa shlyera 1.740.000DM borxh.
Sulmi brutal në institucionet arsimore shqipe
Të gjithëve na është e njohur dekada e okupimit të shëmtuar barbarë serbë 1989/1999, kur Serbia zyrtarizoi dhe vendosi në sistem shtetëror dhunën mbi shqiptarët. Ndër masat e para ky sistem dhune dhëmbët i tregoi ashpër ndaj sistemit shkollor në gjuhën shqipe, enteve dhe institucioneve arsimore të shqiptarëve. Kjo dhunë shtetërore, doemos do të zgjaste në kohë dhe duhej të përfshinte gjithë hapësirën e nivelet shkollore shqiptare në Kosovë. Sistemi okupues serbë sulmoi gjithë vlerat krijuese shpirtërore, gjuhësore e historike, gjithë substancën materiale e shpirtërore shqiptare. Dhuna serbe me bekimin e kishës sllave, mori mbështetjen zyrtare të shtetit, mori formën e mjetet e veprimit, mori shtrirjen vertikale e horizontale, sulmoi përbërjen materiale përmbajtësore shpirtërore e shkencore të sistemit shkollor. Kodifikoi strukturë diskriminuese ligjore me të cilën parregullsive u jepte fuqi e formë ligjore dhe i shëndrronte parregullsi ligjore në rregulla të ligjit. Në fillim ndërmori masa për pastrimin e teksteve e planprogrameve mësimore nga depërtimi i ndjenjës kombëtare shqiptare, të cilën shteti e politika shtetërore serbe e quante indokrinuese. Në vazhdim bëri largimin e arsimtarëve shqiptarë, në emër të një “diferencimi politik”, në emër të një dyshimi, se ata arsimtarë janë të indoktrinuar dhe inspirojnë e përgatisin disponim te nxënësit shqiptarë për veprime kundër shtetit dhe okupimit serbë. Në vazhdimësi thelluan kufizimin diskrimininues për zbatueshmërinë e gjuhës shqipe në procesin mësimor, duke propozuar ndryshimin e përbërjes së paraleleve të përziera më nxënës të etnive të ndryshme, gjithnjë më synim që, gjuha serbe të shndërrohet në gjuhë dominuese ose gjuhë e vetme në procesin mësimor.
Rezistenca paqësore në shkallë gjithëshqiptare në Kosovë, ndërkombëtarizimi i problemit të shkollës shqipe dhe çështjes shqiptare në Kosovë përgjithësi, mori përmasa ndërkombëtare. Serbia me vendime të Kuvendit serb, i shëndrruar në organ ekzekutiv të politikës agresive e diskriminuese të kësaj dhune, ndërmerrte masa e vendime suspendimi e shuarje të organeve shtetërore e arsimore në Kosovë, largonte strukturat qeverisëse shkollore, dëbonte me dhunë nxënësit nga lokalet shkollore, arrestonte, ndëshkonte, dënonte e burgoste, mësimdhënës, nxënës e student shqiptarë. Nga kjo valë dhune pësuan edhe nxënës dhe arsimtarët të 10 shkolla amë fillore të 1992, me 32 paralel të ndara në trevën komunale të Lypjanit, me 8852 nxënës, 643 punëtorë dhe Qendra për Arsimim të Mesëm të Orientuar në Lypjan më 1991 kishte 2259 nxënës shqiptarë e 517 serbë. Nga gjithë këto më së shumti pësuan shkollat të cilat ishin ishin mjedise të përziera, si shkolla fillore “V.Aksiq”në Lypjan 550 nxënës shqiptarë dhe 500 serbë, shkolla fillore “Vladimir Nazor”në Janjevë vitin e largimit nga objektet shkollore kishte 367 nxënës shqiptarë e 163 kroatë.
Mospërfillja e urdhrave të drejtorit të dhunshëm serb, shkallëzoi represionin ndaj mësimdhënësve shqiptarë
Politika serbe veçmas sulmoi, “qerdhën e nacionalizmit shqiptarë”, siç e quante atyre viteve politika agresive serbe, Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar /QAMO/. Në këtë qendër të mesme shkollore sulmet e politikës serbe ishin ashpërsua që në nëntor të 1979, ku pas vizitës së fundit të titos u burgosen disa arsimtarëve, nxënës dhe ish-nxënës të kësaj qendre shkollor. Sulme politike serbe në këtë qendër shkollore edhe më shumë u shkallëzuan në vitin 1986, kur u inskenua vrasja e ushtarëve në Paraqin dhe për këtë qe akuzuar martiri, ish-nxënësi i kësaj shkolle Aziz Kelmendi. Për këtë pushteti serb mbështeti largimin nga puna të disa arsimtarët shqiptarë të kësaj qendre të mesme shkollore dhe stafin drejtues të kësaj shkolle. Ato vite e njohur me emërin Qendra e Mesme Shkollore në Lypjan, QAMO, me paralelet e ndara në Shalë dhe Gadime. Në janar të 1990 Serbia aprovoi ligjin diskriminues ndaj plan-programeve mësimore të Kosovës. Ky vit, përkundër dhunës fizike ndaj arsimtarëve shqiptarë, largimit nga puna, arrestimit, trajtimeve të shpeshta policore e burgosjes, u krijua atmosferë e sakrificës përkushtuese dhe ngritje e vetëdijes kombëtare, kjo vetëdije e ndërgjegjësimit për okupim shpirtëror e fizik, krijoi vetëdisim të plotë se këtu po rrezikoheshin vlerat pozitive kombëtare, u krijua fazë e kushtit fillestar për rrugëtim kah liria. Në mars të 1990, edhe arsimtarët e kësaj qendre të mesme shkollore, formojnë sindikatën e tyre të pavarur, me këto organizime të mvehtësishme fillon hegjemonizmi kombëtar i arsimtarëve dhe nxënësve shqiptarë. Viti shkollor 1990/91 është vit kur nxënësit shqiptarë merrnin leksione të mëvetësishme mësimore sipas planprogrameve të hartuara nga Enti Pedagogjik i Kosovës. Këtë kohë, 26 mars 1990, organet shtetërore serbe në Qendrën e Mesme Shkollore në Lypjan, zbatuan masat e përkohshme administrative, shkarkuan drejtorin Ruzhdi Hajdinin dhe në këtë shkollë emëruan drejtor të dhunshëm serb. Mospërfillja e arsimtarëve shqiptarë ndaj urdhrave të drejtorit të dhunshëm serbe, shkallëzoi represion ndaj mësimdhënësve shqiptarë. Ky serb më 17.12.1990 ndëshkoi arsimtarët shqiptarë me 10% ndalese nga të ardhurat e tyre personale, kurse për mosrespektimin e planprogrameve serbe më 24 12.1990 largoi nga puna 16 mësimdhënës shqiptarë të cilët kundërshtuan vendimet e padrejta, denigruese e fyese. Serbia sulmonte shkollën shqipe me paragjykim se aty është faktori vendimtar i ruajtjes së dinjitetit dhe identiteti njerëzor e kombëtar i shqiptarëve, nga kjo rezistencë e guximshme e krenare shqiptare, Serbia ndjeu pasiguri në vete. Më 21 janar 1991, në Qendrën e Mesme Shkollën në Lypjan, pushteti i dhunshëm serbë ndërpreu mësimin në gjuhën shqipe, në fillim për 700 nxënësit e klasave të para dhe 12 arsimtarëve të cilët i shpall tepricë teknologjike, kur as këto masa, si kudo në Kosovë, as në Lypjan, nuk i qetësuan përplasjet e guximshme të arsimtarëve shqiptarë. Qeveria serbe i ndërpreu financimin Fondit Krahinor të atëhershëm për kryerjen e veprimtarisë arsimore në shkollat shqiptare. Në Qendrën e Mesme Shkollore të Lypjanit ishin definuar qëndrimet e arsimtarëve shqiptarë për mëvetësimi shkollës shqipe, jo për ndërprerjen e procesit mësimor, siç dëgjohej nga disa zëra, të cilët këtë arsyetonin se ndërprerja e shkollimit shqip, për qarqet ndërkombëtare është shqetësuese dhe ndikon në përshpejtimin e vendosjes për problemin e Kosovës .
Qeveria serbe më 1 mars 1991 largoi mbi 1500 nxënës të tjerë shqiptarë të klasave të dyta, treta e të katërta e 86 arsimtarë të qendrës së mesme shkollore në Lypjan, sepse, sipas deklarimeve serbe, ata nuk nënshkruan deklaratën poshtëruese serbe. Këtu po japim testin e asaj deklarate :
”Me vendimin e Kuvendit të Serbisë, janë marr masat e përkohshme në qendrën e arsimit të Mesëm në Lypjan. Data 26.11.1990, për këto shkaqe” :
1. Janë çrregulluar dukshëm të drejtat vetëqeverisëse të punëtorëve
2. Moskryerja e obligimeve të punës të përcaktuara me ligj
3. Të lëndimit të rëndë të interesave shoqërore/ pra shihet çart, se nuk pranohen planet e programet serbe, ligji serbë dhe pushteti serb në Kosovë/, me të njëjtin vendim emërohet edhe organi i përkohshëm punëdrejtues serbë
Duke i pasur parasysh faktet e theksuara deklarohem se:
1. E pranoj vendimin e Kuvendit të Serbisë mbi marrjen e masave të përkohshme në Sh. M. në Lypjan
2. Pranoj vendimin e Kuvendit të Serbisë, pjesën e cila ka të bëjë me përcaktimin e kryetarit dhe anëtarëve të organit punëdrejtues në Qendrën e Arsimit të Mesëm në Lypjan.
3. Se i pranoj detyrat e punës që rrjedhin nga ligji mbi marrëdhënie në punë në kushtet të jashtëzakonshme në Serbi:”.
Me këtë deklaratë, të cilën nuk e nënshkroi asnjë nga mësimdhënësit shqiptarë të kësaj shkolle në Lypjan, Serbia nga shkolla e mesme në Lypjan largoi gjithë 2259 nxënës, të shpërndarë në 72 paralele e 120 mësimdhënësit shqiptarë. Vëllimi materiale e hapësinore shkollor të kësaj shkolle të mesme i mbetur në duar të serbëve ishin 39 mësojtore, 5 mësojtore speciale, dy kabinete, një sallë të kulturës fizike, 8 punëtori të pajisura me gjithë mjetet e aparaturën për punën praktike të nxënësve, biblioteka, terrene sportive, lokali i shenjëtarisë, zyra e drejtorit, zyra e zv.drejtorit, zyra e udhëheqësve të ndërrimit, zyra e pedagogut të shkollës, salla e arsimtarëve, zyra për administratë, zyra e nikoqirit, nyje higjenik, shtatë korridore, të gjitha lokalet me gjithsej 3351 m2. Ky është lokali asaj kohe me gjithë pajisjet, inventarin dhe mjeteve mësimore, sa ka disponuar shkolla e mesme në Lypjan deri më 1 mars 1991. Serbët morën gjithë këtë pasuri të hapësirës shkollore dhe 105 hektarë tokë bujqësore dhe makineria adekuate bujqësore për këtë ekonomi shkollore, me vetëm 24 paralele gjugje nxënësish serbë.
Rrugëtimi për pavarësimin e shkollës shqipe
Nga këtu nis rrugëtimi për mëvhtësimin e shkollës shqipe, subjektet e shkollës shqipe ndërruan emërtimet e kaluara të disa shkollave të cilat bartnin emërtime ideologjike komuniste, si shkollës fillore në Sllovi, nga emërtimin “Bashkim-Vllaznim” u emërua “Hasan Zuko Kamberi”, shkolla e Janjevës nga “Vladimir Nazor” mori emrin “Shtjefën Gjeqovi”, në Magurë nga “Stanko Buriq”, u emërua “Jeronim De Rada” këto ndryshime nuk kaluan pa pasoja. Kështu më 12 qershor 1992, policia serbe në Magurë bastisi e malltretoi mësuesit shqiptarë dhe morën drejtorin e shkollës Esat Bylykbashi, të cilin për ndërrimin e emrit të shkollës, e dënuan me dy muaj burg. Pas mëvehtësimit të shkollës fillore shqipe në Lypjan, nga shkolla fillore “V.Aksiq”, shkolla shqipe u emërua ”Vëllezërit Frashëri”. Këto ditë nga vet populli krijohet hapësira për shkollën shqipe. Rezistenca vazhdoi zbatshmërinë nga përvoja e tradicionale në kohë e rrethana të reja, aplikimi i formës mësimore në objekte shtëpi-shkolla. Për shkollën e mesme në Lypjan, si edhe kudo në Kosovë, rrugë e vetme e vazhdimësisë së shkollës shqipe, ishte organizimi i procesit mësimor i mbështetur në entuziazmin e vendosmërinë e popullit për vazhdimësinë e punës së shkollës. Për shkollën e mesme në Lypjan u siguruan shtëpi private për të cilat u caktuan edhe persona për sigurimin fizik të nxënësve, arsimtarëve dhe hapësirës mësimore shtëpi-shkolla. Me vendimin e organeve të Kosovës në qershor 1991, nxënësit për shkaqe e rrethana të veçanta, ju nënshtruan provimeve të klasës, këto provime u mbajtën në Gadime. Në provime klase hyjnë 2100 nxënës, nga të cilët 1990 kaluan klasën, 10 nxënës përsëritën, ndërsa 129 të tjerë për shkaqe të ikjes nga eksodi serbe, nuk arritën të notohen.
Viti shkollor 1991/92 në këtë shkollë të mesme u përgatitën dy alternativa. Të parën me synim kthim në objektet shkollore, nga i kishte larguar muaj më parë dhuna serbe, dhe alternativa e dytë. Procesi mësimor i kësaj shkolle të vazhdojë në shtëpi-shkolla, të shpërndara në 21 punkte mësimore me mbi 400 oda-mësojtore private. Meqë, përcaktimi ynë ishte serioz e këmbëngulës për hyrje në objektet shkollore. Më 1 shtator 1991 nxënësit dhe arsimtarët tanë mësyjnë drejtë objekteve të shkollës së mesme në Lypjan. Këtë armatë shkollarësh e arsimtarësh para shkollës së mesme e ndalën forcave shtetërore serbe të cilat i kishte ftuar drejtoria e dhunshme serbe e shkollës. Për këtë arsye organet drejtuese të arsimit shqip shtyjnë fillimin e vitit shkollor deri më 1 tetor 1991, ditë kur nxënësit, arsimtarët e prindërit lipjanas mësyjnë përsëri drejtë objekteve shkollore. Por, tash forcat serbe ishin shumë të egërsuar, paraprakisht policia serbe ishte përqendrua në çdo hyrje-dalje dhe nyje kryesore të qytetit në Lypjan. Kjo kërkesë u shëndrrua në protestë masive që zgjati me javë. Këto protesta u ndërprenë, jo nga frika e represionit të dhunës serbe, por me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, viti i ri shkollor duhej të fillojë më 16 tetor 1991. Këtë tentim të arsimtarëve, prindërve e nxënësve shqiptarë ashpër e ndaluan forcat policore serbe, ato pamundësuan hyrjen e masës shqiptare në qytet, në kacafytje me policinë serbe pësuan lëndime shumë prindër, arsimtarë e nxënës. Ky ekspozim dhune, shtyri organet shqiptare të arsimit që të shtyjnë fillimin e vitit shkollor deri në krijimin e kushteve minimale për mësim. Gjatë kësaj kohe, më 12 dhjetor 1990 u formua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, LASH-i, që bashkë me Entin Pedagogjik të Kosovës dhe entet pedagogjike rajonale, konsolidonin veprimet e shkollës shqipe në Kosovë. Këtë kohë Këshillat e Prindërve, jo vetëm që siguronin objektet mësimore shtëpi-shkolla, por vazhdimisht bënin trysni në shtetin serb për lirimin e objekteve mësimore. Ata kërkonin të ndërpritet dhuna ndaj nxënësve, arsimtarëve, objekteve shtëpi-shkolla dhe shkollës shqipe në tërësi. Në janar 1992, organet qeverisëse shqiptare morën vendim-dokument, se ky vit shkollor 1991/92 të mobilizohet sipas “Udhëzimeve të mësimdhënies në kushte të jashtëzakonshme”. Ky dokument parashihte variantet A, B, C dhe C-2, të caktuara për veprim sipas kushteve e rrethanave në të cilat gjendet shkolla. Shkolla e mesme në Lypjan vendosi të përcaktohet në variantin C-2 dhe vitin shkollor e filloi më 23 janar 1992, për shkak të uzurpimit të lokaleve shkollore, mësimi filloi në 21 punkte, shtëpi-shkolla në shtrirje të trevës komunale të Lypjanit. U caktuan udhëheqësit e punkteve dhe në mungesë të mjeteve financiare e sigurisë fizike të arsimtarëve, u liruan arsimtarët jashtë trevës së Lypjanit, vendet e tyre u plotësuan me mësimdhënës lokal të afërt me punktet mësimore. Mësimi u zhvillua në dy cikle: Cikli i parë filloi më 23 janar 1992 dhe vazhdoi deri më 12 prill 1992. Ndërsa cikli i dytë filloi më 13 prill 1992 e vazhdoi deri më 30 qershor 1992.
Në kushte të jashtëzakonshme, nxënësit mësonin vetëm njësitë mësimore esenciale
Gjithë procesi mësimor organizohej përmes kurseve intensive, në të cilat nxënësit mësojnë vetëm njësitë mësimore esenciale, me program të shkurtuar. Në ciklin e parë mësonin vetëm lëndët e përgjithshme, cikli i dytë vetëm lëndët profesionale. Ky ishte viti më i vështirë, por edhe më i lavdishëm në historikun e shkollës shqipe deri në atë kohë. Këto vite të rezistencës së shkollës shqipe thyen aspiratën serbe për mbylljen e shkollës dhe mësimit shqip, apo hedhjes së saj në periferi të injorancës së mohimit e çvlersimit. Kjo rezistencë karakterizohen edhe për organizimin e vetëfinancimit të shkollës nga vet populli. Rrezikimi i shkollës shqipe ishte i shumëfishtë, rrezikohej nxënësi, sidomos nxënësit maturantë, të cilët okupuesi serbë i kërkonte dhe i kërcënonte për dërgimin e tyre në ushtrinë vrastare serbe, ose minimumi i qëllimit dëbimi i tyre jashtë Kosovës. Andaj, për ti ikur dyja këtyre qëllimeve serbe, strukturat qeverisëse të shkollës shqipe me nxënës organizojnë vetëm mësimi konsultativ. Për dokumentacion shkollor janë përdorur fletoret improvizuese për libër klase. Shkolla e mesme në Lypjan këtë vit shkollor regjistroi 2008 nxënës në 75 paralele, nga të notuar dolën 1744 nxënës, prej të cilëve me pozitiv ishin 1691 nxënës, përsëriten klasën 53 nxënës, nuk arritën të notohen 264 nxënës të tjerë. Karakteristike e nxënësve të panotuar është dhuna serbe, vonesa e vitit shkollor, gjendja e rëndë materiale, egzodi dhe frika që mos të ndodh e keqja për fëmijë.
Viti shkollor 1992/93, kjo QAMO e deriatëhershme u shëndrrua në Qendër të Mesme Shkollore, u hoqën planprogramet e mësimit të orientuar, shkallëzimet e mësimit të orientuar dhe u kthyen nivelet, profilet dhe sistemi klasik i shkollës së mesme katërvjeçare, si në shkollimin e mesëm profesionale, ashtu edhe në shkollimin e përgjithshëm-gjimnaze të profilizuar. Shkolla e mesme në Lypjan u emërua me emrin “Ulpiana” dhe u bart nga punktet arsimore, odat-mësojtore në 6 njësitë të ndara fizike në gjashtë objekte të shkollave fillore të terrenit. Në Gadime, Babush,Banullë-Gllogoc, Rufc të Ri, Dobrajë të Madhe dhe Shalë. Drejtoria e Qendrës së Mesme Shkollore u vendos në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në Rufc të Ri. Kështu nxënësit shqiptarë vazhduan shkollimin e tyre deri më 19 mars 1999, ditë para se të filloi bombardimi i NATO-së në ish-Jugosllavinë dhe në hapësirën Kosovare.
Në lokalet e shkollave vendosen familje refugjatësh serbë
Pas luftës në Bosnje 1995 dhe ikjes së serbëve të mashtruar nga Kraina, në lokalet e shkollës së mesme në Lypjan si edhe në shumë lokale në shkollën fillore të qytetit, u vendosën dhjetëra familje refugjatësh serbe, me të cilat Serbia dëshironte ta ndryshonte strukturën demografike dhe ta popullonte Kosovën me serbë. Për më shumë se 4 vjet, sa banuan në lokale të shkollave këta “banorë” të mashtruar, dëmtuan objektin, mjetet dhe inventarin e shkollës.
Drejtoria serbe e shkolla fillore “V.Aksiq” në qendrën komunale në Lypjan me njësitë shkollore në Topliqan, Konjuh, e sidomos në Grackë të Vjetër e Lepi, që nga marja e autonomisë së Kosovës 28 mars 1989, vazhdimisht bënte trysni në personelit mësimdhënës, nxënës dhe prindër të shqiptarëve. Kërkonte të pranohen planprogramet diskriminuese serbe , nga të cilat cenohej identiteti shqiptarë, ku gjuha serbe dhe alfabeti cirilik do të ishte gjuhë e shkrimit në gjithë dokumentacionin pedagogjik, shkollor e administrativ edhe për shqiptarët. Në fillim okupuesi serb ndërpreu financimin për arsimtarët e klasave të I-ra dhe të V-ta , kurse në prill 1991 ndërpreu pagat e gjithë mësimdhënësve shqiptarë. Përkundër gjithë vëshërsive në vitin shkollor 1990/91 në këtë shkollë mësimet i vijuan 1200 nxënës në 47 paralele me të cilët punuan 55 arsimtarë dhe dy edukatore në edukimin parafillor.
Më 2 shtator 1991, kur duhej filluar viti i ri shkollor 1991/92, për nxënësit shqiptarë të shkollës fillore në Lypjan, mbyllen dyert e 41 mësojtoreve, 6 kabinete, një biblioteke, një salle të gjimnastikës, 5 zyrave dhe 3 korridoreve me 2500m2, dhe një mësojtore në Lepi me 48 m2, një tjetre në Grackë të Vjetër me 60m2, pronë e shkollës fillore në Lypjan, dhe hapja e këtyre kushtëzohej me pranimin e plan programeve mësimore serbe, nga këto përplasje filluan protestat e shtatorit e tetorit të 1991. Pas shumë përpjekjeve, sipas organeve të arsimit shqiptarë viti shkollor filloi më 20 janar 1992, në fillim vetëm në 6 mësojtore e më vonë serbët liruan edhe 4 të tjera. Në mungesë të kushteve të lejuara nga dhuna serbe, strukturat shqiptare u detyruan të reduktojnë paralelet. Nxënësit e klasave të VII-ta e të VIII-ta të Grackës së Vogël u bartën në Topliqan. Arsimtarët shqiptarë duhej vet të merrnin qeverisjen e arsimit shqip, nga këtu praktikisht filloi ndarja fizike. Më 6 shkurt 1992, me iniciativën e mësimdhënësve shqiptarë, Dalip Aliu, zgjidhet drejtor në shkollën e mëvetësishme fillore “V.Frashëri” në Lypjan e cila sipas dispozitave ligjore dhe rregullores mbi emërimin e institucioneve shqiptare, shkolla fillore në Lypjan, kur qenë riemëruar shkollat shqipe në Kosovë, më 2 prill 1992 mori emrin “Vëllezërit Frashri”, dhe për këtë organet shqiptare lëshuan vendimin mbi emërimin e kësaj shkolle.
Viti shkollor 1991/92 ishte konsolidues në këtë shkollë u regjistruan 1167 nxënës në 44 paralele me të cilat punonin 57 arsimtarë. Shqetësues ishte fillimi i egzodit, 92 nxënës ndërprenë shkollimin.
Mësimi, nën presion e dhunë të vazhdueshme
Në vitin shkollor 1992/93 vazhdoi presioni i dhunës serbe. Nxënësve shqiptarë në Lypjan me paralelet e ndara të kësaj shkolle në Jeta e Re, Lepi e Grackë e Vjetër ju ndalohet hyrja në lokalet shkollore. Praktikisht vetëm në Topliqan, Konjuh e Grackë e Vogël, nxënësit shqiptarë ende punonin në lokale shkollor. Me protesta u vazhdua deri më 13 10.1992. Këtë kohë mbaheshin protesta për lokalet shkollore në gjithë Kosovën. Në nëntor 1992 u siguruan lokalet private, shtëpi-shkolla, por punohej në përgatitje të inventarit dhe mjeteve mësimore, përgatitjet bëheshin nga kontributi vullnetar dhe puna e popullit. Me këto veprim u arrit që këtu në Lypjan, nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “V.Frashëri” mësimin ta fillojë më 26 nëntor 1992 në 12 dhoma mësimi dhe në dy ndërrime. Shtëpi-shkolla liruan këta pronarë: Hasim Ibrahimi dy /2/ dhoma, Ejup Gashi tri /3/ dhoma, Hilmi Krasniqi tri /3/ dhoma dhe Hysen Bytyçi katër /4/dhoma, kurse në Hallaq të Madh Shefqet Zeqiri liroi një dhomë për shkollën e fshatit, në të cilën mësonin klasat e kombinuar fillore nga klasa I-IV. Në Radevë Ramadan Qerkini lëshoi një dhomë për mësojtore, si dhe Osman Vehapi lëshoi dhomë në Suhadoll për nxënësit e këtij fshati, dhe në Jeta e Re një dhomë-mësojtore e lëshoi Rexhep Stublla. Këtë viti shkollor shkolla shqipe në Lypjan regjistroi 1033 nxënës, krahasuar me vitin shkollor paraprak kishte 134 nxënës më pak, 16 prej tyre shkuan me familje jashtë Kosovës.
Në vitin shkollor 1993/94 vazhdoi kërkesa për kthim në lokalet shkollore, mësimi vazhdoi në lokalet private, në Lypjan Ejup Gashi tash lëshoi shtëpinë komplete me gjashtë dhoma, mësimi vazhdonte edhe në shtëpi-shkollë të Hilmi Krasniqi e Hysen Bytyçit. Ky vit shkollor filloi me kohë më 1 shtator 1993 me 1007 nxënës të regjistruar me 42 paralele në Lepi e Jeta e Re poashtu në shtëpi-shkollë, punonin 49 mësimdhënës, ndërsa zvogëlimi i numrit të nxënësve këtë vit ishte vetëm 27 nxënës më pak. Shkollës në lokale private i mungonin shumë nga kushtet e format normale për procesin mësimor, në këto kushte nuk kishte kabinete, mjete praktike mësimore dhe kushte për aktivitete jashtëmësimor.
Viti shkollor 1994/95 filloi me kohë 1 shtator 1994 dhe me vazhdimin e
kërkesave për lirimin e lokaleve mësimore, këto kërkesa nuk patën efekte pozitive , andaj mësimi vazhdoi në të njëjtat objekte private shtëpi-shkolla. Idriz Konxheli lëshoi dy dhoma të shtëpisë së tij, u blen 28 banka dhe u siguruan edhe disa mjete mësimore. Këtë vit shkollor në Lypjan kishte 982 nxënës, për 25 më pak nga viti shkollor paraprak, me 41 paralele e 49 mësimdhënës e një edukatore për parafillorët.
Në vitin shkollor 1995/96 këtë vit shkollor vazhdoi stabilizimi apo normalizimi i punës mësimor të shkollës shqipe në Lypjan në objektet private, shtëpi-shkolla. KKA sipas konkursit më 1 shtator 1995 zgjodhi Dalip Aliun Drejtor me mandat katërvjeçar i kësaj shkolle. Shkolla fillore në Lypjan regjistroi 935 nxënës, për 47 më pak se vitin e kaluar shkollor. Mësimi zhvillohej në 42 paralele në procesin mësimor punonin 50 arsimtarë. Shkolla, këtu në Lypjan, por edhe në paralelet e ndara punonin në tri ndërrime në të njëjta objekte private, shtëpi-shkolla. Këtë vit shkollore në lokalet e shkollës u vendosën refugjatët serbë të ikur nga Kraina e Bosnjës. Ata u vendosën në katin e dytë të objektit shkollor në Lypjan, ju sigurua hyrje e veçantë. Këta “banorë” duke adaptuar për banim lokalin shkollor dëmtuan hapësirën mësimore, pamjen e shkollës, interierin dhe inventari e saj.
Në vitin shkollor në vazhdim 1996/97, shkolla amë dhe paralelja e ndarë në Lepi punoi në objekte shtëpi-shkolla, të cilat kuptohet nuk kishin kushte e strukturë për shkollë, pa oborr e hapësirë shkollore të mjaftueshme, pa nyje higjenik dhe hapësirë mësimore të mjaftueshme. Kjo shkollë në Lypjan këtë vit shkollor vazhdoi me rënie të numrit të nxënësve. Tash shkolla amë regjistroi vetëm 924 nxënës, rënia ishte për 11 nxënës krahasuar me vitin paraprak shkollor, kishte 41 paralele dhe një parfillor, kishte 50 arsimtarë 9 punëtorë teknik dhe tre në stafin menaxhues. Këtë vit kishte ecje në reformim të shkollës, programeve dhe lëndëve mësimore. Edukata qytetare hyri lëndë e re që nga klasa e parë e deri në klasën e VIII-të. Që nga klasa e I-VIII ishte edhe unifikimi i planrogrameve e teksteve unifikuara mësimore kombëtare sidomos për lëndët Gjuhë shqipe, histori, kulturë muzikore e figurative dhe gjeografi.
Viti në vazhdim shkollor 1997/98 fdiloi si zakonisht më 1 shtator 1997, me gjithë përgatitjet higjenik e teknike të mundshme për këto rrethana, në të njëjta objekte private shtëpi-shkolla me nxënës të regjistruar 920, me 42 paralele me vetëm 4 nxënës më pak se vitin e kaluar shkollor, me planprograme të reformuar në kushte aktuale të veçanta ekzistuese, me kalendar shkollor dhe nën trysnin e vazhdueshme të dhunës nga pushteti okupues serbë. Viti më i rëndë shkollore me eskalim dhune ndjekjeje dhe në rrethana lufte ishte viti shkollor 1998/99.
Shumë arsimtarë u angazhuan në UÇK
Shkolla në Lypjan e vazhdoi në lokale private të njëjta. Përkundër rrethanave të luftës gjatë ofanzivave të para serbe të verës 1998, e që vazhdonte edhe gjatë shtatorit deri në tetor të këtij viti. Në këtë shkollë nga zonat e luftës erdhën edhe 211 nxënës të tjerë. Nga radhët e arsimtarëve në UÇK u angazhua arsimtari i matematikës Shaban Mustafa, e më vonë edhe punëtori i kësaj shkolle Besim Jashanica. Rrethanat e luftës nuk mundësuan të fillojë mësimi me kohë në gjitha shkollat në lindje të Sitnicës, si edhe tre punktet e shkollës së mesme “Ulpiana” në Rufc, Dobrajë dhe në Shalë. Kurse tri shkollat e zonës së luftës, Magurë, Shalë e Krojmir deri në dhjetor nuk arritën të fillojnë procesin mësimor. Më 19 mars 1999, si kudo në Kosovë, edhe në trevën komunale të Lypjanit, për shkak të përshkallëzimit të luftës mësimi u ndërpre. Gjatë 78 ditëve të bombardimeve të NATO-së, në Lypjan sikur edhe shumë shtëpi të shqiptarëve u dogjë edhe objekti Shtëpi-shkollë në Lypjan, pronë e Hilmi Krasniqit. Kthimi i madh i shqiptarëve nga kalvari ndodhi pas 12 qershorit 1999, kur edhe këtu në Lypjan bashkë me familjet e tyre u kthyen edhe nxënësit e shkollës fillore “V.Frashëri” , të cilët bashkë me arsimtarët e tyre më 26 qershor 1999 pas disa vjetësh hyjnë në lokalet e tyre shkollore në objektin nga i cili ishin dëbuar me dhunë nga policia serbe.
Shkolla fillore “Vladimir Nazor” në Janjevë me paralelet në Akllap, Brus, Hanroc e Tërbuvc. Në vitin shkollor 1990/91 kishte 707 nxënës me mësim në gjuhën shqipe të sistemuara në 34 paralele, po këtë vit shkollor, shkolla e Janjevës kishte 580 nxënës të përkatësisë kroate, rome e gorane, të cilët përkundër zyrtarizmit shtetëror se këtu mësimdhënia zhvillohet në gjuhën kroate, aty kryesisht punonin dhe zhvillonin mësim arsimtarët serbë dhe në gjuhën serbe. Madje, edhe ata pak kroatë që punonin në këtë shkollë, nuk e njihnin fare të folmen dhe shkrimin e gjuhës kroate. Pas shumë kundërshtimeve lidhur me planprogramet mësimore që Serbia impononte asaj kohe, mësimin e detyrueshëm të gjuhës serbe për nxënësit shqiptarë, kushtëzime të ndryshme në formimit e paraleleve të përziera, gjitha këto përplasje ndikuan që edhe në këtë shkollë në qershor të 1991 të mbushet kupa, kur drejtoria serbe nuk pranoi suksesin e nxënësve shqiptarë, sepse siç tregon drejtori “zyrtar”serbë, mësimdhënësit shqiptar nuk kanë punuar me planprogramet serbe. Pas këtij qëndrimi të drejtorisë serbe, arsimtarët shqiptarë dolën nga mbledhja dhe vazhduan punën e tyre në një sallë tjetër të shkollës. Në vazhdim ata ndaras nga drejtoria e deritahershme serbe. aprovuan suksesin e nxënës shqiptarë për fundvitin shkollor, njëherit nga radhët e tyre zgjodhën një staf udhëheqës të shkollës me mësim në gjuhën shqipe.
Kundërshtimi i sistemit serb me protesta
Këtë kohë viti shkollor 1991/92 shkolla e Janjevës me 696 nxënës ndanë veprimtarinë e vet nga shkolla serbe. Kjo shkollë ndërkohë emërohet me emrin e personalitetit emblematik të kulturës dhe traditës atdhetare “Shtjefën Gjeqovi” arsimdashës e veprimtar i dalluar i shkollës shqipe i lindur në Janjevë. Veprimet represive serbe të kohës ndodhnin edhe në këtë shkollë, që nga 1 janari 1991 edhe në këtë shkollë ndalen të ardhurat personale arsimtarëve shqiptarë të klasave të I-ra dhe të V-ta, si dhe zëvensdrejtorit e pegadogut të kësaj shkolle.
Në vitin shkollor 1992/93 nxënësve shqiptarë ju ndalua hyrja në objektet shkollore. Këtë veprim serbë me protesta e kundërshtuan arsimtarët dhe nxënësit shqiptar, protestave ju bashkuan edhe prindërit e nxënësve tanë. Pas dy orë protestimi, drejtori serbë ftoi policinë serbe dhe kërkoi të largojnë protestuesit shqiptarë, arsimtarët e të cilëve nuk pranuan të punojnë me planprograme serbe. Mbështetur në vendimin e Kuvendit të Serbisë ndalohet hyrja në lokalet zyrtare shkollore gjithë atyre mësimdhënësve të cilët punojnë jashtë këtyre planprogrameve mësimore. Kërkesat e arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve shqiptarë ishin këmbëngulëse. Kështu prapë më 14 shtator 1992, u përsëritën protestat para objektit shkollor në Janjevë, policia shpërndau protestuesit dhe arrestoi pedagogun e shkollës Shahin Gashi. Me protesta u vazhdua edhe më 2, 9,12 e 13 tetor 1992. nga pësonin trajtime policore shumë arsimtarë e prindër e sidomos drejtori aktual Shaip Gashi. Pas këtyre protestave dhe kërcënimeve të pushtetit serbë ndaj drejtuesve te shkollës, arsimtarëve dhe prindërve protestues, serbët morën 12 mësojtore, dy zyra dhe gjithë hapësirën e objektit shkollor të shkollës fillore “Shtjefen Gjeqovi” në Janjevë. Shkolla shqipe filloi punën në objekte private shtëpi-shkolla. Prindërit ofruan shumë lokale për shtëpi-shkolla, Halim Bikliqi liroi tri dhoma, Fadil Gashi dy dhoma, Milaim Bytyçi një dhomë, Enver Bikliqi tri dhoma. Por, praktikisht shkolla filloi procesin mësimor vetëm në katër dhoma të përgatitura sa ishin përgatitur me mjete e inventar themelor shkollor për procesin mësimor. Shkolla amë fillore në Janjevë me 357 nxënës me 12 paralele, u largua nga 12 mësojtoret e objektetit shkollor. Por, nga objektet shkollore nuk u larguan edhe nxënësit shqiptarë të paraleleve të ndara të kësaj shkolle në Brus, Akllap, Hanrovc e Terbuvc. Gjysmëvjetori i parë filloi më 7 tetor 1992 dhe përfundoi më 25 dhjetor 1992. Gjysmëvjetori i dytë filloi më 1 shkurt 1993, përfundoi më 15 qershor 1993, këtë vit shkollore shkolla e Janjevës “Sh.Gjeqovi” e filloi dhe e përfundoi me 697 nxënës me 32 paralele. Gjatë këtij viti shkollor përveç konflikteve me shkollën serbe, nxënësit, arsimtarët dhe prindërit shqiptarë kishin kërcënime e represion edhe nga policia dhe shteti serbe. Subjektet shqiptare morën qeverisjen e shkollës shqipe në duar të veta. Me shkollën shqipe tash administronte qeverisja komunale shqiptare, Enti Pedagogjik i Kosovës, LASH-i Enti Pedagogjik Rajonal i Ferizajt, Sindikata e Pavarur e Arsimit. Ishin të organizuar edhe subjektet lokale Aktivi i Drejtorëve Komunal, Aktivi i Pedagogëve, që drejtoheshin nga subjektet komunale qeveritare, apo subjektet në nivel vertikal të Kosovës, Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës. Me 9 shkurt 1993 në nivel komune filloi pagesa nga 10 DM. edhe për arsimtarët që udhëtojnë në këtë shkollë.
Përkundër dhunës dhe represionit serbe, shkolla shqipe mbijetoi
Viti shkollor 1993/94 filloi më 1 shtator 1993, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit së Kosovës. Kjo Ministri me strukturën e saj horizontale e vertikale shtriu dhe organizoi protesta në kërkim të lirimit të lokaleve shkollore. Edhe në Janjevë u organizuan protesta. Një delegacion nga kjo shkollë zhvilloi bisedime me zyrtarët serbë të shkollës në Janjevë, me të cilët nuk u arrit kurrfarë marrëveshje. Protestat vazhduan prapë më 6 shtator 1993, por pa asnjë sukses, dhe po këtë ditë filloi mësimi në lokalet private. Duhet cekur se mjete dhe material me çmim më të lirë, për rregullimin e bankave shkollore ka ofruar Banush Sopa nga Sllovia. Ky vit shkollor me gjithë vështërsit materiale e kërcënimit nga dhuna serbe përfundoi më 17 qershor 1994.
Viti shkollor 1994/95 vazhdoi në lokalet private të Halim Bikliqit, Enver Bikliqit, Milazim Bytyçit, Izjadin Bikliqit e Nexhmi Kryeziut. Që nga ky vit shkollor 1994/95 në shkallë komune, filloi vetëfinancimi për arsimtarët nga 20 DM në muaj. Veprimtaria e mvehtësishme e shkollës shqipe, përkundër dhunës serbe, ndërhyrjeve të herëpashershme të policisë serbe, siç ndodhi më 29 nëntor 1995, dhe veshtërsive materiale përballoi të arrijë me sukses mbajtjen e saj, dhe të ruajë lidhshmërinë me mundësi të reformimit dhe integrimit kombëtar të saj.
Vitin shkollor 1995/96 struktura e reja qeverisëse të arsimin shqiptarë në Kosovë, Këshillat Komunale të Arsimit, të cilat me kompetencë dhe në mbështetje të normave ligjore të shtetësisë së Kosovës, Rregullores së KKA-së, emëroi drejtorët mandator në 12 shkollat fillore dhe qendrën e shkollave të mesme në trevën komunale. Në shkollën fillore “Shtjefen Gjeqovi” drejtor u emërua Gafurr Bytyçi, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, njëri ndër arsimtarët e ndjekur nga pushteti serbë dhe krijues i njohur në këtë anë i letrave shqipe. Mësimi filloi më 9 shtator 1995 në lokale private të njëjta, zyra e drejtorit u vendos në shtëpi të Shahin Bikliqi. Shkolla kishte përveç vështirësive nga dhuna policore serbe, nga e cila dhunë 5 arsimtarë të kësaj shkolle, Rrahim Bytyçi, Ramadan Gashi, Xhever Ademi, Fahrije Ademi dhe Fatmir Krasniqi u detyruan të lëshojnë ditarin dhe të largohen dhunshëm nga Janjeva, tre nga të cilët u larguan edhe nga Kosova. Nga kjo dhunë serbe,që nga viti 1990 e deri në vitin 1999 pushteti okupues serbë largoi nga shkolla 357 nxënësit e kësaj shkolle, të renditur ne 12 paralele, me dhunë largoi edhe 20 mësuesit e saj, 16 arsimtarë të mësimit klasorë, 6 punëtorë teknik dhe dy nda stafi drejtues. Në policinë serbe nga kjo shkollë u trajtuan nga disa herë arsimtarët Shaip Gashi, ish-drejtor Shahin Gashi, pedagog i shkollës, Isak Gashi arkëtar, Isuf Gashi mësues, Gafurr Bytyçi drejtor, Gafurr Sh. Bytyçi arsimtar, Naser Krasniqi arsimtar e Rrustem Krasniqi punëtor i shkollës. Kjo shkollë përballej edhe me vështërsitë e financimit. Megjithatë edhe kjo shkollë si edhe shkollat tjera shqipe në trevën e Lypjanit dhe përgjithësi në Kosovë, vazhdoi veprimtarinë e saj e përballur me vështërsitë e hapësirës mësimore të cilën okupuesi serb ia uzurpoi me veprime politike deri në mbarimin e luftës qershor 1999.
Politika serbe përdori çdo lloj dhune për ta paralizuar shkollën shqipe
Ndëshkimit administariv serbe nuk i shpëtuan asnjëra nga shkollat tjera amë fillore nga 10 sosh sa kishte kjo trevë komunale dhe rrjetin e paralelet të tyre të ndara. Deri në vitin 1992, kur u pavarësuan edhe shkolla fillore “Faik Konica” në Krojmir dhe shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Llugaxhi. Shkollat shqipe iu nënshtruan masave administrative për shkak të padëgjueshmërisë për zbatueshmërinë ligjore e planprogrameve diskriminuese serbe. Pasuan suspendimi i organeve drejtuese në 10 shkollat fillore shqipe në trevën e Lypjanit dhe gjithë paralelet e ndara fizike, largimit të arsimtarëve nga procesi mësimor dhe ndërprerja e financimit të shkollave shqipe. Edhe nxënësit shqiptarë në Vrellë, njësinë e shkollës fillore “J. De Rada” të Magurës, ju ndalua hyrja në objektin shkollor. Objekti i shkollës me dy mësojtore e një zyrë u shëndrrua në objekt banimi për refugjatët serbë nga Kraina, ndërsa nxënësit shqiptarë mësimet i vazhduan në Medvec. Në shkollën amë në Magurë punonin edhe paralelet serbe me 20 nxënës, por që kishin marr hapësirë mësimore të veçantë, kishin marr zyrat dhe telefonin, kompjuterët dhe gjithë privilegjet tjera. Ndërsa në shkollën fillore në Rubovc e cila ishte mëvehtësuar në vitin shkollor 1986/87, objekti i shkollës ishte ndarë 50/50, tri mësojtore për shqiptarët që atëherë kishin 174 nxënës, edhe për serbët që kishin vetëm 18 nxënës. Në lokale shtëpi-shkolle këtë kohë punoi edhe shkolla në Vrellë, paralele e shkollës fillore Gadime, objekte shtëpi-shkollë në Llugë paralele e shkollë fillore Dobrajë e Madhe. Në shtëpi private deri më 2001 punoi edhe shkolla e Varigocit paralelja e ndarë e shkollës fillore “Skënderbeu” në Kroishtë. Gjatë kësaj kohe shtresa arsimore si kudo në Kosovë edhe në këtë hapësirë komunale të Lypjanit, kundërshtoi gjithë këto sulme të panatyrshëm ndaj shkollës shqipe. Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore në Lypjan, si edhe në shumë mjedise të tjera të shkollave shqiptare në Kosovës, përjetuan helmim masiv 1989, të cilin politika serbe me sadizëm tallej se po aktrohet me masat shkollore.
Mashtrimi me Marrëveshjen e Shën Exhidios
Me ndjenjën e arsimdashësit, populli denjësisht u dëshmua se aty ku jeton jetën e përditshme familjare në okupim nga dhuna serbe, po atë hapësirë jetësore e liron për krijimin e hapësirës shkollore e fëmijëve të vet. Në këto vite robërie e ndjekjeje nga dhuna serbe, ndiqej nxënësi të cilit polici serb, nga urrejtja jashtë çdo norme njerëzore e ligjore, ia ndalte rrugën për të shkuar në shkollë.
Nuk ngeli rrugë tjetër përveç organizimit të mëvetësishëm të shkollës shqipe. Kjo nuk ishte vetëm padëgjueshmëri shtetërore, por edhe rezistencë ndaj rrezikimit diskriminiminues të organizuar e të zyrtarizuar të shtetit serbë, këtij organizimi nuk duhet ti thuhet organizim për veprim paralel të shkollës, ose shkollim paralel, apo shkollë private siç mendonin ta injoronin organet okupuese serbe. Ky ishte një organizim i madh i shkollës së mëvetësishme i panjohur deri atëherë në praktikën shkollore të ndonjë vendi apo që ka ndodhur kaq me sakrificë e vendosmëri në ndonjë kohë tjetër. Ky ishte një mobilizim gjithëpopullor shqiptarë në Kosovë, për të mbajtur në këmbë vazhdimësinë e shkollës shqipe. Për këtë u mobilizuan gjithë prindërit, mësuesit, nxënësit e studentët. Vetëm në këtë kohë jo vetëm për ne, por edhe për botën që vështronte me habit, si shqiptarët e Kosovës edhe në rrethana të tilla okupimi po organizojnë vazhdimësinë e shkollës së tyre dhe po mbajnë në jetë mësimin në shtëpi-shkolla. Me ndjenjën e arsimdashësit, populli denjësisht u dëshmua se aty ku jeton jetën e përditshme familjare në okupim nga dhuna serbe, po atë hapësirë jetësore e liron për krijimin e hapësirë shkollore dhe shkollën e fëmijëve të vet. Në këto vite robërie e ndjekjeje nga dhuna serbe, ndiqej nxënësi të cilit polici serbë nga urrejtja jashtë çdo norme njerëzore e ligjore ia ndalte rrugën për të shkuar në shkollë, barbarisht ia shkruante librin e fletoren e ia thyente lapsin që mos të shkruajë shqip. Shkurt ia zinte pritën dhe i ndalte rrugën e diturisë që mos të arrijnë në shkollë. Kështu, e pengonte mos të dëgjojë leksione mësimore, mos të përjetojë ngrohtësinë gjuhës shqipe, e mos të rritet me shpresën e ardhmërisë pozitive kombëtare. Terrori i dhunës serbe për çdo ditë e në çdo hapësirë ndiqte, ndalte e kërcënonte mësuesin shqiptarë. E përcillte kah shkonte, ia prente rrugën e mësojtorës e pengonte të arrijë ku e prisnin nxënësit, e ndalte, e fyente, e shante, e rrihte, e arrestonte dhe e burgoste në kazamatet serbe, në lagështinë e errësirës dh errësirës së burgut, mësuesi shqiptarë izolohej nga nxënësit, torturohej, zbehej e sëmurej. Por, ai qëndronte si rrap i vjetër dhe ushqehej me krenarinë e dinjitetit kombëtar. Me ditë, muaj e vjet, mësuesit shqiptarë shteti serbë mundohej t’ia ndalonte punën me nxënës, t’ia ndalonin përdorimin e shkronjës, e mallkonin për librin, mos të dëgjojë këngën dhe mos të orientojë e shpjegojë nxënësve të kaluarën historike te trevave etnike shqiptare e shtrirjen e gjuhës shqipe. Dhuna e sistemit shtetëror serbe, hulumtonte, cila shtëpi ka nxënës brenda e cila dhomë shtëpie është bërë mësojtore, ku janë Pandili Sotirat, Papa Kristo Nevoganët e feniksët e panumërt të shqiptarëve të fundshekullit 20-të. Kush janë ata Diamandët Terpot e shumët që lëshojnë shtëpitë për shkolla, që sakrifikojnë pasuritë e tyre jetësore për dituritë e fëmijëve të popullit të tyre. Kush janë ata, që pjesën e bukës e ndajnë me mësuesit e fëmijëve të tyre, vetëm që mësuesin ta kenë në mësojtore me fëmijët e tyre. Kush janë ata që çuditërisht rezistojnë pa pushkë e top, e duar thatë dalin para lubisë serbe, kur çdo ditë e çdo kohë kërkohen për zhdukje nga hienat serbe. Kush janë ata që punojnë si bleta e vjelin nektar diturie për fatosat e yllkat e ardhmërisë shqiptare. Kush janë ata që grumbullojnë vlera e ndërtojnë hojet e popullit. Kush janë ata që mbjellin fruta të qëndrueshmërisë shekullore për ardhmërinë e popullit të ndjekur shqiptarë e tokës së djegur të Kosovës.
Mashtrimet nga Marrëveshja e 2 shtatorit 1996
Dëbimi me dhunë i nxënësve e studentëve shqiptarë nga lokalet mësimore, rezistenca e shkollës shqipe, ndërkombëtarizimi i kësaj padrejtësie elementare kombëtare e njerëzore, i shkaktoi Serbisë shumë probleme politike në qendrat ndërkombëtare të vendosjes. Në anën tjetër politika paqësore shqiptare ishte vonuar e përgjumur në shkallë të lartë. Andaj, kërkohej një veprim politikë që nxjerr përfitime të dyanshme. Nga kjo filozofi politike me ndërmjetësimin e Shën Exhidios, doli Marrëveshja për lirimin e objekteve shkollore e 2 shtatorit 1996 e nënshkruar nga Milosheviq, president i shtetit serbë dhe Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, nënshkrimi i të cilit në këtë Marrëveshje doli vetëm emër qytetari, pa asnjë epitet pozicional politik e shtetëror. Praktikisht, kjo Marrëveshje e nënshkruar kështu, dëshmonte se ishte arritur për ndonjë leverdi të pozicioneve politike të palëve nënshkruese. Por, kjo për këtë qellim, i shërbente vetëm Miloshit, nëse nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje dëshmojnë fare palë nënshkruese. Pas shumë takimeve dhe bisedave mes grupeve shqiptare e serbe lidhur me Marrëveshjen. e cila nga shqiptarët merrej me shumë seriozitet të mashtruar, sepse pala shqiptare nuk shihte opsion tjetër për kthim në objektet shkollore. Nga propozimet e palës serbe. Në fillim të vitit 1998 doli edhe Anex Marrëveshja e 3+3. për ndarjen e objekteve shkollore, sipas Marrëveshjes së shtatorit 1996, ishin jo proporcionale dhe jashtë mbështetjes në dokumentin e Marrëveshjes së 1996. Pala shqiptare ishte në këtë përbërje: Fehmi Agani, kryetar. Abdyl Ramaj dhe Rexhep Osmani anëtar. Nga dialogu me palën serbe treshja shqiptar na dorëzuan KKA-së në Lypjan propozimin serb për ndarjen e hapësirës shkollore në trevën komunale të kësaj komuneje. Serbet qëllimisht bënin akrobacione politike vetëm sa për të thënë se janë për dialog dhe marrëveshje, por realisht ata kushtëzonin diç të pazgjidhshme e jo të natyrshme për marrëveshje. Serbët propozuan ndarjen hapësinore mësimore për rrjetin e shkollave të okupuara për Lypjan, ata kishin kërkesa të pa pranueshme karshi numrit aktual të nxënësve. Propozimi serbë ishte ekstrem e pa mbështjeje në marrëveshjen e 2 shtatorit 1996 dhe anex marrëveshjes të 1998.
Versioni i propozimit serbë që për nxënës shqiptar të shkollës së mesme e fillore të lirohet objekti i okupuar i shkollës fillore “V.Aksiq” në Lypjan me gjitha paralelet e saja në Grackë e Lepi. Për nxënës shqiptarë në Janjevë të lirohet objekti i ri i pakryer, dhe objekti i shkollës në Vrellë të Magurës. Në përgjigje KKA i Lypjanit dha tri versione propozimesh për 3+3.
Versioni i parë Objektet shkollore të lirohen ashtu siç kanë qenë para dëbimit tonë nga objektet shkollore. Shkolla fillore serbe “V.Aksiq” në Lypjan, para dreke të liron 7 mësojtore të okupuara në katin e dytë dhe 4 sosh në shkollën e vjetër, ashtu siç kanë qenë të lirohen objektet e okupuara shkollore në Grackë të vjetër dhe Lepi. Në Janjevë ashtu siç i kemi pasur, Magura tërësisht të lirohet lokali shkollore në Vrellë të Magurës. Kurse në shkollën e Mesme “Ulpiana” të lirohen 39 mësojtore që mbahen për 22 paralele serbe. Andaj 17 paralele shqiptare duhet të jenë paradreke dhe të gjitha 39-tat mbasdreke. Në 55 mësojtore të përfshihen 1447 nxënës me 31 paralele dhe 12 paralele ekonomi-bujqësore e 12 të tjera të drejtimeve teknike. Kështu do përmbyllej me 17 paralele shqipe paradreke e 38 pasdreke.
Versioni i dytë. Në shkollën fillore të qytetit në Lypjan, të lirohet kati i dytë me 10 mësojtore me hyrje të posaçme dhe kthinat përcjellëse dhe objekti i vjetër, tash i papërdorur. Oborri ka mundësi ndarjeje ose të shfrytëzohet i përbashkët si edhe salla për edukatë Fizike. Shkolla e mesme “Ulpiana”. Objektet e uzurpuara kanë tri hyrje. Hyrja kryesore të jetë për nxënës serbë me 11 mësojtore të atij kompleti që shfrytëzohet para e pas dreke, meqë serbët kanë vetëm 22 paralele nxënësish. Gjithë pjesa tjetër në të dyja ndërrim të shfrytëzohet për mësim në gjuhën shqipe. Hyrja D. dhe pjesa e re e ndërtesës, gjegjësisht, hapësirat e punëtorive dhe ambienti shkollor të jenë të përbashkëta. Punëtoritë e kabinetet të shfrytëzohen në mbështetje të Marrëveshjes mes drejtorive të shkollave duke respektuar kriteret e Marrëveshjes kryesore të 1996.
Versioni i tretë. Të ndahen objektet komplete, Shkolla e mesme komplet për mësim në gjuhën shqipe, ku do të mësonin nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “V.Frashëri” dhe nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana”. Ndërsa objekti i shkollës fillore në Lypjan të jetë komplet për nxënësit serbë të shkollës fillore “V.Aksiq” dhe nxënësit serbë të shkollës së mesme. Kështu përafërsisht i përgjigjet edhe struktura aktuale etnike e nxënësve dhe përmbushet nevoja e të dyja palëve.
Ashtu edhe siç ishte firmosur kjo Marrëveshja përfundoi edhe jetësimi i saj. Në trevën komunale të Lypjanit, nuk u lirua asnjë objekt dhe as njësi nga rrjeti i objekteve shkollore. Kjo Marrëveshje përfundoi vetëm me hutimin politik të nënshkruesve të saj.
Dhuna serbe në shkollën shqipe gjatë ofanzivave 1998 e 1999
Fillimviti 1998 paralajmëroi se pranvera, vera dhe gjithë ky vit do të jetë me rreziqe e sakrifica. Ndodhën sulmet në zonat e luftës të kontrolluara nga UÇK-ja. Një ndarje ushtarake e joushtarake kishte edhe treva komunale e Lypjanit, Që nga Magura, ku ishte vendosur mbishkrimi “Neprijatelska Zona”, e gjithë Drenica e Epërme deri në Kleçkë e Divjakë, ishin stërngarkuar me popullatë të ardhur nga Drenica Qendrore dhe fshatrat e rrezikuara nga forcat serbe. Pas disa ditësh popullata shqiptare nga zonat e rrezikuara u shtrijë edhe në fshatrat për rreth Magurës dhe më gjerë. Çvendosja e popullsisë shqiptare u shtua në ofanzivat e verës së 1998, kur Serbia sulmoi fshatrat Shalë, Krojmir, Pjetërshticë, Kleçkë, Divjakë, Baicë, Resinoc, Mirenë, Magurë, Vërshecë, Qylagë, Leletiq, Ribar i Madh dhe Varigoc. Forcat serbe dhunshëm dëbuan popullatën shqiptare nga shtëpitë e veta. Një pjesë e tyre nën mbrojtjen e UÇK-së ngelën të strehuara në malet e afërta, kurse pjesa tjetër u strehua në fshatrat më të qeta të rrafshit. Këtë kohë fshatrat e rrafshit të komunës së Lypjanit u ngarkuan me mbi 20 mijë të ikur nga zonat e luftës. Në mesin e kësaj popullate të ndjekur ishin edhe nxënësit e shkollave nga ato hapësira të zonave të luftës për nxënësit e ndjekur duhej përkujdesur KKA, si në përfshirjen shkollore ashtu edhe për furnizimin e tyre me tekste dhe mjete mësimore. Në këtë kohë, mars 1998, nga vështërsit dhe nevojat e domosdoshme të krijuara në këto rrethana, u formua Këshilli i Emergjencës në nivel të Kosovës, por njëkohësisht kjo strukturë emergjente u formua edhe ne nivelin komunal në Lypjan. Ky këshill ishte në destinim të ofrojë ndihma dhe furnizim UÇK-së, por edhe të përkujdesej për strehimin, vendosjen, ushqimin e veshmbathjen si dhe përkujdesen shëndetësor të popullatës së ndjekur nga zonat e rrezikshme të luftës.
Shkollat e kësaj treve komunale, as vitin e ri shkollor 1998/1999 nuk mund ta fillonin në gjendje normale. Praktikisht vitin shkollor nga 16 shkollat fillore me paralelet e ndara vitin shkollor mund ta fillonin vetëm tetë/8/ shkollat e krahut lindor, në Janjevë, Sllovijë, Smallushë, Llugaxhi, Gadime, Babush, Gllogoc-Banullë dhe Rubovc, me njësitë e tyre. si edhe shkollat që kishin organizuar procesin mësimor në tenda në disa mjedise të zonave të luftës. Kurse tetë shkolla të tjerat nga krahu perëndimore Lypjani, Rufci i Ri, Kroishta, Ribari i Madh, Dobraja. Magura, Shala e Krojmiri me paralelet e tyre, si edhe 6 punktet e shkollës së mesme “Ulpiana” për të njëjtat shkaqe e rrethanave të rrezikshmërisë nga lufta nuk filluan me kohë procesin mësimor.
Nxënësit dhe arsimtarët vazhdimisht nën rrezik
Shkolla e Shalës dhe Krojmirit sa kohë nuk kishin as popullatë, atje depërtoi ushtria serbe kalli shtëpitë e dëboi popullatën civile. Ashtu edhe në objektin e shkollës në Magurë qenë vendosur forcat serbe. KKA mori vendim që, këto shkolla mos të fillojnë me punën mësimore, deri sa të krijohen kushte minimale dhe të evitohen shkaqet e rrezikimit të nxënësve dhe arsimtarëve. Katër shkolla fillore, ajo në Ribar të Madh, Kroishtë, Dobrajë dhe Rufcë, përkundër kushteve ende të rënda nga lufta, me 7 shtator filluan nga puna, kurse shkolla e mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor e filloi më 14 shtator në 5 nga punktet e saja, por, jo edhe në njësinë e Shalës. Forcat serbe kontrollojnë Qylagën, Vërshecin, Lagurën, Leletiqin, Mirenën, Shalën, Resinocin, Baicën e Krojmirin. Tri shkollat e zonës së luftës do të fillojnë procesin mësimor vetëm me marrëveshjen mes Drejtorin Politike të UÇK-së dhe subjekteve komunale të zgjedhura nga kjo drejtori. Puna në këto shkolla filloi, vetëm pas vlerësimit të Drejtorisë Civile të UÇK-së, drejtorisë së shkollave dhe pëlqimit të prindërve, në koordinime edhe me KKA-në. Ato ditë situata atje ishte rënduar pas kapjes së dy gazetarëve serbë. Më 9 dhjetor 1998, filloi viti shkollor edhe në dy shkollat e Drenicës së Epërme në Shalë dhe Krojmir. Atje qenë formuar Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbime Civile, këto subjekte morën qeverisjen edhe në arsim, financa, informim, shëndetësi e etj. Pas Reçakut situata ishte përkeqësua edhe në mjediset shkollore. Policia serbe nuk lejoi të punohet vetëm në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Magurë. Aty qëndruan forcat serbe nga 15 korriku e deri më 10 tetor 1998 të cilat shkatërruan gjithë dokumentacionin shkollor e pedagogjik, inventari, kabinetet dhe gjitha mjetet tjera mësimore. Mësimi në shkollën e Magurës filloi më 1 shkurt 1999. Më 21 mars 1999, KKA në Lypjan, në rrethana të ashpërsuara para bombardimeve të NATO-së, e përshkallëzimin kërcënimeve serbe në masë të padurueshme, KKA merr vendim mbi ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimore në të gjitha shkallët e shkollave në trevën Lypjanit nga 22 deri më 29 mars 1999. Vazhdimin i mësimit mëvaret nga rrethanat e rrezikimit në të ardhmen. Këtë vendim të KKA-së, e publikoi TVSH-ja në ditarin e mbrëmjes.
MBIJETESA
Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake u dëbuan nga vatrat e tyre shkollore. U dëbuan 8368 nxënëst e 16 shkollave fillore me 32 paralele të ndara fizike dhe 2044 nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan
Dhuna serbe veproi për një dekadë të tërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Kosovë. Kjo katrahurë u shndërrua në sistem zyrtar politik administrativ, shtetëror, ushtarak e policorë. Kjo dhunë aspironte të realizojë projektet serbe antishqiptare, që nga shekulli 18, të ripunuara në kohëra e rrethana të ndryshme të historisë. Politikë e moralit të keq me ngarkesë urrejtjeje e mosadurimi të gjithçkahes që është shqiptare. Dekadën e fundshekullin 20 u zgjerua me ideatorët nga gjithë subjektet e sistemit shtetëror nga Kisha ortodokse serbe, Lidhja e Shkrimtarëve Serbë dhe ASSHA dhe subjektet ekzekutive, ushtria, policia dhe grupaciane paramilitare serbe, të gjitha të drejtuara nga sistemi politik e shtetëror dhe pushteti qeveritar serbë. Kjo dhunë vepronte me gjitha mjetet dhe format barbare politike e shtetërore ndaj vlerave materiale e shpirtërore të popullit shqiptar në Kosovë, që të shkatërrojë çdo vlerë shqiptare madje edhe vet qenien biologjike të shqiptarëve. Kjo lubi e shëndrruar në shtet e pushtet përshkallëzoi masat e dhunës, sulmoi sistemin shkollor shqiptar, imponoi planprograme e tekste mësimore diskriminuese, me qëllim të zhdukjes filloi të kufizojë përdorimin e gjuhës dhe shkollës shqipe, helmoi nxënësit shqiptarë, diferencoi, arrestoi, dënoi dhe ndjek nga puna arsimtarët, torturoi shkollën shqipe ashtu siç torturoi gjithë popullin shqiptarë. Ky veprim mesjetar ortodoks hasi në rezistencë mbrojtëse të shqiptarëve, e cila pas njohjes ndërkombëtare për gjendjen e papërballueshme. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes me qëllim të shpëtimit nga katastrofa njerëzore më 24 mars 1999 intervenuan ushtarakisht. Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore. U dëbuan 8368 nxënësit e 16 shkollave amë fillore me 32 paralele të ndara fizike dhe 2044 nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan. Nxënësit dhe populli shqiptare nga ky tmerr i dhunës serbe, gjeti strehim në trevat shqiptare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe tokat shqiptare në Mal të Zi. Në të gjitha këto hapësira strehuese arsimtarët shqiptarë, në rrethana jo të natyrshme, vazhduan procesin mësimore në tenda, Kurse, në disa vendbanime mësuesit shqiptarë procesin mësimore e mbanin edhe në lokale shkollore vendore. Gjatë dy ofanzivave serbe, nga kjo hapësirë e Kosovës kishte 155 civilë të vrarë e 18 ushtarë të lirisë, u plagosën 72 qytetarë e 23 pjesëtarë të UÇK-së. Nga dhuna serbe u vendosën tërësisht banorët shqiptarë të 42 vendbanimeve, pjesërisht u zbrazën 21 vendbanime të tjera. Flaka e kalljeve serbe përfshiu 46 fshatra shqiptare të kësaj treve. Masakrën e terrorin mbi shqiptarët e udhëhoqën kryesisht serbët vendorë. Dëmet e përgjithshme materiale, kapin vlerën prej 78 milion euro. Nga shkatërrimet i kësaj dhune mbi shqiptarët nuk shpëtoi as sistemi shkollor shqiptarë në Kosovë, këtë terror e përjetoi edhe nxënësi, arsimtari e shkolla shqipe e trevës së Lypjanit. Këtu po shënojmë emrat e nxënësve e punëtorëve të arsimit që u vranë apo u plagosën gjatë ofanzivave serbe 1998 e 1999 nga forcat ushtarake e policore serbe.
Punëtorë arsimor të vrarë :6
Ajet Kozhani, arsimtar i sh. f. “Kadri Beba” Ribar i Madh,
Beqir Duriqi, sekretar i sh. f. “Kadri Beba” Ribar i Madh,
Isak Bytyçi, punëtor teknik i sh. f. “H.Z. Kamberi” Sllovijë,
Shaip Gërbeshi, punëtor teknik i sh.f. “H. Z.Kamberi” Sllovijë,
Bejtush Gërbeshi, profesor i Gjimnazit ”H.Sulejmani” Fushë Kosovë/dëshmor/,
Pajazit Gashi , punëtor teknik i sh.f. “Sh. Gjeçovi” Janjevë.
Nxënës të vrarë :13
1. Ismet Vishesella. Kl.VIII, nga Riabri i Vogël, sh.f. “Migjeni” Rufc i Ri,
2. Miradije Vishesella, Kl.VIII, nga Ribari i Vogël, sh.f. “Migjeni” Rufc i Ri,
3. Kreshnik Vishesella, nga Ribari Vogël, Kl. II sh. m.”Ulpiana” Lypjan,
4. Nadire Buzuku, nga Hallaqi i Vogël, Kl. IV. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,
5. Naser Kodra, Kroishtë, sh.m. “Ulpiana” Lypjan.
6. Irfan Vuniqi, Vërshec.Kl. II. sh.m. “Ulpiana ” Lypjan,
7. Zade Zeneli, Kl. IV. sh.f. Mirenë,
8. Elmije Zeneli, Kl. III. sh.f. Mirenë,
9. Naser Ismaili, Sllovijë. Kl. III. sh.m. ”Ulpiana” Lypjan,
10. Adelina Kozhani, Kl. II. sh.f. ”Kadri Beba” Ribar i Madh,
11. Uran Amërllahu, Kl. III. sh.f. ”Idriz Ajeti” Shalë,
12. Tefik Krasniqi, nga Vërsheci. Kl. VII Sh.f. ”J.DeRada” Magurë,
13. Lavdim Rexhep Kodra. Kl. VIII, sh.f. ”Skënderbeu” Kroishtë.
Nxënës të plagosur :17
1. Avni Selmani, Babush, Kl. II. Sh.m.”Ulpiana” Lypjan,
2. Ilir Jashari, Kl. II. sh.f. “Ernest Koliqi” Babush,
3. Burim Jashari. Kl. II. sh.f. “Ernest Koliqi” Babush,
4. Arbesian Karpuzi.sh.f. “Idriz Ajeti” Shalë,
5. Florim Hasani, sh.f. “Idriz Ajeti” Shalë,
6. Egzon Hetemi. sh.f.”Idriz Ajeti” Shalë,
7. Valon Shala. sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,
8. Bajram Selimi sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,
9. Avni Ademi. sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,
10.Ardian Amërllahu. sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,
11.Arijeta Hetemi. 6 vjeçare, parafillor, Shalë,
12.Bujar Pajaziti, Shalë. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,
13.Habibe Pajaziti, Shalë. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,
14.Jeton Shabani, nga Leletiqi.sh.m. Prishtinë, korrik 1998,
15.Xhyle Shabani, Leletiq, parafillor, korrik 1998,
16.Tahire Shabani. Leletiq. korrik 1998,
17. Mentor Sinani, Resinoc. Kl.-VIII- “Idriz Ajeti” Shalë.
Punëtorë të plagosur : 9
1. Ragip Salihu. Sh. f. “ H.Z. Kamberi” Sllovijë,
2. Hamit Olluri, sh. f. “I. Ajeti” Shalë,
3. Afrim Sinani, Resinoc,sh.f.”I.Ajeti” Shalë,
4. Nazim Bllaca, sh.f. “ Kadri Beba” Ribari i Madh,
5. Isuf Shala, Sh. f. “I.Ajeti” Shalë,
6. Izet Shala. Sh.f. “I.Ajeti” Shalë,
7. Izet Zeneli, nga Mirena, sh. f. “ J.De Rada” Magurë,
8. Fahri Gashi, arsimtar i sh.f. “ H.Z. Kamberi” Sllovijë,
9. Imer Selmani, mësues i sh.f. “E. Koliqi” Babush.
Dhuna serbe mbi arsimin shqip u manifestua në kallje, bombardime, shkatërrime e plaçkitje të vlerave materiale e shpirterore shqiptare dhe te objekteve shkollore. Në trevën e Lypjanit u dogjën 6 objekte shkollore dhe një objekt shtëpi-shkollë. Nga kjo barbari serbe u dogj tërësisht Shkolla fillore në Shalë që kishte 10 mësojtore më 560m2 dhe zyrat përcjellëse me bibliotekë me shumë prej 10 mijë ekzemplarësh librash, si dhe gjithë dokumentacioni shkollor e pedagogjik, tërësisht është djegur edhe objekti i shkollës në Kleçkë. Janë djegur pjesërisht objekti i shkollës në Plitkoviq në Bregun e Zi dhe Hanrovc, kurse objekti i vjetër shkollor në Shalë ka qenë i granatuar, është djegur edhe objekti Shtëpi-Shkollë, pronë e Hilmi Krasniqi në Lypjan. Ky objekt është kategorizuar në djegie të kategorisë së IV-të. Kuptohet asnjëra nga 16 objektet shkollave am