• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JERONIM DE RADA-LAVRUES I GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE

November 19, 2021 by s p

                                                (1814-1903)

Ate që bëri Skënderbeu me shpatë, Ti e bëre me pendë, i madhi De Rada. A.De Lamartini.

Shkruan Ismail Gashi Sllovia/

Romantiku ynë i parë, themeluesi I letërësisë së re shqiptare, bashkë me Naum Veqilharxhin, për rrethana të njohur në hapësira të ndryshme, madje dhe pa asnjë kontakt fizik e njohje krijuese,  nga jashtë atdheut, u bënë tfilluesit e Rilindjës Kombëtare, Madje, Jeronim Jeronim De Rada, me krijimtarinë letrare, bëri romantizmin e letërsise shqipe, të jetë përkrah me romantizmin e letësive evropjane me traditë. De Rada tani po I mbush 98 vjet që kur I mbylli sytë në varfëri, me emrin e Shqipërisë në gojë, atdheun të Tij të dashur, të cilin kurrë nuk e pa me sy, e as nuk e shkeli me këmbë, duke murmurisur para vdekjes “gjaku shqiptarë po shkron, gjaku shqiptar po niset!” Pas tragjedisë familjare, vdekjes së bashkshortës dhe fëmijëve,   në varfëri shpirtërore e material, krejt i vetmuar dhe I mbetur shkret në pleqëri, duke vuajtur edhe për kafashatën e gojës, e asnjëherë pa e ndërprer e pa u ndal në punën për gjuhën shqipe, e asnjëherë pa e lëshuar pendën për te. De Rada mbetët ndër shkrimtarët më eminent në letërsinë shqipe dhe krijuesi më I palodhshëm I saj. Poeti i Makit, (Maqi fasht në Kozencë), u bë nisimtar I parë dhe themelues I një letërsie të re në gjuhën shqipe, e cila deri atëherë pak të njohur dhe pak të zhvilluar. Ndërsa,për të huajt, pa ngurrim mund të themi, ishte krejt e panjohur. Jeronim De Rada, e bëri këtë letërsi, jo vetëm të merr kahje të drejtë, por edhe të njifet prej shumkujtë, të ecë në kohë e barabartë me letërsitë e popujve të tjerë. Kështu, edhe letërsia shqipe veshi petkun e uniormizmit, bashk me letërsitë të tjera në frymën e romantizmit, që atëherë kishte marr hov ndër shumë letërsi të popujve të zhvilluar të Evropës, si në Angli, Francë dhe shtete të tjera të Evropës përendimore.

Jeronim De Rada bëri një hap të ri e të fuqishëm në letërsinë shqipe, në krahasim me ate që ishte zhvilluar para Tij. Kështu De Rada, me të drejtë mirret për themelues të  romantizmit në letërsinë shqipe. Ky punoi atëherë, kur  letërsia shqipe  në trollin amë, nuk kishte asnjë mundësi, të zhvillohet e të ndëmerret dicka e dobishme në këtë drejtim, për të mirën e gjuhës dhe popullit të vet. Kjo fytyrë prej titani që shenoi ditën e nismës më të rëndësishme në historinë e letërsisë shqipe, na bën që, edhe sot të mburremi me te dhe të krahasohemi, sa I përket romantizmit dhe zhvillimit letrar I cilio që vonoi,por eci paralel me letërsitë e shumë popujve të Evropës, pasi patëm De Radën dhe veprën e Tij të madhe”Këngët e Milosaut”të botuar që më 1936. Ngjarje kjo, që shënon dy data për letërsinë shqipe. Një fillimin e romantizmit në letërsinë tone, dhe e dyta, lindjen e një letërsie të re, tfillimin e Rilindjes tonë kombëtare, epokën më ombëbtare,thuaja që vendos identitetin shpirtëror të kombit shqipatarë.Këto dy ngjarje lindën me De Radën dhe u zhvilluan me Santorin, Gavrill Darën e Ri, Skiroin, Zef Seremben në Itali e një varg të tjerë shkrimtarësh nëpër qendra të tjera jashtë Shqipërisë, e më vonë, edhe në Shqipëri.Tani është e pamundur këtu të shenohen të gjitha meritat dhe kontributët e poetit të Makit, Pasi ky është vetën një shkrim I shurtër,artikull gazete, e shënim përvjetori. Siç është bërë traditë,  të shenojmë jubiletë e njerëzve e personaliteteve të mirituara, sepse edhe mes tyre, ka të mirituar ndër të mirituarit, e të veçantë mes të veçantëve. Për poetin e Makit, Maqi Kozencë, do të mundohemi t’i përmendim disa ndër miritat kryesore, të cilat janë shumë, por ne do të ndalemi vetëm në ato themeloret. e kështu të paraqesim nje portret të vogël, për një përsonalitet të madh, në një jubile të rënddësishëm për te dhe kulturën kombëtare shqiptare. Vëllimi dhe cilësia e punës dhe krijimtarisë që njohim për De Radën është e gjërë. Pasi De Rada punoi shumë për komb, gjuhë e letërsi shqiptarë. Kush tjetër, janë rrallë personalitete pos De Radës, që dy të tretat e jetës, pa reshtur ia kushtoi gjuhës dhe letërsisë, ose më mirë të themi, kulturës gjuhësore e letrare kombëtare.  Kusht tjetër përveç De Radës, gjerë në moshën e shtyer, gjerë në frymën e fundit, madje edhe pa minimumin e kushteve të jetës, duke vuajtur edhe për bukën e gojës, si i pat shkruar një mikut të vetë, nuk e ndali punën, për kluturën shqiptare, që e pat filluar dhe e zhvilloi me vrull çdo herë e më shumë. Jeronim De Rada, ashtu si e mori për detyrë dhe obligim jetësor, ashtu edhe e përmbushi  obligimin për vetën e Tij se, puna për gjuhën amtare, kurrë nuk eshtë e mjaftueshme, si edhe për komb e atdhe, kurrë nuk duhet thënë boll, sa edhe për deshirën  për të jetuar. Ky koncept e bëri poetin të jetë i pavdekshëm e personalitet I madh kombëtar, sepse krijoi vepra të mëdha që e bënë të pavdekshëm. Njeriu që krijon vepra të pavdekshme dhe ato vepra ju mbesin  në shërbim pasardhësve të tij dhe breznive të kulturës e historisë kombëtare,për një përparim të tyre, e bënë edhe krijuesin e tyre të mbetët përherë në kujtesën  e tyre për shumë kohë e mote. Tani për De Radën, nuk goxojmë të themi, ka qenë I denuar, pse u lind, jetoi, krijoi, vuajti dhe u nda nga jeta, vetëm fizikisht, vdiç  më 1903 në varfëri të skajshme dhe në vetmi, siç thuhet për njerëz të zakonshem e të rendomët, vetëm për të vuajur, Jeronim De Rada, u lind  më, 19 dhjetor 1814, u lind për të krijuar e për të shkruar, praktikisht u lind për të vuajtur por edhe u lind për të mbetur I pavdekshëm. De Rada për të vuajtur u lind, praktikisht në jetën e Tij ka vuajtur shumë, sepse ka punuar shumë, por ai faktikisht  lind për të krijuar vepra të mëdha, krijimi I vepra të mëdha, krijon edhe  vuajtje të mëdha dhe për të mbetur I paharrueshëm në historine e kulturës  kombëtare.

De Rada nuk krijoi vetëm vepra letrare,si “Këngët e Milosaos”.”Skënderbeu I pafan” dhe “Këngët e Sarafino Topisë”, por edhe vepra foklorike ndër të parët, e të dorës së parë, ate që e pat filluar, që në vendlindje, si I ri, duke mbëedhur thesarin e bashkëvendasve, të cilin e kishin sjellur nga atdheu I tyre I lashtë matan deti. De Rada kështu nxorri veprën “Rapsodi e një poeme arbëreshe”, e cila te poeti  ngjallë ndenjën e dashurisë dhe kurreshtjes për  gjuhën atnore, për të cilën poeti më vonë, do të shkruajë një varg veprash me rëndësi për gjuhësinë historike, të cilat I rreshtoi në botim pas vitit 1860, dalin në italishtën “Parimet e estetikës”, “Vjetërsia e kombit shqiptarë”,”Letra e G.Stamilës”. Pjesën e fundit të jetës De Rada, pasi fitoi famë edhe jashtë qarqeve italiane me disa nga vepratë e Tija, të cilat u përkthyen në gjuhë të ndryshme të Evropës përendimore, poeti dha edhe një varg veprash të tjera edhe më të thukta, e më me vlerë të madhe gjuhësore, si ‘PELLAZE E SHQIPTAR”,”KONFERENCA MBI GJUHËN SHQIPE”,”KARAKTERE DHE GRAMATIKË E GJUHËS SHQIPE”, dhe një antologji shqipe. De Rada shkroi edhe vepra publicistike, të cilat bashkë me aktivitetin e Tij kulturor, e plotësojnë portretin e madh të këtij poeti e personaliteti të historisë së letërsisë dhe kulturës shqiptare, të cilat I japin një vlerë edhe më të madhe në historine kombëtare.  Jeronim De Rada 60 vjet të tëra, u orvat me pendë, punoi dhe luftoi tërë jetën pa iu nda pendës, dhe kështu veprat I dolën paralel me punën krijuese,  dualën të dobishme dhe me cilësi të lartë shkencore e të dobishme për kombin dhe historinë kombëtare. Por, padyshim, siç edhe njihet dhe e kemi mësuar deri tash, De Rada njihet më shumë dhe ka rëndësi më të madhe për krijimet poetike dhe veprat letrare në letërsinë tone të re, i cili me veprat e Tij na dha një pasqyrë poetike “ të motit të madh” të shekullit 15-t, duke ju përshkruar bashkombasve dhe brezeve në vazhdim “motin e madh të ‘zulmmadhit Skënderbe”, Por, nuk është më pak e rëndësishme as veprimtaria tjetër e poeti dhe krijuesi atdhetar, që u përmend  më parë. De Rada, me veprën e Tij ”Rapsodi e një poeme arbreshe”, na del mbedhësi i parë i folklorit arbëresh dhe ndër mbledhësitë  më të rëndësishëm të folklorit shqiptar në tërësi.  Kjo vepër, jo vetëm se pati rendësi për poetin që e drejtoi në rrugën që me mall e kujtonin edhe arbreshët “matan deti” që, tash duke vrejtur mirë se, edhe shqipja paska pasuri të bollëshme fjalësh, që mund të krijojë vepra të mëdha  letrare, por edhe vet shqiptarët, u bënë të njohur për të tjerët përmes kësaj vepre.  Dora D’Istria, alias Elena Gjika, princezë rumune me origjinë shqiptare, beri një studim për shqiptarët, duke u mbeshtetur kryesisht në veprën e De Radës. Emri I poetit është shumë I madh dhe I rëndësishëm edhe në gazetarinë  e hershme të asaj kohe në publicistikën tone, bile, nëse kishte me u hartua një histori e kësaj dege te ne për historikun  e kulturës sonë publicistike, faqet e para të sajë, pahamendje, vendin e nderit dhe më të merituarin do ta merrte Jeronim De Rada me punën dhe veprimtarinë e Tija në këtë drejtim, që bëri në dy gazetat e Tija,”L’ALBANEZE D’ITALIA”, Shqipëtarët e Italisë, dhe “FJAMURI I ARBERIT”. Nuk do mend se, poeti I Makit, nuk kurseu asgjë, kur fillloi t’i tuboi, mbledh këngët popullore në Maki e rrethinë, më 1834, që atëherë autori veneroi se, arbërishtja e Tij, për nga forca shprehëse, nuk duhet veçuar nga të tjera gjuhë simotra rreth e më larg sajë. Që atëherë ai e kuptoi se, arbërishtja e Tij, është aq e fort dhe ka pasuri leksigu, sa edhe prej sajë mund të krijohen vepra letrare e shencore të njohura edhe jashtë suazave kombëtare. Atëherë Jeronim De Rada, ndërroi gjuhën e shkrimit,me që e pat filluar të shkuajë në Italishten, gjuhë të cilën e kishte shkruar “ODISEN”, poemë në katër këngë, por me motiv shqiptare. Prej këtu e tutje, Jeronimi shkroi në gjuhën shqipe, në gjuhën e Tij, të cilën e lëvroi 60 vjet deri në fund të jetës. Sa I hyri në shpirt gjuha shqipe poetit arbëtresh, mjafton të përmendim, vetëm sa u mundua ai, që këtë gjuhë ta fus lëndë mesimi në Kolexhin Shën Andriano” në Kozencë, që ishte kolegj vetëm për nxënës arbëresh, e ku edhe vet Jeronim De Rada ishte mësimdhënës.

Jeronim De Rada më 1848, pas komplotit kundër Burbunëve, rrymë frenge, që  kishte okupuar Italinë dhe kishte influecë edhe në Kalabri, poeti asaj kohe gjendej në Napuli, shpejt u tërhoq në vendlindje në Maki, si komplotist dhe, mu këtë vit arrijtii që, gjuhën shqipe ta fuste lëndë mësimore të  Kolexhit Shen Andriano. Dëshira e poetit u plotësua dhe dhe zhvillimi I lëndës së gjuhës shqipe,ju besua vet poetit Jeronim De Rada,  që ai të jetë mësuesi I parë I sajë. Jeronim De Rada punoi mësues I gjuhës shqipe, mu aty, ku I ati I Tij, pat punuar mësues I greqishtës dhe latinishtës. Poeti yne ishte I njohur komplotist kundër Burbunëvë, madje për këtë ishte ndjekur, dyshonin në te dhe e burgosën, ia ndërpren punën e Tij mësimdhënësit në Kolexhin Shën Adriano, ndoshta mu pse ishte mësues I gjuhës shqipe. Vetëm katër vjet para se të vdiste, poeti arrijti që përsëri, për të dytën herë, ta fus gjuhën shqipe për lëndë mësimore në Kolexhin Shën Adriano,dhe prap lëndën e gjuhës shqipe ta zhvillojë vet Jeronim De Rada. I mësoi të rinjtë arbëresh dhe ishte timonjer I Gurakuqit tonë të madh, atdhetarit, poetit e burshtetasit e trimit që rrallë lind Malësia, si dhe poetin tonë të mirënjohur lirik Zef Serembe..Jeronimi punën për gjuhën shqipe nuk e ndal me kaq, për ta pasuruar e zhvilluar e njohur sa më mirë, Ai organizoi dy kongrese, në të cilët u mundua, që të folmen arbreshe, ta ngriste në nivelin e gjuhës kombëtare, edhe pse pa farë mbështetje dhe bazë shkencore e natyrshmëri kombëtare, që një ë folme aq e vjetër dhe e konzervuar pa ndonje kontakt dhe e izoluar nga trungu I shqipës këndej Adriatikut, një e folme aq e vjetër e cila nuk, kishte pasur më lidhje-kontakt me gjuhën e trollit amë dhe si e tilllë ishte e folme e lashtë shek 15-t, sa I përket evulucionit të gjuhës shqipe, e cila tani përjetonte një ringjallje dhe tfillim dinamik, duke u munduar që ta përsos një alfabet I cili më së drejti I përgjigjej asaj. Sido qoftë, poetin e Makit vazhdimisht e ka brengosur çështja e gjuhës shqipe dhe problem I alfabetit të saj, simbolin e bashkimit kombëtar të përmbajtur në alfabet dhe gjuhë kombëtare, duke kërkuar që, kjo çështje mos të shkakoj përçarje,” mos jetë alfabeti një arsye që të na prish njërin me tjetërin”, shkruan De Rada, më 1897 ne “La nazione abaneze”.

Jeronim De Rda u bë I njohur edhe jashtë Italisë, jo me kongreset e mbajtura për gjuhën shqipe, por me veprat e shumëta të tija, të cilat në atë kohë ishin të njorhura, jo vetëm në qarqet e arbreshe dhe iatliane, por edhe jashtë Italisë.Tani De Radën e gjejmë se, merr pjesë edhe në Kongrese gjuhësore ndërkombëtare, që organizoheshin në Itali, në të cilat De Rada merrte pjesë në diskutime dhe lexonte kumtesa-trajtesa shkencore nga fusha e linguistikës., duke u përpjekur me punë  shkencore që, shqipën ta bëjë të njohur sa më shumë e ta zgjerojë e t’I njoftoi të huajt për gjuhën shqipe. Më 1899 De Rada mori pjesë në Kongresin e orientalistëve në Romë, ku lexoi një kumtesë për karakteret e gjuhës shqipe. Na është e qart se, Jeronimi, nuk na dha ndonjë vepër nga, ku ta dijmë sa të madhe dhe të rëndësishme gjuhësore, ku kishim me gjetur edhe sot ndonjë mbështetje të madhe gjuhësore e shkencore për hsitorinë e gjuhës shqipe, por na është e kuptueshme dhe mund të themi se, Jeronim De Rada, është njëri ndër pionerët e parë, qe u mundua dhe bëri përpjekje të jep studime për gjuhën shqipe që deri atëherë nuk kishte ndonjë studim nga ndonjë studius I vendit, por vetëm nga të huaj, të cilët më sa njihnin gjuhën dhe shkencën, sado të ngushtë, të gjuhës shqipe e merrnin me qëndrime të ndryshme e të lloj-llojshme. Veprat e De Radës me karakter gjuhësor, na shërbejnë më shumë për historinë ë gjuhës shqipe, dhe si të tilla, ndoshta presin një studim e studius gjuhësor shumë serioz e analitik, në të kundërtën, për të tilla mbesin me pak rëndësi shkencore, sa  rëndësia e tyre shërben vetëm  e rëndësisë datore të studimit dhe studiusve tonë dhe zhvillimit të gjuhësisë shqiptare.

Filed Under: Komente Tagged With: De Rada, Ismail Gashi

TESTAMENTI MESUESIT

September 23, 2021 by s p

Mësuesi Halit Geci, i vrarë nga barbaia sërbe në Llaushë, më 1998. 

Ismail Gashi-Sllovia

Para barabarisë mejetar

Para tytave vrastare

Me fytyrë e gjymtyrë

Me qenje

E me shpirt

Por,

Edhe me gojë

E tha!

Unë jam

Mësuesi Halit…!

-Vazhdoi testamnetin

Ju më vrisni

Mësuesin Halit!

Nuk vrisni

Mësuesin  shqiptarë

Pas meje

Si unë,

Këtë rrugë

Ecin

Mija mësues

Misionarë.

Dhjetra mija

Nxënës e studentë

Shqiptar !

Këtu ju them…!

Kurrë nuk vritet

Mësuesi shqiptar!

Kurrë nuk ndalet

Shkolla shqipe!

Me shekuj

Jeton e do jetojë.

Këtu ishim

Këtu jemi

E do të jemë

Sa të ketë jetë

Në këtë tokë

Në këtë planet

Të të g jallëve

Do të ketë

Nxënës e shkollë

Gjuhë e libra Shqipe

Do të ketë mësues

Misionar shqiptarë

Ushtarë çlirimtar

Do të ketë popull

Shtet e komb

 Shqiptar…!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ismail Gashi, Testamenti i Mesuesit

NJË REALITET I KALUAR NJERËZOR

August 12, 2021 by s p

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/

Unë, këtu veten e parë, mund ta marrim për cilido nga qindra e mija shqiptarë të Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare të okupuara nga Sërbia apo ish-Jugosllavia, apo siç thuhet e shkruhet për këtë kategori në Kosovë, të burgosur politik, për bindje rrezistente konfrontuese kundër komunizmit, vëllazërim-bashkimit, bashkëjetesës dhe politikës jugosllave, me cilindo nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë zyrtare. Në këtë dialog të pas mordshëm mund të jenë atdhetarët shqiptar nga Kosova të ekzekutuar nga komunizmi sllav: Shaban Shala, Fazli Grajçevci, Rexhep Mala, Zija Shemsiu, Besnik Restelica, apo Rexhep Bislimi, me njërin nga të përsekutuarit politik në Shqipërinë londineze, Gjon Shllakun, Vinçens Prenushin, Mustafa Greblleshin Maks Velon, apo siç do të kuvendojmë këtu me Havzi Nelën, anti-komunist e demokrat, shkrimtar, atdhetar e arsimdashës nga Kollovozi i Kukësit, i cili për bindjet e tij politike, pasi vuajti katër vjet burg më 1988, sistemi komunist e ekzekutoi me varrje në mjedis të Kukësit dhe qëndroi ashtu i varrur tre ditë. Pas vdekjes së tij iu botua libri me poezi, “Pa nji ditë lumnie”, përgatitur nga miku dhe shoku i tij kuksian Petrit Palushi i cili përgatiti edhe botimin me ese e kritika letrare nga autorë të ndryshëm, kushtuar Havzi Nelës me titull “Fjala në litar”. Përkundër afërsisë fizike, shpirtërore, kombëtare, njerëzore dhe bindjeve të njëjta apo të afërta politike, për shkaqe të pengesave kundërthënëse të sistemeve politike, nuk patëm fatin jetësor të njihemi për të gjallë. Pandaj, Nelës i përkushtojmë këtë shkrim identifikues, njohës të pas mordshëm. Sepse me Nelën nuk u njohem gjatë jetës, veprimin të tij kundërshtues politik, angazhimin atdhetar dhe krijimtarinë së tij letrare. Edhe pse me veprime të ndara e për qëllime të njëjta, u kundërvuam sistemit monist në të njëjten kohë dhe me të njëjtat mjete e forma veprimi. Kjo ndarje mohuese e hekurt nuk lejoi kontakte fizike njohëse, e as si bashkmendimtar të bashkëveprojmë. Mes nesh ekzistonte një hapësirë e vogël fizike por e fort dhe e qëndrueshme në ndarjen tonë gjeopolitike. Nela andej Bjeshkëve të Nemura, ishte përballur dhe përpëlitej me sistemin që nuk i jepte përparsi morali njerëzor. Identitet njerëzor i Nelës, identiteti material e fetar, prakitisht zbatonte xhveshje ndjenjash njerëzore e varfëri matriale, por megjithatë, te ai ruante identitetin dhe krenarinë historike të traditës kombëtare. Kurse unë këndej nga komunizmi dhe morali i keq sllav, isha dy herë i robëruar. Në të parë, komunizmi dhe në të dytë sllavizmi, që nga ne shqiptarët kërkonte zhveshje nga ndjenja jo vetëm njerëzore e morale, por edhe mësyente shlyerjen e tipereve të lavdishme nga e kaluara e traditës sonë historike e kombëtare dhe zhdukjen biologjike të indentitetit tim kombëtar, të cilën nga Nela monizmi shqiptar këtë nuk e rrezikonte. Ne dy, nëse merremi për simbolikë kontrasti, nuk e kishim këtë fat të barabart, përkundër afërsisë gjenetike vëllëzërore-kombëtare e fizike, sepse forca e pa moralshme dhe antinjerëzore e dhunës komuniste skajshmërisht na kishte ndarë. Madje, aq ashpër ishim “popull i ndaluar”, sa pjesa kombëtare e anës sime të ndaluar,  ndër shumë vite dallohej për libralizëm, sa ne qytetarët e saj, mund të lëviznim kudo e kahdo, në cilindo shtet të planetës së njerëzve të gjallë, por nuk mund të shkelnim me këmbë e të shihnim me sy Shqipërinë, apo qytetin tonë të verilindjes Kukësin e Nelës. Kjo ndarje ishte ndaluar me mallkim, sepse aty  mund të takoheshim, të njiheshim e të bisedonim për bashkveprim unë dhe Nela. Mu për këtë Havzi Nela është vetëm njëri nga protagonistet, sikur se edhe nelët e pjesës këndej Drinit, në Kosovë dhe troje tjera të gllabëruara etike shqiptare jashtë shtetit historik. Për këtë protagonisti i këtij shkrimi Havzi Nela, për këtë qëllim dhe ideal ai ishte përcaktura të sakrifikohet që nga rinia, sepse vetëm duke sakrifikuar deri në rrezikim mund të thyheshin muret e forta të ndarjes e mendimi ndryshe. Vetëm me këtë formë sakrificës rrezistente hapej horizonti i lëvizjes së lirë të ideve dhe mendimit ndryshe, i cili për kohën e rrethanat e zhvillimit ishte gjak i domosdoshëm për thyerjen e ndalimeve të hekurta për hyrjet dhe ecje përpara në zhvillimet e proceseve të nevojshme demokratike. Ishte thellim analitikë në përplasje me vlerën e traditës jetësore pozitive nga e kaluara jonë kombëtare.

Havzi Nela për këtë sakrificë, si edhe gjithë veprimtarët atdhetar, i kishte qëmtua themelet që në edukatën familjare, ai ishte përcaktuar që në formë koncentrike ta zgjerojë këtë përkushtim, të hapërojë në shkollimin fillore në vendin e lindjes dhe ta thellojë atë në vazhdim të pjekurisë në shkollimin e mesëm në Kukës e për ta vendosur ecjen e Tij në binarë të realitetit jetësor në mësimet universitare në Shkodër e Tiranë. Havziu disponon me veçorinë e moralit të fort kombëtar të përkushtimit kundërshtues dhe rrezikimit, ai nxjerr forcën nga thellësia e shpirtit të madh, që ka burimin në ndjenjë e morali atdhetar, njerëzor e artistik në krijimtarinë e vet letrare. Këtë formë shprehjeje prej stralli Nela e zgjodhi, sepse përmes krijimtarisë letrare me shpejt, më lehtë dhe më efektshëm shtrihet zëri, flaka dhe ushtima që merr udhë deri te veshi i ndjeshëm i lexuesve. Nela guximshëm e me këmbëngultësi dhe në vazhdimësi çdo kund e në çdo kohë, mjedise e nivel, punoi për të thyer  formën e nxjerrjes së heroit letrar kombëtar e njërëzor, për dallim nga heroit socialist, dalur nga rradhët e masat, nga njeriu i vogël i dalur nga klasa punëtore, siç veprohej e rekomandohej deri në kodifikim. Ai nisi dhe veproi nga këndi tjetër, nga këndi i njerëzve të arsyeshëm, dhe arriti që atë ta nxjerr të natyrshëm e logjik, të dalur nga veprimet normale nga rrafshi i ngjarjeve dhe njerëzve e të vendosur në rrafshin e mesazhit kohor. Njëmendësia e mohuar prej Nelës dhe njëmendësia ime, dallonin nga forma dhe kuptimi, dallonin nga përmbajtja dhe ndërtimi, edhe pse të dyja ishin njëmendësi moniste. Njëmendsia e Nelës kishte ndërtim bashkëkombëtar me Nelën, por dallonte nga Nela për huqjet kombëtare të qëllimit, ajo për Nelën ishte shëndrrua në univers të njeriut pa qenie njerëzore, praktikisht ishte formësuar në njëmendësi të njeriut të çveshur nga kënaqësia materiale e shpirtërore dhe ishte shëndrruar në një qenie inerte univerzale pa ndjenjë e moral të vlerës njërëzore. Ndërsa njëmendësia ime kishte ndërtim dallues nga tërësia ime kombëtare. Ajo ishte njëmendësi moniste, por edhe e ndërtuar keq nga stërkeqija e prishur dhe ashpërsia e urrejtjes ndaj përkatësisë sime kombëtare, e sert kundër vlerave të mija pozitive historike njerëzore e kombëtare, ndaj të cilave tregohej e pa përmbajtur, e ashpër me kodin e zyrtarizuar ligjor të sistemit diskriminues. Ky sistem ishte ndërtuar mbi bazën tradicionale negative të moralit të keq së pari antishqiptar e madje edhe antinjerëzor.

Ky ishte tregimi i ndarjeve të njerëzve të një gjuhë, të një kombi, të një vendi e të një qëllimi në hapësira të ngushta etnike. Ky ishte ndalimi i denueshëm me kode drakonike i mendimit dhe ideve të njerëzve nga njëmdësia komuniste. Në këtë tregim, Nela dhe unë, u morëm vetëm njëri nga shembujt e pa numërt të rasteve, ngjarjeve dhe kohërave të njëmendësisë së përenduar të pakuptimësisë së panatyrshëm për njeriun normal që sot jeton e vepron në proceset e demokratizimit bashkohor, kur siguria e lëvizjes dhe liria e qarkullimit të mendimit, mallërave dhe ideve është tipar dallues i vlerave dhe lirive njerëzore në gjitha sistemet demokratike të kohës.Ripostim

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ismail Gashi, Letersi

Në 22-vjetorin e Konferencës së Rambujes

February 2, 2021 by dgreca

VEPER E HISTORISE POLITIKE/

Ramë Buja: Kosova në krizën Jugosllave, ribotim,Prishtinë 2011/

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/

Ramë Buja tashmë i njohur për të gjitha moshat e nivelet atdhetare, arsimore, publicistike, shkencore e politike shqiptare. Rama njihet që, nga ilegalja, njihet për organizator e pjesëmarrës aktiv i demonastratave 1981, njihet i burgosur politik, pajtimtar në Aksioni e Pajtimit të Gjaqeve 1990. Në vazhdim 1990-1998, njihet edhe për veprimtar,anëtarë I kryesisë në  LDK. Nga e cila, bashkë me disa veprimtarë të tjerë, që mendonin ndryshe nga qëndrimet, programi dhe statuti i kësaj partie politike, më 1998 u larguan prej saj, formuan LBD, nga e cila Ramë Buja u nda, rroku armën dhe u rreshtua në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Në hiarkinë komanduese e politike të së cilës u zgjodh në SHP të UCK-së, Ishte Kryeshef i Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe Administratë Civile, Anëtar i Drjetorisë Politike dhe Kur Cështja e Kosovë mori nam ndërkombëtar.  Rastisi që emiri e mbiemri i Ramë Bujes, konicidoi me selinë e Konferences për Kosovën Rambujen në Francë. Këtë rast historik për Kosovën Ramë Buja e arsyetoi, jo vetëm me kontributin e tij në Rambuje e Paris, por edhe me veprimtarinë shkencore-politike në temën e magjitraturë e doktorratës të cilat i parashtroi me thellësi analitike, prej një kronisti faktografik, të shtruar me aparaturë të lartë shkencore. Institucionet në Kosovën e pasluftës me Ramën gjeten përsonalitetin meritor për kryerjen e shume obligimeve dhe detyra te rëndësishme partiake dhe shtetërore. Ministër në Pushtetin Lokal dhe Bashkëdrejtues në Drejtorinë e Pushtetit Lokal. Deputet dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, atualisht Minister MAHT dhe pedagog i delluar univresitar. Kjo vepër është  ribotim i plotësuar nga teza e doktorratës, botuar më 2007 me titull,”Cështja e Kosovës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”.

Vepra “Kosova në krizën Jugosllave” në vete përmban një histori ngjarjesh të një kohe dinamike shqiptare, në vete ka një altileri faktografish të shtruara me një thellësi analizash shkencore. Eshtë vepër e një përceptimi të ngjarjeve që ka një ndërtim përmbajtësor të shtruar në shtatë kapituj, nga gjashtë sa kishte botimi i pare, të shtrirë në kronologji kohe dhe ngjarjeje me thellësi analitike, që mbulon perioden e një rënie të rrëmbyeshme me pasoja të rënda njerëzore. Autori që në kapitullin e parë, “Vitet e fundit të ish-Jugosllavisë”, shtron plasatritjen e kësaj grehine dhe shtron zhvillimet e padrejtësisë historike, për të cilën natyrshëm parasheh rënie te rrëmbyeshme. Lexuesit apo studiusit, në këtë vepër I hiqen paqartësitë nga njohurit e padejtësive historike dhe krizës së shkaktuar nga mosdurimi i dhunës të popujve që përjetuan dhembje shpirtërore e shkatërrime materiale nga kjo krijesë fantazëm. Kur kriza mori shtrirje në ish-Jugosllavi sa arriti ashpërsinë e pastrimit etnik,.zgjoi vemendjen e qendrave ndërkombetare për zgjidhjen e problemeve njerëzore. Qendrat e politikës ndërkombëtare, si Konferenca Hagës, me qëllim parandalimi të krizë, në fillim parciale, e në vazhdimësi thellimin e qartësimit të problemeve  të popujve për të shpëtuar katastrofën njerëzor, me Konferencën e Londrës dhe Dejtonit, të cilat ndërmorrën veprime konkrete të shuarjes së konfliteve në ish-Jugosllavi. Por, asnjëra nga këto, nuk zgjodhën gadi asgjë nga kërkesat aktuale shqiptare. Por, të shtruara që nga 1981. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte problem i madh ndërkombëtar. Ramë Buja, deshmitari dhe bashkohësi i kohës dhe pjesëmarrësi aktiv  këtyre ngjarjeve, zgjodhi këtë temë si  përkushtimit obligativ kombëtar personal dhe angazhimit shpirtëror, fizik, politik e ushtarak për rrënimin e saj. Kjo krijesë shkaktoi shqetësime njerëzore, diplomatike e ushtarake ndëkombëtare. Autori analizon detaisht zhvillimin e proceseve që nga centralizmi 1945, decentralizmi, vetëqeverisja e qeverisja shoqërore, kushtetutshmëria, rëniet dhe ndryshimet kushtetuese pas 1968, simbolet kombëtare shqiptare, Universiteti, Demostratat e 1981, 1988 e 1989, do të vazhdojë më 1990 e deri më 1999, Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe sulmet e NATO-së.  Fillimi i rënies 1991 ishte  pasojë e problemeve të grumbulluara, i kësaj urrejtjeje patologjike ndaj shqiptarëve e ndertuar keq nga kisha serbe, ASSHA dhe nga 24 elaborateve mbrenda 1840-1999 për zhdukjen e shqiptarëve, e deri në metodat populiste. Kthimi në politikën historike, apo histori politike që nga Traktati i Shën Stefanit 1878, Konferenca e Berlinit, Traktatin e Londës 1913, Versaji 1918, Jallta 1945. Tëgjitha këto fakte e ngjarje te mdha historike autori i vendos ne vendin dhe arsyen e duhur që të shtron shkaqet dhe te nxjerr e arsyeton pasojat.

Në kapitullin e dytë Konferencën e Hagës me dy komisionet brenda saj, ate të Badinteri e cila Kosovën nuk e njohu për element kostituiv, pa katër republikat Slloveninë, Kroacinë, Bosne e Hrecegovinën dhe Maqerdoninë. Andaj Kosova u nda  nga heshtja, detyrimisht zgjodhi luftën. Ndërsa, çështja e Suksedimit të Jugosllavisë.  Ramë Buja shtron shkurt dhe jep mundësinë njohëse para se të marrim pozicion anues, Kur është fjale e të drejtës trashigimore të republikave RSFJ dhe pjesës së trashiguar padrejtesisht RFJ. Autori zberthen termin Suksedim, ndryshim territorial i shtetit dhe Suksedim, zëvendsim i një shteti nga shteti tjetër. Për këtë, Kosova nuk deponoi kërkesë dokumet. Konferenca e Hagës nuk ofroi zgjidhje as Deklara e Lisbonës, nuk do ta pranojnë entitetin e ri federativ vetëm nga Serbia e Mali I Zi. Kosova për shkak të rrethit të dytë robrues u pengua nga Serbisa të merr hisen e pasurisë, që ishte dyfish më i madh se borxhet, të cilat i përvetësoi Serbia. Dëmet e luftës, shkuan në dam të Kosovës, sikur gjithë janë fajtor natyral, e askush nuk eshte fajtor logjik. Konferenca e Hagës ndezi luftën në Bosne problemi shkoi ne Lisbonë e Bruksell, ndësa Londra III, nuk solli asgjë të re. Ramë Buja Londrën do ta analizon në Kapitullin e Tretë. Londra e 1913 shqiptarëve ju propzoi  vetëm autonomi. Avansim shtetëror do plotësohet me iniciativen e Austrohungarisë dhe Italisë. Ndërsa, Konferenca e Londrës 1992, si Versaji 1918, shqiptarët, i la jashtë Konference edhe pse ishin disa delegacione. Kjo konferencë shkatoi masakrat e Srebrenicës mundësoi qeveri trietnish në Bosne. Kosova u trajtua çështje minoritare në pajtim me konventat ndërkombëtare të OKB, OSBE. Kosova mbeti interes i Konferencës së Paqës në Gjenevë dhe bisedave serbe-shqiptare për arsimin dhe në cilësinë e pakicës. Vetëvendosja, si shkallë më e lart e të drejtës njerëzore Krashi ngjarjeve të ashpra ne kroaci e Bosne për shqiptarët e aneksuar nuk u njoh. Edhe nga ndërkombëtarët shenjë positive ishte “Vija e Kuqe Amerikane”, trupat paqësore dhe vëzhguesit ndëkombëtar, veçmas dalja dhe shkelqimi i UCK 1997-1999.

 Kapitulli i Katërt, Konferenca e Dejtonit, me rolin adekuat të subjektit meritor SHBA-ve për krizën Jugosllave, me Marrëveshjen e Vashingtonit. amerikanët ndërpren ndihmat për sërbinë. Derisa nuk ishin  kryevendi për Bosne e Kroaci, tash amerikanët marrin rolin prisë. Meqë në këto treva jugosllave ishin kryer krime, SHBA, vendosin mos të lejohet që Serbia të zgjerojë krimet në hapësira tjera, si në Kosovë. Fundi i luftimeve sipas planit të Lisbonës, Hagës, Londrës e Gjenevës nuk doli frytdhëns. Fatalitetet njerzore, Reçaku në Kosovë, në Bosne ishte Tregu i Sarajevës 1995. Dejtoni i dha fund luftës në Kroaci e B. H, Kosova kuptoi se konferencat e dritashme ndërkombëtare nuk sollën gadi asgjë për Kosovën, kërkohej angazhim i fort për një Konferencë ndëkombëtare, kreyesisht për Kosovën. Pasi konferencat e dritashme, Dejtoni, pas Hagës e Londrës rrenoi shpresat shqiptare për zgjedhjen paqesore te problemit shqiptar. Kosova nuk u zu në gojë as në Brione e Lisbonë. Kosova mbeti vetëm në Marrëveshjen Xhentlemene, Hollbruk-Milosheviq, politika paqësore shqiptare kënaqej pa luftë, me status si sërbet e Krainës, pasi ju bë e qart se, në Dejton u ftuan vetëm ata që luftuan, kjo ishte një arsye për ndërrim të qëndrimit. Edhe nje mësim ishte nga Alia Izetbegoiviq, i cili për asnjë qast nuk e braktisi popullin e Tij, Ai arriti të ngriste një komb. Autori vizon se, “Alia nuk kishte mund të bënte gjithëçka, por kishte bërë gjithëçka, që kishte mundur”.

“Ekzistojnë momente, kur historia gjendet në daurt e vetëm disa njerëzve”, Kështu ju drejtua Zhak Shirak dy delegacioneve, ditën e parë në Rambuje 7 shkurt 1999.  Gjithë këte epokë që lëvizte ngjarjet, me sakrifica drejte lirisë së popullit, Eshtë kapitulli i pestë për  Konferencën vetëm për Kosovën dhe shqiptarët në Rambuje e Paris të Francës.  Rastisja historike e njajsisë së selisë Rambuje të Francës me emrin e mbiemrin  e autorit të këtij libri Ramë Bujes është koinqidencë, kurse koinqidenca e dytë, përseritja pozitive e veçantisë historike shqiptare, Londra e 1913 me Isa Buletini amatosur dhe Delegacioni e UCK-së, Ramë Buja, Bexhet Haliti e Azem Syla, në dieni të organizatorit të Konferencës së Rambujes. Delegacioni i UCK-së shkoi jashtë çdo rregulle i armatosur në aeroportin e Prishtinës dhe në kalanë mesjetare të Rambujes, aty dorëzuan armët, vetëm deri sa  bisedohet.

            Konferencat ndërkombëtare për krizen në ish-Jugosllavi, ishin mbajtur pa Kosovën dhe shqiptarët. Komisioni i Badinterit, Kosovën nuk e njohu as për trem gjeografik. Pa Kosovën u mbaj edhe Konferenca  e Londrës dhe Gjeneva. As Dejtoni nuk e ftoi Kosovën. Por, Rambujeja u organizaua kryesisht dhe vetëm për Kosovën, Kjo kështjellë mesjetare, ndërkombtarizoi çështjen shqiptare në Kosovë. Vetëm këtu Kosova, fal veprimeve ushtarake kishte arritur të jetë temë bosht dhe e vetme për zgjidhje. Në Rambuje shqiptarët kishin nje delegacion të sajuar nga subjekti ushtarak-politik, dy delegacione nga dy subjektet partiake dhe dy pjesëmarrës të pavarur. Ky ishte delegacion me një qëndrim dhe pëfaqësim të përbashkët. Rambujeja e organizuar, e udhehequr dhe e mbikqyrur nga ndërkombetarët, për shkak të delegacionit të padinitetshëm serb, në Rambujeja nuk finalizoi zgjidhjen e synuar politike. Delegacioni shqiptarë i shoqeruar edhe nga ekspertet vendor dhe ndërkombetar, ishte i denjë për bisedime e marrëvshje. Rambujeja zyrtrizoi në nivel të diplomacisë ndërkombëtare UCK-në dhe çështjen e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes në Paris, pas konsultimeve me popullin dhe subjektet shqiptare, ishte menquria diplomatike e delegacionit dhe popullit shqiptare. Veprimi rrefuzues nga pala serbe dhe përfaqesuesit rusë, shpëtoi Kosovën nga një mangësi historike, që do të sillte kjo marrëveshje e pranueshme ndërkombatrisht. Sërbia zgjodhi fatin e keq, bombardimin 87 ditësh të NATO-së. Po të nënshkruhej marrëveshja edhe nga pala sërbe, nuk do të dihej për sa kohë, do ti kishim 12.000 ushtarë sërb në Kosovë, tre deri katër mijë policë, Kufijtë do ti ruante Sërbia, kurse shqiptarët nuk do të mund të ofroheshin kufirit më afër se 5 km. Doganat do ti kontrollonte KFOR-i dhe Sërbia , Kosova, çfarë do të ishte, sigurisht do të ishte pa institucione e simbole të nivelit shtetëror, pa FSK, dikur TMK dhe pa gjysmën e popullatës shqiptare. Ndoshta Republika e Kosovës, edhe shumë kohë do të ishite pa shtetësi e shumë mangësi instutucionale e shtetërore dhe mosnjohje të subjektivitetit ndërkombëtar. Megjithate, paqartësi e ngecje shkaktoi edhe Marrëveshjen e nënshkruar mes subjekteve shqiptare në Rambuje për Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, që nuk u zbatua nga gjithë të nënshkruarit, Kosovës i kushtoi me hapësira manevruese të subjekteve ndërkombëtare për qeverisjen e Kosovës. Ramë Buja në ribotim te kësaj vepre ka plotësuar çështjen e Luginës së Preshevës, Marrëveshjen e Konqulit dhe UCPMB, ndërprejen e konfliktit në dem të lirisë së shqiptarëve, edhe pse kjo marrëveshje  ndërkombetarizoi çështjen shqiptare në këto treva etnike. Plotësimi i arsyeshëm  kësaj vepre autorit i mundësoi të trajton edhe çështjen shqiptare të Pollogunt dhe trevat tjera etnike shqiptare në IRJM. Luftrat e UCK-së, Ushtrisë Clirimatre Kombëtare dhe Marrveshjen e Ohrit, për të drejten shtetformuese të shqiptarëve në IRJM. Kjo Marrëveshje bëri që shqiptarët të njohin tërësinë e shtetit maqedon. Autori analizon me fakte e dokumente historike e diplomative bërjen dhe zhbërjen e Unionit Serbi-Mali i Zi. Në kapitullin e shtetë. Ramë Buja, akteri i gjitha fazave të zhbërjes së Jugosllavisë, Përvoja e gjatë e veprimtarisë së zhbërjes, dëshmoi cilësinë e bërjes së shtetit të ri të Kosovës, për të cilin kontribuan shumë gjenerata, të cilat këte kala shqiptare e filluan ndër breze e mote. Por, nderi e lavdia bije në brezin e autorit dhe kreatorit te kësaj mrekullie pozitive historike të aspiratës kombëtare shqiptare, sa edhe vlerës së një monumenti të së drejtës kombëtare e njerëzore. Në kpaitullin e shtatë autori shton ngjarjet diplomatike e veprimet politike në Kosovën e pasluftës, maratonën e bisedimeve shqiptare-serbe të Vjenës të cilat u krijuan vetëm për blerje kohe. Pakoja e Ahtisarit, kompromisi ynë me i madh diplomatic, politikë, shtetëror dhe ishte një sakrificë kombëtare, ishte një synim i arritur historik i shumëpritur, që do të hap horizant ecjeje deri te Shpallja e Pavarësisë të Kosovës, 17 shkurt 2008, shtet i pavarur demokratik dhe vazhdimin e shtetndërtimit deri në ditët e sotshme. Vepra është shumë e begatë me faktografi shkencore. Autori ka përdorur literaturë shkencore të autorëve e diplomatëve vendor e ndërkombëtar. Ka përdorur mbamendjen dhe kujtesën e fort personale, shenimet dhe ditarin personal dhe një korpus burimesh për e rreth ngjarjeve, ka konsultuar draft marrëveshjeje e marrëveshje, drafte dokumentesh ndiplomatike dhe dokumente nga Konferencat që i ka marr në shqyrtim, organizuar për zgjidhjen e çështjes në ish-jugosllavinë, njësitët shpërbërse dhe ndarjet nga tërësia e saj. Po cekim këtu se gjuha e autorit në këte vepër, është mendimi logjik, pasuria leksikore dhe fuqia thurrëse e mendimit sintakësor filozofik, çartësia e mendimit, pastërtia gjuhësore, rrjedhshmëria e ngjarjeve dhe logjika semantike e autorit e shprehur në këte vepër.

Filed Under: Featured Tagged With: 22 Vjet, Ismail Gashi

ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE

January 31, 2021 by dgreca

Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komunizmit sllav, me një lëvizje prej akrobatit politik, u shëndrruan në patriot e demokrat shqiptar, të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë faliten e mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës.

Shkruan:  Ismail Gashi-SLLOVIA

Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh të niveleve e mjediseve të ndryshme në Kosovë, në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, ku gjatë ishin zëri, ishin mendimi, ishin kërbaqi, ishin syri e veshi i atij sistemi komunist, Praktikisht të tillë I shërbyen besnikrisht sundueve komunist sllave, vetëm për të keqën shqiptare dhe për ndjekjen e gjitha vlerave materile e shpirterore të identitetit e perkatsisë etinke shqiptare, por asnjëherë, e për asnjë arsye e çështje dhe për të tjerët-joshqiptarët. Këto kuadro u ndërtuan, u formuan dhe u përgatitën që nga pas Luftës Necional Çlirimitare, ku shqiptarët, jonatyrshëm ishin në bashkëluftim me okupuesit e deri atëhershëm, të cilë shqipëtarëve ju kishin mbush mandjen, se pasluftës larine do ta gëzojnë të barabart me gjithë popujt të tjerë. Këto ishte rrjedha nga premtimet pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan  bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi  ishin bimë të liga e pjellës së  keqe dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditen kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e me shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike, shpirtërore e materiale të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari delirant e një trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare.

Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte shkaktuar  dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë bashk me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe pse jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës, do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar, po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues, ju bashkuan LNÇ, si në Kosovë edhe në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. e Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarët në Qameri. Ne këtu do prekim  vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përseri në përbërje të okupuesit historik, në shtetin politik komunist Jugosllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si  Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara, ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan, se pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova dhe vise tjera shqiptare mbeten, prap nën sundim sllavë. Shqiptarët, tani u kategorizuan për kombësi qellimisht që me kushtetutë të ish-Jugosllavise, nuk mund te kerkojne vetëvendosje, ndarje e shtet ne vedi, Nuk u kategorizuan ne Komb, qe kushtetutshmerisht I taklun shtetësimi. Andaj shqiptarët, per të mbetur kombësi, në Jugosllavinë komuniste i coptuan në 4 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nacionaliste sërbe. Kosovës në sistemin komunist ju dha status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë pa të drejtë vetëvendosjeje. Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan temrrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, ky sisitem komunist shkollën shqipe e hapi, edhe pse fashizmi priu për të drejtën e mësimit shqip, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare, por vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas 24 Projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Grashaninit, e projeti i të “famshmit”  Qubrilloviq, të cilin titoja e rizbatoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelist për letërsi, ku planifikohej pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, Po mos të ishin, kohërat, peronalitet dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme historike, e atdhetarë të dalluar të vëprimtarisë ilegale shqiptare, në këto rrethana të rënda okupimi, si Kadri Halimi, Ali Aliu, Patriku e frymëzuesi i atdhetarisë Adem Demaçi, unifikuesi e Haroi Metush Krasniqi, Osman Dumoshi, e qindra e mija veprimtarë të ilegalës shqiptare, dhuna slave me veçntinë karakteristike të veprimit antikombëtar të kuadrove shqiptare në sherbim të saj, edhe kjo hapësirë shqiptare do të fanitej, si dikur Jabllanica e Kosanica, apo më vonë Qameria. Këto kuadro shqiptare, jo se nuk sakrifikuan asgjë për popullin e vet, por me verpimet e tyre e damtuan dhe dëshmonin edhe urrejtje ndaj vlerave pozitive dhe traditës së lavdishme historik Kështu, dhuna sllave vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale, Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës gjenocidale dhe nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritet vetëdija kombëtare në nivelin e masës rinore studentore e intelektuale. Më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë  edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën  dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate shqiptare, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës dhe e drejta për vetëvendosje, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranëverës së Madhe Kosovare të 1981. të cilat sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar, Këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë. Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.

 Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politik e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve e përpjekjeve sakrifikuese dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin atëherë dhe faliten edhe sot, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijt më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim”, mbetja në robrinë komuniste sërbe, sipas disa intelektualëve, është meritë e komunsitëve titist, Fadil Hoxha, të cilit edhe sot, për “kontributin që ka dhënë në të mirën e Kosovës”, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu e Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Veli Deva, Mehmet Maliqi e Xhevdet Hamzës, dhe pasardhësve të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, i  cili, ato vite me injorancë delirante ndërroi identitetin kombëtar, andej, tash nuk e ka vështirë të ndërron përcaktimin politik,  Por, të tillë ishin edhe shumë kuadro politike e shtetërore të sistemuara në gjithë përbërjen e në gjitha verpimtaritë nivelet e mjediset e Kosovës. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në strukturuara në nivele komunale të Kosovës. Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuan, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin, e të dalin në mbrojtje të  shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdorimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë strukturë e nivel politik, këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjuqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968, Përkundrazi qortuan dhe me  fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar”që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlefshëm dhe lozen rol e kryen detyra të mëdha kombëtare, si ishin të ditur siç dalin edhe sot,  shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë,“paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, më shumë se një dekade lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist  krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët. Keta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, sepse askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktuan për më shumë se pesë dekada popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“ e shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës nuk ju dëgjua zëri, së paku, se ishit aty, ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull. 

Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjigje. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk fal askënd nga mallkimi, Por, as edhe nga ndëshkimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ismail Gashi, Shemtia politike

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Fjala e Kryeministrit Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
  • DEKLARATË e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, lidhur me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
  • DREJTËSIA DHE PASTËRTIA E LUFTËS SË UÇK-së
  • TË PIKTUROSH ATË QË NDJEN…
  • JO NDARJE, ASOCIACION, EKSTRATERRITORIALITET-JO SHAMIJA, JO PËRÇARJE DHE PIKË
  • Presidentja Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit Sali Çekaj
  • #SiSot ndërroi jetë veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi
  • Koha e Gjenive: Lord Byron dhe Bonaparti
  • Napoleon-i dhe trojet shqiptare… mbi dy shekuj pas vdekjes së tij
  • KOSOVA DHE SERBIA RINISIN DIALOGUN NË NIVEL TË LARTË NË BRUKSEL
  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT