Një delegacion i Qeverisë së SHBA viziton Kosovën–
PRISHTINË, 20 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës viziton Kosovën pas marrëveshjes së takimit Kosovë-Serbi në Uashington-Shtëpinë e Bardhë të 4 Shtatorit 2020.
Nga Qeveria e Kosovës mbrëmjen e se Dieles u dërgua ky njoftim:
Nesër me datë 21 shtator 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.