• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Europa League! Demi:”Të gjitha skuadrat pothuajse janë të barabarta”

June 20, 2017 by Administrator

gaz demi me shall

Si e parashikoni ecurine e Partizanit ne Europa League?

Demi: Të gjitha skuadrat pothuajse janë të barabarta, sigurisht që vështirësitë gjithmonë ekzistojnë , por kam besim tek ekipi im, ke lojtarët ,stafi që do bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Siç e dini të gjithë Partizani po ringrihet dita ditës , për mua më e rëndësishme është investimi që ne po bëjmë, dhe gjithmonë në funksion për të ecur sa më shumë në Evropë. Ekipet nuk kanë shumë diferenca ,por sigurisht duhet edhe pak fat. Sezonin e kaluar ne arritëm deri në fazën Play- Off të Europa League dhe me pak fat mund të kishim siguruar një biletë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Besoj që këtë vit të ecim edhe më shumë në Europa League.

Besoni se eksperienca e fituar vitin e kaluar në Evropë do të jetë një armë më shumë për këtë sezon?
Demi: Sigurisht që mungesa e Ekuban mund të ndikoj pasi ishte lojtari ynë më i mirë dhe ishte në formën e huazimit. Për të nuk u arrit marrëveshja për të qenë i yni edhe për këtë periudhë, ndonëse kemi ende shpresa të vogla për ta rikthyer pasi vijojnë bisedimet. Kemi afruar në skuadër dy lojtarë të huaj , po ashtu është afruar edhe Progni një lojtar me eksperiencë. Mendoj se nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, po të mbani mend edhe vitin e kaluar ne pothuajse me këtë grup lojtarësh arritëm suksese, ndërsa Ekuban qëndronte në stol.

A do të përforcohet ekipi me të tjerë lojtarë cilësor dhe si e konsideroni ardhjen e Moxhit në klub?
Luçiano Moxhi është një nivel i lartë. Jo pa qëllim ne kemi realizuar një marrëveshje 3 vjeçare bashkëpunimi, për të vënë në jetë ato gjëra që Moxhi di ti realizoj më së miri, për vetë faktin se Moxhi vjen nga një pjacë e lartë futbollit për të dhënë kontributin e tij në një vend të vogël si Shqipëria. Ai ka filluar me organizimin e Klubit nga A-ja , gjithashtu me pretendimin për të sjellë edhe lojtarë. Nuk është aspak e lehtë të sjellësh lojtarë të niveleve të larta në një kampionat si Shqipëria, por unë kam shumë besim te Moxhi që hap pas hapi ai do të realizoj gjëra mjaft pozitive për Partizanin. Konceptin e punës ai e ka njësoj si mua e shikon si një biznes këtë punë. Ne nuk dëshirojmë lojtarë që thjesht ti marrim te Partizani për të luajtur ne Evropë e pastaj në kampionat të kërkojmë të tjerë , por Partizani të disponoj një pjesë të kartonit të tyre.

Po persa  i përket dëshirës së shprehur nga Mladen Milinkoviç se do ti pëlqente të drejtonte Partizanin 

Demi: Nuk ka asgjë konkrete, dua të them se gjithë stafi ynë e ka pëlqyer Milinkoviç si trainer për aq sa kemi mundur të shohim. Asnjëherë nuk mund të thuhet “Jo” për njerëz të cilët punojnë mirë, megjithatë nuk kemi kryer asnjë bisedim konkret . Unë do zhvilloj një takim me përfaqësuesin e Milinkoviç . Nuk do të bisedojmë thjesht për këtë çështje , por edhe për mundësinë e bashkëpunimit me agjencinë e cila ndodhet në Austri dhe më duket serioze, por e përsëris nuk kemi diçka konkrete thjesht një prezantim xhentelmenësh

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Demi, Europa Lig

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT