• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Demoni i Çmuar” nga Albert Lulushi, libri i ri që vjenë së shpejti…..

July 26, 2013 by dgreca

Libri “Demoni i Çmuar – Valuable Fiend” i Lulushit, zbulon faktorët e vërtetë që kontribuan në dështimin përfundimtar të operacionit Kim Fillbi/ Nga BEQIR SINA, New York/

  WASHINGTON : “Demoni i Çmuar – Valuable Fiend”, i autorit Albert Lulushi, është libri i parë, dhe i vetëm deri tani për të ofruar një llogaritje të plotë të operacionit paraushtarak të CIA-s, kundër Shqipërisë komuniste, shtetit më të dobët dhe më i izoluar i ish vendeve satelitë, të Bashkimit Sovjetikë, në periudhën 1949-1953. Ky libër madje shkon përtej pikëpamjes simplisticike marrë shpesh në subjektin që ngarkon me fajin për dështimin e operacionit të Kim Filbit, “spiunin” më të famshm që vdiq në Bashkim Sovjetik, i inflitruar edhe brenda agjenturave britanike të  SIS.

Libri i Lulushit, është unik jo vetëm për përdorimin e tij të gjerë të burimeve që janë primare, por edhe për shkak se ky libër paraqet një pamje të ashtuquajtur “multi-faceted” të tregimit, nderthurje dhe “juxtaposing” pra vë shumë pranë faktet dhe elementet e operacionit të raportuara nga pjesëmarrësit në anën amerikane kundër atyre të rrëfyera deri tani nga kundërshtarët e tyre në anën komuniste.
Libëri “Demoni i Çmuar – Valuable Fiend” i Lulushit, zbulon faktorët e vërtetë që kontribuan në dështimin përfundimtar të operacionit Kim Fillbi, duke përfshirë:  Një atmosferë të konkurrencës dhe xhelozisë, sesa bashkëpunimit, ndërmjet degëve të CIA-s dhe midis CIA-s dhe shërbimeve të tjera mike e inteligjencës.
Të hutuar dhe të papërvojë me këtë rast oficerët e CIA-s, janë futur në operativitet në disa vende ish komuniste, të cilat i përkisnin një regjimi stalinist të pamëshirshm e të papërcaktuar për të konsoliduar pushtetin e vet në atë kohë me asnjë mëshirë për kundërshtarët e tyre.

    Konfliktet dhe rivalitetet mes fraksioneve anti-komuniste të përkeqësuara edhe nga intrigat e Mbretit Zog, aleati i gjallë CIA-s, i cili ishte monarku i vetëm në Europë, si Mbret musliman, i martuar me një konteshë hungareze – amerikane, dhe një anëtar i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, u bënë së bashku të gjitha dhe në të njëjtën kohë.

    Përveç kësaj, dhe ndoshta më e rëndësishmja, e librit të shekncëtarit dhe studiuesit shqiptar në Amerikë, Albert Lulushi, në librin e tij “Demoni i Çmuar” tregon se si u ngulit operacioni i lënë në planifikimin dhe ekzekutimin e veprimeve të tjera të Luftës së Ftohtë, nga paraushtarakët që pasuan, duke përfshirë edhe ato të grushtit të shtetit “organizuar” perj CIA-s: “D’états në Iran dhe Guatemala, dhe Gjiri i Derrave në Kubë”.
Libri i Lulushit “Demoni i Çmuar” ofron një sasi të madhe të informacionit të freskët dhe të pabotuar më parë për këdo kërkues dhe studiues, ai është një libër i rrallë i kësaj natyre i shkruar me seriozitet nga një autor shqiptar, i cili ka “gërrmuar” thellë në arshivat e Washingtonit, aty ku nuk mund të futet kollaj çdo njeri:
Libri i tij është për të hyrë në historinë e CIA-s, në ditët e saj të hershme, ardhjen e komunizmit në Europë, përpjekjet e CIA-s, për të rrëzuar regjimet Komuniste, megjithse prapa kishin kërcënimet e qeverive komuniste rreth botës. Në librin “Demoni i Çmuar” CIA- dhe SIS-i janë të “shoshitura” – “Marrëdhëniet agjenturore dhe të fshehta anglo-amerikane, gjatë Luftës së Ftohtë, Lufta e Inteligjencës dhe e Spiunazhit, dhe kryespiuni Kim Philby”.
Ky libër është për ata që dëshirojnë për  të kuptuar rrënjët e sfidave aktuale me të cilat përballen edhe sot vendet në Europën Lindore dhe në Ballkan, duke përfshirë Greqinë, Shqipërinë dhe ish Jugosllavinë që nuk egziston më pas shpërbërjes (mbas 1991); dhe janë të bazuara në një kërkim serioz dhe të thellë për të zhvilluar një pamje objektive të historisë së këtyre vendeve pas Luftës së Dytë Botërore, e cila, në një masë të madhe, mbetet ende patreguar si duhet.

Së fundi libri i autorit Albert Lulushi “Demoni i Çmuar – Valuable Fiend”  zgjeron dukshëm të dhënat e burimeve autentike dhe primare rreth informacionit, mbi subjektin nga referenca të qindra dokumenteve të CIA-s që janë deklasifikuar nga viti 2007. Përveç kësaj, Lulushi përdor materiale që kanë ardhur nga Shqipëria që prej rënies së komunizmit, duke përfshirë edhe kujtimet e ish-oficerëve të policisë sekrete të caktuar për t’iu kundërvënë operacioneve të atëhershme të CIA-s. Prezantimi ndër-referenca dhe anë-nga-anë tek perspektivavt e kundërta që ofron një rinumërim i vërtetë dhe i plotë i ngjarjeve nëpërmjet libërit të Albert Lulushit.
Rreth Autorit te librit, Albert Lulushi

Albert Lulushi është një shkencëtar shqiptaro amerikan i teknologjisë së informacionit, sipërmarrës dhe drejtor ekzekutiv i biznesit me një karrierë të suksesshme në menaxhimin e ndërmarrje të gjera në projekte për disa organizata botërore, duke përfshirë agjencitë federale qeveritare dhe kompanitë Fortune 500.
Lulushi është një studiues i pasionuar pas Gjuhës dhe autor i njohur i botimeve të teknologjisë, duke përfshirë disa prej librave mbi hartimin dhe zhvillimin e sistemeve të informacionit në industri e teknologjinë bashkohore, e botuar nga Prentice Hall dhe Pearson Education.
Lulushi i ka dhënë shumë shërbimeve të përkthimit dhe interpretimin e Departamentit të Shtetit për mbi 20 vjet, duke punuar me zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Në këtë kapacitet, Lulushi ka qenë një dëshmitar okular të ngjarjeve më të rëndësishme historike në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kosovës që nga rënia e komunizmit.
Albert Lulushi thotë se :”Burimet kryesore të informacionit për operacionin e CIA-s, në Shqipëri, janë të rrallë. Dy oficerë të CIA-s të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e CIA-s, janë James McCargar dhe Michael E. Burke, me kushte dhe referenca të zhdrejta në operacion, i “pastruar” rëndë nga CIA, për shkak të ndjeshmërisë së operacionit. Kujtimet e tyre janë botuar respektivisht në vitin 1963 dhe 1984. Ndërkohë, që Kim Philby e përshkruar rolin e tij në operacionin në 1968, në autobiografi e tij. Bethel një autor tjetër që ka studiuar Luftën e Ftohtë ka intervistuar disa prej oficerëve britanikë të cilët kryen operacionet e SIS dhe një disa agjentëve shqiptarë të cilët mbijetuan dhe kan kujtime të hidhur. Disa dokumentet e deklasifikuar të CIA-s janë vënë në dispozicion nga Biblioteka Presidenciale Truman. Shumica e librave që kanë trajtuar subjektin e kanë përdorur dhe riciklohen nga këto njëjtat burime parësore gjatë viteve.”

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Lulushi, Demoni i cmuar

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT