Demonstratat e vitit 1981, si lavë vullkani përfshinë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Ky ortek nisi lëkundjen e zhbërjes së ish-Jugaosllavisë dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës Në këto Demonstrata drejtpërdrejt, apo tërthorazi të motivuar nga vetëdija e ndërgjegjës së natyrshme e në kërkim të lirisë, u përfshinë të gjitha mjediset, grupmoshat, gjinitë e nivelet e shqiptarëve. Ishin, e janë edhe sot, të paqëndrueshme propagandat shpifëse, injoruese e delirante, se këto ngjarje ishin të herëshme dhe të nxitura nga nëntoka sërbe dhe KBG-ja/
NGA Ismail Gashi-Sllovia/Në vargonin e kërkesave të natyrshme kombëtare politike e historike shqiptare në Kosovë, “Pranvera e madhe kosovare 1981”, është orteku më i fuqishëm dhe fillimi i fundit që lëkundi fortesën e okupimit shekullor serbë, filloi korigjimin e padrejtësisë historike shqiptare. Jo vetëm ndryshoi, por edhe filloi shembjen e ndërtimit të padrejt të shtetit të sajuar Jugosllav, ndryshoi edhe moralin e palogjikshëm të shtresimeve politike brenda vet shqiptarëve në Kosovën e asaj kohe. Ky vargon rrënoi padrejtësinë e gjitha botëkuptimeve të robërisë sllave-komuniste dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve në veçanti. Demonstratat e Pranveres 1981, nuk ishin as spontane e as të parakohëshme. Ato ishin strategji e vazhdimësisë së natyrshme të kërkesave shqiptare. Ishin në kohën e nivelin e duhur, dhe arritën efektet e synuara politike e kombëtare. Masivizimi dhe shtrirja e këtyre ngjarjeve, për kohën e rrethanat shoqërore ekzistuese, befasuan parashikimet e politikës, jo vetëm në ish-Jugosllavinë e atëhershme, e cila trumbetonte se në Kosovë, pas plotësimit të disa nga kërkesat politike shqiptare të 1968, për shumë kohë nuk do të ketë trazira shqiptare me kërkesa politike e kombëtare. Sepse, Kosova kishte përfituar autorizime “gadi sikur republikat”, një parashikim të tillë, fatkeqësisht e kishte edhe politika ndërkombëtare.
Ndjenjat kombëtare shqiptarët gjatë i mbajtën si zharavë të fjetur, ato u shprushën pas vitit 1966. Morën rritë e lëshuan shtat në 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Formësim të veçantë shpirtëror morën me hyerjen e literaturës kombëtare historike, letrare, skenike e muzikore në Kosovë, dhe me Konsultën për Njësimin e Gjuhës Letrare Kombëtare Shqipe 1968. Shumë pozitivisht ndikuan ardhje-vajtjet e profesorëve nga Tirana në Universitetin e Prishtinës. Studentët organizatorë të Demonstratave të 1968, ato vite ishin kuadro që drejtonin gjithë sistemin e pushtetit shpirtëror e material shqiptarë në Kosovë. Ata drejtonin entet dhe institucionet e arsimit e kulturës, dhe ndërmarrjet ekonomike. Të gjitha pakënaqësi shqiptare u shprehen me veprimet e Grupit të Kamenicës, të prir nga Bacë Adem Demaçi, më 1975. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin atdhetar, si në shumë mjdise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, prietari I kësaj Lëvizjeje, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e tij politike arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u zbulua dhe i shpëtoi arrestimit
Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi“ (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Shefqet Jashrin, Sabri Novosellën, Ramadan Pllanen. Në komunën e Lypjanit që nga viti 1975 ishte punuar vazhdimisht, sidomos me shkollarët e mesëm në Lypjan, në drejtim të verpimtarisë kombëtare. Prandaj, ky vit rinin shkollore e studentore, bashkë me mësimdhënësit e Qendrës Shkollore në Lypjan, pavarësisht rrezikut e sacrifices, i gjeti të përgatitur për veprimtari atdhetare. Kështu në këtë trevë komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Komiteti Qarkor i Lypjanit veproi shumirë në shtrirjen e Levizjes, jo vetëm në Lypjan me rrethinë, por edhe në trevën komunale të Ferizajit e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë të devotshëm, të cilët edhe më herët kishin dhënë prova e dëshmi, se janë të gatshëm për verpim konkret, si, Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte organizuar mirë dhe me kohë edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Muhamet Ademin, Refik Ymeri, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi, Ilaz Zeqiri e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Komiteti Qarkor i Lypjanit, rinia atdhetare e kësaj hapësire shqiptare, u dëshmua natyrshëm, veprimtarinë e saj atdhetare që pati Jehonë të veçantë në ngjarjet e 1979, vizitës së fundit të titos në Kosovë, për të cilat politika sllave, nga shumë mjedise të Kosovës, denoi mbi 400 shqiptarë, në këto arrestime e burgosje u kapën dhe u denuan, me burgim kundërvajtës e me burgim hetues me kohëzgjatjeje me të gjatë, shumë veprimtarë lypjanas, ndërsa Isa Demaj e Avdi Kelmendi, në maj të 1980, u denuan dhe vuajtën nga katër vjet burg të rëndë. Treva e Lypjani në ngjarjet e 1979 ishte një epiqendër organizimit demonstruese kundër vizitës së titos në Kosovë. Kjo trevë shqiptare lozi rol të veçantë politik e organizativ në ato ngjarje të mëdha kombëtare. Veprime dhe organizime politike të cilat, pas grupit të veprimtarëve atdhetarë të 1962, që ishin inicuar nga Ismail Gollakut, Ibrahim Kozhanit, Kamer Sylejmanit dhe Hivzi Lecajt, të cilët kishin formuar “Organizatën Nacionale” për veprime konkrete e zgjerim me anëtarë të ilegale dhe nën flamurin kombëtar kishin mbajtur mbledhjet e tyre në Topliqan, Ribar e Prishtinë. Organet e sigurimit më 1962 arrstuan dhe më 1963 i denuan këta veprimtarë nga 7 deri një vjet burg. Që nga ai vit, këtu në Lypjan, gjatë kishte dominuar një heshtje e thellë e pajtushmërisë politike me okupuesin, Ky shpëthim i vrullshëm veprimesh më 1979 i shqetësoi shumë organet e sigurimit të shtetit, sa hetuesit e verbër, edhe në hetuesi veprimtarëve tanë nga kjo trevë ju thanë hapur. Nuk kemi pritur në Lypjan veprime të tilla. Por, prej se keni ardhur, ju arsimtarët Isa Demaj, Avdi Kelmendi, Ismail Gashi e Beqir Lecaj, e keni trazuar krejt situatën, e keni indoktrinuar, jo vetëm rinin shkollore e studentore, por edhe masën shqiptare në tërë hapësirën komunale të Lypjanit. Komiteti i Qarkut të LNCKVSHJ i formuar në Lypjan në janar të vitit 1979, praktikisht prishi heshtjen e gjatë të kërkesave shqiptare, ngriten vetdijen kombëtare të rinisë shkollore, studentore e intelektuale, Shpirterisht e kombëtarisht e praktikisht përgatitën Pranverën e Madhe të 1981. 1979. Këto ngjarje në trevën e Lypjanit thyen epërsinë politike e shtetërore, që kishte dominuar gjatë, të faktorit serbë në këtë hapësirë shqiptare.

Sot e 35 vjet më parë, Demonstratat vitit 1981, këtu në Lypjan, të motivuar nga vlimet e 11 marsit, 1, 2 e 3 Prillit në Kosovë, të ndihmuara nga arsimtarët atdhetarë, nga studentët dhe rinia intelektuale e kësaj treve, mbi tremijë nxënësit e Qendrës së Mesme Shkollore dhe rini studentore të Lypjanit, me kërkesa politike e kombëtare, për disa orë demonstruan deri në qendër e qytetit. Demonastratat e 2 prill e 21 maj 1981, këtu shqetësuan qeverinë lokale e cila ndërmori masa të egra policore, arrestoi dhjetra të rinjë dhe dhjetra të tjerë i torturoi fizikisht në stacion policor dhe nëpër rrugët e qyteti. Kishte edhe shkrepje armësh nga disa serb lokal. Nga të arretuarit Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 6 gusht 1981, 10 nga demonstruesit Lypjanas i denoi me 65 vjet burg. Edhe pse, këta të rinj nuk kishin vepruar ndaras, policia serbe për ti denuar më lehtë, sajoi dhe i ndau në tri grupe. Në Grupin i parë Organizatorët Demonstratave”Isa Boletini” të 21 maj 1981, ku denoi me vite burg të rëndë këta të rinj: Remzi Lushi me 8 vjet burg, Halil Ismaili e Sabri Lushi poashtu me 8 vjet, Bislim Ahmeti me 7 vjet, Milaim Dervisholli me 4 vjet dhe Xhemail Aliu me një vit burg. Për Grup të Dytë, u moren dhe u denuan organizatorët e demonstratave të 2 Prillit 1981: Nysret Reçica e Agim Blaca, tash i ndjer, me nga 6 vjet burg të rëndë, dhe Ibrahim Krasniqi me 6 vjet, i cili pas turturave barbare, pas një viti, ndërroi jetë më 16 qershor 1982 në CZ të Beogradit, për vdekjen apo mbytjen e Tij policia dhe organet zyrtare serbe, prindërve ju thanë se vdiq nga vdekja e natyrshme, pa dhanë asnjë sqarim të vdekjes nga turtura. Ndërsa si grup i tretë u morën, Remzi Fazliu me 5 vjet burg të rëndë, të cilin e denuan për shkrimin e parullave me 2 e 24 prill 1981 në hapësirat mësimore të QAMO-së në Lypjan. Për Demonstratat në Lypjan, për vepër penale, organet e sigurimit e turturan shumë fizikisht e psiqikisht e denuanedhe Ismail Bahtiri me 5 vjet burg të rëndë.
Me denime kundërvajtëse për Demonstratat e 1981, nga kjo trevë komunale u denuan 76 shqiptarë. Kurse, me vepër penale për organizim e pjesmarrje aktive në demonatsrata u denuan 17 të rinj. Qindra të rinj nga kjo hapësirë shqiptare u trajtuan nga organet policore. Gjatë sundimit titist nga kjo hapësirë shqiptare me vepër penale u denuan 58 atdhetarë shqiptarë.
Në vazhdën e Demonatratave të 1981, u denuan shumë të rinj studentë e rini intelektuale, lypjanas që ishin angazhuar në kohë, vende e grupet të ndryshme të Kosovës, si : Ramë Buja, Fitim Selimi, Shemsi Reçica, Sherif Konjufca, Elmi Retkoceri, Abedin Hazrollaj, Ahmet Qiriqi, Agush Buja e të tjerë. Disa të rinj nga kjo trevë, u gjetën në grupet e veprimtarëve që u denuan në APJ, si, Rrahman Olluri, Refik Ymeri, Fehmi Metaj, Fatmir Ahmeti, Miftar Ahmeti, Afrim Shala e Aziz Kelmendi, i njohur që nga Grupi i të Rinjve Shqiptarë që me 2 prill 1982 në Lypjan tentuan të organizojë shenimin e përvjetorin të Demonstratave më 1981, Azizi u vra në kazermën e Paraqinit më 1987. Nga ky mjedis u trajtuan me burg izolimi disa shkollarë të rinj, si Shemsi Reçica, Ismail Gashi e Isa Bahtiri.
Ky vit i lavdishëm përkundër sakrificës na bashkoi e na bëri të qendrueshëm për veprime konkrete drejt çlirimit kombëtar. Në vazhdimësi të proceseve në Kosovë u hapën proceset demokratike. U ndërkombëtarizua pozita e rëndë dhe rrezikimi e qenies sonë kombëtare. Hapëm rrugë të zgjidhjes demokratike të problemit pa dhunë e konflikte. Dhe në fund. Gjenerata e 1981, që bëri ndarjen shpirtërore, me formimin e UÇK, filloi edhe ndarjen fizike nga okupimi. Veprimtarët nga treva e Lypjanit, u rreshtuan në rradhët e Luftëtarëve të Lirisë, në gjitha nivelet e njësive ushtarake të saj, morën detyra drejtuese e komanduese ushtarake, si Dr Fitim Selimi për sherbimit mjekësore, dhe komandues në njësit ushtarake, si Heset Sahiti me nofkën, Komandant Bardhi e të tjerë. Gjenaral Major. Shukri Buja, Gazetari ishte Komandant i Zonës së Nerodimes, e Ramë Buja, antarë të SHP të UÇK-së. Praktikisht krijuan filozofi të re për çlirim dhe shpejt fitoi simpatinë e subjektit politikë e ushtarak ndërkombëtar NATO-s, arriti të krijojë mrekullinë monumentale. Shpëtimin e katastrofës njerëzore nga aparthejdi, gjenocidi e pastrimi etnik serb në Kosovë. Dëbojë dhunën barbare serbe nga trojet shqiptare të Kosovës. Sigurojë qetësi e jetë normale për të gjithë njerëzit në këtë tokë të djegur. Siguroi mjedis të shëndosh për formimin e institucioneve demokratike për këtë popull të ndjekur. Pranvera e madhe 1981, sot e tre vjet, pas shpalljes së pavarësisë së Republikes së Kosovës, shërben datë e përvjetor të madh. I shërben kujtesës sonë pozitive historike. Përkundër, si në “motin e madh” të 1981, edhe tash, Kërkohet të jemi të përbashkuar për çështjen kombëtare. Gjithmonë, në çdo kohë e rrethanë, të jemi të përgjegjëshëm për ndërtimin e shtetit, me disiplinë e civilizim të lart demokratik. Në të kundërtën, do të na fajësojnë breznitë. Dhe, të ndëshkohemi pafalshëm për moskonsolidimin tonë kombëtar në momentin vendimtar të historisë.
Gjithmonë t’i kujtojme me nderim gjithë veteranët e veprimtarisë atdhetare, organizatorët e pjesëmarrësve të Demonstratave 1981 e 1968. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Nderim luftëtareve të Lirisë.