Në zgjedhjet që u zhvillluan ditën e dielë krahas zgjedhjeve Europiane dhe ato për Parlamentin Federal doli fitues dhe një kanditat shqiptar Amet Gjanaj.
Amet Gjanaj anëtar i Partisë Socialiste të Belgjikës ka fituar me 3800 vota në zgjedhjet për Parlamentin e Brukselit.
Amet Gjanaj është kryetar i Shoqatës “Vatra” dhe mbështetës i shkollës shqipe dhe grupit kulturor “Vatra”. Ai i është përkushtuar prej vitesh mbrojtjes së identiteit dhe vlerave kulturore shqiptare si dhe respektimit të diversitetit në Bruksel.
Zëvendëskryeministrja socialiste, Laurette Onkelinx dha këtë koment në mbyllje të fushatës elektorale, ndërsa mbështeste kandidatin për deputet të Brukselit, Ahmet Gjanaj, i cili renditej i 24-ti.
“E njoh Ahmet Gjanën prej shumë kohësh. Nuk është hera e parë, që punoj me të, dhe e mbështes. Komuniteti shqiptar është i mirëpërfaqësuar në Belgjikë. Janë me dhjetra-mijra burra e gra të integruar më së miri këtu, e ne u detyrohemi, sepse ata janë pjesë e rritjes ekonomike të vendit tonë”, tha Laurette Onkelinx.
Në zgjedhjet e vitit 2009 Gjana pati hedhur kanditaturen e tij ai shprehet :“Faktikisht, në vitin 2009 isha 160 vota larg mandatit, duke siguruar 2853 vota dhe; duke marrë parasysh se tani kam pak më shumë përvojë në menaxhimin e fushatës, më shumë kontakte, por edhe komuniteti shqiptar është rritur disi mendoj se kam të gjitha mundesite, që të marr mandatin e deputetit në Bruksel. Zakonisht, partitë këtu nuk organizojne mitingje nëpër rrugë, nëpër sheshe, por në ambiente të mbyllura dhe ky është aktiviteti përmbyllës, ku nuk merr dikush fjalën për të ngritur zërin dhe për të motivuar personat. Synimi është, që të kalojmë një moment të bukur e të qetë së bashku, dhe gjithçka është bërë në mënyrë krejtësisht vullnetare, këtu nuk ka harxhime të shumta marramendëse.”
Amet Gjanaj ka arritur të shënojë një diferencë të madhe kundrejt dy kandidatëve të tjerë shqiptarë që kanë marrë Burim Demiri ( Federatën e Frankofonëve) me 1225 vota dhe Elona Zhana (Cdh) me 520 vota.(Sonia M)