BERLIN, 21 janar- Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann dha sonte dorëheqjen si lider i lëvizjes antiIslam pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori gjerman, Adolf Hitler.
Themeluesi i kësaj lëvizjeje gjermane kishte pozuar si Fyhreri nazist i njohur edhe për krehjen e tij, mustaqet dhe vështrimin.
Veprimi i tij është shoqëruar me polemika të shumta.
Ndërkohë, për gazetën më të shitur gjermane ”Bild” Bachmann kishte deklaruar se gjithçka kishte qenë vetëm një shaka.
Indinjata për këtë lëvizje, që manifeston çdo të hënë, ka ardhur duke u rritur në Gjermani, çka e tregon edhe fakti sse krahas saj manifestonin edhe mijëra persona të tjerë në favor të tolerancës dhe shoqërisë së hapur.