• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIMINALITET DHE ARROGANCË PAKUFI

October 25, 2017 by dgreca

Asllani Portret-81

NGA ASLLAN BUSHATI/

Ndoshta (në parim), nuk është  etike dhe normale,  ti drejtohesh me këto epitete maxhorancës , qeverisë dhe Kryeministrit  të vendit tënd.  E pranoj këtë mungesë etike , por  në të njejtën kohë nuk dua  dhe nuk më lejon morali im, që të fshihem prapa etikës  duke poshtruar  mendimin im, të cilin dua ta ndajë me ata që mendojnë në të njejtën linjë me mua. Po ashtu e di, se ka shumë të tjerë që mendojnë ndryshe, madje mund të më quajnë ekstremist. E respektoj mendimin e tyre  në se ma argumentojnë se ata janë më afër të vertetës se unë. Por le të këthehemi tek faktet.

Telenovela Saimir Tahiri u cfaq , me të gjitha përmasat e saj, në Parlament sic e panë  drejtpërsedrejti të gjithë shqiptarët.  Mbrojtja maxhoritare parlamentare ishte , jo nga dy të ashtuqujturat  thashetheme e “lajthitje shtypi” dhe të italianëve  , por nga akuzat e  shumta dhe ndoshta të përditëshme të opozitës për gati katër vite. Akuza të cilat kanë sjellë informacione  se ish Ministri i Brendëshëm është përfshirë në aktivitetin kriminal të kanabisit.

Në se Edi Rama dhe maxhoranca (sic pretendojnë ), është e interesuar për të nxjerrë të vërtetat në shesh, pyetja shtrohet pse ata  e bllokuan  prokurorine me vendim parlamenti ,për ta arrestuar dhe dërguar para gjykatës Saimir Tahirin? Kush ka frikë nga ngujimi prapa hekurave i Saimir Tahirit? Kush është i interesuar të prishet cdo provë rreth veprimtarisë kriminale të tij të supozuar nga organi i akuzës? Vetë Edi Rama a ka frikë nga  ata që di Saimir Tahiri dhe që po të thuhen  hapur e merr me vehte në bankën e të akuzuarit edhe atë? Po të zbardhet tërësisht veprimtaria e grupit  narkotik të Xibrakës  së Elbasanit, a mos del i implikuar edhe Edi Rama me të afërmit e tij? A disponon  fakte Saimir Tahiri për  veprimtari kriminale të të afërmve të Edi Ramës në off shore? Po ashtu cfarë din Zoti Tahiri nga aktiviteti antiligjor i Edi Ramës si ish Kryetar Bashkie në Tiranë? Në se Saimir Tahiri ishte më i miri ministër i kabinetit të tij të parë (sic ka deklaruar shpesh Edi Rama), pse nuk e riemroi përsëri ministër? Ka edhe shumë pikpyetje të tjera , por edhe kaq na mjaftojnë  të arrijmë në përfundimin se :përceptimi i përgjithëshëm është se edhe Edi Rama është i përfshirë në veprimtari të dënueshme dhe se dorëzimi i Zotit Tahiri rrezikon jo vetëm pozitat e tij politike por edhe më shumë. E thënë më shkurt, Edi Rama duke mbrojtur Saimir Tahirin po mbron edhe  vehten nga prangosja . Po deri kur do të vazhdojë kjo tragji-komedi?  Se dihet se  italianët kanë edhe regjistrime të tjera, CIA nuk ka folur akoma, organet e reja të prokurorisë e drejtësisë nuk kanë folur akoma. Dhe vec Edi Ramës e Saimir Tahirit ka edhe ca qeveritarë të tjerë që po dridhen se kur do tu dalë emri  në listat e kriminalitetit. Shtoj kësaj  edhe bandat kriminale që bëjnë ligjin  në Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër , Lushnje etj, të cilat bashkpunojnë hapur e fshehtas me segmentet e qeverisë.  Kjo e  ka emrin  thjeshtë kriminalitet  i ngritur në system në shërbim të banditëve e në dëm të njerëzve të ndershëm të cilët nga mos durimi kërkojnë të largohen me cdo kusht jashtë vendit.

Pas seancës parlamentare, Kryeministri  “ ju  pergjigj” pyetjeve të gazetarëve. Ju pergjigj e them vetëm si shprehje e përdorur rëndomtë në të tilla raste, sepse ai jo vetëm nuk ju  përgjigj, por i sulmoi gazetarët pa as më të voglën etikë. Edi Rama me një arrogancë të paparë, me një fodullëk të pakrahasueshëm me askënd tjetër , i ofendoi  ata duke ju thënë se jeni të paditur, nuk lexoni, nuk kuptoni, jeni pjesë e llumit të kazanit të mediave etj. Kjo arrogancë është e denjë vetëm për njerëz të rrugës, kabadainj, megalomanë të tipit Edi Rama  dhe për askënd tjerër . Nuk e di se si e duruan pa e ofenduar gazetarët e pranishëm, njeriun e gjatë që kishin para mikrofonave. Do të ishte krejt e pranueshme ta kalonin edhe ata  qoftë edhe një herë të vetme  kufirin e mirsjelljes, përpara një njeriu  kaq arrogant sic është Kryeministri  ynë  e kryetari maxhorancës socialiste.

Në gjykimin tim, ju socialistët e   vertetë, duhet të respektoheni  nga gjithë shoqëria, për bindjet tuaja të majta, me të cilat mendoni se shoqëria shqiptare mund të përparojë më shumë me idetë  tuaja sociale. Dakort , e respektoj plotësisht mendimin dhe idetë tuaja. Por, në të njejtën kohë  edhe  ju, ju lutem respektoni   bindjet e mija të djathta (dhe të shumë njerëzve si unë)  për një qeveri  të vogël, taksa të ulta, gjenerim të biznesit, uljen e  borxhit të jashtëm e të brendshëm, per arsimin, shëndetsinë, ndarjen teritoriale, organizimin shteteror etj  sipas pikpamjeve të djathta. Por të nderuar socialist idealist, a mund të më thoni se cfarë lidhje ka Edi Rama me idetë tuaja sociale?  Edi Rama dhe klani i tij nuk janë  socialist e  bartës të  idealeve dhe interesave tuaja.  Ata janë thjeshtë , bartës dhe mbrojtës të  një grusht njerzish multimolionerë, të bërë të tillë me afera korruptive e kriminale. Ju socialist të vertetë duke mbështetur  Edi Ramën në premtimet false, idetë avantureske, kanabizimin dhe kriminalitetitn i keni bërë e vazhdoni ti bëni një dëm të madh të majtës e të djathtës , të sotmes dhe të ardhmes së vendit.  Do të ishte në nderin tuaj një reflektim sa më i shpejtë duke mbeshtetur bartësit e menditit tuaj social, tek ata deputetë e intelektualë  që nuk janë kompromentuar, korruptuar e kriminalizuar  akoma.

Pajtohem me qëndrimet dhe lëvizjet e fundit politike të LSI-së dhe të Kryetares së saj Zonjës Kryemadhi , si për luftën kundër kanabizimit e kriminalitetit dhe në qëndrimin ndaj problemit Tahiri. Por s’mund të pajtohem me lëvizjen e gabuar  parazgjedhore të kesaj force,  e cila nuk ju bashku qëndrimeve të PD-së dhe opozitës, e cila do të kishte sjellë rezultate të tjera zgjedhore. Gabimin që ka bërë po e pëson vetë  nën mëgalomaninë e Edi Ramës, por po e vuan i gjithë populli shqiptar.

Kam mendimin se opozita në tërësi duhet ta njoh autoritetin e PD-së dhe të liderit të saj Lulzim Basha. Ai mund të ketë bërë edhe ndonjë  gabim parazgjedhore i detyruar nga rrethanat dhe vecanërisht ndërkombëtarët, por ka treguar largpamësi e këmbëngulje në betejat për luftën kundër kriminalizimit të shtetit e  kanabizimin duke ju drejtuar me emër  e mbiemër Saimir Tahirit e Edi Ramës dhe  klaneve mafioze që i mbështesnin ata. Po ashtu, në gjykimin tim, ai ka qenë shumë serioz dhe i vendosur   në platformën e tij për reformën në drejtësi. Shpresoj dhe dëshiroj  që  gjithë  opozita  të jetë më e bashkuar në qëndrimet e veprimet e saj, e  të  korigjojë shenjestrën duke ju drejtuar për goditje objektivave madhor.

Kohët e fundit në shkrimet e mia , kam qenë shpesh herë shumë kritik ndaj ndërkombëtarëve, vecanërisht ndaj Departamentit të Shtetit Amerikan dhe BE-së, për mbështetjen e pamerituar që ata i dhanë Edi Ramës në zgjedhjet e fundit parlamentare duke ndihmuar që situata brenda Shqipërisë   të përkeqësohet. Shpresoj që  ata ,nga telenovela Tahiri, të kenë nxjerrë përfundime e duhura  dhe   të ndihmojnë  në përshpejtimin e reformës në drejtësi   duke marrë  pjesë aktive në luftën kundër krimit të organizuar që ka  pushtuar Shqipërinë. Ndihmesa e tyre është shumë e nevojëshme  dhe qëndrimi  pa ekuivok ndaj kriminelëve e të korruptuarve duke folur me emër e mbiemër është  domasdoshmëri .

 

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, DHE ARROGANCË, KRIMINALITET, PAKUFI

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT