Alisa Aliu nga Durrësi është pianiste në grupin JAM në Bruksel. Që në moshën 6 vjeçe ajo u dashurua me muzikën atë muzikë që vazhdon ta luaj po me aq dashuri si dikur. Ajo ka qene aktive në Koek Sound Band në Bruksel. Gjithashtu, ka qenë drejtuese me grupin e valles për fëmijët, po në Belgjikë. Tani është aktive në grupin JAM, i cili kohë e fundit ka patur shumë sukses. Në një intervistë ajo flet për projektet e grupit, arritjet, por shpjegon edhe domethënien e emrit të grupit, i cili tingëllon shumë shqiptar.
Si lindi grupi JAM?
Grupi JAM lindi 24 maj 2013, kjo do të thotë se JAM në 24 maj 2014 bën një vit. Jemi 3 pjesëtarë të grupit; unë si pianiste, Megi si këngëtare dhe një kitarist. Në fillim ishim 2, vetëm unë e Megi…
Si filloi ky bashkëpunim?
Unë koncertin e parë me Megin, e kam pasur në Nëntor 2012, për 100-vjetorin e pavarësisë …në pjesën e parë te Eda Zarit. Aty u kënduan këngë tradicionale shqiptare …suksesi ishte i fuqishëm. Pas koncertit u takuam me shumë njerëz. Midis njerëzve ishte dhe një djalë shqiptar, i cili kishte një restorant diku në Koekelberg “Vintage “(Bruksel) dhe na ftoi të luajmë tek ai. Gjatë kësaj kohe u njohëm me Jean, i cili ishte në kërkim për një këngëtare. Dhe unë kërkoja një kitarist dhe kështu u bëmë 3 persona.
Çfarë domethënie ka emri i grupit?
Ne na duhej emri i grupit për të bërë afishën. Emrin e propozova unë dhe u pëlqye nga të tre. Emri i griupi ka shkronjën e parë të emrit të secilit prej anëtarëve. J ( Jean Cloude), kitaristi, A (Alisa Aiu) M (Megi Bala), pra JAM. Kështu lindi emri JAM dhe tingëllonte kaq bukur në shqip.
Çfarë lloj muzike luani?
JAM, është një koncept pop, e krijon një atmosferë të ngrohtë dhe unike.
A mund të na thoni diçka për këngëtaren?
Megi GM Bala është këngëtare e grupit është nga Tirana. Sikurse dhe unë ajo e ka muzikën me zemër. Këndon shumë mirë. Këngët e saj kanë repertor të ndryshëm. Këndon në gjuhë të huaja, por këngët baladat shqiptare i qan dhe i këndon vërtet me shpirt. Ndonjëherë mundohem të mbaj veten të mos më shpëtojë ndonjë lot kur ajo këndon. Ajo është një hyjneshë e vërtetë…..
Kini organizuar koncerte? Cili është aktiviteti juaj?
Kërkesa kemi sidomos për këngë shqiptare. Pothuajse çdo muaj kemi pasur koncerte e çdo herë kemi pasur shumë sukses.
Kini hedhur në treg dhe një CD. Mund të na thoni diçka më shumë për këtë projekt artistik?
Po kjo është CD e parë e grupit JAM. E regjistruam për festat në Dhjetor. Kjo CD sjell së bashku10 tituj të zgjedhur posaçërisht nga repertori i grupit. Ne jemi të lumtur që ndajmë frytet e punës sonë të përbashkët. Realizimi i kësaj CD-je të parë ishte vërtet një përvojë magjike dhe e paharrueshme. Ne falënderojmë Luna Gillet për pjesëmarrjen e saj dhe energjinë e saj, studio “Shqiponjat” që na ndihmoi për regjistrimin e përpunimin e CD-së, e në veçanti falënderojmë ErmalBytyçin. Në sajë të një pune të lodhshme CD e parë u bë një sukses i vërtetë.
Intervistoi Sonia Memoci