-
Të Mërkurën, me 1 Qershor 2016, Dr. Bardh Spahia, Shef i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës pranë Partisë Demokratike Shqiptare dhe Sportistja e njohur, rekordmenia Olimpike Klodiana Shala, e njohur në kryeqytetin shqiptar edhe per Fitnesin bashkëkohor, me të cilin merret prej vitit 2013, vizituan Vatrën. Mysafirët shoqëroheshin nga biznesmeni dhe aktivisti Bedri Lita.Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe i ka njohur me qëndrimet dhe veprimtaritë e Vatrës, vecanërisht për Cështjen Kombëtare. Dr. Bucaj u ndal gjatë edhe në qëndrimet e Vatrës për cështjen “Came” dhe marrdhëniet me fqinjin Jugor, që ende nuk e sheh realisht zgjidhjen e problemit cam, duek pretenduar mosegzistenën e një gjenocidi të dokumentuar, ndërkohë që këmbëngul për ndërtimin e varrezave greke në tokën shqiptare, një kërkesë e padrejtë për një ushtri që ka shkelë tokën shqiptare dhe në vend që t’i tërheqë eshtrat e ushtarëve pushtues(Sic kanë vepruar edhe shtetet e tjerë si Italai, Gjermania etj.), kërkon që t’i kthejë ata në heronjë në tokën shqiptare të pushtuar prej tyre. Problemet me palën kundërshtare të luftës Italo-Greke, diplomacia dhe shteti helen duhet t’i zgjidhë me italianët dhe jo me shqiptarët. Mosnjohja e cështjes came, apo moslejimi i kthimit të camëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, mbajtja e një Ligji absurd të Luftës me një vend fqinj, që është anëtar aktiv i NATO-s dhe aspiron BE-në, duket më shumë se Paradoks. Traktati i Miqësisë Shqiptaro-Greke, tha dr. Bucaj, nuk i ka zgjidhur problemet e mbetura pezull mes dy vendeve.Kryetari i Vatrës informoi se ai do të udhëtojë drejt Tiranës, i ftuar në Kongresin e PDIU, Partisë që mbron cështjen Came, dhe do t’i parashtroi atje qëndrimet e Vatrës.Dr. Bucaj, apeloi për Shtetin Shqiptar, dhe Diplomacinë Shqiptare, që të mos e shohë veten inferiore gjatë Vizitës të Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, por me kurajo të kwrkojë me këmbngulje zgjidhjen një herë e mirë të cështjes came, të kundërshtojë ndërtimin e varrezave nw tokwn shqiptare, të kërkojë heqjen faktike të Ligjit të Luftës.Dr. Bardh Spahia falenderoi për pritjen e ngrohtë që i rezervoi Vatra dhe tha se ndjehej shumë mirë që vizitonte këtë Tempull Historik Kombëtar. Ndjehem mirë edhe për faktin, se babai im i ndjerë , Dr. Ali Spahia, ruante respekt e nderim për Vatrën dhe vatranët ( I ndjeri Dr. Ali Spahia, deputet, ish nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së ndërroi jetë në Pavia(Itali) me 13 tetor të vitit 2000). Spahia ishte anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar të Shqipërisë, si edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së.Më pas dr. Bardh Spahia trajtoi problemet e Deparatmentit të emigracionit dhe të Diasporës, dhe parashtroi programin e Partisë Demokratike. Këtij q theksoi ai llimi, tha ai, i shërben edhe kjo vizitë si dhe takimet që ai do të bëjë në Nju Jork, Nju Xhersi, Washington, Chikago etj. Jo rastësisht kontaktin e parë e bëmë me Vatrën e shqiptarëve të Amerikës, theksoi ai .Kampionia që ka nderuar Shqipërinë për më shumë se një dekadë në arenën ndërkombëtare, atletja rekordmene në 200 metra dhe 400 metra, mbajtësja e Flamurit Kombëtar në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Verore 2004 në Athinë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Olimpiadat 2000, 2004 dhe 2008, fituese e medaljes së bronztë në 400 metra në Lojërat Mesdhetare në vitin 2005, tha për Gazetën Dielli, se vizita në Vatër, i dha mbresa të vecanta dhe këtu preku historinë më shumë se 100 vjecare të Shqiptarëve të Amerikës.Editori i Diellit i njohu mysafirët me historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA dhe Gazetës 107 Vjecare “Dielli” përmes ekspozitës fotografike” 100 vitet e Vatrës në Shërbim të Kombit” dhe përmes dokumentave arkivore.Në takim ishin të pranishëm edhe zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe vatrani veteran Zef Përndocaj.Mysafiret i dhuruan kryetarit te Vatres shtatoren e Nene Terezes.