Sulmet plot urrejtje te Halil Matoshit ndaj shkrimtarit Ismail Kadare dhe vepres se tij, jane te pabaza, te pakuptimta dhe nuk i sherbejne askujt/
Nga Sadik Elshani*/Filadelfia/ USA/
Keto dite Halil Matoshi ne gazeten “Koha ditore” botoi shkrimin me titull: “Kadare – ky racist etnocentrik!”, ku vjell vrer, hedh gure e dru kunder shkrimtarit tone me te shquar dhe vepres se tij, pikerisht romanit shume te njohur, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. Ky nuk eshte nje shkrim, kritike letrare apo studim, por eshte nje shkrim i mjegullueshem me plot urrejtje ndaj shkrimtarit dhe vepres ne fjale. Ndoshta nuk ia vlen qe dikush t’i pergjigjet zotit Matoshi, sepse shkrimi i tij eshte nen çdo nivel, por koheve te fundit jane duke u ngritur zera edhe kunder Skenderbeut, Shen Terezes, Ismail Kadarese dhe disa figurave tona te shquara. Prandaj, keta persona qe po mundohen t’i mohojne vlerat tona, duhet t’i degjojne edhe mendimet e te tjereve. Figurat e lartpermendura nuk kane nevoje per mbrojtjen e askujt, sepse ato i mbron vepra e tyre qe i ka bere dhe do t’i beje balle gjykimit dhe stuhive shekullore. Veprat e cfaredo lemie nuk kane nevoje te mbrohen, sepse ato mbrohen nga vlerat e veta. Por fjala eshte, se perse te leshohemi ne nivele te tilla te uleta, t’i mohojme figurat tona te ndritura, vlerat tona kombetare, kur kemi mjaft çeshtje te tjera te rendesishme me te cilat duhet te merren politikanet, intelektualet, gazetaret, publicistet tane, etj.
Siç duket, zoti Matoshi pas “zbulimit” te “kombit kosovar”, tani po mundohet te na bjnd se edhe veprat e Ismail Kadarese nuk kane kurrefare vlere, madje sipas tij, ato na qenkan edhe te demshme per lexuesin shqiptar. Personat qe mundohen t’i baltosin figurat dhe veprat qe kane vlera, e tregojne haptas nivelin e tyre intelektual dhe problemin qe ata kane me perceptimin korrekt te realitetit. Ne shkrimin e tij, nder te tjera, zoti Matoshi shkruan: “Ismail Kadare, ndonese stilist i madh eshte shnderruar ne mit nga elitat komuniste shqiptare ne Shqiperi dhe po ashtu ne Kosove, pra gjithandej ku flitet gjuha shqipe…Porse shqetesues eshte fakti se Kadare lexohet ne menyren me jokritike, pikerisht ne Kosove.” Thuase Kosova nuk paska shqetesime te tjera me te cilat duhet te merremi. Prandaj, zoti Matoshi na sygjeron qe veprat e Kadarese duhet te lexohen vetem me syzat e tij te erreta. Pohimi i zotit Matoshi per Ismail Kadarene nuk eshte korrekt, sepse vepra e tij eshte e perkthyer ne mbi 40 gjuhe te botes, lexohet dhe vleresohet ne te kater anet e rruzullit tokesor nga nje armate e tere lexuesish te te gjitha racave, moshave, gjendjes ekonomike, pikepamjeve dhe bindjeve politike. Pra, ka kohe qe vepra e Ismail Kadarese i ka kaluar kufijt e Shqiperise dhe botes shqiptare. Ajo tani eshte bere pjese perberese e letersise se bukur boterore.
Kur ne gjysmen e dyte te shekullit XX, gati per 50 vite Shqiperia komuniste u vetizolua, i shkeputi gati te gjitha lidhjet me boten e jashtme, ishte pikerisht shkrimtari Ismail Kadare, talenti dhe vepra e te cilit po i paraqiste botes nje Shqiperi tjeter, po i paraqiste botes vlerat, historine, traditat, kulturen tone kombetare – vlerat mbi kundervlerat. Ismail Kadare eshte shkrimtari yne me i madh, me me nam ne arenen ndrkombetrae dhe ze nje vend te rendesishem e te nderuar ne letersine boterore, si njeri nder shkrimtaret me ineresant e me te talentuar te kohes sone. Prandaj, ai eshte shkrimtari me i perkthyer shqiptar. Ai kete nam e arriti me romanet e tij te nje cilesie te rralle artistike, temat ineresante e te qelluara dhe stilin e tij krejt original. Me te drejte ate e quajne ambassador i letersise, kultures shqiptare dhe vlerave tona kombetare. Vepra e tij u prit me habi dhe nje interesim te jashtezakonshem, sepse askush nuk e kishte paramenduar se nga Shqiperia e vogel dhe e izoluar, mund te vinte nje shkrimtar i madh i kalibrit te Ismail Kadarese. Kadare ne veprat e tij trajton çeshtje kyçe, jetike, qenesore (ekzistenciale), traditat e pasura e fisnike dhe te perditshmen e popullit shqiptar, por njeherit duke e ngritur me nje mjeshteri te rralle artistike, me njohuri te thella intelektuale e filozofike edhe ne planin nderkombetar – u jep atyre edhe permasat e pertgjithshme (universale). Sjell dçka te re, diçka magjepse e te mistershme. Gogoli, Kafka, Buzati, Oruelli, Markezi jane gershetuar mire, jane shkrire e bere nje ne laboratorin, boten krijuese te Ismail Kadarese, per te krijuar diçka origjinale.
Meqenese teme e shkrimit te zotit Matoshi eshte romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, po i them disa fjale si lexues, sepse buken e gojes nuk e fitoj nga kritika letrare. Me romanin e tij te pare te botuar, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, Kadare terhoqi vemendjen e kritikeve me talentin, stilin e tij – ne menyre origjinale i qaset trajtimit te luftes, kesaj dukurie shoqerore mjaft te nderlikuar, ketij absurdi njerezor qe sjell shkaterrimin individual (psiqik e material), sjell tragjedine kolektive (kombetare). Kadare ne kete rast niset nga pasojat, pra eshte shtjellim, nje vizion paqesor i luftes, por ne te vertete eshte me i tmerrshem se vete lufta. Lufta ka kohe qe ka mbaruar, por njerezit veshtire mund ta harrojne ate, ajo ka lene gjurma te pashlyeshme ne psiken e njerezve (episodi i plakes Nice). Ai deperton thelle ne etiken e popullit shqiptar, duke e njohur mire modestine e psikologjine e tij. Shqiptari i shtyre nga instikti, nga dashuria per atdheun, mbrojtja e te cilit eshte nderi me i madh i tij – ne lufte ai eshte i eger e i pameshirshem (episodi i malesorit Nike Martini). Ndersa ne jete shqiptari eshte bujar, mikprites e punetor. Humanizmi, vlerat e larta njerezore te tij duken me se miri kur pas kapitullimit te Italise, shqiptaret nuk i vrisnin ushtaret italiane, por i mbronin, i strehonin ata nga asgjesimi gjerman – viktima e mbronte pushtuesin e deri pak casteve nga aleati i tij i deri pak çasteve me pare. Rast ky i rralle, ndoshta edhe i veçante ne historine e njerezimit. Ketu shkrimtari me mjeshteri e ka future ditarin e nje ushtari Italian si nje deshmi te drejtperdrejte dhe njeheresh per te futur diçka te bute, humane, ne kete tregim te tmerrshem. Romani ka porosi te thelle humane dhe kundermilitariste – prodhimi, pasojat e vetme te luftes jane kockat dhe tragjedite njerezore. Ky roman i botuar ne Paris me 1970, ne perkthimin mjeshteror te Jusuf Vrionit, hapi rrugen per popullaritetin e Ismail Kadarese ne France e me vone edhe ne arenen nderkombetare.
Ne shumicen e veprave te tij, Kadare ka si subjekt Shqiperine, historine e te gjitha koherave dhe te tanishmen e saj, boten shqiptare, perpjekjet e shqiptareve per liri e pavaresi, per mbijetese. Kadare me mire se cilido shkrimtar tjeter shqiptar ka arritur te bashkerendoje bukur karakterin kombetar me ate univezal. Si shkrimtar i pajisur me nje horizont te gjre njohurish, me gjenialitetin e tij krijues i shpalosi botes diçka te re e jo aq te njohur, ne menyre poetike e artistike ia shpalosi Shqiperine, duke deshmuar se edhe populli yne ka vlera dhe ne jemi pjese e pandare e qyteterimit europian e boteror. Deri ne rrezimin e diktatures, bota e jashtme ka mesuar me shume per Shqiperine nga romanet e Ismail Kadarese sesa nga ndonje burim tjeter. Prandaj, eshte e natyrshme qe vepra e tij ka zgjuar interesimin dhe gezon adhurimin e lexuesve, kritikeve e studiusve te shumte te letersise. Kadare eshte mjeshter i perkryer i fjales se shkruar. Ai ka sjellur nje fryme te re shprehese, duke futur metoda e modele te reja ne ndertimin strukturor te romanit shqiptar, duke futur ne letersine shqipe anen psikologjike te personazheve ne menyre te theksuar. Ismail Kadare eshte nje shkrimtar i madh ne te gjitha kuptimet e mundshme te kesaj shprehjeje: perveç se eshte poet e prozator, ai eshte edhe eseist, mendimtar, studiues i letersise dhe intelektual i rralle. Eshte mjaft i angazhuar per ceshtjet madhore te kombit tone, per te perparuar procest demokratike ne Shqiperi. Po ashtu, ai eshte i angazhuar ne rrjedhat e zhvillimeve, sfidave bashkekohore nderkombetare. Famen dhe autoritetin e tij nderrkombetar e vuri ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave te shqiptareve ne trojet e tyre dhe zgjidhjes se çeshtjes se Kosoves qe perfundoi me Kosoven shtet i pavarur.
Se bashku me Kadarene ne arenen nderkombetare u popullarizua dhe u afirmua letersia shqiptare ne pergjithesi, u zgjua interesimi edhe per veprat e shkrimtareve tjere shqiptare. Per veprat e Ismail Kadarese jane shkruar me qindra reçensione, kritika e studime letrare, te cilat e radhisin ate si njerin nder shkrimtaret me te shquar, me te talentuar e me ineresant te kohes sone. Nje vleresim pak te pazakonshem, por shume domethenes, ia ka bere vepres se Kadarese nje studiuse e re maqedonase, Nina Sabolik: “Une duhet ta urrej Ismail Kadarene. Duhet ta urrej, sepse une jam maqedonase, kurse ai eshte shqiptar, ndersa dy popujt tane kane qene armiq per shekuj me radhe dhe kane luftuar mes tyre jo me larg se nje dekade me pare”. Pasi permend edhe disa shkaqe tjera se pse ajo duhet ta urreje Kadarene, ajo vazhdon: “E megjitghate, pasi kam lexuar romanet dhe shkrimet e tij, jo vetem qe une nuk e urrej ate, por dua qe ta shpalle si kandidat per Çmimin Nobel per Letersi 2013”. Kjo eshte ajo porosia sublime, forca e veprave te Kadarese, artit te tij qe shemb paragjykime shekullore, nderton ura miqesi ne mes te popujve. Fale talentit te tij te jashtezakonshem dhe fames ndeerkombetare, ai arriti t’i mbijetoje diktatures komuniste. Deshmi e cilesise se lart te krijimtarise se tij, jane edhe çmimet e dekorimet e shumta prestigjioze nderkombetare (jo te elites komuniste shqiptare), perfshire ketu edhe dekoraten me te larte te shtetit francez: Komandant i Legjionit te Nderit. Edhe vete nga afer e kam perjetuar sesi lexuesi i huaj i pelqente romanet e Ismail Kadarese. Ne fund te viteve te 70-ta dhe ne fillim te viteve te 80-ta te shekullit te kaluar kam qene pjesemarres ne nje kurs veror te gjuhes franceze dhe here pas here profesoreve te mi u dhuroja romanet e Kadarse te perkthyer ne gjuhen frenge. Qe te gjithe e shprehnin adhurimin, vleresimet me te larta per Kadarene dhe romanet e tij, e shihnin ate si nje kandidat potencial per Çmimin Nobel. Ata nuk ishin elita komuniste shqiptare, por ishin elita kulturore e Frances, profesore te universiteve prestigjioze: Sorbones, Heidelbergut, Kolumbias (Nju Jork), etj.
Pra, studiusja maqedonase me shkrimin e saj e pranon se ajo duhet ta urreje Kadarene, por ja qe nuk e urren. Ndersa Halil Matoshi nuk ka kurrefare arsye qe ta urreje Kadarene, por ja qe e urren me gjithe shpirt. Ç’t’i themi kesaj?! Urrejtja, sikurse ideologjia, t’i verbon syte, ta turbullon mendjen ta bllokon trurin, arsyen. Ismail Kadare eshte shkrimtar, por eshte edhe njeri. Dhe si çdo njeri tjeter edhe ai nganjehere gabon, por kjo nuk do te thote se per disa imtesira tani ne duhet ta hedhim poshte, sikurse te mos ekzistonte fare, sikur te mos e kishte krijuar vepren qe ka krijuar. Qenje njerezore te pagabueshme, te perkryer, nuk ka. Vepra e Ismail Kadarese eshte nje thesar kombetar dhe per kete çdo shqiptar duhet ta ndieje veten krenar. Skendrbeu, Shen Tereza, Ismail Kadare perbejne nje trini (treshe) qe i ben nder kombit tone, e larteson kombin tone, secili ne menyren dhe madheshtine gjegjese: Ate qe Skenderbeu e beri me shpate, Shen Tereza e beri me urate, ndersa Ismail Kadare eshte duke e bere me pene e art.
Zoiti Matoshi ka çdo te drejte qe t’i shprehe mendimet, pikepamjet e veta, por nuk ka nevoje te behet me katolik se Papa, me Don Kishot se Don Kishoti. Mos t’i bejme dem vetes sone, sepse te tjeret jane duke na bere mjaft. T’i nderojme ata qe jane duke i bere nder kombit tone, qe jane duke i dhene nje emer te mire kombit tone. Koha eshte vleresuesja me e mire, dhe vepra e Kadarese eshte duke u perballuar mire me kohen, po i qendron kohes.
Philadelphia, 22 prill, 2017
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.