• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DHE NE DIELL PO TE JEM…

October 1, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
Te ftuar nga Shkolla private e Arsimit të larte :”PAVARESIA “ Vlorë dhe klubi i shkrimtarëve:” PETRO MARKO”, u promovua në Vlorë libri më fundit i autores Albana Hodaj:” Dhe ne diell po te jem” .Morën pjese Këshilltari kryeministri Rama Fate Velaj, prefektja e Vlorës Etiona Hoxha si dhe shume drejtues institucionesh. Moderatorja duke filluar këtë veprimtari tha: Të nderuar miq!Mirëserdhët në këtë takim mes poetësh.Poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore. Poezia është vargu dhe muzika e magjishme.Është prafullima e zjarrte qe del nga damarët e ndjenjave, është fjala qe vret malin dhe qe shuan vullkanin, është shpërthim i brendshëm i ndjenjave te bukura, te përdhosura, te mençura, te çmendura. Është një vepër ku mund te dëgjohet llava vullkanike, ku mund te preket ajri i bardhe, ku mund te plase uji ne ngjyrat e kaltërsisë, ku kalon përtej kufirit te se bukures, dhe përtej kufirit te se magjepsës… Vargu qe prek qiellin, këndon zogjtë, ulurin rrufetë, përkëdhel hënën.
është arti me i mire qe te frymëzon dhe te jep shprese te jetosh
Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, thotë – Octavio Paz.Plutarku në lidhje me poezinë dhe pikturën është shprehur
se poezia është pikture e cila flet, kurse piktura është poezi pa fjalë;
Por si mendon Fate Velaj ,Këshilltari i Kryeministrit Rama ?Zoti Velaj foli për poezitë e autores dhe si ishte njohur me eposin e saj poetik nëpërmjet internetit.
-A.Xhuvani ,tha moderatorja e takimit shprehet :“Poezia,- thoshte ai,- është një harmoni poetike, që tregon një ngritje, një naltësim të veçantë të shpirtit, sikurse muzika.”
Shekspiri shkruan: “Ne jemi materiale me të cilat ndërtohen ëndrrat.”
Borges, thoshte: “Një revistë lexohet për t’u harruar, gjithashtu edhe një disk dëgjohet për t’u harruar, është diçka mekanike, jetëshkurtër. Ndërsa një libër lexohet për t’u kujtuar”.Vlora qyteti ynë ka nxjerrë jo vetëm artistë,sportistë por edhe poetë.Liriku i madh Ali Asllanin, Petro Marko, Fatos Arapi. Në ditët e sotme një numër i madh poetësh kanë krijuar vargmalin e madh poetik shqiptar me botimet e tyre. Midis këtij vërshimi poetik është edhe Albana Hodo krijuese autore e 5 botimeve në gjini te ndryshme midis të cilave libri me poezi. Dr Leka Skendaj shprehi mendimin e tij rreth këtij vëllimi poetik. Duke përvijuar mw tej u tha:Të nderuar miq. Po poetët çfarë janë:
Esenini besoj se e shpreh më mire se c’është poezia e te qenit poet.
Qe te jesh poet , kjo do te thotë te plagosesh veten kurdoherë
dhe me gjak te ndjenjave te tuat ne shpirt te ledhatosh te tjerë.”Poeti është kryefamiljari i dhjete botëve shpirtërore! Clirim Hoxha e solli rrugëtimin e Albanës në sofrën poetike shqiptare.Filozofi Osho shprehet:Krijimtaria është gjithmonë e përtejshme. Krijimtari më shumë se krijues; nuk është poeti por poezia, jo kërcimtari por vallja, jo lulja por aroma. Në meditim, çfarëdo që ndodh shprehet në krijimtari. Në fillim meditoni, pastaj do të krijoni vetvetiu. Krijimtaria është dytësore, meditimi është themelor, çdo gjë duhet të vijë prej meditimit tuaj. Krijimtaria vjen nëpërmjet pafajësisë meditative, pastërtisë medituese, dhe një krijues i vërtetë shpaloset vetëm prej meditimit.
Kryetari i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë,Myrteza Mara mendon kështu për poezinë e Albanës .Dita e parë e muajit të letërsisë hapet me përurimin e një vëllimi poetik të poetes Albana Hodaj-anëtare e klubit të shkrimtarëve “Petro Marko”. Një ogur i mirë ky për këtë muaj letërsie që përkon edhe me 70 vjetorin e Çlirimit të Vlorës.
Poezia-kjo këngë e shpirtit udhëton nëpër shekuj e veshur me misterin e magjisë së fjalës së shkruar. Nuk është nevoja të bëjmë histori për gjenezën e poezisë, për kolosët që mbollën vargjet e tyre nëpër minierat e brengave dhe të dhembjeve, në lëndinat e lotëve dhe qiejt e dashurisë sepse poezia është si universi, është e pafundme!
Të shkruash poezi do të thotë të mohosh përkohësisht veten, të ndahesh nga të tjerët për të shkruar frymën e muzës dhe në kohën që të tjerët shëtisin, punojnë, apo dëfrejnë poeti fshin djersën që kullon mbi vargjet e tij. Dhe pastaj poezia bëhet si zogu me krah.
Në një pyll nuk janë të gjithë lisa, por edhe lisat vetëm, pa pyllin, i djeg vetëtima, ndaj poeti e gjen formatin e tij të plotë mes krijuesve, mes lexuesve, mes miqsh, mes komunitetit dhe brezave .Poetja Albana Hodaj vjen më vëllimin e saj të pestë në poezi duke e hedhur hapin më të plotë, më të sigurt, më të gjatë. Përvoja e autores duket qartë në gdhendjen e vargut sipas në funksion të motivit. Kapërcimi, ose ndërthurja e stilit, mënyrës së thurjes së vargut është aq sa e rregullt aq edhe spontane, por autorja ia del me sukses për të thënë e përcjell atë që do, idenë dhe qëllimin e motivit. Sot shkruhen shumë vargje dhe kushdo që shkruan vetëquhet poet. Liria e mendimit, e botimit dhe sidomos publikim në rrjetet sociale të lloj-lloj vargëzimesh është në një masë të atillë saqë edhe lexuesi i thjeshtë e ka të vështirë të ndaj “egjrën nga tërshëra”. Prandaj poetët dhe shkrimtarët e kanë për detyrë të krijojnë vlera të vërteta dhe t’i diskutojnë ato në ambiente krijuesish me intelektual të mirëfilltë, t’i promovojnë ato po në ambjente të tilla. Sepse poezia, sidomos, është shumë qibare, ajo nuk duron dot mediokritetin-thot Prof. Isuf Luzaj, sepse poezia është këngë, është mesazh, ajo recitohet, mësohet përmendsh, etj.“Dhe në qiell po të jem”-thotë poetja: Këngës do t’ia marr/Me një iso shtruar/ “Jam Shqiptar” / E kur zemra vëllezër /Të na rrah plot gëzim/ Aty/ Është lumturia e Atdheut tim!Pra kemi të bëjmë me këngën e poetit e endur nëpër hojet e mjaltit të vet poetik, thënë e shkruar në mënyra e stile bashkëkohore pa rrezikuar në asnjë çast të vetëm për t’ju afruar eksperimenteve hibride. Dhe poetja është në tokë. Dhe “Poezia e tokës nuk vdes kurrë.”-thotë poeti dhe filozofi angles Xhon Kits (1795-1821)
Nëse çdo poezi e këtij vëllimi do kishte edhe datën se kur është shkruar atëherë të gjithë do shikonim se si është mbushur ky det shpirti. Me reshjet e vrullshme të frymëzimit, me pikat e shiut të trishtimit, me gazin e fluturimit dhe me mallin e njeriut! Thënë më shkurt, ky vëllim është gati një përmbledhje e një pune disavjeçare me të cilën autorja ka të drejt të krenohet dhe ne kemi po aq të drejtë të themi mendimet, përshtypjet dhe urimet tona. Në një hapësirë pak a shumë të madhe, në 200 faqet e librit autorja ka krijuar një pyll të vërtet poetik duke mbjell lloj-lloj motivesh dhe duke ruajtur masën dhe formën për ta paraqitur poezinë ashtu siç e meriton: Të bukur, të pastër, me dritë e shije!Herë-herë autorja të krijon përshtypjen sikur është një vizitore e jashtme, e panjohur dhe e padukshme si poete dhe me laps e letër ka fiksuar momente duke i paqëruar ato në ekranin poetik të vëllimit. “Po plaken plakat e mëhallës”, “Rrugët”, “Paradoks”, “Gjyshet”, “Rruga me krisma”, “Në orën e vonë”, etj.Dimensionet artistike të këtij vëllimi poetik për mendimin tim janë të admirueshme. Duke lexuar poezinë e Albanës ndjen shlodhje, mbërthehesh në emocione dhe të duhet që shumë poezi t’i rilexosh. Të shkruash poezi të vërtet do të thotë jo vetëm ke përmbushur pasionin, por edhe misionin qytetar e atdhetar.“Mos mallko errësirën, por ndiz një qiri” Nënë Tereza. Dhe poeti gjithë shpirtin e tij e djeg si qiri!
Nw kwtw veprimtari Adelina Ibrahimi shprehi mendimet e saj për botimin poetik .Gazetarja Egla Imeraj në këndvështrimin e saj për poezinë. Si do të tingëllonte një poezi e kësaj poete përkthyer mjeshtërisht nga Laureta Petoshati. Në kulturat e mëdha thuhet shpesh se çdo valë e re poetike stimulohet nga përkthimet. Poezia shqipe, përveç kontaktit me artin oral, është zhvilluar nga kontaktet që ka pasur me poezinë e gjuhëve të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit. Për te kuptuar poezinë duhet ta dëgjosh…
Klaudja Nuredini do të recitojë poezinë e Albanës ,por Klaudja nuk harron se talentin i saj e ka zanafillën tek zbulimi që i bëri disa vjet më parë mësuese Albana.
Një autorë kosovar shkruan:Në asnjë vend të botës nuk ka më shumë poetë dhe libra poetikë, se sa ka Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha libraritë e Francës bashkë, nuk kanë libra me poezi sa ka në libraritë shqiptare. Unë nuk di te hesht thotë poeti kur tek mua është zemra qe flet…..
Muzika dhe poezia. Muzika dhe poezia nuk mund të zëvendësojnë njëra tjetrën, pasi poezia nuk priret drejt muzikës, kurse muzika nuk ka nevojë për fjalë. Një ndërthurje mes vargjeve dhe muzikës,me origjinë burimin shpirtëror.
Ne jemi pikërisht
ajo cka te gjithë shohin.
Jemi ajo qe pak gjejnë.
Dhe qe pak,
shume pak kuptojnë….Thotë Angelo De Pascalis
Kam nostalgji për dicka shume te bukur, shume te thjeshte, një lloj parajse te humbur; kam nevoje për një lloje bukurie, kjo me bën te jetoj thotë-Igor Mitoraj.
Po recitoj një poezi te autores
Po ndërrohen stinët ne këtë kohe me zhurme..
E bubullimat pa gjumë do me lënë
Shiu do nis me ere e furtune
Nate, shkreptime ne qiellin pa hënë..
Një Plak i marre me thes mbi stuhi…
Dhe biri im do vije ne shtëpi
E dimri do fryje e fort do gjëmojë
Se biri shtëpinë me mall do shikoje..
Dhe stinët malli ne çast do i ndërrojë…
Kjo është një nga poezitë e autores .

Filed Under: Reportazh Tagged With: Albana Hodaj, DHE NE DIELL PO TE JEM, Gezim Llojdia

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT