• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emrat dhe mbiemrat e Kelmendasve në Hrtkovc dhe Nikinc të Sremit!

August 14, 2016 by dgreca

Lufta mes Perandorisë Osmane dhe Austrisë i viteve  1716-1718 ka përfunduar me pushtimin dhe aneksimin e pjesëve veriore të trojeve shqiptare. Rreth 1 600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend ( Klement) duke mos iu bindur sundimit osman u shpërngulen nga trojet veriore shqiptare. Duke iu  bashkuar ushtrisë Austriake kjo popullsi  migroi drejt veriut duke u vendosur në Srem./

Nga Ismet Azizi/

Në lidhje me shpërnguljen e Shqiptarëve në Srem, Noel Malcolm në veprën e tij ”Kosova një histori e shkurtër”, citon autorin Boethius: “Kelmendasit të cilët arritën në territorin habsburgas u inkorporuan si ushtarë të “kufitarit ushtarak” austro-hungarezë: atyre  dhe familjeve të tyre, iu dhanë dy fshatra për të jetuar Hrtkovci dhe Nikinci, në Srem. Me ndihmën e priftërinjve katolikë shqipfolës, të cilët ndodheshin me ta, ata do ta ruanin gjuhën dhe kulturën e tyre për breza të tërë, por duke u shndërruar gradualisht në kroat’. Mandej, Malcolm citon autorin serb Veselinovic:”Sipas regjistrimit të vitit 1900, shihet se kishte 55 pleq shqipfolës në të dy fshatrat e sipërpërmendur, kurse në vitin 1968 një gjurmues shqiptarë nga Kosova pati mundësinë ta dëgjonte një grua plakë të Hrtkovcit, duke kënduar një “ninulë”në gjuhën shqipe. Ndërkaq, më 1992, ekstremistët serb i hynë një fushate të veçantë  për t’i dëbuar “ kroatët” nga Hrtkovci, madje duke ndërruar edhe emrin e fshatit në “Serbisllavci” ( Glorifikuesit serb”). Si pasojë e kësaj, shumica e stërnipave të malësorëve kelmendas, të cilët e kishin rrezikuar jetën e tyre, më 1737, duke luftuar nën udhëheqjen e patriarkut serb të Kishës Ortodokse, u dëbuan nga “trolli serb”.

Ndërsa M. Kostiq në veprën e tij: Arnautsko naselje u Sremu, shkruan se nuk dihet se sa serbë janë zhvendosur nga “Serbia e Vjetër“, siç i quan ai trojet shqiptare në veri. Fjala është për “Migrimin e Dytë” që ka ndodhur nën Arsenijen e IV-të. Dihet se me popullin serb në Srem ka ardhur edhe një numër i madh i familjeve shqiptare katolike të fisit Kelmend që janë shpërngulur nga viset veriore shqiptare, gjegjësisht nga Peshteri. Ata, sot i përkasin kombësisë kroate dhe janë të vendosur në vendbanimet Pllatiqevë, Nikinci, Jarak dhe Hrtkovci

Kelmendasit janë shtrirë në pjesë të ndryshme të Gadishullit Ilirik. Mirëpo, këtu bëhet fjalë  për largimin e tyre nga territori i kontrolluar nga Perandori Osmane të cilët u vendosën në Srem.

Kelmendasit  deri sa ishin në trevate veta emrat i kishin me kuptim shqip, e më pak të ndikuar nga fqinjët.

Emrat të cilët Kelmendasit i kanë sjellë në Srem ishin: Dedë, Xhokë, Xhon, Kolë, Mal, Marash, Nik, Paskal, Prelë, Prek, Prenk, Stank, Ton,Vat etj.Këta emra, kryesisht janë emra shqiptar, dhe gjatë zhvillimit për 100 vite kanë marrë formën kroate dhe atë lokale. Emri më i shpeshtë dhe më i dashur ishte Kliment. Me këtë emër ata ndiheshin krenar dhe për këtë arsye edhe ishte emri më i shpeshtë.

Emri Klement është përdorur  deri në vitin 1961.Por, përdorej edhe në formë të shkurtër Meta. Në formë të shkurtuar është përdorur edhe emri Kolë nga emri Nikollë,Leka ka pësuar ndryshim në Lluka, Mal në Martinaj, Losh në Loshja, Marash në Marosh.

Me emrat Marko dhe Martin pagëzoheshin fëmijët, prindërit e të cilëve, kishin dëshirë që fëmijët e tyre të jenë të veçantë. Paskal rrjedh nga emri Pasha, mandej në kroatisht Pashkal. Ndërsa emri Prenk  rrjedh nga emri Princ.Shumica e emrave të formës shqiptare nëpërmjet  të emrave të etërve janë shndërruar në mbiemra.

Kelmendasit në Srem, kanë sjellë edhe emra islam-mysliman.Emri Asan i cili ka pësuar ndryshim nga Hasan (është përmendur me 25 tetor 1775në Nikinci si kumbar me rastin e pagëzimit të një fëmije).

 

Osman ( Gega) përmendët më 31 mars 1782poashtu në Nikinci. Osman ( Nikaz) e gjejmë në në vitin1780, në Hrtkovci. Shaban ( Nika) në vitin 1792 në Nikinci. Mandej vlen të përmendet se kemi të dhëna se etërit e tyre kanë pasur emra mysliman, siç ishin: Xhon emri i babës Alia 1781, Nik Alia, e gjejmë më 7 tetor të vitit 1771, Vukasan Delia, në vitin1780.

 

Në Srem, në pagëzimin e fëmijëve, ka pas ndikim edhe kulutura italiane sepse priftërinjtë në kisha ishin italian, siç janë: Angelo, Augustin, Bartolomej, Bernardo, Fransikso, Gabriel , Baspa, etj.Më pak emra ka pasur si Antun, Ivan, Josip, Marko, Martin, Pavle, Stjepan, Tomë, Kazimir.

Në shek XIX fillon të zbehet gjuha shqipe  në kisha dhe në shkollat fetare dhe me këtë edhe emrat. Përderisa prindërit fëmijën e tyre e quanin Marash, në kishë quhet Marko, Pep – Josip, Franja – Franjo, etj.

 

Emrat e femrave të cilat kelmendasit i sollën në Srem kanë qenë; Angina, Jaka, Jana, Lulja, Miglla, Milla, Noka, Ola, Dilja, që mandej pësuan ndryshime  dhe u shndërruan në: Lucija, Luljan, Lulje, Marije e kështu me radhë.Disa emra kanë qenë në formë të shkurtuar, sepse kështu përshtateshin më mirë në shqip siç ishin: Galina, nga Angelina, Lena nga Magdalena, Mar nga Mara etj.

 

Edhe pse emrat dhe mbiemrat ishin nën ndikime të ndryshme sllave dhe italiane, ata arritën ti ruajnë emrat dhe mbiemrat e tyre.Tek femrat kemi rastin e njëjtëdhe përveç emrit personal i jepet edhe emri i atit në cilësinë embiemrit. P sh. nëse bija është quajtur Mrikë, ndërsa babi Nikë, atëherë ishte Mrikë-Nika. Pran emrit personal dhe të atit ka pas edhe emrin e gjyshit p sh. Agata- Vat- Prelaseja.

 

Po japim  ndërtimin e emrave  të meshkujve dhe femrave  dhe atyre të etërvenë Nikinci. Përshkak se shqipja është zbehur në masë të madhe, kanë mbetur pak të gjetura si emërtime  në të folur. Por megjithatë krijohet përshtypja se ka ndikim të madh në këto treva.

 

Emrat dhe mbiemrat e meshkujve të cilët i gjejmë në Nikinci: Stefan–Amat, Bok-Andrea, Prel-Andrea, Nik-Andrekali, Luk – Xhon – Aku, Marash – Ala, Toma – Ali-Ula, Nik-Alij, Tom-Alija, Nil – Asani,Paskal – Balota,Xhon- Beqirij, Gjilas – Bici, Marash Kolë-Bici, Nikaj –Bici, Xhelosh- Nik – Deda, Ivan – Deda, Mark- Xhoni, Marash – Xhoni,  Osman- Gega, Gjilas – Geka, Prel – Geka, Nil- Hasan Ulja, Pal- Ismajli, Prekl –Ivani, Nikola- Kastrati, Mark- Kocij, Josip-Loti, Makal- Loti, Martin- Luca, Vuksan – Luca, Petri- Lulasij, Josip- GIk- Mali, Kol-Shaban – Nikaj, Nok-pepa, Lulas- Rama, Vuk- Pulja, Andrea- Voka, Prel- Vata,

 

Në Hrtkovci gjejmë këta emra dhe mbiemra:Lek- Agi, Augustin –Dedë- Caki, Pal- Grisi, Gjelosh-Coni, Vuj- Caku,Pal- Grisi, Gik-Malja.

 

Emrat personale dhe mbiemrat e femrave në Nikinci ishin:Lucija-Nik- Alieja, Mar-Asanea, Lena-Lek-Biciri, Lena – Deda, Mri-Prel- Deli, Mara – Dokea, Angina – Xhokales, Mara-Gekea, Jana – Gjelosea, Agata- Ivanea, Angina- Lek- Kolla,

 

Gjatëpjesës së parë të shekullit XIX është aplikuarligji nga viti 1776 por në të njëjtën kohë fillon edhe sllavizmi i merave të trashëguar. Ky proces ka zgjatë diku rreth 50 viteve. Mbiemrat janë nxjerrë nga emri i të atit, duke ia shtuar prapashtesat ić dhe vić. P sh. Andrea- Andrić, Bici- Bicić, Curi Curić, Gik- Gikić, Ni- Nikić, Prel- Prelić, dhe Prelović, Sak- Stakić, Vat- Vatićetj.

 

Nikinci, Hërtkovci por edhe Pllatiqeva dhe Jarak, vendbanime shqiptare në Srem, sot janë të banuara me popullsi të përzier por e dominuar nga ajo serbe dhe me shqiptarë të cilët krejtësisht janë asimiluar në kroat.

 

Burimi : Građa za imena , prezimena, te nadimke u Hrtkovcima i Nikincima, Krunoslav Tkalač, Godišnjak, Podobra matica Hrvatske . Vinkovci 1963.

Filed Under: Histori Tagged With: dhe Nikinc të Sremit!, Emrat dhe mbiemrat e Kelmendasve në Hrtkovc, Ismet hazizi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT