• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JULIAN ZYLA, MES AMERIKES DHE SHQIPERISE

July 30, 2017 by dgreca

Intervistë me themeluesin e “Win or Win Communications” Julian Zyla/1 Shkolla Dimerore Universiteti Evropian i TiranesBisedoi: Ermira Babamusta/Foto 3 - Me PresidentinA mund t’na tregoni pak për kompaninë tuaj “Win or Win”.?
!engelJulian Zyla: Pasioni dhe përvoja ime në gazetari, si dhe në politikë, më bëri të nisja Win or Win, një kompani për të ndihmuar institucionet dhe kompanitë të komunikojnë në mënyrë efektive. Win or Win është e specializuar në fushata politike dhe marketingu.Më jep kënaqësi të shoh se si një ide e thjeshtë u shndërrua në realitetin e suksesshëm të një firme me klientë të rëndësishëm.

Cilat janë disa nga projektet në të cilat keni qenë i përfshirë deri tani?

Julian Zyla: Vendosa të shkoj në Shqipëri pasi punova si gazetar për Zërin e Amerikës në Uashington D.C dhe Nju Jork. Gjithashtu kam studiuar, por edhe kam pasur përvojë në komunikim politik, duke u përfshirë në fushatën presidenciale të znj. Hillari Klinton. Që kur vendosa të themeloj Win or Win, kam punuar me klientë si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Komuna e Gostivarit në Maqedoni, apo Sfida për Shqipërinë në Shqipëri, duke qenë gjithashtu në kontakt me korporata si klientë të rinj si Teoren, ABI Bank, Union Bank, Global Travel, etj.

Në Shqipëri gjithashtu isha pedagog i Marrëdhënieve me Publikun dhe të Folurin në Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Me z. Henri Cili, aksionari i vetëm i UET, filluam kompaninë e PR-it politik “Pro-Democratia”, ku unë shërbeva si CEO i parë i kompanisë. Më pas vendosa të themeloja Win or Win.

Ju intereson personalisht politika? A jeni i interesuar të jeni vetë politikan?

Julian Zyla: Unë besoj te politika si shërbim. Kam studiuar shkenca politike në Romë, në Universitetin Sapienza dhe pastaj në Nju Jork, në NYU: politikën e shoh si thirrje. Ndërsa studioja, zakonisht mendoja se si ato gjëra mund të zbatoheshin për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri. Tani punoj në komunikim. Por nëse më ofrohet, do të pranoja me entuziazëm të kontribuoja për vendin tim.

Cilat çështje ju interesojnë?

Julian Zyla: Në Shqipëri, ekonomia është ende çështja dominuese. Edhe pse kjo është e vërtetë për shumë vende, ende shumë shqiptarë përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Më intereson të gjej mënyra për të përdorur politikën për të përmirësuar shanset e njerëzve. Deri tani, besoj se procesi i integrimit evropian është ende përgjigja më e mirë strategjike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Cili është ndryshimi më i rëndësishëm që keni sjellë në një projekt?

Julian Zyla: Unë besoj në komunikimi frymëzues. Kjo është arsyeja pse me klientët e mi insistoj në krijimin e emocioneve dhe pozitivitetit. Ky është ndryshimi më i madh që zakonisht u sjell projekteve të mia.

Si ndikon komunikimi politik te politikëbërësit, media dhe publiku?

Julian Zyla: Një pjesë e madhe e politikës së sotme është komunikim. Por kurrë nuk mund të jetë e gjitha, sepse pa përmbajtje, vlera ose komunikime të të vërtetave nuk do të funksionte. Komunikimi është rruga për politikanët për të arritur te njerëzit dhe për të ndikuar vendimet e tyre. Ky ndërveprim, natyrisht, ndikon edhe vendimmarrjen e vetë politikanëve. Kjo sepse ata, ndërsa vendosin, do të mendojnë se si do të jenë reagimet publike ndaj politikave të tyre.Mediat kanë një rol të dyfishtë. Ato duhet të informojnë duke respektuar dhe transmetuar ato që komunikojnë politikanët. Por gjithashtu duhet të informojnë edhe duke krijuar përmbajtje të pavarur.Komunikimi politik është kombinim i këtyre forcave: politikës, medias dhe publikut.

Çfarë strategjish përdorni në “Win or Win” për marketingun e kompanive?

Julian Zyla: Ne kombinojmë praktikat më të mira, si të marketingut tradicional ashtu dhe mediat e reja. Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit veprojnë bazuar në emocione. Pra, për të shitur një produkt nuk mjafton të thuash është i mirë. Duhet të pasqyrosh që identitet për të cilin konsumatori yt të jetë krenar.Ne zakonisht e studiojmë kompaninë që kemi klient, studiojmë konkurrentët, tregun, dhe pastaj gjejmë mënyrën më të mirë për të maksimizuar potencialin e saj.

Çfarë është e nevojshme për një fushatë marketingu efektive dhe krijuese? 

Julian Zyla: Gjëja më e domosdoshme për një fushatë efektive është procesi i hulumtimit. Duhet kuptuar identiteti i vërtetë i kompanisë dhe të komunikohen pikat e saj të forta kundër dobësive të konukurrentëve. Nëse shmanget forca e identitetit të kompanisë apo komunikohen ekskluzivisht produktet, kemi të bëjmë me marketing të paefektshëm ose të pjesshëm.

Cili është sekreti i një strategjie të suksesshme mediatike?

Julian Zyla: Strategjia për mediat ka sukses nëse njihet mirë publiku që nevojitet dhe nëse komunikohet mesazhi i duhur për të. Pra, duhet targetim. Kjo do të thotë që duhet të japësh përmbajtjen e duhur në mediumet e duhura. Qoftë gjatë emisioneve televizive. Qoftë në gazeta. Dhe me ta duhet komunikuar në një mënyrë të tillë që mes teje dhe publikut që të intereson të krijohen pika të përbashkëta.

Cilat çështje ndieni tuajat? Çfarë pasionesh keni?

Julian Zyla: Pasioni im është politika. E shoh si një mjet për të përmirësuar jetën e njerëzve. Këtë filozofi përpiqem ta zbatoj edhe në komunikim. E shoh si kontribut që subjektet të mund të komunikojnë më mirë vizionin e tyre. Kjo, njëkohësisht, u jep njerëzve mundësi për alternativa më të qarta.

Kush ju frymëzon?

Julian Zyla: Njerëzit që luftojnë për ndryshim më frymëzojnë. Unë besoj se mundësitë tona për përmirësim janë të pafundme. Pra, sa më shumë të përpiqemi të përmirësojmë status quo-në, aq më mirë është për ne dhe për njerëzit që duam.

Cilat janë planet / synimet / projektet tuaja të ardhshme?

Julian Zyla: Për momentin jam i fokusuar në suksesin e Win or Win. Politika mund të quhet një qëllim afatgjatë. Unë besoj te krijimtaria, si në komunikim ashtu edhe në politikë. Kështu që do të vazhdoj të praktikoj sa më shumë kreativitet në çdo gjë që bëj.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: dhe Shqipërisë, Ermira Babamusta, JULIAN ZYLA, MES AMERIKES

Paralele kuvendesh midis Anglisë dhe Shqipërisë

July 14, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Disa orë më parë, David Cameron lëshoi postin Kryeministrit në Britaninë e Madhe. Ai erdhi në pushtet si lideri i konservatorëve pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2010. Atë kohë zëvendosi Gordon Brown e Tony Blair-it ose liderin e laburistëve anglezë.

Midis të tjerash ai i tha kuvendarve se ndihej i lumtur që iu dha mundësia t’i shërbejë për pak kohë së ardhmes së vendit të tij.
Pra nga nga muaji maj i 2010-ës deri më sot, 14 korrik 2016, bëhen plot 6 vjetë. Dhe mos u çudisni që në një të ardhme aty tek dera, emri i tij të jetë vetëm një indeks në faqet e historisë së shtetit anglez. Ashtu siç edhe janë sot emra të tillë si Margaret Thatcher, Tony Blair e Gordon Brown etj. Megjithëse akoma ka një vrull të ashpër, sidomos prej lobit që kërkoi daljen nga komuniteti europian, karshi reformave në arsim dhe shëndetësi. Të cilat ai nisi me masa shtrënguese, për shkak të krizës ekonomike, të ashtuquajtur tashmë si kriza e viteve 2000. Qytetarët britanikë nuk ia mohojnë meritat për një shmangie nga depresioni financiar etj.
David Cameron dha dorëheqjen një muaj më parë për shkak se i hapi rrugën një referendumi, mbi qëndrimin apo jo të Anglisë në BE.
Fitoi jo-ja, kur ai vetë këmbëngulte në atë që Anglia duhej të ishte pjesë e fateve të komunitetit të saj. Për këtë arsye dha edhe dorëheqjen si kryeministër. E për rrjedhojë, në bazë të statutit të partisë, edhe si lider i konservatorëve. Kësisoj edhe emri i pasuesit, po në bazë të statutit, duhet të fitojë më parë se postin e kreut të shtetit, atë të partisë. Kështu edhe Tereza May, iu nështrua zgjedhjeve dhe konkurencës.
E solla këtë shembull jo për faktin e koiçedencave shqiptare me atë të botës. Në një parlament të dorës së parë, ka debat dhe duartrokitje. Kurse në një të tillë të dorës së fundit, ka pështyma dhe krekosje boshe..
Megjithatë në këtë rrotacion pushteti, ne shqiptarëve na del për detyrë që të vendosim syrin tek vrima e çelsit në Kuvendin tonë.
Duhet ta bëjmë edhe pse aty ka plot kokëtula që të zënë pamjen.
Ka plot kollarexhinjë e kollarexhesha që i marrin njëri-tjetrit veç më të këqijat. Ka që nuk janë në pushtet nga 6 apo 7 vjetë. Por që nga dita kur marshuam rrugëve të vendit me thirrjet që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe bëhen kështu më shumë se njëzetë e gjashtë vjetë. Këta nuk kanë se çfarë të japin më. Ndaj nuk është rastësore që reformat tek ne bëhen me tendencë të mbrojtjes së vetvetes. David Cameron në fjalën e largimit tha, që jam i lumtur që i shërbeva të ardhmes së vendit tim. Aty tek ne, deri sa nuk arrijnë të bashkëpunojnë, deri sa nuk arrijnë marrëveshje të përbashkëta. Ka domethënien që i shërbejnë së shkuarës, jo së ardhmes. Dhe e shkuara tek ne janë po ata. Pra i shërbejnë vetvetes.
Të vendosim syrin tek vrima e çelsit në dyert e partive politike.
Edhe pse aty ka plot nevrastenikë që të ulërasin si tradhtarë. Janë militantë që nuk i shërbejnë fateve të vendit. Por fateve personale.
Dhe që shpesh të thumbojnë me Y të madhe. Janë militantë, jo intelektualë që duan të shpalosin talentin, aftësinë, gjeninë etj.
Dhe ky është një regres i madh social. Një depresion më i keq se ai i krizave financiare.
Të vendosim syrin tek vrima e çelsit në derën e memories së demokracisë tonë. Për të kuptuar një herë e mirë se sa i domosdoshëm është rrotacioni etj. Se sa qafëtrashë, e bejtexhinj me makina luksoze paguajmë me djersën tonë. Ndërkohë që vet jemi bërë krijesa që në masë linçojmë edukatore kopshtesh, mësues që rrahin, e drogmenë që shkelin robtë në mes të rrugës. Duke anashkaluar shkaktarët realë. Madje duke ua mbrojtur avenirin me fanatizëm. Edhe pse këto krijesa janë produkte të paaftësisë së qafëtrashëve.
Sot një deputet i Kuvendit i tha kolegëve se jemi bërë të neveritshëm për njerëzit. Po na përçmojnë etj. Kjo nuk është e gjitha. Madje nuk është asgjë, veçse një oratori e cila pa veprimin mbetet një vdekje e ëmbël. Ajo që po e merr me vete përditë Shqipërinë. Sepse i mungojnë prurjet si kjo e David Cameron-it.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Shqipërisë, Ilir Levonja, kuvendesh midis Anglisë, paralele

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT