“Respekti i ynё pёr tё vdekurit, kur sapo kanё vdekur ёshtё diçka e mrekullueshme, dhe mёnyra se si e shprehim atё ёshtё ende mё e mrekullueshme.”
John RUSKIN (1819 – 1900), sociolog dhe kritik arti anglez /
Nga Eugjen Merlika/
Kёto ditё opinioni publik italian u pёrballua, ndёrmjet tё tjerave, me njё lajm disi tё veçantё : kryetari i mafies korleoneze, mё tё rёndёsishmes sё llojit nё Siqilinё me famё pёr kёtё dukuri tё shёmtuar, Salvatore Riina, i arrestuar tashmё nё vitin e largёt 1993, e i dёnuar me 26 burgime tё pёrjetёshme, ndёrroi jetё nё moshёn 86-vjeçare nё spitalin e burgut tё Parmёs, ku kryente dёnimin nё formёn e tij mё t’ashpёr, 41 bis. Familjarёt u lajmёruan dhe u lejuan tё qёndrojnё pranё kufomёs, nё morgun e spitalit pёr rreth gjysёm ore. Pastaj ata u larguan, tё ndjekur nga gazetarё e fotoreporterё tё etur pёr hollёsira e intervista, me premtimin se, mbas disa ditёsh, do tё mund t’a varrosnin njeriun e tyre tё dashur nё qytetin Corleone, vёndlindja e tij, premtim qё u pёrmbush plotёsisht me futjen e trupit tё tij nё varrezёn e familjes pa ceremoni publike mё 22 nёndor.
Komentet e kёsaj ngjarjeje qenё tё shumta, me nota tё theksuara ironie deri nё urrejtje, por asnjёri prej tyre nuk vuri nё dyshim drejtёsinё e vendimit qё kufoma e njё mbikrimineli, i cili paditet pёr rreth njёqind vrasje tё llojeve tё ndryshme, tё kryera drejtpёrdrejt apo tёrthorazi, duhej t’i dorёzohej familjes sё tij e tё varrosej normalisht nё tokёn ku lindi. Kjo ndodh pёr faktin se Italia, si mendёsi, ёshtё pjesё e atij qytetёrimi qё respekton jetёn dhe vdekjen, jo vetёm si dukuri themelore tё qёnies njerёzore, por din tё ndajё edhe qёndrimin kundrejt njeriut nё jetё dhe atij nё çastin qё largohet prej saj. Vdekja e njё krimineli nuk asgjёson krimet e jetёs sё tij, tё cilёt mbeten nё analet e gjykatave, nё kujtesёn e individёve apo tё shoqёrisё, shpesh nё historinё e saj, gjithmonё tё gjallё si monumente tё pashlyeshёm tё sё keqes njerёzore.
Dёnimi i tyre mbetet njё detyrё e pёrherёshme e shteteve ligjore, nё tё cilёt krimi nuk arrin tё depёrtojё nё institucionet, veçse nё raste tepёr tё rralla, qё nuk paragjykojnё veprimtarinё e tyre. Akti i vdekjes pёrbёn kufirin skajor tё ekzistencёs tokёsore, njё kufi ndёrmjet jetёs nё kёtё tokё dhe njё jete tjetёr, pёr ata qё e besojnё, qё vazhdon nё pafundёsi. Nё çastin e vdekjes njeriu shkёputet nga bota e detyrimet kundrejt saj, pra edhe nga veprimi i ligjeve njerёzore mbi tё. Trupi pa jetё i njeriut, nё secilёn shoqёri tё qytetёruar, nuk ёshtё mё objekt i ligjeve, tё cilёt nuk duhet tё kenё mё asnjё autoritet mbi tё. Varrimi mbetet njё e drejtё e posaçme e familjes dhe rrethit shoqёror tё tё vdekurit, tё cilёt e kryejnё atё nё pёrputhje me ligjet nё fuqi. Sido qё tё ketё qenё njeriu, nё çfarёdo rrethanash tё ketё ndodhur vdekja, nё çfarёdo forme shtetёrore tё ndodhё, Shteti nuk duhet tё vazhdojё tё jetё pronar i trupit tё tij.
Kjo e vёrtetё, e lashtё sa bota, del nё pah nё mёnyrё tё pёrsosur nёpёrmjet njёrit ndёr monumentet mё madhёshtorё tё letёrsisё botёrore, “Iliadёs” sё Homerit. Qёndrimi i Akilit, i fituesit tё dyluftimit me Hektorin, kundrejt trupit pa jetё tё armikut tё tij, ёshtё jo vetёm njё episod prekёs pёr vlerat e pohuara, por edhe njё mёsim universal e i pёrjetshёm. Trupi pa jetё i Hektorit i dorёzohet mbretit Priam, babait tё tij, me nderimet mё tё larta. Trupi pa jetё i kujtdo qoftё, nё bazё tё njё ligji sa hyjnor, aq dhe njerёzor, i pёrket vetёm vatrёs nё tё cilёn ka lindur. Asnjё autoritet, i çfarёdo rangu qoftё, nuk ka tё drejtё morale e juridike t’a shkelё atё ligj.
Fatkeqёsisht, ky mёsim domethёnёs, jo gjithmonё ёshtё mbajtur parasysh nё historinё e gjatё tё luftёrave mes njerёzve e shteteve tё tyre. Jo gjithmonё ёshtё shfaqur respekti i duhur kundrejt trupit tё vdekur tё kundёrshtarit e jo rrallё “varrezat e pёrbashkёta” janё bёrё streha e fundit tokёsore e atyre qё kanё humbur jetёn nё luftime. Si dukuri, ajo mbetet shprehje e barbarizmёs dhe e dhunimit tё ligjeve bazё etike e morale tё njerёzimit.
Kjo dukuri, sa e shёmtuar aq edhe e dёmshme, fatkeqёsisht ka qenё ligji i shkruar e i pashkruar i Shtetit tonё pёr gati gjysmё shekulli. Komunizmi shqiptar, shёmbёlltyra e pёrvojave mё tё llahtarёshme tё sendёrtimit tё teorive kriminale tё etёrve tё tij shpirtёrorё e biologjikё, n’atё fushё tregoi katёrcipёrisht prirjen e tij famёkeqe. N’atё gjysmё shekulli tё gjithё tё dёnuarit pёr motive politike si kundёrshtarё tё regjimit, qё ndёrronin jetё forcёrisht apo nё mёnyrё tё natyrshme, groposeshin nё fshehtёsi diku, nё njё copё vёnd tё panjohur, pёr tё cilin as nuk ruhej ndonjё dokument nё arkivat, qё ishin tё tejmbushura me miliona fletё tё mbikqyrjes sё Sigurimit tё Shtetit mbi qytetarёt e Shqipёrisё. Qёllimi djallёzor i kёsaj praktike makabre synonte tё zhdukte çdo gjurmё nё kujtesёn e pasardhёsve, e cila do tё ballafaqohej me mungesёn e plotё tё çfarёdo objekti lёndor. Si pasojё e kёsaj strategjie tё urryer deri nё neveri, dhjetra mijra qytetarё shqiptarё nuk kanё njё varr, njё shenjё tё dukёshme nё tё cilёn familjarёt e pasardhёsit tё kenё mundёsi t’i nderojnё kujtimin, nёpёrmjet njё tufe me lule apo njё qiriu tё ndezur, si kudo nё botё.
Kjo ishte njё nga shprehjet mё mizore tё “luftёs sё kllasave” tё sistemit tё markёs enveriste, e cila nuk njihte caqe nё barbarizmin e saj e kufij nё poshtёrsinё e tij. Lufta me tё vdekurit ishte njё “meritё” e udhёheqjes kriminale shqiptare, e cila nuk njihte e nuk respektonte asnjё parim tё bashkёjetesёs njerёzore, qё e shtrinte zullumin e saj nga foshnjet e djepit deri tek eshtrat e tё dёnuarvet. Primatet shqiptare nё kёtё drejtim “ngjethin erёn”. Fatkeqёsisht edhe Shteti i ynё i mbas diktaturёs nuk pati kurrё guximin e kurajёn t’i padisё ata, tё shkёputet prej tyre me njё dёnim tё qartё, tё prerё e nё dritё tё diellit, pёr tё mos i lёnё brezave qё do tё vijnё njё njollё turpi tё pashembullt tё gjyshёrve tё tyre, tё pashembullt nё botёn e sotme, veçse nё pёrvojat mё tragjike tё saj.
Pa varre nё Shqipёrinё komuniste mbetёn qindra e mijra personalitete tё gjitha fushave tё dijes, tё shkencёs, artit, letёrsisё, ekonomisё , besimeve fetare, politikёs. Lista e tyre ёshtё shumё e gjatё dhe emrat e tyre janё stoli shumё e çmuar e kёtij Vendi. Ata mbetёn pa varr, sepse u ekzekutuan apo vdiqёn burgjeve me dёnime tё rёnda, mbasi nuk i u nёnёshtruan shpirtёrisht e intelektualisht sistemit tё diktaturёs, nuk pranuan tё bёhen bashkёpuntorё tё saj. Mjaft prej tyre ranё dёshmorё tё qёndresёs nёpёr male kundёr sistemit, si heronj tё vёrtetё tё truallit arbёror. Mbetёn pa varre ose pёrfunduan nё “varrezat e pёrbashkёta”, shumё njerёz sepse kёrkuan tё gjenin lirinё e panjohur pёrtej kufijve e trupat e tyre u tёrhoqёn rrёshqanё pёr tё kallur tmerrin nёpёr qytete nё fundin e shekullit tё njёzetё nё Evropёn e qytetёruar…….
Kjo qe njёra anё, ndoshta mё e zeza, e trashёgimisё qё na la 29 nёndori 1944, tё cilin ne vazhdojmё t’a festojmё zyrtarisht e solemnisht si prurёsin e “lirisё”, duke anashkaluar apo shkelur vazhdimisht mbi kujtesёn e mbrapshtё tё atyre krimeve qё njollosёn virtutet tona tё trashёguara, pёrmbysёn traditat tona, shkallmuan e pёrdhosёn botёn tonё shpirtёrore. Ёshtё tepёr i trishtueshёm pajtimi shpirtёror e mendor me atё gjёndje, mungesa e kundёrveprimit, pranimi nё heshtje i njё historie qё la pa varre bashkatdhetarёt tanё mё tё mirё, shumё prej tё cilёve do tё na i kishte zili cilido komb i zhvilluar i botёs, nё tё cilin ndoshta do tё kishin pёrmendoret e tyre. Ёshtё akoma mё i trishtueshёm hymnizimi i paskrupullt i asaj historie, e vёrteta e tjetёrsuar edhe nё sytё e njё brezi tjetёr, mungesa e vetёdijesimit pёr greminёn morale nё tё cilёn ishim zhytur…..
Njё episod i thjeshtё i kronikёs italiane tё kёtyre ditёve, njё varrim i njё kampioni tё dhunёs mё solli ndёr mёnd viktimat e panumurta tё dhunёs nё Vendin tim, qё nuk kanё ende njё varr. I u mohua ai varr sepse u quajtёn “armiq”, “tradhёtarё”, “agjentё”, “sabotatorё”, “tё shitur”, nga njerёz qё atdheun e bashkuar nё vitet 1941 – 1945 u a dorёzuan bujarisht “vёllezёrve” jugosllavё e qё sendёrtuan nё Shqipёri diktaturёn mё mizore tё gjithё historisё sё saj. Ndёrsa ata ishin shqiptare e shqiptarё tё mrekullueshёm sepse flijuan jetёt e tyre pёr tё pohuar deri nё fund vlerat morale e dinjitetin e tyre qё ishte dhe dinjiteti i atdheut tё tyre.