Nga Duro Mustafai/
Ne fillimin e punes sime si mesues, në shkollën e Ujit e Ftohtë të Vlores, Dalan Luzajn, tashmë poet e autor i disa librave me vlerë,e pata nxënës, madje një nga nxënësit,që mbahet mend për zgjuarsi e përparim shëmbëllor..Sapo kisha filluar detyren e drejtorit te shkolles, (qe kishte edhe nje konvikt me nxenes te shkolles se mesme ). Ne shkolle, jepja lenden e gjuhes dhe te letersise, ku Dalani dhe shoku i tij, Mexhit Haxhiu dalloheshin edhe per hartimet e tyre ,me shije letrare.Në ato vite, ( 1957-1958 ), familja e Dalanit, si edhe ajo e Mexhitit, renditeshin nder ato “reaksionaret” e te “deklasuarat”, me te arratisur jashte shtetit.. Ishte arratisur nga Shqipëria edhe babai i Mexhitit , si dhe i Dalanit, Isuf Luzaj, një profesor e figurë e njohur nacionalistësh, që në botën përëndimore , vlerërohej si figure e madhe, profesor e filozof e publicist me emër. Po unë , s’dija asgjë nga biografia e vërtetë e këtij njeriu që, në vitet, që do të vinin, presidenti i SHBA-së, Regan, do ta shpallte, në një ceremoni solemne : “Profesor i Amerikës”. Dija vetëm atë që shikoja çdo ditë se Dalani, kish zënë vend në zëmrën time, si nxenes i shkelqyer ne mesime e me sjellje shembellore.. Vetëm pas viteve 9O-te, Dalani, që i jati e kish lënë foshnje, do të takohej me të jatin, në moshën e tij të një burri. Dhe, prej 2O vjetësh ai jeton me familjen, në Cikago të Amerikës.. Që prej andej , ai më dergoi disa libra me poezi. Ne qëndër të tyre është Vlora e tij me Ujin e Ftoihtë. Janë libra të mbrekullueshëm, që ja vlejnë të lexohen nga të gjithë. Dalani s’më kish harruar, se pas atyre librave të tij, do më dërgonte edhe një letër, befasuese, që kurrë se kisha pritur, po unë nuk e kisha harruar atë, nxënësin tim..
LETRA :
I nderuar Z. D. Mustafai.
Ju pershendes nga Cikagua e ftohte veriore, por me ngrohtesine e gjirit vlonjat.
Si mesonjes ruaj pershtypjet me te mira, ne shkollen shtatevjecare ne Konviktin e ujiftohtit, Vlore.
Te çmoj si njeri te mirë .
Të pëlqej gjer në adhurim poezinë dhe prozën e kulluar, por mbi të gjitha patriotizmin që ke në gjak.
Të kujtojmë me Luan Çipin me dashuri dhe konsideratë.
Të premtoj se kur të vij Tiranë, do ta pijmë një kafe sëbashku që të bisedojmë e çmallemi.”
Te dua dhe te çmoj për vlerat qe ke,
Vllazerisht :
Dalan Luzaj
Pas kësaj ai do më dërgonte edhe disa letra të tjera, për kujtimet që ruante nga shkolla e Ujiot të Ftohtë të Vlorës dhe mësuesi i tij,tashmë i moshuar…
Ato letrat e tij më vinin në mendime.Dalan Luzaj, nje djale i zgjuar e talentuar, mund te kish marre rrugen e letersise e me kohë do te behej nje nga poetet me te njohur te vendit.Por atij “per cene ne biografi”, nuk iu krijuan kushtet per te vazhduar shkollen e larte. Dhe pse ndodhi keshtu, thelle ne ndergjegjen time, sa here qe e kujtoja,ndjeja nje trishtim. Po ajo letra e tij e parë, bashke me gezimin, do ma shtonte dhimbjen e shpirtit, se kishim humbur nje talent, qe me kohe do ishte bere nje shkrimtar.e poet i njohur ( ndonse edhe tani Dalani ka vëndin e vet të çmuar në letërsi ), ndersa regjimi yne, punoi per tja shuar çdo shpresë. E ketu, pa pasur asnje pergjegjesi personale, nisi te ndjeja edhe une trishtimin per pafuqine qe kisha, te beja diçka per nxenesin tim. Kjo me detyroj ti pergjigjesha letres se tij, me dashurine e prindrit, por edhe te njeriut “fajtor”, për një “faj”, qe s’do ta kisha bere kurre: Ja letra ime :
DALAN I IM I DASHUR :
Të falënderoj për letrat me mesazhet që më kanë gezuar e prekur shumë..Këto, letra-libra dhe vëllimet tuaja poetike që i kam lexuar me shumë vëmëndje e kënaqësi, më kanë bërë të bje në mendime, për ato vitet e largëta të jetës tënde të vështirë e të pamerituar.Dhe po ta them me sinqeritet : “Po unë, ku isha, dhe çfarë bëra, për atë që më quan “mësuesi im i dashur ?”.Ti mos më qorto , Dalan i dashur, në se në këto çaste, kur jam duke të shkruar këto fjalë, më rrjedhin edhe lotë. Janë dëshmi pendimi, autokritike, pafuqie e plogështije ? Ndoshta janë të gjitha ato që ndjej e që s’mund ti mbaj të mbyllura brënda vetes time…Ti ke qen e mbetesh për mua, jo vetëm nxënësi shëmbëllor, por edhe një mësues i pa deklaruar, prej të cilit, në heshtje, e në distancë kam mësuar. E për këtë nuk më vjen rëndë ta them, përkundrazi ndjehem krenar.Se, njeriu mëson edhe nga vuajtjet e të tjerëve, mëson sidomos nga ata që ke dashur, kërkon të bësh diçka për ta, por, s’mundet, se përpara i del një mur i hekurt , që kur ti vijë koha do shëmbet. .Po ti Dalan i dashur, dite ta gjeje rrugën, e ndonse me vuajtje, ajo rrugë ishte më e mira.. Dhe unë, sado me vonesë, kam mësuar, edhe nga rruga jote e mundimeve, që të rrezikonte talentin e ndoshta edhe jetën tënde që ishte e shtrenjtë edhe për të tjerët.Ja pse ti, nxënësi im shëmbëllor, në heshtje do të bëheshe edhe mësuesi im.Po të tregoj diçka, ndoshta do të të shërbejë : Dikur, kur isha nxënës i shkollës normale të Elbasanit, mësuesi im i letërsisë, Besm Qorri, që kish mbaruar studimet në perëndim, na pat treguar, se Derzhavini, poeti i madh i Rusisë, kur dëgjoi poezinë e Pushkinit “Në Carskoje Sello”, u ngrit nga tribuna e nderit, e përqafoi Pushkinin dhe përpara nje auditori të madh, i tha këto fjalë, që kanë mbetur të famshme: “Të uroj suksese, unë, mësuesi i mundur, nxënësit fitimtar”. Këto fjalë,po i them edhe për ty .Natyrisht, unë nuk jam Derzhavini dhe ti Pushkini. .Por mos u çudit, historia përsëritet edhe në rastet e njerzëve, që po i quaj “të thjeshtë”.Dhe, ndjenjat njerëzore. tranzmetohen , qoftë edhe në forma të ndryshme, nga njëri brez, tek tjetri, nga njëra zëmër, tek tjetra. Kam lexuar me laps në dorë librat e rrallë te babait tend : “Filozofia e bukurisë“ dhe „Refleksione filozofike“ e ndonje tjetër, përgatitur për botim nga miku ynë Xhevat Beqaraj, dhe i kam thënë vetes: Isuf Luzaj, sa i madh ka qënë ky burrë ! Dhe njeriu i famshëm qënka nga Kanina, vëndlindja e nënës sime, por sa keq, mua ma kanë fshehur për dekada të tëra.Më kanë fshehur diellin që te ngroh zëmrën, filozofin, që të dritëron mëndjen. Por, dielli përsëri lind dhe dita përsëri agon.Tani mëndoj, që kur djemtë ndekin rrugën e baballarëve, si në rastin e Dalanit, madhështia e tyre rritet dhe bëhet e pavdekshme ndër brezat..
I dashur Dalan, kam biseduar për ty shpesh me mikun tim të pa zëvëndësueshëm, Luan Çipin, njërin nga burrat e mënçem e të kulturuar vlonjato-gjirokastrit. Ka kohë që atë se shohim te Restorant “Vlora’ ( se ka shkuar me pushiume ne Vlore ), dhe mua më ka ikur një pjesë e mirë e frymëzimit për te shkruar, e ndoshta për të treguar edhe ty ndonje gje interesante nga jeta e këtushme….Por le ta lëmë këtë, kur të vish në Tiranë, siç me ke premtuar. Një kafe me Dalanin e Luanin, një det i madh kujtimesh e ndoshta edhe fillesa e ndonjë poezie e libri të ri. Krijuesit gjithënjë endërrojne.
Të fala , me shumë dashuri gruas e fëmijeve, të përqafoj me mallin dhe respketin e viteve që na kanë munguar..
I yti: Duro Mustafai -Tiranë