• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË SHQIPËRI, SI KOPËSHT I LULËZUAR DHE SI AUSCHWITZ

April 5, 2018 by dgreca

1 Kulla Pellumb

NGA  PELLUMB KULLA*/…Me dhimbje dhe kënaqësi përzjerë, riprodhova nga gazeta Panorama një protestë qytetare të shkrimtarit Agron Tufa, ndër zërat e paktë publikë që nuk rresht së bëri thirrje për ato dëshmi që sot shoqëria e vuajtur shqiptare duhet t’i kish sjellë për reflektim.

lek-previzi-1-1

Mjerisht Arenat e gjarpërinjve të fshehur dhe të pafshehur përtypin me lotë malli kujtime, për orë të tëra në kanale të shumta televizivë, mbretërinë e terrorit komunist, ku ata u rritën mes spaletave plot yje të baballarëve kriminelë dhe  gëzuan fëmijërinë në ca shtëpi të grabitura të pasanikëve, që sa më të bukura t’i kishin shtëpitë, aq më shumë paskëshin kolaboruar me pushtuesit.. Dhe sot, pas theqafjes, dalëngadalë bënë një realitet të ri, të ri në formë, por të njëjtë në përmbajtje, ku turma nostalgjikësh marshojnë me portrete të dikatorit prapa Paskal Milos, të cilit (e këtu më ndjeni të vetëcitohem në një të thënë të para 12 vjetëve) po i rrjep qafën litari që tërheq zvarrë në një prapakthehu në Sheshin Qendror të Tiranës statujën gjigande të Atij.

E ndoqa dy herë atë palo bashkëbisedim, për të cilin flet Tufa, me historianë me rrënjë të thella enverizmi, me vepra të hershme shkruar me porosi dhe të paflakura publikisht, siç meritonin. Ishin të ftuar aty nga një enverist tjetër i deklaruar familjarisht. Për afro dy orë u rrekën e na recituan që vepra dhe karriera e tyre prej historianësh, edhepse nën trysni, qënkej zhvilluar jashtë politikës.

Bënë çmos të na mbushnin mendjen, ne dhe vetes.

Dhe ia mbushën …vetëm vetes!

Xhufi, Milo dhe Hila, tani në liri, (thonë ata!), marrin përsipër të na rrëfejnë historinë, këtë radhë vetëm si profesionistë. Por, na rrëfejnë të njëjtën përrallë të vjetër të paragjumit, atë që Enver Hoxha, çliroi Shqipërinë, e që e industrializoi atë, solli një edukatë të paparë gjer atëherë dhe nën këtë valë frymëzimi, edhepse me një sërë gabimesh në rrugë e sipër,” thonë ata – gabime u thonë vrasjeve, burgimeve, internnimeve, shpronësimeve, mbjelljes së urrejtje mes shqiptarëve, pushkatimit të tërë komandantëve partizanë” – ja, me këto arriti e shtyu ai atdheun të përparojë….” Dhe e lanë përrallën pezull, pa thënë që “përparimi” arriti ta shpjerë atë atdhe aty ku hakshe meritonte ndër shtetet e kontinentit të vjetër: në bisht, në vendin e fundit!

Dua të përgëzoj për notat objektive, pikpamjet realiste dhe shqetësimet për mjerimin, në të cilin është katandisur shkenca e historisë, shqetësime që sollën zonja Nika dhe në mënyrë të vecantë zoti Afrim Krasniqi.

Figurë të shëmtuar paraqiti në atë kuvënd historianësh, Pëllumb Xhufi…

Nuk besoja kurrë që një njeri i shkolluar më së miri, edhepse me lidhje të ngushta me regjimin komunist, do të merrte me aq zell atë avokati të mjerë, mbi gjoja teprimet krahasuese në rrëfimet mbi kampin famëkeq të Tepelenës. A mund të përfyrtyroni një shkencëtar shqiptar, që i pat në diktaturë dhe pas saj,  të hapura tëra portat për të tëra dëshmitë dhe pasqyrat, listat e lindjeve dhe vdekjeve të mijëra njerëzve krejtësisht të pafajshëm, t’u referohet selektivisht dokumentëve amerikanë? Në reagimet e shumta që kam parë kundër tij këto ditë, dua ta mbroj nga sulmet që i bëjnë diletantizmit të tij “shkencor”. Nuk është diletant, zoti Xhufi! Militant, po! Avokatia e krimeve të Enverit të tij e shtyn në atë mjerim. Një njeriu të formuar në Perëndim, ku aso kohe shqiptarët e vetëm që mund të gjeje, do të ishin të përkëdhelurit dhe të arratisurit nga telat me gjemba, duhet t’i thuhet se i kërkojmë ligjërisht një qasje humane ndaj vdekjeve.

Zoti historian, edhe një vdekje e vetme fëmije është më tronditëse, se një shifër qoftë e fryrë ose jo!

Zelli për të zbutur egërsinë kriminale në atë kamp,  që të vojtur të ndryshëm e kanë krahasuar me një Auschwitz, ishte mjeran. Kundërshtimi i krahasimit do të të kishte sukses, nëse në ndonjërin nga punimet e tua shkencore të mëparshme, të kishe shfryrë krahasimin e parajsës enveriane si “kopësht i lulëzuar në brigjet e Adriatikut”

Dhe kjo mungesë të falet, Xhufi! Se Shqipëria, për ty dhe Hilën, ishte vërtet kopësht i lulëzuar. Recitimet e asaj mbrëmjeje, nuk ka prift që t’i fal!

Ekrani juaj atë natë ishte vërtet një kamare turpi!

……………………………………………………………………….

*Shënim. Duke falenderuar edhe një herë Agron Tufën për shkrimin e tij të ndjerë që mora ta komentoj, bashkangjis për ta shoqëruar me një skicë tronditëse të të vuajturit Lek Previzi, bërë në ato vite dhe që nga ndjenjat që zgjon, unë i jap përmasat e një vepre arti.

Filed Under: Politike Tagged With: DHE SI AUSCHWITZ, NJË SHQIPËRI, pellumb Kulla, SI KOPËSHT I LULËZUAR

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT