Intervistë me këngëtarin e mirënjohur MEDA/
Këtu në Nju Jork, metropolin e botës këtë fillimviti, kemi patur rastin për të bër një intervistë me këngtarin e mirënjohur MEDA. I cili, ndodhej, këtu mes bashkëatdhetarëve tanë në një mbrëmje muzikore, e mbajtur kjo në Nju Jork, në qytetin Mahattan me rastin e Vtit të Ri 2014. Ku sipas atyre që e ndoqën koncertin festiv të Vitit të Ri 2014, thuhet se me këngët e tij MEDA, ka bërë një atmosfere madheshtore. 1500 veta kan marrë pjesë në koncertin që kishte organizuar promotori i tij, ishte Naser Nika. Madje, kjo nuk është hera e parë, që Meda, po vjen në Amerikë, ai duket sikur është “dashuruar” me Amerikën.
Me këngëtarin e muzikës popullore shqiptare dhe të përzier MEDEN në këtë intervistë ekskluzive për gazetën tonë, kemi në plan t’ju sjellim gjithçka, që sillet rreth këtij këngëtari që aktualisht ka me dhjetra mijëra fansa si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Presheves dhe Diasporë.
Në këtë intervistë, do të mundohemi të flasim duke filluar nga projektet në muzikë, tek jeta private dhe marrëdhëniet me koleget. Çfarë thotë Meda për Amerikën, a është ky vendi që e inspiron dhe prej nga pritet të sjellë shumë nga këngët më të reja për tregun muzikor.
Por, për të zbuluar më shumë nga bota në të cilën jeton MEDA, ju ftojmë të ndiqni këtë intervistë të veçantë të tij – këtu në metropolin e botës Nju Jork, me gazetarin tonë në Amerikë, Beqir Sina:
A mund të na tregoni diçka reth Medës? jetës tuaj deri tek muzika dhe fama..!
Jam i Drenicës i lundur në Prishtinë, dhe kam njëzet vite, që jetojë në Gjermani. Me muzikën jam marrë çka do të thotë prej se kur isha fëmijë, kurse deri tek fama arrita me talentin dhe punën time, për ‘tu bërë këngëtar. Kam kënduar për here të parë në publik, në moshën shtatë vjeçare. Mirëpo, ka diku aty një dekadë, që kam suksesin më të madh me këngët e mija të stilit të plotë në anën time. Dhe, për këtë natyrisht që faleminderojë Zotin për gjithçka unë sot gëzojë. Sepse, pa ndihmën e Tij, nuk do të isha sot këtu ku jam. Njëhereshit, përfitojë nga rasti të faleminderojë të gjithë ata bashkëpunuesit e mi, gjatë kësaj jete të bukur, dhe gjatë kësaj karjere që kam bërë, por edhe fansat e mi të mrekullueshem. Njëkohësisht, kur jemi tek jeta ime nuk mund të le pa përmendur se Meda ka edhe një familje, që jetojë bashkë me ta, kam bashkëshorten time Luljetën dhe dy djemt Albionin dhe Lorisin dhe tash 2014, do të shtohemi me një fëmijë tjetër, pra një vajzë ! Faleminderit Zotit, që për momentin jamë shumë i lumtur.
Po për albumet e tua më të fundit, çfar jkeni për të thënë
Si zakonisht, periudha më e “përshtatshmë” për mua, ka qenë gjatë verës të dalë gjithmon me albume të reja. Dhe në treg gjatë kësaj vere për ata që e duan dhe e respektojnë Medën, kam nxjerr shumë albume , të cilat janë pëlqyer në masë dhe për këtë i përshëndes të gjithë ata adhurues që frekuentojnë albumet e mija, dhe që janë pjesë e jetës time. Zakonisht, alubume të reja me këngë të veçanata, krijomë edhe për Vitin e Ri, këto janë më së shumti të perzjera me këngët më të mira të kënduara gjatë vitit. Por, aty fusim edhe këngë të reja – si për shembull këtë vit dola me 4 këngë të reja, potpuri që jan së bashku me kolegët e mi – miq që i dua dhe i çmojë shumë. Si i madhi Sabri Fejzullahu, që kam respekt të veçant për të, bashkë me të edhe Vjollca Haxhiu, Rozana Radi , Ermal Fejzullahu, Sinan Hoxha, si edhe katër këngët e mija solo. Pra, këto kan qenë albumet me të reja, të cilat, mendojë unë kan qenë këngë të pëlqyera për publikun. Mbasi e kam vrejtur dhe kam ndier atë kënaqsin që të përshkron kur e sheh se si edhe adhuruesit e muzikës, këndojnë këngët e tua dhe posaqërisht këngët e reja që sapo dalin.
Natyrisht, që këngët e çdo këngëtari janë “si gishtat e dorës” cilado prej tyre është e dashur dhe i dhimbëshëme. Por, cilën këngë apo album e preferon më së shumti Meda?
Me thën të drejtën në këtë pyetje të vështirë, mund të them se albumi “Hajde me mua” ka qenë një nga albumet, që ka ardhur gjithmon duke u ngritur në preferimin timë, dhe tek adhuruesve të mi. Karjera ime si i thonë në anët tona ka marr “Bjeshkët përpjetë” . Janë aq shumë këngë sa nuk mund do të veçoja, ndonjërën prej tyre, sepse i çmojë të gjitha këngët e mija – ngaqë po të mos ishte kështu, natyrisht, që nuk do të kisha edhe gjithë këtë sukses. Do të kisha “nëçmuar” edhe autorin e këngëve të mija, me të cilin kam arritur vërtet më të mirin , njeriun që punon pa pushuar zotërin Fatmir Muja . I cili, është njeri nga ata që unë kam pasë përkrahjen më të madhe. Por, nuk mund të le pa permendur gjatë karjerës time, edhe producentin tim Emrush Thaqin, i cili është një pjesë e karjerës time, dhe, të gjithë ata që kan bashkëpunuar me mua . Dua të shtojë diçka, se ka një kërkesë të madhe për këngën “Melhem i shpritit tim”, po e duan shumë. Ndërkaq, për mua kënga “Ah dashni e vjetër” dhe baladat e fundit, “Kur jam martue! kur jam martue!”, i dua shumë sepse edhe publikut i pëlqejn shumë.
Pse kaq shumë Tallava ?
Meda, asnjëherë në jetën e vet nuk ka kënduar Tallava! Meda i ka këngët e veta dhe të mirëfillta. Meda është njëri prej atyre (se po flasë për veten posaqërisht) që ka këngë të mirfillta . Mirëpo, gjithkush mendoj që ka kritika, edhe kam pas gjatë karjerës time, dhe kështu mendojë, se kur të kritikojnë dhe je njeri me famë, atëherë shtohen edhe përgjegjësit për të punuar edhe më mirë. Dhe ky ndoshta, ka qenë edhe suksesi më i madh – ngaqë, kam pas edhe këto kritika gjatë gjithë kohës – Mirëpo, unë prapsëprap nuk jam “ndalur” dhe kam ecur përpra drejt suksesit. Mendojë, se në këtë pikë nuk kam mbetur unë që të vlersojë vetveten, por edhe nga muzikologët dhe ku ta di unë . Meda ndjek rrugën e tij të suksesit, për ata që e duan Medën – dhe ata që nuk e duan – dikush do Medën dikush do dikë tjetër, kjo është muzika çdo njeri ka adhuruesit e tij ashtu si është ai. Këngët e Medës, për mendimin tim janë me tekste të veçanta, janë shumë të mira që i ka bër Fatmir Muja, e kan referenin “nuk e di si ka aty Tallava !” por një fjalë e urtë popullore thotë se :” Vetëm fjalët e hallkut dhe birat e Gardhit – nuk mbyllen asnjëherë!”
Kohët e fundit ke filluar të vish shpesh në SHBA, dhe me sukse sidomos ky i fundit ku thuhet se 1500 spektator ju ndoqën për koncertin e Vitit të Ri 2014 në Nju Jork, pra çfarë po ndodh me ty dhe Amerikën – “paraja”, fansat e tu, apo Amerika të pëlqen kaq shumë…..?
Amerika, është një vend që të shtyn me u dashurue, me të, pa marrë parasysh se çfarë të lidh me Amerikën, biznesi, fitimi, paraja apo pushimet. Amerika, për mua është një vend i veçantë asht si është për të gjithë ne shqiptarët . Mbasi, ne shqiptarët kudo që jemi, në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, diasporë e tjerë, kemi shumë arsye t’a duam Amerikën. Sepse, duam të dimë që Amerika ka bërë aq shumë për ne shqiptarët, prej presidentit Uillson, Bush i vjetër, Klintonit , dhe Bushi tjetër, apo kjo administratë. Amerika, qe ajo që ka ndihmuar Shqipërinë në demokratizmin e saj, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ka mbrojtur të drejtat e shqiptarve, dhe e them me plotkuptimin e fjalës, Zoti e bekoftë Amerikën. Sepse pa ndihmën e Amerikës ndoshta edhe Kosova nuk do të kishte mundur të ishte, aty ku është sot, shqiptarët, kudo nuk mund të ishin ku janë sot. Por, edhe falë djemëve dhe vajzave tanë, që kan luftuar dhe kan dhënë edhe jetën për , lirin dhe çlirimin e Kosovës. As pa ata nuk do të ishim aty ku jemi sot, pra, të mos i harrojmë edhe ata – por gjithmon t’i kujtojmë dhe nderojmë sa herë që të kujtojmë lirinë , çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Amerikën e duan të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe unë nuk kisha si më ba perjashtim me këtë rast- që t’a dua Amerikën vetëm për biznes, para, fitime, apo pushime. Por, unë e dua popullin amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti dua shumë Nju Jorkun, si qytetin më të adhuruar prej meje.
A keni pasur probleme me këngët e tua në “Youtube”, apo në atë që quhet “copyright” dhe si mendon do të zgjidhen këto probleme ?
E di se përse e bëni këtë pyetje, mbasi gjithmon ka probleme të kësaj natyre në teknologjinë e re , në Youtube, apo mënyra të tjera të kopjimit ilegal të këngëve dhe muzikës. Dhe unë nuk mund të bëja perjashtim e këtyre dukurive, si shumë këngëtar të tjerë apo muzikan. Por dua të them se fatëmirësisht nuk kam probleme të mëdha – për të debatuar me dikë. Por mosmarrveshjet e Youtubes, ndoshta janë më shumë çështje e producentëve dhe distrubutorve – shpërndarsve, pra atyre që kan eskluzivitetin e këtyre këngëve të mija. Deri tani nuk e di të kem pas ndonjë problem më ta.
Kush e bënë me shumë nervoz Medën – thasheshemet apo gazetarët ?
Absolutisht deri tani askush nuk më ka bërë, për me u largue prej “orbitit” tim. Unë nuk bëhem nervozë kollaj, por ndoshta në fillim të karjerës sime ka qenë ndonjë rast kur gazetarët kan bërë kritika ose pyetje provokative, e ku di unë se çfarë tjetër. Pra, me “kan ngucë pak” i thonë ma shqip. Dhe jam bërë ndoshta nervozë, por tash nuk është e lehtë me më ba nervozë, pasi është shumë vështir të bëshë të till – një njeri, që ka bërë emër dhe ka famë me këngën e tij. Normale që flitet dhe ka gjëra të verteta dhe të paverteta, sepse gazetarët këtë e kan për detyrë, të “gërrmojnë” dhe të mos merren gjithmon vetëm me të pavërtetën. Edhe pse ne ndoshta ndonjëher ne fytyrave publike nuk na pëlqejnë, por gazetari, është për atë punë me zbulue.. Por në përgjigje të pytjes suaj – mund të them se nuk kam pasur asnjë telash me ndonjë gazetar, dhe e them se “Kushdo që të flas për Medën – unë jam ky që jam – nuk kam me ndruar asnjëherë kështu që unë vetëm qeshi – kur dëgjojë, kur flitet për mua në anën negative dhe atë pozitive , duke i pranuar kritikat, ashtu si edhe fjalët e mira”.
Çfarë të pëlqen më shumë tek muzika popullore shqiptare ?
Më pëlqen ajo kur e dimë se ku e kemi thellbin tonë, pra muzikën tonë popullore. Dhe, është shumë normale se duhet t’a duam shumë muzikën popullore shqiptare dhe t’a vlersëojmë atë dhe e çmojmë, ashtu si veprojnë të gjitha vendet e ndryshme të botës. Çdo muzikan, këngëtar apo adhurrues i muzikës popullore, në çdo vend të botës, e do dhe është i dhën pas muzikës së vëndit të vetë – edhe ne duhet dhe jemi të till. Dhe më vjen keq – që e gjithë bota vrapon dhe e ndjek pas figurat publike, që janë të dhëna pas muzikës dhe këngës së vendit të tij, kurse tek ne shqiptarët, është e kundërta, sepse duhet që vetë këngëtarët apo muizkanët duhet të bëjnë diçka .
Meqense jemi në ditët e para të Vitit të Ri 2014, a keni zgjedhur ndonjë mesazh për të kolegët apo adhuruesit e tu ?
Përfitojë nga ky rast që me anë të gazetës suaj, t’au urojë nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri apo diasporë , pra të gjithë atyre shqiptarëve që do ta lexojnë apo dëgjojnë këtë intervistë me ju me urimet më të mira – Gëzuar Vitin e Ri 2014. Dhe me më shumë gëzime dhe lumturi për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. ” Dhe jam shumë i bindur se ky vit do të jetë për të gjithë shqiptarët edhe më i suksesshëm Ju faleminderit të gjithëve ju përshëndes !
Intervistoi Beqir Sina