• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NËSE PARLAMENTARËT NUK NJOHIN DHJETË URDHNIMET

December 29, 2019 by dgreca

Nga Ernesto Galli della Loggia-Perktheu:Eugjen Merlika/

Një shfaqje sureale e në mënyrën e saj rrënqethëse: do t’a përcaktonja videon që pak ditë më parë u vu në trasmetimin televiziv të Hienave me rastin e Krishtlindjeve. Nuk e di sa lexues mund t’a kenë parë: në ekran kaloi një galeri e shkurtër deputetësh e senatorësh – emrat e të cilëve nuk duhen lënë në harresë; Dal Mas, Bucolo, Ciaburro, Modena të qendrës së djathtë, Giaccobbe i PD, Vallone (ish i Margheritës), Giarrusso (pesë yjet), Bonafede (pesë yje dhe ai e ministër i Drejtësisë) – të cilët, të intervistuar para pallateve të Parlamentit mbi disa njohuri themelore të historisë së Krishterimit (si ku ka lindur Jezu Krishti), janë paraqitur në një sërë heshtjesh të penguara e gabimesh trashanike, si psh. t’a vendosësh Betlemin “në Afrikë”. Akoma më keq: për të fshehur padijen e tyre të pyeturit kërkonin të bënin të lezeçmin, rrëshqisnin si ngjala (psh. pyetjes së mësipërme i përgjigjeshin “në një stallë….”), duke u dukur në qeshje prekëse mjaftueshmërie ose duke bërë dinakun përpiqeshin të shmangnin intervistuesen pa rënë shumë në sy. 

            Çfarë mund të thuhet para një shfaqjeje të tillë? Ndoshta para së gjithash këtë: edhe se, me të drejtë, jemi të ftuar çdo ditë të mos biem në kurthin e kundërpolitikës, turpërohemi kur shihemi të përfaqësuar nga personazhe të këtyre lloj njerëzish. Që jemi shumë italianë që e gjejmë të padurueshme që figura të tilla të jenë të ngarkuar të bëjnë ligjet, të cilëve ne jemi të thirrur për t’i u bindur. Jemi mjaft që për të thënë pak, e quajmë të turpshëm një sistem zgjedhor që i lejon një sekretari të partisë – një Renzi, një Di Maio, një Salvini apo një Berlusconi çfarëdo – të zgjedhin simbas qejfit të tyre se kush duhet të na përfaqësojë, duke na hedhur para këmbëve kryqëzime të tilla ndërmjet gjysëm analfabetit dhe pisanjosit të Komedisë së artit, vetëm e vetëm sepse këta premtojnë t’i binden pa gëk e mëk dëshirave të tyre. Përse italianët, dreqi t’a hajë, nuk duhet të përçmojnë politikën dhe institucionet e saj, nëse të parët që e përçmojnë janë vetë partitë që sjellin në Parlament e në institucione këta lloj njerëzish?

            Por mbas kësaj vjen edhe një tjetër pyetje: mirë shekullarizimi, që gjysma e italianëve nuk martohen më në kisha, por ku është e shkruajtur se shekullarizim do të thotë detyrimisht të mos dish se ku gjëndet Judeja e lashtë (le t’a quajmë madje edhe Palestinë), ku është shkruajtur se pyetjes “çfarë thonë dhjetë urdhnimet?” i shekullarizuari duhet të llomotisë si përgjigje një “mos kurvëro” të hutuar e mjaft? Përse së fundi është kjo që bën përshtypje më shumë në këtë video: mangësia absolute e atyre njohurive që çdo njeri, sado pak i arsimuar e din se janë pjesë e patjetërsueshme e kulturës në përgjithësi. Por nuk e dijnë, si duket, parlamentarët e Republikës. Ishte kjo  gjëja më e palejueshme e asaj videoje: toni marrëzisht argëtues dhe lirisht ironik i zërave të tyre, buzëqeshja torollake dhe shikimi i humbur i fytyrave të tyre, habia kur shihnin se dikush mund t’u bënte pyetje mbi lindjen e Krishtit në vënd të s’ardhmes së Matteo Renzit. Që ndonjeri mund të hamendësonte se ata do të ishin t’aftë të përgjigjeshin.

            Corriere della Sera, 27 dhjetor 2019           E përktheu Eugjen Merlika   

Filed Under: Opinion Tagged With: dhjete udhnimet

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT