MONTREAL CANADA : Futbollisti shqiptar, nga Dibra e Madhe, Dilaver Dilly Duka, ka zhvilluara një nga takimet më të bukura të tij për Kupën e Kampionve për Amerikën Veriore – Në këtë takim ai jo vetëm që shënoi dy herë ndaj ekipit meksikan, Pachuca, por u dallua, sipas vlerismeve dhe si një mesfushor potencial dhe mjeshtër.
Duka, shkruajn gazetat sportive, bëri lojë të mahnitëshme, duke e konkretizuar atë teksa realizoi dy gola për ekipin kanadez – Montreal, ekip ky që bën pjesë në garat për ligën e parë amerikane, të futbollit europian – Major Soccer League. FC Montreal, si mysafir megjithse dy herë shënuan të parët, nuk arritën fitore mbasi meksikanët e Pachukës, barazuan me rezultat 2 me 2, ndërsa dibrani Duka, ishte në nivelin më të lartë të mundshme, duke shënuar të dy golat, përkatësisht në minutën e 25-të pjesës së parë dhe të 53-të, të pjesës së dytë.
Golin e parë, ai e shënoi pas një veprimit të bukur personal, me një gjuajtje standart nga rreth 16 metra, duke e “shastisur” portierin vendas, ndërsa të dytin nga afërsia, kur e ngjiti në epërsi ekipin e tij në 2 me 0. Golat e shqiptarit, për ngjyrat e ekipit blu të FC Montreal – i japin shpres ekipit kanadez, që ai të shkojë drejt gjysmëfinales së së Kupës së Kampionve të të Amerikës së Veriut, mbasi takimi i kthimit luhet në Montreal – Kanada.
25-vjeçari, Duka, i lindur në Dibër të Madhe, ka luajtur me disa ekipe të MSL dhe ka pasur një sukses të dalluar. Ai është me pasaportë amerikane, në të kaluarën ka përfaqësuar kombëtaren U-20 dhe U-23 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe skuadrën olimpike, duke shënuar dhe një super-gol në Egjypt, kohë kur ai ka qenë pretendet, serioz për të veshur edhe ngjyrat e ekipit kombëtar të SHBA./Beqir SINA/