-Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i kryesuar nga Petrit Gashi, miratoi dorëzimin e Raportit vjetor të AKP-së për vitin 2015 për Kuvendin e Republikës së Kosovës/
PRISHTINË, 9 Prill 2016-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për një numër çështjesh të përcaktuara me axhendë, në përputhje me mandatin ligjor. Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Petrit Gashi, miratoi dorëzimin e Raportit vjetor të AKP-së për vitin 2015 për Kuvendin e Republikës së Kosovës ashtu siç përcaktohet në legjislacion.Bordi diskutoi në veçanti për Ndërmarrjen Shoqërore Trepça, e cila administrohet nga AKP ku shqyrtoi dhe aprovoi termat e referencës për Studimin e Fizibilitetit për këtë ndërmarrje. Për më tepër, Bordi u informua edhe rreth progresit të bërë në lidhje me analizën paraprake të kërkesave të kreditoreve të Trepçës. Gjatë kësaj mbledhje para Bordit raportoi menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça, me ç’rast e njoftoi Bordin për gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe për planet për vitin 2016, duke përfshirë shitjet dhe aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti. Bordi me këtë rast aprovoi planin prodhues dhe financiar, si dhe planin e prokurimit për vitin 2016 për ndërmarrjen Trepça.Bordi i Drejtorëve ka aprovuar raportet e autoriteteve të likuidimit për 33 ndërmarrje shoqërore. Sipas këtij vendimi, do të bëhet shpërndarja e fondeve për kreditorët në shumë totale 1.818.548 euro. Në muajt në vazhdim priten edhe shpërndarje të fondeve në mirëbesim edhe për ndërmarrje tjera.
Gjithashtu gjatë këtij takimi Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportet e Komisionit për shitjen 74 e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore.Bordi në vazhdim u informua nga menaxhmenti me zhvillimet dhe aktivitetet e fundit në AKP. Pati diskutime në lidhje me pasqyrat financiare vjetore dhe buxhetin e AKP-së për vitin 2015, poashtu u diskutuan pasqyrat financiare vjetore për Fondet në Mirëbesim për 2015 të cilat tashmë i janë dorëzuar institucioneve përkatëse sipas kërkesave ligjore që e obligojnë AKP-në.
Në fund, Bordi diskutoi mbi mënyrat e rritjes së efektivitetit të punës brenda Agjencisë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.