Vlerësohet lart akti trimëror dhe i pashembëllt i shqiptarëve në mbrojtjen e herbenjve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore/
Nga BEQIR SINA, New York City/
OKB – NEW YORK : Misionii Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me B’nai B’rith International – mbajti në përkujtimin vjetor Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 27 Janarin – me një panel përkujtimor për të vënë në pah edhe një her shëmbullin trimëror dhe të pashembullt të shqiptarëve në mbrojtjen që u bënë hebrenjëve – gjatë Luftës së Dytë Botërore.Të mirëpritur nga Allan J. Jacobs , Presidenti, B’nai B’rith International në panelin përkujtimor folën H.E. Ambasadori Ferit Hoxha , Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, duke përfshirë në diskutim edhe folësit të ftuar Shirley Cloyes DioGuardi , Johanna Neumann , Majlinda Myrto dhe Melina Lito . Kjo ngjarje u moderuar nga Daniel S. Mariaschin , Vice President Ekzekutiv , B’nai B’rith International dhe u mbajt në sallën e Konferencave numër 3 në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara.
Ky panel në të cilën morë pjesë dhjetra vetë, madie edhe figura të njohura të komunitetit hebraik në SHBA, veprimtar shqiptarë, anëtarë të bordit të drejtorëve të lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA, të udhëhequr nga Presidenti vullnetar – ish kongresititi i Nju Jorkut, Joe DioGuardi u mbajtë me moton ” Një komb shpëtimtar : Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ”
Një akt ky që u zbulua vetëm mbas rënjes së sundimit komunist në Shqipëri, dhe që ishte në kontrast të jashtëzakonshëm me shumë vende të Evropës , ku Shqipëri – megjithëse ishte një komb nën pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore – megjithë rrezikun e madh të asaj kohe, e pushtuar nga nazismi, u bë një vend strehimi jo vetëm për gjithë popullsinë e saj hebreje , por edhe për të gjithë ata Hebrenjë, që ishin jashtë Shqipërisë, dhe të cilët me pashaportat shqiptare, kan mund për të hyrë në vend të tjera gjatë Holokaustit për të shpëtuar.
Nga të gjitha, dokumetat e regjistruara është shënuar se nga një numër i vogël ka rezultuar se mbas Luftës së Dytë Botërore, janë rreth 2,000 hebrenj që u shpëtuan në Shqipëri, në këtë vend të vogël të Ballkanit, nga gjenocidi nazist në atë që bota e njeh si Holokaustin dhe humbën jetën 6 milion hebrenjë.
Panelistë nëpërmjet fjalimeve të tyre, shpesh her nëpërmjet dëshmive dhe fakteve sollën para audiencës, historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së disa familjejeve hebreje në Shqipëri dhe përmes tyre, historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e tij , Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përherëshëm të OKB-së, permendi faktin se që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore , më shumë se 6000 libra janë shkruar dhe botuar çdo vit për Holokaustin, dokumentimin dhe vërtetësi për atë që hebrenjtë kanë kaluar nëpër atë dhe pjesa tjetër që bota bëri në lidhje me to , e mirë apo e keqe . “Ndërkëto, tha ai një numër shumë i vogël kanë shkruar për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri . Mbasi qe Komunizmi ai që e pat varrosur këtë histori për gati 5 dekada dhe na u desh të presin për fillim të viteve 90 që të mësonim aktin e shqiptarëve në shpëtimin dhe marrjen në mbrojtje të hebrenjve . Dëshmitë filluan të shohin dritë” u shpreh ambasadori Hoxha. .
Më tej tha ambasadori Hoxha, “Fatmirësisht, gjatë dy dekadave të fundit, gjërat kanë ndryshuar, Dokumentet janë zbuluar , të shpëtuarit më në fund kanë sjellë në dritë “dokumentat” e tyre , dhe të mbijetuarit janë identifikuar . Prandaj, ne e dimë më tani dhe sot është një nga ata raste të cilat po hedhin dritë mbi kontributin tonë modest në këtë njerëzim – pra për atë që bëm ne shqiptarët” .
Ambasdori Hoxha, duke përfituar nga ky rast, dhe nderuar këtë ngjarje ka falenderuar organizatën B’nai Brith për bashkë – organizimin e kësaj ngjarje, duke nënvizura se B’nai, është një organizatë që është i njohur edhe përtej SHBA , përfshirë këtu në vendin tim , për punën e tij të pamëshirshëm në favor të paqes, bashkëpunimit dhe të kuptuarit njeritjetrin .
“Gjatë viteve, tha ai ne kemi krijuar një urë bashkëpunimi ,dhe takohemi shpesh në nivele të ndryshme dhe unë jam veçanërisht i kënaqur për të përfshirë sot në një tjetër ngjarje të rëndësishme, për të dhënat tona të frytshëm të bashkëpunimit . Ndjehem veçanërisht i privilegjuar që në këtë panel i folësit do të jenë në gjendje të thon disa fjalë për atë që ka bërë që të jetë e njohur , me vonesë , por bindshëm , pra, për një histori të jashtëzakonshme të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri – gjatë viteve të tmerrshme, e të errëta të Holokaustit “.
Ambasdori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Dr. Ferit Hoxha, u shpjegoi se:”Historia shqiptare është , e gjitha në tërësi , është një histori e guximit , e respektit dhe dashurisë për tjetrin , ajo është një histori e jetës dhe një shembull i pastër i njerëzimit .Disa janë përpjekur të shpjegojnë qëndrimin shqiptarë, si bazë të besimet fetare dhe tradita . Të tjerët, tha ai e konsiderojnë atë si një sjellje frymëzuar nga rregullat nga prejardhja . Për ne , shqiptarët , theksojë ambasadori Hoxha, ajo shkonë më tej : Kjo është një ndjenjë e thellë e krenarisë dhe nderit , një gatishmëri për të u kujdesur për tjetrin , një ndjenjë të thellë të mikpritjes për të mirëpritur , të nderuar dhe për të mbrojtur me çdo kusht një mysafir, ose kushdo që është në nevojë , një gatishmëri të përjetshëme për të ndihmuar me çdo kusht çdo gjë të vlefshme që shpjegon këtë sjellje . Dhe për të gjithë këtë ne kemi vetëm një fjalë : BESA – premtimi . Pra, ju jap fjalën , ju mbani fjalën , ju premtoj , nuk ju dorëzojë . Ajo ka qenë atëherë dhe kjo është tani , në qoftë se ju trokisini në një derë shqiptare , ju nuk jeni një i huaj më – por jeni thjesht një mysafir i nderuar dhe i respektuar . Dhe shqiptarët e dinë se si t’i trajtojnë mysafirët, e tyre “ ka përfunduar fjalën e tij Ambasdori i Shqipërisë në Misonin e Përherëshëm në Kombet e Bashkuara, Dr. Ferit Hoxha,.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit – 27 janar 2014, nga Kombet e Bashkuara, Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, mbajti një fjalim me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë ”
Në fillim të fjalës së saj ajo tha se unë dua të falenderoj Misionin shqiptar në Kombet e Bashkuara , veçanërisht Ambasadorin Ferit Hoxha , dhe organizatën B’nai B’rith International. “Për të kuptuar shpëtimin shqiptar të hebrenjve evropianë , ceku në fjalën e saj Cloyes – DioGuardi, autore e disa shkrimeve mbi Holokasutin, unë besoj se është e nevojshme për të kuptuar historinë e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre kundër shtypjes që e bëri shpëtimin e mundur, dhe, gjithashtu se si erdhi reagimi shqiptar deri tek ajo e Holokaustit, do të shfaqet dhe vazhdon të ketë për të zbuluar . Ky është roli unikë që shqiptarët në Shqipëri, kan luajtur gjatë këtij akti ( dhe të cilën ne tani e dimë edhe për shqiptarët në Kosovë, gjithashtu kan bër të njëjtën gjë ) në shpëtimin e të gjithë hebrenjve, që ose jetonin në Shqipëri, ose kërkuan strehim atje është ende në proces për të zbuluar edhe më shumë “, ka nisur fjalën e saj Cloyes – DioGuardi
Këtë, zbulim të asaj që ka ndodhur gjatë holokaustit në Shqipëri, dhe në të gjithë ish- Bllokun Lindor, tha ajo do të përfshijë një llogari të shumë pritur të epokës komuniste, në këto vende . Sepse , sapo që vendet e Europës Lindore, dolën nga tmerret e papërshkrueshme të Naziismit , ata ishin vënë nën zgjedhën e komunizmit , e cila jo vetëm i ka shtypur këta popuj – por ka ndaluar çdo diskutim të Holokaustit dhe çdo shpërndarje të informacionit në lidhje me të . Kjo, ceku Cloyes -DioGuardi, nuk do të ndryshonte deri në rënien e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1990 , dhe rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1991 . Kjo është arsyeja pse roli i shqiptarëve, në shpëtimin e hebrenjve nuk u zbulua deri në vitin 1990 .
Për këtë arsye Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, gjatë fjalës së saj në këtë panel, ia kushtojë shumicën e diskutimit, punës për zbulimin nga i pari të kësaj çështje Joe DioGuardi, dhe i mbijetuari i Holokaustit ish kongresiti i ndjer Tom Lantosh, duke e zgjeruar diskutimin e saj edhe për disa nga temat e rëndësishme që kanë dalë prej këtyre studimeve dhe zbulimeve të saj .
Zbulimin në fjalën e saj zonja DioGuardi, e pa në tre zhvillime të rëndësishme historike , pa të cilat mendon ajo se edhe ne nuk mund të ishim këtu sot në këtë përkujtimore. “E para, u shpreh ajo ka ndodhur në maj 1990, kur i ndjeri Kongresisti Tom Lantos – një hebre hungarez, i cili, i shpëtoi Holokaustit dhe themeluesi i Komisionit të të Drejtave të Njeriut i Kongresit, udhëheqës i këtij Komisioni – dhe ish- kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi , i biri i një babai arbëreshë ( një shqiptar etnik nga Italia ) dhe një anëtar kyç i Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit(1995 -1998) , vendosi të bëjë një udhëtim në Shqipëri – Ata ishin zyrtarët e parë amerikanë, që të hyjnë në vend komunist i izoluar totalisht në 50 vjet “.
Zhvillimi i dytë historik, sipas saj ishte duke çuar dokumentat e Shqipërisë për shpëtimin e Hebrenjve dhe njohjen e saj nga muzeu Yad Vashem, në Izrael, ku janë mbledhur të gjitha dokumentat nga e gjithë bota, dhe natyrisht që kjo ishte në një udhë paralele, me zbulimin që ka ndodhur me Holokaustin pas Luftës së Dytë Botërore .
Sipas saj : “Arsyeja kryesore për shqiptarët për të shpëtuar hebrenjt, ishte historia e tyre e fetare dhe tolerancës ndëretnike në bazë të Kanunit , një sërë ligjesh zakonore, që kan rregulluar sjelljen shqiptare që nga paraardhësit e tyre ilirë, dhe arriti të mbijetoj në mijëra vjet në Gadishullin e Ballkanit . Me kodin e tij bazë moral të Besës , duke theksuar dhembshuri dhe tolerancë , Kanuni është transmetuar gojarisht dhe ka mundësuar shqiptarëve për të rezistuar dhe për të mbijetuar shekujt e persekutimit “.
Në këtë kontekst ajo tha se Besa lidh nderin personal për respektimin dhe barazi me të tjerët . Ai gjithashtu përfshin mbrojtjen pa kompromis e një mysafir edhe në pikën e konfiskimit të dikujt deri me jetën e vet .
Në fund të fjalës së saj Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, fjalimin me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë ” , konkuldoi se :” Detyra e parandalimit të genocidit në kohën tonë do të ndihmohet duke e shqyrtuar pse shqiptarët iu përgjigjën ashtu siç bënë ndaj Holokaustit . Ne kemi bërë përparime të mëdha, tha ajo në avancimin teknologjik në shekullin e 21 , por ne jemi mjerisht prapa në përparimin moral . Kuptimi i shembullit shqiptarë mund të forcojë vendosmërinë e popujve kudo për t’i dhënë fund krimet masive , që unë besoj se është çështja më e rëndësishme e njeriut e të drejtave të njeriut të kohës sonë”.
Më pas foli edhe Majlinda Myrto dhe Melina Lito si dhe Joana Neumann, e cila është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare, Familja Pilku për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon.
Presidenti i Lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA,- ish kongresititi republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një interferencë , mbasi faleminderoi të gjitha ato vende që ndihmuan në lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe Izraelin popullin Hebraik, tha se “Kosova deklaroi pavaresinë me 17 shkurt 2008. Dhe, deri tani 106 entitete sovrane, nga të cilët 104 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë, ndërsa Republika Popullore e Kinës, ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt.”
Joe DioGuardi, në fund shtroi pyetjen se “Përse Izraeli nuk e njeh Kosovën zyrtarisht ashtu si e kan njohur edhe 104 shtete të tjera, kryq e tërthor botës!?”
Në fund të kësaj veprimtari ishte dhe një nga momentet mbresëlënëse të aktivitetetit. Ai kur zoti Sejdi Husenaj veprimtar i dalluar i komunitetit i dorëzon, të mbijetuarës së Holokaustit , zonjës Johan Nuamn, fotografinë në korrnizë, të saj me ish Kryeministrin Berisha. Një moment ky i fiksuar dy vjet më parë në Uashington – kur ish Kryeministri Berisha, i pat dorëzuar zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me motivacionin: “Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri, ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.