• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“DITET E NAIMIT”, EDICIONI XXI MBAHET NE TETOVE & POGRADEC

October 18, 2017 by dgreca

“DITET E NAIMIT”, EDICIONI XXI MBAHET NE TETOVE & POGRADEC 19-22 TETOR 2017/

1 ditet e Naimit
Drejtoria e Festivalit Nderkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, në Qendrën e Kulturëes mbajti Konferencën e shtypit, ku prezantoi Programin e Edicionit te XXI, i cili do të mbahet prej 19-22 tetor 2017, në Tetovë dhe në Pogradec. Gjatë ketyre diteve do të zhvillohen një sërë aktivitetesh letrare, artistike, muzikore, revy te veshjes ilire e shqiptare, do të përurohen gjashtë tituj të librave të edicionit të Festivalit, pastaj do të vizitojne disa vende kulturore e historike të qyteteve që prekin liqenin e Pogradecit.
Ne kete edicion ardhjen e kane knfirmuar 30 poetë nga vende te ndryshme si SHBA, Porto Riko, India, Izraeli, Danimarka, Suedia, Gjermania, Italia, Holanda, Izraeli, Spanja, Katalonia, Turqia, Greqia, Bullgaria,etj, si dhe nga e gjithe hapsira shqiptare.
Ceremonia e fillimit së Festivalit do të bëhet para Qendrës Kulturës, Tetovë, më 19 tetor (e enjte), në orën 19.30. Laureati i Festivalit, poeti amerikan Xhorxh Uallas dhe Drejtori i Festivalit, do të vendosin buqete lulesh te shtatorja e poetit kombëtar Naim Frasheri, që ndodhet para Qendrës së Kulturës. Ndërkaq, orën 20.00 në Sallën e Madhe, do të bëhet hapja e Festivalit. Hapjen e Festivalit do ta bëj drejtori i Festivait, Shaip Emërllahu. Me pas në orën e madhe poetike “Globi poeti”, poetët nga mbarë bota dhe ata shqiptarë do të lexojnë krijimet e tyre. Gjatë këtij programi letrar, artstik e muzikor, laureatit të këtij Edicioni, Xhorxh Uallas do t’i dorëzohet çmimi i madh letrar “Naim Frashëri”, si dhe do t’i jepet titulli Anëtar Nderi i Festivalit. Poashtu, Drejtoria gjithashtu në këtë hapje të Festivalit do t’i dorëzojë titullin Anëtar Nderi edhe poetit të njohur nga Greqia, Dinos Koubatis.
Në ditën e dytë të Festivalit, në orën 10, në lokalin “Oda” do të mbahet përurimi i gjashtë titujve të poetëve të huaj e shqiptarë,botime të shtëpisë botuese tëFestivalit”. Ata janë: Libri i punimeve të Konferencës shkencore, që u mbajt vitin e kaluar, në 20 vjetorin e këtij operatori kulturor e letrar me titull “Ndërkomunikimet kulturore – ‘Ditët e Naimit’ dhe poeti kombëtar Naim Frashëri”, ku janë përfshirë kumtesa të poetëve dhe studjuesve të huaj dhe shqiptarë. Pastaj, libri me tregime i poetes Silke Liria Blumbach “Një vit pas vdekjes sime”, me parathënie të poetit Moikom Zeqo, i poetit italian Xhuzepe Napolitano “Tetova e Poezisë”, të përkthyer nga poeti dhe përkthyesi Arjan Kallço, i poetes amerikano indiane Nivedita Lakhera, “Jastëku i ëndrrave”, të përkthyer nga Silke Liria Blumbach, i poetit shqiptar Ndue Ukaj, “Krijimi i dashurisë” dhe antologjia e poetëve pjesëmarrës të këtij edicioni “Vallëzim refugjati”. Librat janë përgatitur nga Shaip Emërllahu. Për këto libra do të flasin poetët dhe studjuesit Ndue Ukaj, Migena Arllati, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu dhe Reshat Sahitaj. Në kopertinat e librave ndodhen pikturat e profesoreshës së artit, Majlinda Kelmendi.
Pas përurimit të librave, poetët do të nisen për në Pogradec. Në mbrëmje, në sallën e kulturës “Lasgush Poradeci” do të mbahet ora e madhe letrare “Meridiane poetike” ku pritet poetët t’ipërshënds kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Në këtë orë poetike do të ndahen çmimet tjera letrare të Festivalit, “Menada”, Ditët e Naimit”, “Oeneumi”, “Qiriu i Naimit” dhe çmimi “Silke/Liria”.
Në këtë festival do të ekspozohen veshje kombëtare shqiptare dhe do të ekzekutohen disa pika muzikore nga artistët; Kastriot Marku, Shkëlzen Pajaziti dhe Biondina Selami. Poezitë e poetëve do t’i lexojë në shqip aktori Arsim Kaleci, ndërsa do t’i përcjellë me gitarë Naser Dula.
Në mbyllje tëfestivali poetët do të vizitojnë disa monumente kulturore në Pogradec, ku poetët do të vendosin buqete lulesh te shtatoret e poetëve të mëdhenj, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Në rrugë për në Tetovë ato do të vizitojnë edhe Ohrin e Strugën.
A.Arsllani/Gazeta Dielli ,SHBA

Filed Under: LETERSI Tagged With: 19-22 Tetor, Ditet e Niamit, Tetove & Pogradec

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT