TË DJELEN NË FESTIVALIN BOTËROR TË FILMIT NE QUEENS, U SHFAQ DOKUMENTARI”ZOIS”/
-Bashkatdhetarë, rezervoni 24 Marsin, e Shtunë, Ora 1.00 PM, në Festivalin e Queensit do të shfaqet filmi tjetër dokumentar i artistëve shqiptar kushtuar Mjeshtrit botëror të Fotografisë, Gjon Mili. Një histori intersante, që nis nga Korca, shkon në Bukuresht, udhëton drejt Amerikës, Boston, Nju Jork, Stamford…….
….Prej 15 Marsit deri në 25 Mars 2018 vazhdon festivali me përmasa botërore i Queensit, New York. Ditën e Dielë me 18 Mars 2018, në orën 2.00 PM në” The Zukor Theater” në Astoria, Queens, New York, u shfaq dokumentari”Zois” me protagonist mjeshtrin e penelit Zoiss Shuttie”(Zoi Shyti”) me pjesmarrjen e një auditori të konsiderushëm, ku shumica ishin bashkatdhetarët tanë. Filmi konkuronte në kategorinë e dokumentarit.
Për 60 minuta u shfaq dokumentari që tërhoqi vëmendjen e shikuesëve, të cilët përcollën me emocion jetën e protagonistit, artistit Zoi Shyti, dramën e tij në arratisjen nga kufiri jugor, kalimin në Greqi, jetën e vështirë gjatë hetimit, përjetimin e dramës të refugjatit, mbërritjen në vendin e ëndrrave, përballja me jetën e emigrantit, kapërcimi i pengesave, rrugëtimi drejt suksesit. Në fokus të dokumetarit janë kryeveprat e tij artistike, tablotë, kompozimet, portretet, nudot e përkryera, cikli për Nënë Terezën etj. Pjesa dominante e aksionit filmik zhvillohet në shtëpinë e tij-Galeri, në Bronx, ku kamerat ndjekin lëvizjet, bisedën, shëtisin nër pikturat e realizuara ndër vite, për të kaluar më pas edhe përtej Atalantikut, atje në Shqipëri, në Kolonjën e Lushnjës, kur nëna e përmallur priste birin e saj, Zoin, pas katër dekadash…
Në fund të shfaqjes së dokumentarit të pranishmit patën rastin që të pyesnin artistët realizues si dhe protagonistin Zoi Shyti dhe të diskutonin rreth vlerave të dokumentarit, por dhe të shuanin kureshtjen.
Ne kete Festival konkuron edhe dokumentari 53 minutesh “THE LIGHT”, veper e Suela Bako dhe Yllka Gjollesha. Ju mund te hyni ne websitin e Festivalit( Queens World Film Festival) dhe te mesoni me shume. Biletat mund te merren edhe ne hyrje. Kushtojne $15.00.(dg)