A mund ta ngremë në këmbë këtë shpirt që vuan? Pse, jo?
Kjo vajzë që shihni në fotografi është Donida e cila u operua dy herë bë Beth Izrael Hospital në Boston për të hequr një tumor të rrezikshëm në shpinë . Operacioni është vlerësuar i sukseshëm, por Donida edne nuk mund të ecë. Ajo ka nevojë për terapi për disa muaj në mënyrë që të rifitojë aftësinë e saj për të ecur. Donida, familja e saj, dhe miqtë e saj shpresojnë se komuniteti shqiptar do të tregojnë veten sërish bujarë e humanë, nuk do ta lënë vajzën e re që të dergjet në vend, por do ta ndihmojnë që të plotësojnë shumën mijëra dollarëshe që kjo vajzë të rikthehet në jetë.
Është një shoqatë në Boston/ Masachussetts,Maasbesa që ia ka nisë aksionit dhe deri tani i ka mbledhë $4600.00. Shoqata synon që të mbledhë $20.000.00. Ne po ju dërgojmë adresën e linkut të saj, ku ju mund të kontribuoni (http:/icanhelp.maasbesa.org/.
Le të bashkohemi të gjithë, individë dhe shoqatat dhe fondacionet dhe ta ndihmojmë vajzën që po pret plot shpresë nga të gjithë ne.A mund ta ngremë në këmbë këtë shpirt që vuan? Pse, jo?