Nga Rasim Bebo/ Adison, Çikago/
Kanё qёnё tre gjeneralё shqiptarё, tre renegatё, tre qё u kanё shёrbyer armiqve tanё shekullorё me devotshmёrrri. Ipari Ballaban Pasha nga Himara, i shёrbeu turqisё. I Dyti Mark Milani, i shёrbeu sllavo malazezeve. Dhe i treti Napolon Zerva nga fshti Zervё i Sulit tё Çamёrisё i shёrbeu Kishёs dhe qeverisё greke. Por ata erdhёn si armiq bёnё zullum dhe ikёn. Por Gjeneral Ramiz Alia ua kalon atyre, ky sinon tё shkatёrrojё gjithё shqipёrine me dy fima kompllotuese. Vazhdon dhe askush nuk e ndalon, Dhe ne prap po aty.
Xh. Santaiana i universitetit tё Harvardit. “Na kujton ne tё gjithёve se ata qё nuk kujtojnё tё kaluarёn janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё”. (1)
Nё vorbullёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Çamёria ka qёnё njё dorё ujё nё oqean, por kthimi i saj nё njё thertore dhe dёbim, na kujton thёnien e Viktor Hygoit: “Madhёshtia e njё populli nuk varet nga numuri i banorёve, ashtu si madhёshtia e njё njeriu nuk varet nga gjatёsia e trupit”.
Ne duhet tё kujtojmё tre kryegrekёt shovenё qё kanё qёnё dhe janё mё anti shqiptarё si: Shёn Kozmai, Peshkop Dorotheus, Peshkop Janullatos etj., pёr kёta Thimi Mitkon thotё: “Dhashtё Zoti e tё ketё Shqipёria fat tё mirё, se kemi shumё armiq dhe mё tё mёdhenjtё janё grekёt qё na luftojnё me kishё e konsuj” (2).
Por kёtyre ua kalon partiaku Ramis Alia. “Ky bёn haptazi punёn e grekut, po njё pune edhe mё tё rezikshme, qё s’e bёjnё dotё as vetё grekёt” (Mazar Dino). Dhe ne po kёtu.
Zhan Klod Faveirial thotё: “Murgu Kozma, ka qёnё tepёr rrёnimtar pёr kombin shqiptar … ky nuk predikonte ungjillin, por kёrcёnonte me shkishёrim nga patriakati grek tё gjithё shqiptarёt qё nuk flisnin vetёm greqisht. (Vendin e Shёn Kozmait sot e ka Genc Pollo shёn. im) Arevantini thote se ai predikonte edhe kundёr çifutёve, dhe se çifutёt e denoncuan tek Kurt Pashё Berati dhe ky dha urdhёr per ta vrarё duke e ngulur nё hu, mё 24 gusht 1779”. (3). I nderuar Lexues, krahaso: qeverin e sotme me qeverin e Kurt Pash Beratit dhe Shёn Kozmanё e 250 vjetёve mё parё me Peshkop Janullatosin Sot.
N. Zhango shkruan: “Dhespoti i Paramithisё Dorotheus ёshtё perfaqesues i qeveris greke nёn mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Nё bashkёpunim me kishёn, gjenerali grek Ralis, komandant i forcave pro naziste dhe kolonel Tavullavis, ministёr i mbredshёm dhe kolonel Napolon Zerva, shkruan urdhёrin: Policia dhe xhandarmёria greke tё vihet nёn urdhёrin e nazistёve gjerman. Zerva u vu nё krye tё EDES-it, organizatё terroriste, ushtri bandash, e ngritur 10-3-1941 qё vepronte nё Epir”. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 517).
“…Nё mbarim tё vitit 1939, nёn drejtimin e dhespoptit tё Janinёs dhe tё qeverisё greke u thirrёn: Rigenjtё e Paramithis,Pitulenjtё e Gumenicёs, Niko Kufulla i Filatit, Spiro Garo nga Parga. Dhespotёt e kryekishave tё Paramithise, Prevezёs, Pargёs etj., Kёrkuan ngritjen e cetave tё pёrbёra prej vrasёsish, pёr tё zhdukur çamёrit sapo tё pёlciste lufta e pritur greko-italjane” . Po aty “Ti vrasim tё tёrё, qё tё mos gjёnden nё Çamёri asnjё shqiptar mysliman e kёshtu tё mos ketё Shqipёria ç’tё kёrkojё”. Tha dhespoti i mitropolisё sё Janinёs. Kёrkesa e tij u pёlqye nga shumica dёrmuese e tё pranishmёve me pёrjashtim tё dy vetёve: Niko kufulla dhe Spiro garo. “Jo, kёtё ne s’mund ta bёjmё, se do na vrasin njerёzit tanё nё Shqipёri”, thanё ata. Pas atyre fjalёve u hoq dorё nga shfarrosja nё masё me atё mёnyrё, po prapёseprapё çeta si ajo e Thoma Pitulit, e Vasil Ballemit me shokё, pas shpёrthimit tё luftёs bёnё shumё vrasje nga mё tё ndryshmet”.(4)
Jorgos Margaritis shkruan: “Mё 6 dhjetor 1942 njё nga udhёheqёsit mё seriozё dhe mё tё fuqishmit e çameve, Jasin Sadiku , u vra (nga Vasil Ballёmi shёn im). Menjёherё njё ditё mё pas, nga komiteti i spatharajve, kryetari i tij Vasilios Tsupis, prifti Spiridhom Nutsis si dhe nёntё barinj u vranё dhe u rrёmbien 1000 dele. Nё mbremjen e datёs 9 mbi 300 muhamedanё u nisёn nga Margёlleçi pёr tё sulmuar fshatin Spathar… Kyetari i muhamedanёve Luto Rojba, vjёhёri i sёbijёs sё Jasin Sadikut, thirri Dhimitёr Xhimёn nga Morfati, pasi i tregoi pёr sulmin qё po ndёrmerrnin, i kёrkoi “besa-bese” pёr asnjanёsi dhe besim reciprok. Por pёrleshjet vazhduan. Dhe mё tej”. Jorgos Margaritis vzhdon: “…EDES-it (Ushtria Demokratike Kombёtare Greke) dhe ELAS-it (Ushtria Çlirimtare popullore Greke), kishin njё emrues tё pёrbashkёt pёr kundra Çamёrisё myslimane”. (5)
Mё 21 shkurt 1944, Nuri Dino i dёrgon njё letёr Shefqet Peçit: “Mjaft gjak shqiptari vaditi tokёn tonё, mjaft larg u dёgjua afshi i popullit tonё pёr liri dhe kjo mjafton pёr tё nesёrmen, po e nesёrmja duhet tё na gjёjё tё bashkuar me shumё se kurrё… Pёr hirё tё gjakut qe na bashkon dhe tё zakonit, qё s’smund tё na ndajё”. Asnjё pёrgjigje nga Shefqet Peçi. (6).
Kёshilli ishte njoftuar sa duhet pёr grackёn e pregatitur nё Paramithi nga Metrpoliti Dorotheus me zervistёt, por fatkeqёsisht nuk i vlerёsonin. Agjentura greke shtoi pёrpjekjet pёr tё mashtruar myslimanёt me fjalё mё tё mira si: “Mos kini frikё, se s’u nget kush as me njё lule. Askujt s’ka pёr t’i hyrё gjёmb nё kёmbё. Pastaj ju jeni me mallё gjё, si do tu ktheni krahёt e t’i lini shkretё t’i hajё deri e dosa?”
Riza Nezhipi dhe Din Met Meri nga Paramithia, u njoftuan nga mikui tyre Harallamb Kalojeropulli nga njё fshat i
Janinёs, Napolon Zervёn e kam dёgjuar vetё qё ka thёnё: “Çamёve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me tё mirё, qё tё mos tё na ikin nga duart deri sa tё zёmё kufirin. Pasi t’i kemi mbillur si ne vathё, jo vetёm nga njerezit qё nuk do te lemё nё kёmbё shtruar, po do shkojme nё thike edhe macet e tyre. Brёnda datёs 10 qershor 1944, Rizai vrapoi nxitimthi nё Paramithi pёr t’i njoftuar. Po krerёt si myftiu Hasan Abdulla, Sali Hafizi, Hafiz Abdulla, Abedin Bako etj., kёta nuk ua vunё veshin fjaleve tё Rizait: -Grekёrit u afruan tek dera dhe kanё vendosur tё na shuajnё me kuç e me maç; tё ikim sa janё akoma udhёt hapur!
Myftiu Hasan Abdullai me shoket e tij, ishte aq vendosur nga premtimet e peshkop Dorotheus, dhe u pёrgjigjej: “Qeveria greke nuk mund tё lejojё tё bёhen kёtu gjёra tё tylla, se turpёron veten e saj dhe njollos pёr jetё historinё e kombit tё vet, -pёrfundoi Myftiu Hasan Abdullahu. -Ato qё thua ti, janё profka e pallavra tё atyre qё duan tё na trёmbin qё tё ikim e t’u lёmё pasuritё tona, -tha myfti Sali Hafizi.
U ndeshёn dy kundёrshtarё kryesorё: Myftiu nga njёra anё, qё ngulmonte pёr tё mos u shpёrngulur dhe Mazar Dino kryetar i kёshillit nga ana tjetёr qё kёshillonte zhvendosjen, pёrkohёsisht tё paktёn nё fshatrat mё nё thellёsi dhe tё mbrojtur si, Mazrekё, kurtes etj.
Me qё askush nuk lёshoi pё, Mazari i tha: -Ti bёn haptazi punёn e grekut, po njё punё edhe mё tё rrezikshme qё s’e bёjnё dot as vetё grekёrit. Myftiu iu pёrgjigj: -Ti, po e pe keq kёrcet e ikёn, po populli s’ka nga vete. Kam 31 vjet qё kam vazhduar kёtё udhё vetёm e vetёm qё tё shpёtoj njerёzit nga therja dhe zhdukja. Myftiu kishte besuar te besa e dhёnё e Mitrpolitit Dorotheus, por ishte besё kishёs greke.
Kёshilli arrestoi myftinё dhe disa nga mbёshtetёsit e tij mё tё rёndёsishёm nё tёrё Çamёrinё si: Qazim Rexhepin nga Paramithia, Isuf Izetin nga Varfanji, Xhafer Xorxin nga Filati e tj. Pati ndёrhyrje te komanda gjermane, i cili i detytoi Kёshillin t’i lёshonte tё burgosurit.
Çdo ditё qё kalonte dhe mendimi pёr tё ikur shtohej, dhe pёr tё ndaluar shpёrnguljen u pёrdor dinakёria greke. U ftuan nё takim Myftiu i Paramithise Hasan Abdullai, Sali Hafezi dhe Qazim Rexhepi. Takimi u bё nё fshatin Popovё. Pala greke (EDES-it) kryesohej nga Lefter Shtrungari, me tё mernin pjesё edhe dy oficerё anglezё qё bashkёvepronin me Zervёn. Morёn premtimet greke se Çamet do tё bёhen fuqiplotё! Njerёzit tё mos ikin! Ju japim fjalёn e nderit se nuk do tё preket njeri as me njё lule. U fol se u kishin dhёnё 3000 sterlina. “Jepuani, se atje do t’i gjёjmё tok me krerёt e tyre, kishte thёnё Napolon Zerva”.
Mjedisi aq i vrerёt e tejet kёrcёnueshёm pёr çamёt myslimane, Çam tё krishterё njoftonin çamet myslimanё pёr rrezikun qё po afrohej. Kёshtu Trifon Bello, fqinjit te vet,Ibrahim Katiut i tha: – Ikni sa mё parё, se do t’u vrasin tё gjithёve!
Dhe pyetjes: Pёrse do na vrasin? Trifoni iu pёrgjigj: -ёshtё urdhёr! Janё betuar, kanё shkelur kriqin qё tё mos lёnё gjallё asnjё nga ju. Ibrahim Katiu ishte i bindur pёr rrezikun, por prapё rrinte nё mёdyshje, deri sa Llaq Çavo, po nga Paramithia, i shkoi fshehura natёn nё shtёpi dhe i tha : – Ik shpejt po munde mos tё tё zёrё as mёngjesi kёtu! Do t’u vrasin pa njё pa dy. Hristo Bika i pati thёnё Haki Bilalit: -Ngrehuni e ikni njё sahat e mё parё, sepse zervistёt janё betuar qё çdo mysliman qё tё zёnё, tё madh apo tё vogёl do ta shkojnё nё thikё.
Erdhёn lajmёtarё nga Margёlleçi, Gumenica, Vola, 24 orё para masakres nё Paramithi pёr tё mbushur mёndjen, qё njё orё e mё parё popullata tё kalonte nё fshatrat malore nё perёndim pёr ballё qytetit, ku gjёndeshin nё vend dhe fuqi tё afta pёr mbrojtje, por Myftiut tё Paramithisё nuk ja kthien mёndjen.
Rojet e pakta mbrojtёse tё qytetit, dalluan se gjatё natёs se 26 dhe 27 qershorit 1944, zervistёt po i afroheshin Paramithisё nga tё tria anёt: jug, lindje, veri. Nё mёngjes herёt, mbrojtёsit e vendosur nё Gallata, goditёn kolonёn qё po zbriste nё qytet nga ana e Shkallёs. Shpёrthyen breshёri tё dendura pushkёsh dhe mitrolozёsh; ishin tё vendosur tё luftonin deri nё fishekun dhe pikёn e fundit tё gjakut, pasi ishin tё bindur se rrugё tjetёr nuk kishin. Mirёpo, dhespot Dorotheus, nёnprefekt Kanellopulli vrapuan tek myftiu Sali Hafezi dhe i mbushёn mёndjen pёr ndёrprerjen e qёndresёs, pasi zervistёt do tё hynin nё mёnyrё paqёsore dhe nuk do tё ngacmonin kёrkёnd. Myfti Sali Hafёzi e hёngri atё rreng dhe sёbashku me dhespotin e tё tjerё, u ngjitёn nё Gallata. U bёnё thirrje luftёtarёve tё ndalonin zjarrin, duke u zotuar se zervistёt nuk do tё bёnin as dёmin mё tё vogёl dhe ia rritёn t’i bindnin. Zervistёt u pritёn nё hyrje tё Gallatait nga Dhespoti Dorotheus dhe Myftinjtё Sali Hafuzi, Hasan Abdullai dhe parёsi myslimane e tё krishtere.
Historiani Jan G. Sharra “Historia” f. 660 thotё: “Zervistёt e regjimentit te XVI-tё, tё komanduar nga major Kranjai, mbas takimit me Thespot Dorotheus, njofton: “Urdhёrohen tёrё ata qё kanё armё t’i dorёzojnё menjёherё, se qetёsinё do ta mbajё ushtria. Askush tё mos ketё frikё! Kёdo e quajmё vlla! Duam tё bashkёpunojmё dhe tё ndihmojmё njeri tjetrin”. (Fletore “Bashkimi” nr. 681, dt. 3-7-1947). (6).
Rreth mesditёs, kur ende nuk kishte mbaruar mirё dorёzimi i atyre pak armёve qё ndodheshin nё duart e qytetarёve dhe kur tregtarёt, qё besuan shpalljen, sapo kishin çelur duqanet, zervistёt grupe-grupe tё pёrbёrё nga Çomenjtё, Dokenjtё, Pantazenjtё, Paskot e shumё tё tjerё gjakatarё, tё drejtuar nga oficerё u derdhёn egёrsisht mbi popullatёn (kujtime nga Elmaz Asllani nga Paramithia, dt. 1906). Ndёr vrasёsit ishin edhe: prift Andoni, robaqesja Athina, Samarbёrёsi Çil Coni, Nikoll Rafti etj. Ata qёllonin kёdo qё shihnin dhe vrisnin kёdo qё gjenin pёrpara. Me tё dёgjuar krismat e pushkёve dhe tё mitrolozave njerёzia ia dhanё nё pikё tё vrapit nga tё mundnin pёr tё shpёtuar sikush kokёn e vet. Me tё shumtit u derdhёn drejt anёs perёndimore, nga mendohej se mund tё mos ishte mbyllur ende. Pati raste qё e njёjta familje nё vrap e sipёr tё shkёputej mё dysh: familja e Çafa Miles, ndёrsa Çafaj me njёrin nga bijtё, Sadiun dhe fёmijtё e djalit tjetёr, Hakiut, arritёn tё kalonin, ndёrsa Hakiu me tё ёmёn, Salihen ua prenё udhёn, (u mbyll rrethimi) Hakiun e mbёrthyen disa zervistё dhe nё sy tё sё ёmёs, e vunё poshtё dhe i prёnё kokёn. Pastaj ngritёn nga muri njё pllakё tё madhe guri dhe, ia vёrvitёn mbi kokёn e prerё ia benё petё. Salihen e mbyllёn nё burg. Rrugёt dhe sheshet u mbushёn me tё vrarё: 5-6 kёtu, 7-8 atje, 10-12 me tej. U krijua njё tmerr i pashembullt.
Duke kёrkuar shpёtim futeshin nё shtёpitё e krishterёve si nё ate tё Jot Barbes etj., po pёr habin e tyre vete ata po ua hanin kokёn!
Dёshmitaria Fetije Saliu, po nga Paramithia tregon se, kur zervistёt u turrёn tё thernin Maksutin 6 muajsh dhe, e ёma e mbuloi djepin me trupin e vet, zervistёt i ngulin thikёn nё kurriz ajo u pёrplas pa frymё nё dysheme.
Te shtёpia e Myfti Hasan Abdullait, drekuan Taq Shtrungari me 7-8 trima, pasi hangrёn pёr 2-3 orё, u pa besa qё kishte dhёnё peshkop Dorotheus myftiut. Atё e kapёn nga mjekra dhe ja prenё kokёn, therёn tё shoqen tё birin dhe pas perdhunimit tё bijёs e therёn edhe atё. Plakun 80 vjeçar, Shaban Gazirin e bёnё copa-copa. Dy tё fshehur nё trarёt e tavanit Elmazi dhe Tahsimi, u spiunuan nga “miku” Thoma Faço. Menjёherё i theren. Po kjo tragjedi ndodhi edhe nё shtёpin e Sali Hafёzit nga major Kranjai. (tregim nga Shefqet Sulejmani nga Paramithia (dt. 1926)
Historiani grek N. Zhango thekson: “Njerёz tё egёr e barbarё qё kёrkonin lira e plaçka hynin si zotёr nё shtёpitё, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kё donin. Ç’tmerr, ç’farё neverie! Njё shtazёri e padёgjuar, jashtё çdo llogjike njerёzore. Historia fsheh fytyrёn nga turpi”. (7).
Mbi kёtё holokaust, Niko Zhango vazhdon: “Fati i tё burgosurve nё Paramithi u bё e njohur me gjakёsitё nё vazhdim. Erёkundёrmonjёse nё shtёpin e Sali Hafezit me tre kate dhe mbi 30 dhoma ku mbaheshin tё mbyllur mbi 500 gra e fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Vdekje fёmijesh, pamje rrёnqethёse e grave myslimane qё hiqeshin zvarre dhe pёrdhunoheshin gjysmё tё vdekura. (8).
Hisoriani Beqir Meta shkruan: “Masakrat nё Paramithi vazhduan 4-5 ditё. Gjatё kohёs, kur nё qytet po kryheshin masakra tё tmerrshme, Mitropoliti Dorotheu, i cili kishte qёnё garant pёr moscёnimin e popullsisё myslimane, festonte “fitoren” me komandantёt e bandave dhe bekonte krimet e tyre. Ky mitropolit, deri nё kёtё kohё, kishte qenё njё nga bashkёpuntorёt mё aktivё tё gjermanёve” (9).
Dёshmitarёt tregojnё pёr shtepin e myftiut “burg”: “Na jepnin njё fetё bukё misri , as 100 gram nё ditё dhe njё lugё bizeleje ose fasuleje pa kripё. Llambro Miho nga Paramithia ishte i vetmi njeri qё na ndihmoi pёr tё mbajtur shpirin. Ai kishte njё furrё buke dhe gjelltore. Ai vinte çdo ditё dhe na sillte buke dhe gjellё, ne na binte nga njё kafshitё se ishim shumё. S’kishim as me se tё laheshim e as ku tё laheshim, flinim ngjitur me njeri tjetrin! Na piu morri, sёmundjet dhe uria , dhe kёshtu vdisnin 5, 6, 7, dhe 10, 12 ne dite”. (10).
Erdhёn disa mjekё anglezё, tё veshur me maska, sepse ne, veç se tё sёmurё, kutёrbonim nga fёlliqёsia. Mjekёt pasi na vizituan u thanё: “Ja zboni, ja vritni, se brёnda pak ditёve do t’u marrin edhe juve me vete nё atё botё”. Kёshtu Mitro Bello na solli ca ushqime dhe na nisёn 250 gra e fёmijё shumё tё raskapitur, morrёm rrugёn Minine, Filat, Koske dhe mbritёm nё Shqipёri.
Jorgos Margaritis:…Me gjithё premtimet e peshkop Dorotheus dhe Napolon Zervёs, mbrenda pak ditёve, mё 27 qershor, ditёn e parё tё “çlirimit”, qyteti u kthye nё thertore. Tё gjitha dёshmite nga çdo palё qё tё vijnё, bien dakord nё shtrirjen dhe dhunёn e vrasjeve e tё keqtrajtimeve nё kurrizin e banorёve myslimanё…-u vranё nё mёnyrat mё çnjerёzore, mbrenda dhe pёr rreth qytetit. Keqtrajtimi i pёrgjithshёm i grave dhe rrёmbimi i pasurive…” (11).
Historiani Jan G. Sharra vёren: “Urrejtja dhe egёrsia qё ziente nё vetdijen e tyre, shpёrthyen me furi mbi gratё, fёmijёt, pleqtё dhe tё pafajshёm tё tjerё. Shumё çamё islamё zervistёt i rrёzonin tё gjallё nga ura e Naçit pranё Filatit. Nёnave u rrёmbenin fёmijtё nga duart e nga gjiri u ngulnin bajonetёn dhe i ngrinin lartё. Po para syve tё nёnave vrisnin djelmoshat 15-18 vjeharё. Egёrsia greke mbi popullin cam, kalon çdo lloj instikti kafshёror. Njё grua nga fshati Kacjan me foshnjёn ende nё gji, zervistёt e ndanё me spate nё katёr pjesё dhe e varёn nё njё pemё; sё toku me gjakun i rridhte dhe qumushti i gjinjeve. (12)
Sipas Niko Zhangos : “Tёrё çamёrit qё u gjetёn nё Karbunarё u vranё dhe u hodhёn nёpёr hendeqe: njё nane me 7 fёmijё si edhe tё vegjёl tё tjerё; 3 vajzat e Muharem Agushit, nusja e Hodos dhe Ajshe Agushi. Ndёrsa Lefter Shrungari me shokё, Mehmet Qamilit i vranё nё shtёpin e vet tё ёmёn dhe tre tё bijat; tё shoqes shtatzanё i çanё barkun dhe i qitёn fёmijёn, sipas dёshmive zervistёt therёn 41 gra e fimijё. (Fletoria “Bashkimi i Kombit” nr.202, 27-8-1944. (13).
Historiani Albert Kotini na jep kёtё episod: “Vasil Ballёmi i dogji djalin nё furrё Naile Gjinikёs nga Margёllёçi. Kur ia kapёn djalin e vet Vasil Ballёmit dhe ia dhanё Nailes qё tani kishte tё drejtё tё hakmerrej edhe ajo pёr djalin e saj tё djegur nё furrё. Po ajo jo vetёm qё nuk pranoi, por tha: -Mua djalin nuk ma ka djegur ky fёmijё! Mbasi e mbajti 7 ditё, ia dorёzoi Vasil Ballёmit, kriminelit tё Çamёrisё. Qё atё ditё Vasili u betua se nuk do tё qёllonte mё mbi shqiptarёt e Çamёrisё”. (14).
“Ndёrmjet atyre tmerreve nё Spatar ndodhi edhe kjo ngjarje kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili nga Janjari, femёr veçanёrisht e bukur e martuar para nje viti me spatarjotin Dalan Cullani u kap nё Spatar nga zervistёt. Kёta vrane tё gjithё ata qё zunё, ndёrsa Lulon e ruajti njё oficer per ta marrё me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, u duk sikur u bind me tёrё mend. Oficeri i gёzuar se ia arriti qellimit, vari automatikun nё gozhdё dhe kaloi nё tё ndarёn tjetёr pёr tё treguar shoqёruesve tё tij. Kurse Lulo rrёmbeu automatikun dhe me njё shkathёsi e guxim tё habitshёm vrapoi tek dera dhe i griu tё gjithё sa ishin nё tё ndarёn fqinje. Zervistёt qё ndodheshin rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarёt, nuk u shqetёsuan. Nga kjo moskokёçarje e tyre pёrfitoi Lulo, e cila me automatikun nёn nje cipune (nje lloi sharku i hollё) u largua pa tёrhequr vёmёndjen e askujt dhe kёshtu, pas disa ore udhёtimi mundi tё arrinte nё Konispol”. (15).
J. Margaritis shkruan: “23 shtaor 1944 duke u gdhirё data 24, forcat e komanduar nga Kranjaj dhe Shtrungari. hynё nё Filat. Mbёrritja e kёtyre forcave ishte njё snjal pёr fillimin e masakres. 47 burra,gra dhe fёmije u masalkruan nё Filat, ndёrsa nё Spatar… u masakruan 157 persona. Tё gjitha gratё dhe vajzat e reja u keqtrajtuan dhe u pёrdhunuan nga kriminelёt e zervёs”. Kranjai urdhёroi nё Filat: “Andartё! Bёni ç’tё doni; vrisni e prisni pa dalluar e mёshiruar kёrkёnd, qoftё ky burrё, grua e foshnjё. Ç’nderoni ke t’iu pelqejё: vajza, nuse, tё reja!…Asnjё shqiptar mos lini tё gjallё”. (16).
Jan G. Sharra thote: “…shlyerja e llogarive do tё bёhej me çrrёnjosjen e tyre nga toka e tё parёve tё vet, nga atdheu i tyre.” Dhe me tej: Gjakёsitё nё Paramithi dhe ngjarjet qё rrodhёn mё pastaj, nuk linin pikё dyshimi se , po qe qё donin tё mbijetonin si popull, duhej tё shpёrnguleshin” (17).
Analisti i problemeve ballkanike, Xhejms Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka njё lidhje direkte, me trupat e zervёs, tё cilёt kryen krime nga mё tё rёndat ndaj çameve, krime lufte dhe mizori, Zerva ishte nёn kontrollin e C. M. Ёoodhouse, komadant i misionit ushtarak britanik nё rezistencёn greke. Dhe mё tej, oficeri Naxhel Kllajv, ka shkruar: “Ne kemi kryer gabime tё tmerrshme duke mёshiruar Zervёn nё atё mёnyrё”. (18).
Jorgos Margaritis shkruan: “…Fronti Çlirimtar i Shqipёrisё, nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё vendin fqinj. Nё kundёrshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, Gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim … vetёm vendi ynё “mёsoi qytetёrim”. Nё kёtё rastё mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm dhe sigurishtё nuk vjen nga pala greke”! (19).
Nga Pullub xhufi citojme: “Me trishtim shikojmё serinё e lёshimeve alias-tradhёtive –shpёrberja e turpёshme tё autoqefalis dhe pushtimi tё kreut tё KOASH nga nje klerik grek, militant i helenizmit.” Qeveria e jone ka harruar porosin e pavdekshme te NOLIT: “Kisha greke ёshtё kisha e Satanait. Ruhuni prej saj nё rast se nuk doni t’ju bejё gjёmёn”. Kur erdha ne fund te artikullit dhe vet jam ne fund tё pusit, pres pёr tё dalё! Jo nga balta qё qёndron mbi baltё.
R e f e r e n c e
1. E. Jacques “Shqiptarёt”, bot.1995, f. XVII.
2. E. Mete “Dodona…” bot. 2007, f. 712.
3. Zh. Klod Faveirial “Historia e Shqipёrise” bot. 2004, f. 389.
4. Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare…”, bot. 2000, f. 255.
5. J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 137, 171, 142.
6. Historiani grek Jan G. Sharra “Historia”. F. 660. (“Dodona…”, f. 487)
7. Historiani grek Niko Xhango thekson: “Zeusi”, bot. 2009, f. 317.
8. Niko Xhango “Dodona …” bot 2007, f. 490.
9. B. Mete “Tragjedia Çame”, bot. 2007, f. 71.
10. Rsim Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f.502.
11. J. Margariti “Bashkёpatriotё…”, bot. 2009, f. 141.
12. Jan G.harra “Dodona…”, bot. 2007, f.490.
13. Historiani Niko Zhango Shkruan: “Viset Kombёtare…”, bot. 2000, f. 368.
14. Historiani Albert Kotini “Dodona”, bot. 2007, f. 505-506.
15. I. Hoxha “Viset Kombёtare”, bot. 2000, f. 385.
16. J. Margaritis “Bashkёpuntorё” f. 185 dhe “Viset Kombёtare…”, f. 381.
17. Jan G. Sharra historian grek “Viset Kombetare…”, bot. 2000, f. 368.
18. Analisti Xhejm Petifer “Dodona…”, bot. 2007, f. 493.
19. Historiani grek J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 147.