Nga Dr.Adriana Fishta Bejko-
Sa kënaqësi kur fëmijët tanë bëhen më të mire se ne dhe dinë të na trainojnë me shumë profesionalizëm shembullor.
Kjo ishte ndjenja që ndanë anëtarët e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën në trainimin e fundit për përdorimin e Platformës Digitale Google Meet për të bërë mësimin në shkollat shqip të mundshëm në këto kohë pandemie. E veçanta? Trainuesja e talentuar ishte Dr. Valbona Zylo-Watkins, vajza e mençur dhe patriote, shkencëtarja në fushën e mësimdhënies së Gjuhës Spanjolle, bija fisnike e e familjes së nderuar Zylo që jetojnë në Staten Island, USA. Dr. Valbona e larguar nga Shqipëria që kur ishte gjimnaziste, e drejtoi trainimin në një Gjuhë Shqipe të “kristaltë” dhe me një nivel shkencor brilant. Mirënjohje pafund prindërve Kozeta dhe Qemal Zylo që janë modeli i edukimit patriotik të fëmijëve dhe mbesave të tyre në Diasporë.
Dr. Zylo-Watkins është Drejtore Akademike e Shkollës Shqipe “Albalife”, Ambasador i Kombit. Faleminderit për kontributin tuaj në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit tonë, Valbona.
Së bashku mundemi!
17 Nëntor, 2020
Kanada