• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. BARDH SPAHIA DHE KAMPIONIA KLODIANA SHALA VIZITUAN VATREN

June 2, 2016 by dgreca

  1. Të Mërkurën, me 1 Qershor 2016, Dr. Bardh Spahia, Shef i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës pranë Partisë Demokratike Shqiptare dhe Sportistja e njohur, rekordmenia Olimpike Klodiana Shala, e njohur në kryeqytetin shqiptar edhe per Fitnesin bashkëkohor, me të cilin merret prej vitit 2013, vizituan Vatrën. Mysafirët shoqëroheshin nga biznesmeni dhe aktivisti Bedri Lita.
    Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, u ka uruar mirëseardhjen mysafirëve dhe i ka njohur me qëndrimet dhe veprimtaritë e Vatrës, vecanërisht për Cështjen Kombëtare. Dr. Bucaj u ndal gjatë edhe në qëndrimet e Vatrës për cështjen “Came” dhe marrdhëniet me fqinjin Jugor, që ende nuk e sheh realisht zgjidhjen e problemit cam, duek pretenduar mosegzistenën e një gjenocidi të dokumentuar, ndërkohë që këmbëngul për ndërtimin e varrezave greke në tokën shqiptare, një kërkesë e padrejtë për një ushtri që ka shkelë tokën shqiptare dhe në vend që t’i tërheqë eshtrat e ushtarëve pushtues(Sic kanë vepruar edhe shtetet e tjerë si Italai, Gjermania etj.), kërkon që t’i kthejë ata në heronjë në tokën shqiptare të pushtuar prej tyre. Problemet me palën kundërshtare të luftës Italo-Greke, diplomacia dhe shteti helen duhet t’i zgjidhë me italianët dhe jo me shqiptarët. Mosnjohja e cështjes came, apo moslejimi i kthimit të camëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, mbajtja e një Ligji absurd të Luftës me një vend fqinj, që është anëtar aktiv i NATO-s dhe aspiron BE-në, duket më shumë se Paradoks. Traktati i Miqësisë Shqiptaro-Greke, tha dr. Bucaj, nuk i ka zgjidhur problemet e mbetura pezull mes dy vendeve.
    Kryetari i Vatrës informoi se ai do të udhëtojë drejt Tiranës, i ftuar në Kongresin e PDIU, Partisë që mbron cështjen Came, dhe do t’i parashtroi atje qëndrimet e Vatrës.
    Dr. Bucaj, apeloi për Shtetin Shqiptar, dhe Diplomacinë Shqiptare, që të mos e shohë veten inferiore gjatë Vizitës të Ministrit të Jashtëm Grek në Tiranë, por me kurajo të kwrkojë me këmbngulje zgjidhjen një herë e mirë të cështjes came, të kundërshtojë ndërtimin e varrezave nw tokwn shqiptare, të kërkojë heqjen faktike të Ligjit të Luftës.
    Dr. Bardh Spahia falenderoi për pritjen e ngrohtë që i rezervoi Vatra dhe tha se ndjehej shumë mirë që vizitonte këtë Tempull Historik Kombëtar. Ndjehem mirë edhe për faktin, se babai im i ndjerë , Dr. Ali Spahia, ruante respekt e nderim për Vatrën dhe vatranët ( I ndjeri Dr. Ali Spahia, deputet, ish nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së ndërroi jetë në Pavia(Itali) me 13 tetor të vitit 2000). Spahia ishte anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar të Shqipërisë, si edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së.Më pas dr. Bardh Spahia trajtoi problemet e Deparatmentit të emigracionit dhe të Diasporës, dhe parashtroi programin e Partisë Demokratike. Këtij q theksoi ai llimi, tha ai, i shërben edhe kjo vizitë si dhe takimet që ai do të bëjë në Nju Jork, Nju Xhersi, Washington, Chikago etj. Jo rastësisht kontaktin e parë e bëmë me Vatrën e shqiptarëve të Amerikës, theksoi ai .
    Kampionia që ka nderuar Shqipërinë për më shumë se një dekadë në arenën ndërkombëtare, atletja rekordmene në 200 metra dhe 400 metra, mbajtësja e Flamurit Kombëtar në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Verore 2004 në Athinë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Olimpiadat 2000, 2004 dhe 2008, fituese e medaljes së bronztë në 400 metra në Lojërat Mesdhetare në vitin 2005, tha për Gazetën Dielli, se vizita në Vatër, i dha mbresa të vecanta dhe këtu preku historinë më shumë se 100 vjecare të Shqiptarëve të Amerikës.
    Editori i Diellit i njohu mysafirët me historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA dhe Gazetës 107 Vjecare “Dielli” përmes ekspozitës fotografike” 100 vitet e Vatrës në Shërbim të Kombit” dhe përmes dokumentave arkivore.
    Në takim ishin të pranishëm edhe zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe vatrani veteran Zef Përndocaj.
    Mysafiret i dhuruan kryetarit te Vatres shtatoren e Nene Terezes.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, DHE KAMPIONIA KLODIANA SHALA, DR. BARDH SPAHIA, VIZITUAN VATREN

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT