Shkruan: DR. Detina ZALLI/Universiteti i Oxfordit/
Ndonëse është e sigurt që virusi nuk është i inxhinierizuar gjenetikisht si një armë njeriu, këto ditë debati se si filloi COVID-19 është hapur përsëri me Presidentin e Amerikës, Donald Trump, që insiston që COVID-19 ka dalë nga laboratori i Wuhan. Ndërsa, Agjensia Qendrore e Inteligjencës (CIA) konfirmon që nuk ka prova.
Doja t’i rikthehesha kësaj Teme: Në shumë intervista kam thënë që nuk ka mundësi që virusi të jetë inxhenierizuar gjenetikisht (kjo është e konfirmuar nga studimet e shumta gjenetike që kanë vertetuar që virusi është 97% identik me koronavirus të lakuriqëve të natës).
Gjenoma e virusit është renditur saktësisht, dhe nëse do të ishte ndryshuar, ne do të shihnim shënja të sekuencave të gjeneve të futura. Kjo është e sigurt që nuk ka ndodhur.
Megjithatë:A ka mundësi që laboratori në Wuhan të ketë punuar me lakuriqët e natës të infekuar me SARS-CoV-2? Disa shkencëtarë kanë punuar me lakuriq të natës të ngordhur.
Mendohet qe shkencëtarët e institutit mund të ishin infektuar pasi u spërkatën me gjakun e lakuriqëve të natës (që përmban virusin) dhe më pas ia kaluan komunitetit lokal?
Por Cila është e Verteta?
Eksperienca Personale në Kinë
Kam pasur rastin për shkak të punës të udhëtojë shumë shpesh ne Azi, mbi të gjitha në Kinë në 4 vitet e fundit.
Eksperienca ime ka qënë shumë e bukur. Populli kinez është vërtet shumë mirëpritës dhe bujar. Por përsa i përket shkencës, disa gjëra mund të përmirësoheshin.
Fatkeqësisht në Kinë disa (jo të gjithë) shkencëtarë nuk i respektojnë rregullat e sigurimit si duhen (të paktën ku punoja unë).
Këtë e kam eksperiencuar në person të parë, kur disa herë më është dashur të ndërpres eksperimentet e disa studentëve ndërsa isha në Kinë (para 5 muajsh) apo të diskutoja me shkencëtarët e tjerë për sigurinë e eksperimentit sepse nuk ishin ne nivelin e duhur.
Ndonëse është e vërtet që virusi nuk është absolutisht krijuar me qëllim, a mund të këtë qënë një aksident? Dua të shpresojë jo. Deri tani nuk ka asnjë evidencë.Por, si thotë një fjalë: “Kurrë mos thuaj Kurrë!Mbase, këtë, asnjëherë nuk do ta dimë.