-Dhomat e Specializuara të Kosovës – komunikatë për shtypin/PRISHTINË, 14 Dhjetor 2016/ Më 14 dhjetor 2016, Dr. Ekaterina Trendafilova u emërua Kryetare e Dhomave të Specializuara. Pas rekomandimit të Panelit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi zyrtarisht Kryetaren.Kryetare Trendafilova (1953) është juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria, me përvojë të madhe në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, të drejtës penale, të drejtës procedurale penale dhe të drejtat e njeriut.Nga marsi 2006 deri në mars 2015, Dr. Trendafilova shërbeu si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).Para detyrës si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ajo punoi si profesoreshë e drejtësisë penale në Universitetin e Sofjes, zëvendësprokurore e qarkut në Gjykatën e Qarkut në Sofje dhe shërbeu si këshilltare eksperte për standardet e të drejtës penale dhe të drejtat e njeriut në Kuvendin, Gjykatën e Lartë dhe disa ministri të Bullgarisë.Me rastin e emërimit të saj, Kryetare Trendafilova deklaroi: “Ndihem thellësisht e nderuar që u emërova Kryetare e parë e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm, në fillimin e veprimtarisë së Dhomave të Specializuara, kam privilegjin të kryej detyrën udhëheqëse që m’u besua. Jam e ndërgjegjshme se garantimi i zbatimit prej Dhomave të Specializuara të praktikave gjyqësore më të mira dhe i administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme si për ata që ngarkohen me përgjegjësi penale, po ashtu edhe për viktimat e krimeve që pretendohet se janë kryer, përbën përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam e përkushtuar që këtë detyrë ta kryej në mënyrë të pavarur, me vendosmëri, vrull e përkushtim të plotë. Është me rëndësi jetike që mandatin tonë ta zbatojmë në mënyrë efikase, profesionale dhe të sigurt”. Kryetari i Dhomave të Specializuara është përgjegjës për administrimin gjyqësor të Dhomave të Specializuara dhe për funksione të tjera që i akordon Ligji. Kryetari gjithashtu kryen detyrën e kryegjykatësit të panelit të Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara.Kryetare Trendafilova është emëruar për një mandat katërvjeçar i cili hyn në fuqi në janar 2017./b,j/
***
PRESS RELEASE 14 December 2016 KSC2-16 Dr Ekaterina Trendafilova appointed President of the Kosovo Specialist Chambers On 14 December 2016 Dr Ekaterina Trendafilova was appointed President of the Specialist Chambers. After the independent Selection Panel submitted its recommendation, the Appointing Authority, Ms. Alexandra Papadopoulou, Head of the EULEX Mission in Kosovo, formally appointed the President. President Trendafilova (1953) is a distinguished judge, lawyer and academic from Bulgaria with extensive experience in international criminal law, criminal law, criminal procedural law and human rights law. She served as a Judge of the International Criminal Court (ICC) from 2006 to 2015. Prior to the appointment to the ICC she was a professor of criminal justice at the Sofia University, Deputy District Attorney at the Sofia District Court and provided expert opinion in criminal law and human rights standards to the Bulgarian Parliament, Supreme Court and number of Bulgarian ministries. For a short biography of President Trendafilova please consult the website of the Kosovo Specialist Chambers (www.scp-ks.org). Upon her appointment, President Trendafilova stated: “I am truly honoured to have been appointed as the first President of the Kosovo Specialist Chambers. At this decisive moment in the early existence of the Specialist Chambers, I feel privileged to have been entrusted with the leadership task. I recognize the immense responsibility to ensure that the Specialist Chambers apply the best judicial practices and deliver fair and impartial justice for those brought to account, as well as the victims of the crimes allegedly committed. I intend to accomplish this mission independently, with determination, vigour and to the very best of my abilities. It is vital that we implement our mandate in an efficient, professional and secure manner.” The President of the Specialist Chambers is responsible for the judicial administration of the Specialist Chambers and other functions conferred upon her by the Law. The President also serves as presiding judge on Supreme Court Panel of the Specialist Chambers. President Trendafilova has been appointed for a term of four years and is to be deployed as of January 2017.
Attachments area