Dr. Mimi Kodheli, E para grua në Shqipëri në detyrën, Ministre Mbrojtjes, anëtare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë dhe paqes së kombeve te Bashkura në NATO./
Histori Suksesi nga Dr.Liliana Pere/Profili / Dr. Mimi Kodheli Ministres se parë Shqiptare anëtare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve të Bashkura në NATO./Dr. Mimi Kodheli është një emër i njohur dhe i nderuar në jetën publike, politike, e shoqërore në Ballkan, Europe,SHBA, etj.E edukuar në një familje intelektuale, transmetohen tek ajo vrtytet dhe vlerat më te mira njerëzore.Prindërit e Mimit, që të dy jane diplomuar në Universitete të mira në Eoropë.Ajo ka lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964 dhe rritur po në Tiranë.Eshtë e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin, qe studjon jashte.Në vitin 1986 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë.Ne vitin 2000 kryen Masterin në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e TiranësPrej vitit 2007 Znj.Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik.Investimi i saj është i madh si në fushën e ekonomisë administrimit dhe politikës. Formimi dhe Eksperiencat e saj e kanë perfekrionuar figurën e saj. Dr Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës.Në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës.Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar, ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhët frënge dhe spanjolle.Ideja se bota që na rrethon është refleksion i përmbushjes së detyrave dhe prirjve tona, i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke kryer detyrat më së miri dhe ta shndrojë ‘’emrin grua’’ faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe ne botë.Me emrin e saj lidhen ngjarje e suksese sinjifikante ne Histori.. Në opinion ajo nihet si gruaja me vulnet të hekur, dhe po aq njerëzore dhe e sjellshme në temperamentin e saj. Nga prinderit trashëgon një educatë në frymën e përgjegjshmërise, respektit, dashurisë, guximit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.Me formimin punën këmbëngulëse, seriozitetin që e karakterizon, Znj. Mimi Kodheli ka sjellë në shoqëri modelin e suksesshëm, te nënës së mirë, gruas së fortë, ekonomisten dhe administratoren e aftë , që bën transformim, aktivisten që prodhon ide socialë ne dobi te gjithë shoqërisë.
Integriteti saj professional dhe qëndrimi në lartësine e dëtyrës, u vërejt ne Bashkinë e Tiranës, si Nën kryetare e Bashkisë së Tiranës,dhe sot si Ministre e parë e mbrojtjes te Ushtrisë Shqiptare anetare në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO.Znj Mimi është sa e prerë në detyrë po aq dhe altruiste sublime, ështe vërejtur së fundmi edhe me rastin e krijimit të Shtëpisë ne ndihmë të Fëmijeve autikë brënda Ministrisë së Mbrojtjes, ide kjo që u lançua dhe u realizua nga Mimi si rrugëtregues i kahut human social dhe njerëzor qe duhet të lëviz shoqëria shqiptare.Ajo gëzon respect në opinion,në rrethet shoqërore, segmente të ndryshme diplomatike, politike, ushtarake ndërkombëtare.Ajo, po vazhdon ta lartësojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jap dritën e gruas së parë Shqiptare Ministre në zonat e pandriçuara të shoqërisë njerëzore, dhe në gjithë Aleancen Euro-Atlantike te Paqes ne botë
Për më tëpër ndiqni Intervistën: me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Pyetje:E nderuar Zonja Ministre. Dëshirojmë të bëjmë një retrospektivë në fëmijërinë tuaj të hershme. Çfarë mbresash ruani nga fëmijëria, familja, prindërit tuaj, familja që keni krijuar, qyteti ku keni lindur, jeni rritur dhe jetoni e parë nga këndvështrimi i një intelektualeje me një integritet të lartë professional, sikundër jeni ju?
Dr. Mimi KODHELI:- Pyetja brenda ka shumë tregime të vogla. Unë do mundohem ta përmbledh shkuritmisht, me pak rreshta ciklin e jetës time, nga momenti kur kam lindur e deri më sot.Unë kam lindur në Tiranë. Prindërit e mi, edhe ata të lindur në Tiranë, kanë qënë të dy intelektualë. Të dy kanë studiuar jashtë dhe pasi janë kthyer nga studimet janë njohur në një institucion që quhej “Radio e Jashtme”. Ne të lindurit në Tiranë i themi “Radio e Vjetër”.Ka qënë një ndërtesë e vjetër e ndërtuar në kohën e Italisë në “Rrugën e Kavajës”. Janë njohur atje. Njëri nga prindërit fliste rusisht në radio, ndërsa tjetri fliste bullgarisht. Ata janë dashuruar dhe për pasojë kam lindur unë dhe ime motër, e cila është 5 vjet më e vogël se unë. Kam pasur fatin të rritem në një familje të mirëfilltë intelektuale, ku librat dhe muzika ishin gjërat për të cilat shtyhesha më shumë që të kisha sa më shumë njohuri. Pastaj pata fatin që të frekuentoja ndoshta shkollën më të mirë elementare të atyre viteve në Shqipëri, që ishte shkolla “Kosova”, një shkollë që tani nuk ekziston më, është kthyer në parking, por që në atë kohë mësuesit e tjerë vinin dhe mësonin si duhet të ishtë nxë-dhënia ose mësimdhënia.Kam vazhduar me tetëvjeçaren, me gjimnazin. Kam bërë një gjimnaz të fortë që në atë kohë ishte i listuar më i miri në Shqipëri, ishte gjimnazi “Sami Frashëri”. Edhe sot është një nga më të mirët dhe pastaj kam studiuar ne Universitetin e Tiranës për Ekonomi-Financë.
Sigurisht që profesioni më ka ndihmuar të jem pjesë e shumë strukturave dhe shumë institucioneve, sepse është një profesion që hyn kudo, por më së shumti kam qëndruar në sistemin bankar, sigurisht për shkak të profesionit.Kam krijuar familjen time në një moshë të pjekur për një vajzë. Kam një djalë 26 vjeç. Jam munduar që në këto 30 vite të familjes time, të krijuar prej meje dhe në 50 e kusur vite të familjes nga ku kam dalë unë, të jem një shërbëtor i mirë i familjes time dhe sigurisht një njeri për të cilën familja ime të jetë gjithmonë krenare. Qoftë ajo që më ka rritur, qoftë ajo që kam krijuar vetë. Më 2001 më kërkohet të jem zedhënësja e Edi Ramës, nga vetë Edi Rama. Kisha refuzuar disa kërkesa të tjera që më kishin ardhur nga persona të tjerë që ishin në front të parë të politikës shqiptare, por përgjithësisht unë deri në atë moment isha e painteresuar për t’u marrë me atë gjë. Mendoj që për një gjë jam krenare, gjithmonë kur flasim për pjesën politike të aktivitetit tim, që unë kam qënë prezente kur qyteti im i lindjes dhe ku unë isha rritur, që është Tirana, ndryshoi dhe u transformua nga një qytet me një kaos dhe me një abuzim të të pronës publike të paparë ndonjëherë, dhe u kthye në një qytet europian ose në kryeqytetin europian që gëzojmë sot. Kam qënë pjesë e atij ndryshimi me kostot që ndryshimi mbarti, por jam shumë e kënaqur se i kam bërë një shërbim real qytetit që dua më shumë, që është Tirana. Ku përmblidhet çdo gjë e rëndësishmë e jetës time brënda kësaj fjale.
Pyetje. Dr. Mimi – Me sa kujdes e ka menaxhuar Mimi karrierën e saj profesionale, duke investuar vazhdimisht në formimin me nivel të lartë shkollimi dhe a e ka ndjerë ndihmën e bashkëpunëtorëve?
KODHELI:- Për të mbërritur këtu nuk është e thjeshtë. Duhet mund, duhet të lëshosh shumë gjëra dhe shumë nga kënaqësitë e tua, nga vetja jote, nga familja jote, përndryshe e vështirë që mund ta meritosh një pozicion të tillë apo një karrierë të tillë, finalizimin e një karriere të tillë. Sot në këtë moshë që jam unë më vjen turp të them që jam nxënës me të gjitha 10-ta siç rëndom thonë, por kam qënë një nxënës i spikatur. Sigurisht për t’u formuar nuk mjafton një ditë, nuk mjafton as një jetë për ta bërë këtë gjë. Njeriu gjithmonë duhet të mësojë, të nxëjë gjatë gjithë jetës. Gjithë jeta është një shkollë më vete. Duke qënë se diploma që unë kisha në xhep i përkiste një epoke dhe një shkollë tjetër, për të cilën nga pikëpamja e formimit dhe e strukturimit sidomos të lëndëve që nuk ishin të indoktrinuara nga ideologjia e asaj kohe kam një respekt shumë të madh, pjesa tjetër ka qënë shkollim në Perëndim. I cili sigurisht më ka ndihmuar të mund të bëj nxjerrjen e konkluzioneve apo të mund të bëj menaxherin, menaxhimin e njerëzve, projekteve, të bëhem lider i nje grupi njerëzish, i cili nxjerr një produkt të mirë nga dora, siç jam munduar ta bëj gjatë gjithë karrierës time. Ty sigurisht të duhet dhe një këndvështrim tjetër, një formim tjetër, siç ka qënë ai në perëndim ndryshe nga ai baziku siç e përmenda më parë. Kam dhënë mësim për disa vite edhe në Fakultet. Kjo padyshim që ka mbajtur të gjallë edhe njohuritë e mia për atë shkencë që kam studiuar dhe formuar, që janë financat. Të marrurit me politikë të shkëput pak nga profesioni bazë, pavarësisht se unë jam munduar që edhe gjatë kohës që kam qënë anëtare e Parlamentit ta hulumtoj zanatin, njohuritë.Dhe për vetë faktin që kam qënë pjesë e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave më është dashur ta bëj këtë për të qënë në lartësinë e një njëriu që duhet të gjykojë të tjerët kur drejtojnë siç edhe e kam bërë dhe sigurisht për të qënë në lartësinë e përgjigjes kur të tjerët të gjykojnë për atë që ti bën, siç është sot që ne jemi në qeveri.Nuk kanë munguar bashkëpunëtorët, nuk kanë munguar as xhelozitë, por kjo është normale në një proces zhvillimi. Të qënit xheloz ndaj meje profesionalisht ose jo, e kam konsideruar pozitive sepse kjo e ndihmon zhvillimin.Kur xhelozia kthehet në obsesion ose në një keqdashje kjo është një gjë tjetër, nuk ka të bëjë më më ndjenjën pozitive të konkurencës.Më ka shqetësuar pak xhelozia e të tjerëve, sepse unë kam menduar që puna e nxjerr në dritë njeriun përtej xhelozisë së kujdo me të cilin ti ke të bësh gjatë rrugës tende.
A më ka ndihmuar dikush për të arritur këtu ku jam? Patjetër.Së pari është familja që është mbështetja ime më e madhe, më e sinqertë por gjatë rrugë kam njohur bashkëpunëtorë shumë të mirë. Duhet ta konsideroj veten një njeri shumë me fat që kam pasur bashkëpunëtorë të mirë në jetë, sepse jo kujtdo i jepet shansi ta ketë këtë mundësi.
Pyetje: Ju jeni një doktorante e shkencave ekonomike nga Universiteti i Veronës për të vazhduar në Universitetin Lincoln në Nebraska të ShBA. Kjo do të thotë që ju jeni një njohëse e mirë e ekonomisë së vendit dhe politikave të zhvillimit të saj. Si e shihni ju statusin e ekonomisë sot dhe nivelin e shoqërisë shqiptare. Mund të na flisni rreth çështjes së zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë, e dëshiruar kjo për ritme më të shpejta si nga gruaja dhe të gjitha shtresat e tjera?
KODHELI:- Prap janë një serë temash që pyetja juaj e gjatë ofron për diskutim. Për momentin që flasim Shqipëria ka një stabilitet dhe një ecje të pranueshme zhvillimore. Kjo nuk do të thotë që është e pranueshme, përkundrazi, por duhen gjetur mekanizmat dhe modelet e duhura për ta bërë këtë gjë. Gjë që e thënë është e thjeshtë, e bërë është më e veshtirë. Për fat të keq, bota dhe Europa në dekadën e fundit perceptoi një krizë të madhe financiare-ekonomike, e cila e afektoj pak Shqipërinë, por jo aspak. E afektoj pak sepse Shqipëria është një treg i vogël në tregun mbarëbotëror, jo një pjesë e tregut të Euros dhe kjo ndoshta ishte diçka pozitive. Por nga ana tjetër Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare me vendet e tjera anëtare të BE dhe pjesë e tregut të Euros siç janë Italia apo Greqia.Kjo sigurisht, që në një mënyrë ose në një tjetër pati influencat e veta negative.Sidomos për një vend si Greqia, që krizën financiare e kishte më të rëndë dhe më të fortë se çdo vend tjetër i BE dhe i zonës Euro. Diçka më tepër, më lejo të shtoj këtu, është fakti që më shumë se sa 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë kufijve, në Greqi dhe në Itali, bëri që remitancat të binin. Remitanca ishte një porcion i mirë i të ardhurave që hynin në vendin tonë dhe sigurisht që rënia e remitancave krijoi disbalanca dhe problematika, edhe brenda vendit.Gjatë periudhës së tranzicionit apo gjatë gjithë periudhës ku Shqipëria u njoh me ekonominë e tregut mbas viteve ‘90 dhe me zhvillimin kaotik të kapitalizmit, Shqipëria pati edhe disa rënie drastike dhe disa trauma në ekonominë e saj, siç ishte viti i mbrapshtë ‘97, ku firmat piramidale sollën edhe një shkatërrim të pjesës më të madhe të vendit, të ekonomive, të bizneseve të njerëzve, si dhe rënien e besimit.Dhe sigurisht për t’u rimëkëmbur Shqipërisë iu desh pak.
Pyetje – Çfarë ndodh dhe si e shikoni sot pozicionin e gruas ne shoqeri ? Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Çfarë ndodh me gratë, në ekonomi?
KODHELI:- Gruaja është një pjesë vurnerabël e shoqërisë edhe kur flitet për ekonominë, sespe edhe në vendet e zhvilluara dhe jo vetëm në ato që janë në zhvillim, përqindja e grave të papuna është më e lartë se ajo e burrave, paga mesatare e grave është gjithmonë më e ulët se sa ajo e burrave.Dhe shanset që gratë kanë për t’u marrë me biznes apo për të qenë në avangardë të botës së biznesit janë më të ulta në një botë maskile osë në një shoqëri maskile, siç është në fakt dhe vazhdon të mbetet shoqëria shqiptare. Ndaj unë besoj që 7 ose 8 ministre gra në një qeveri më 19 ministra është një fillim i mirë, por nuk është asgjë nëse kjo nuk shoqërohet me përparësi që duhet t’i jepet gruas dhe grave shqiptare, qoftë kjo kur flasim për ekonominë, qoftë kjo kur flasim për incentivë, qoftë kjo kur flasim për zgjidhjen e problemeve sociale, qoftë kjo kur flasim edhe për probleme që gratë i cekin më shumë se sa burrat të tipit, përkujdesi për shëndetin, përkujdesi për sigurinë fizike të gruas, për të eliminuar sa më shumë dhunën ndaj saj, qoftë kjo psikike apo fizike, e kështu me radhë.
-Dr. Mimi – Gratë janë pa as më të voglin dyshim dhe këtë nuk e them sepse jam grua, pjesa më vurnerabël por pjesa më e mirë e shoqërisë.
-Janë mbartëse të jetës, janë shtylla të familjes, janë ato që i bëjnë fëmijët, janë ato që shërbejnë në familje, më shumë se sa burrat e bëjnë, dhe sigurisht që duhet të kenë një mbrojtje dhe një përparësi më të madhe. Këtu pa diskriminuar askërkënd dhe pa vënë gishtin për fajtorë apo për njerëz që devijojnë le të themi nga këto parime themelore.Unë besoj që për gratë në Shqipëri është bërë, por jo mjaftueshëm dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi më së pari mbështetëset e njëra tjetrës dhe më pas ta kërkojmë këtë te të tjerët.
Pyetje- Ju jeni gruaja e parë në rolin e ministres së Mbrojtjes, në një kohë kur Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ju dalloheni për një vullnet serioz dhe për përpjekje maksimale për të përmbushur përgjegjësitë tuaja. Si i trajtoni ju politikat e sigurisë kombëtare?
KODHELI:- Në ka një gjë për të cilën përgjithësisht është rënë dakort midis dy kaheve të politikës shqiptare, janë pikërisht ato pika të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen. Me ndonjë ndryshim shumë të vogël. Dhe kjo e bën më komode dhe aktivitetin edhe punën time të përditshme. Aq sa puna është aq e vështirë, aq edhe komode për shkak të kësaj dakortësie që dy anët e politikës kanë kur flitet për sigurinë.E kam thënë edhe herë tjetër, nuk do të lodhem së përsërituri, ushtria, mbrojtja, siguria e vendit, është një çështje serioze, për të cilën duhet folur gjithmonë seriozisht. Nuk mund të bëhet shaka me të dhe askurkush nuk mund të abuzojë me të, vetëm për hatër të të bërit politikë. Kështu që, ndaj edhe të jesh serioz kur flitet për sigurinë apo kur flitet për mbrojtjen, është “A” e fillimit të punës. Të çdo dite të punës tënde.Pa folur fare për përfaqësimin që unë i bëj vendit, Ministrisë në strukturat NATO, në ministeriale, në të gjitha tryezat ku ulem me homologët, në takimet bilaterale e kështu me radhë. Kështu që bota sot po jeton në një situatë aspak të këndshme kur flitet për sigurinë. Çdo gjë është e vënë në pikëpyetje dhe asnjë vend në NATO ose jo, i madh ose i vogël, nuk mund të vetëmbrohet ekskluzivisht vetëm nga Forca e vet e Armatosur apo nga aktorët dhe faktorët që punojnë për sigurinë e atij vendi.Kjo duhet bërë bashkarisht për shumë shkaqe, për shumë arësye.Për shkak të luftës asimetrike që eksziston sot në botë, për shkak të faktit që sot jo domosdoshmërisht ti e ke armikun të rreshtuar në rresht të parë dhe të dish se çfarë ke përballë.Armik mund të jetë kushdo që jeton pranë teje, që ecën pranë teje në një shesh, apo që futet bashkë me ty në një shkollë, në një klasë. Kështu që kjo i bën politikat që lidhen me sigurinë dhe më së pari punën time si ministër i Mbrojtjes, një impenjim serioz, i cili do të mbetet i tillë jo vetëm gjatë gjithë mandatit tim, por besoj se do të mbetet i tillë gjithmonë, pavarësisht se kush e drejton dhe pavarësisht se nga cili kah politik.
Pyetje. Shpesh theksohet roli i Shqipërisë në rajon e sidomos në rajonin e Ballkanit. Cili është qëndrimi që mban NATO ndaj vendeve anëtare që janë pjesë e Ballkanit por edhe e vendeve të tjera?
KODHELI:- NATO është në gjykimin tim organizata politko–ushtarake më e fuqishme në botë. Kjo e bën NATO-n serioze në vendimmarrje, por njëkohësisht edhe të vëmendshme ndaj të gjithë zonave gri apo shteteve që nuk janë por që aderojnë, që shpresojnë të jenë apo që janë në rrugën e drejtë për t’u bërë një ditë anëtarë të NATO-s. NATO ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj rajonit, jo vetëm me futjen në radhët e saj para 7 vjetëve të dy vendeve të rëndësishme për Ballkanin që është Shqipëria dhe Kroacia. Njëkohësisht edhe për vetë faktin që në Ballkan, në Kosovë, akoma funksionon, është në aktivitet të plotë misioni më i gjatë i NATO-s i quajtur “KFOR”, që vazhdon të jetë edhe sot, që është një siguri më tepër. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është fakti që, politikat e dyerve të hapura që NATO ka praktikuar, që nuk ka pasur frikë t’i praktikojë, kanë dhënë rezultatet e tyre. Më së fundmi pranimin e Malit të Zi si anëtare me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo e bën rajonin tonë një qoshe të Europës gjithmonë e më të sigurtë.Pra rëndësia që kjo organizatë i jep Ballkanit është ajo që duhet dhe në momentin e duhur. Ndaj jemi shumë të kënaqur që jo vetëm jemi anëtarë të këtij organizmi, por dhe që vëmendja përtej gjithë problematikës që bota sot ka, vazhdon të mbetet e lartë edhe për një rajon si i yni, që është rajoni i Ballkanit.
Pyetje. Dr. Mimi – Cili është vizioni juaj në kuadrin profesional dhe investitorët e huaj në rolin e Sigurisë dhe të Forcave të Armatosura?
-Investitorët e huaj luajnë pak rol në Fushën e Sigurisë pasi Fusha e Sigurisë ka disa specifika të vetat. Ajo çka unë mund të ndaj me ju është që dy vjet më parë, për herë të parë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë filluan të kishin pjesë të tyre armatimin e ri të Standardeve të NATO-s dhe për herë të parë u larguam nga famëkeqi “Kallashnikov” i përdorur për shumë kohë nga Lindja dhe nga ushtria shqiptare e para viteve ’90. Ushtarët tanë sot disponojnë armë automatike të standardeve NATO dhe jo vetëm armë automatike por edhe armë të kalibreve të tjera, dhe kjo e afron mbrojtjen me prodhuesit e huaj të këtyre armatimeve. Gjëja që unë mund të them është që kur flasim për aktivitete strategjike dhe pika strategjike investimi, duhet të merret parasysh edhe opinion ynë që ka të bëjë me sigurinë dhe me pavarësinë e vendit.
Pyetje. E nderuar Znj Mimi – Si e shikoni ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?
KODHELI:- Unë ju falenderoj për pyetjen. Bashkimi Europian, ky togfjalësh besoj është togfjalëshi më i rëndësishëm dhe duhet të jetë kryefjala e të gjitha fjalëve në ditarin tonë të përditëshëm, por edhe në fjalorin tonë politik. Shqipëria është duke i bërë mirë detyrat e shtëpisë. Ne si qeveri iniciuam dhe do të çojmë drejt përfundimit një ndër reformat më thelbësore, më të vështira dhe më të thella që është reforma në sistemin e drejtësisë. Pa këtë reformë nuk duhet të shkojmë dhe nuk mund të shkojmë asgjëkund. Shqipëria duhet të vazhdojë ecjen drejt BE, më e pastër seç ka qënë dje, që të jetë më e sigurtë dhe për këtë duhet t’i kalojë këtij proçesi larjeje që askush të mos ketë shansin të na tregojë me gisht si një vend të korruptuar që prodhon trafik qëniesh njerëzore, trafik lëndësh, gjithëfarë gjërash të këqija, që prodhon korrupsion siç është etiketuar më parë, ndërkohë që Shqipëria është një vend prodhon një brez të jashtëzakonshëm, të mençur, të bukur që ka dëshirë të studiojë, të mësojëë dhe të punojë. Që prodhon njerëz të ndershëm që duan ta fitojnë jetën e përditëshme me djersën e ballit. Shpresoj shumë që një ditë historia të tregojë më objektivitet që, njerëzit që e kanë drejtuar këtë vend kanë menduar, punuar dhe luftuar për të ardhmen e këtij vendi që duhet të jetë një e ardhme në BE për një fakt shumë të thjeshtë: Ne ndajmë dhe mbrojmë të njejtat vlera më ato të vendeve të BE, të vendeve Perëndimore. Ndaj që ta kthejmë këtë në realitet, duhet thjeshtë dhe vetëm të luftojmë fort për të hapur negociatat me BE këtë vit dhe të mund t’iu mundësojmë brezave që do vijnë një të ardhme si të barabartë midis të barabartëve.
-Suksese nga zemra Znj. Ministre!
-Faleminderit, Liliana!
Intervistoi:LILIANA PERE