• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJDES- DIABETI, NËNA E TË GJITHA SËMUNDJEVE!

December 24, 2019 by dgreca

Rubrika Mjeksore e “Diellit”: DIABETI I SHEQERIT (Diabetes Mellitus)-

Shkruan Dr. ZEKERI PALUSHI-Australi/

            Është një sëmundje progresive që karakterizohet nga rritja mbi vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak.

Zakonisht 1- në 25 njerëz, vuajnë nga kjo sëmundje, dhe me rritjen e moshës, rritet edhe frekuenca e kësaj sëmundjeje, sepse si çdo organ, edhe pankreasi vjetrohet, e po kështu edhe trupi bëhet më rezistent ndaj INSULINES.

Kemi dy tipe Diabeti:

Tipi i parë (1), – ose Insulin-Dependent, takohet kryesisht në fëmijë dhe të rinj, ky tip shkaktohet nga mungesa e plotë apo prodhimi i pakët i hormonit INSULINE, që e prodhon PANKREASI, -një gjandërr e vendosur mbrapa stomakut.

Tipi i dytë (2), – ose Jo-Insulin-Dependent, takohet kryesisht në moshat e pjekura, mbi 40 vjeçare, shumica e të cilëve janë mbi-peshë, dhe përdorin një diet shum t’pasun me kalori (kilojouls). Po kështu, – në hisorinë  e familjarëve të këtyre t’sëmurëve, shpesh gjejmë antarë të tjerë t’familjes, të jenë diabetik.

Ç’far asht INSULINA?

Insulina asht një hormone shumë i randësishëm që prodhohet pra në PANKREAS. Ky hormone kontrollon BALANCËN e SHEQERIT (glukozës) në gjak,  dhe u jep mundësinë qelizave trupore që ta përdorin këtë sheqer (glukoze) për ENERGJI.

Shenjat klasike të Diabetit:

*Urinime të shpeshta,- (nganjëherë çdo nji-dy orë, e ma së shumti gjatë natës).

*Etje,- (pinë shume shpesh Ujë)

*Ndjehen t’uritur, edhe pse hanë shumë e shpesh.

*Humbje në peshë, – (kryesisht Tipi i Parë).

*Lodhje, dhe mungesë energjish.

*Prirje për INFEKSIONE, -sidomos infeksione të LËKURËS.

*Vonesë (ngadalsim), në shërimin e plagëve.

Çfarë rrisqesh vijnë prej Diabetit?

Megjithëse ilaçet kundra diabetit janë të shumëllojshme, moderrne, e shumë efektive, prapseprap, rezultatet varen shumë tek marrja e rregullt e tyne, DIETA dhe aktivitetet fizike që ban i sëmuri.

Nqs i sëmuri nuk e mbanë nën kontroll sheqerin në gjak,- atëherë komplikacionet mund t’jenë shumë të randa, si p.sh. KOMA DIABETIKE (ku sheqeri në gjak mund t’jetë shumë i naltë ose shumë i ultë. Po kështu, diabeti shkakton damtime të randësishme në ARTERIET e mëdha e të vogla të trupit, e për pasojë ndodhin edhe damtime të fijeve nervore, damtime të VESHKAVE, të ZEMRËS, e të SYVE,-deri në QORRIM.  Veçanërisht, sheqeri damton Sytë dhe Kambët,- prandaj asht e nevojshme që t’ju kushtohet një vëmendje e përkujdesje e vazhdueshme për parandalimin e këtyre komplikacioneve serioze.

A asht i mundur kurimi i Diabetit?

-Tash-për-tash Jo, por me mundësitë e mëdha që kemi, dhe vullnet të mirë, ne mund të bajmë një Jetë Normale, nëse e mbajmë sheqerin NEN-KONTROLL t’vazhdueshëm, nëpërmjet mjekimit të rregullt, si dhe duke ju nënshtrue një DIETE të përshtatshme, e duke ba një jetë sa ma AKTIVE, ku përfshihen edhe ushtrimet fizike.

Asht me shumë randësi, që krahas kontrollit të sheqerit në gjak, -të kontrollohen edhe Tensioni Arterial dhe YNDYRNAT në gjak (KOLESTEROLI).

A asht DIETA shumë e randësishme?

-Po. Të gjithë diabetikët duhet të ndjekin një dietë t’veçantë, -ku përgjithësisht marrja e KARBOHIDRATEVE dhe YNDYRNAVE duhet të kontrollohen (KUFIZOHEN).

-Objektivat që duhet t’arrihen nëpërmjet dietës janë:

*Mbajtja e një peshe trupore të përshtatshme (as mbi-peshë, e as nën-peshë).

*Mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak në shifrat nga 6.1 në 8mmol/L.

Këto objektiva arrihen nëpërmjet:

*Ushqimit të mirë e ngrënjes së rregullt të vakteve.

*Marrjes së ushqimeve kryesore në tre vakte, (mëngjes, drekë e darkë), si dhe tre herë të tjera, -ushqime ndërmjet vakteve, (snacks).

*Paksimin e marrjes së YNDYRNAVE.

*Shmangies së sheqernave, dhe karbohidrateve të rrafinerume (reçel, mjaltë, çokollata, kekna, pasta, dhe pije të sheqerosuna (soft drinks).

*Preferimi i ngrënjes së karbohidrateve natyrale, si- buka e zezë (wholemeal), patate, oriz, misra, grurë-ra,etj.

*Ngranjes së frutave e zarzavateve të ndryshme, -por të mos harrojmë se edhe këto janë karbohidrate..

*Ndërprerja apo reduktimi në minimal i pijeve alkolike

* Familjarizimi me ‘Indeksin Glicemik,- (Glycaemic Index- GI), dhe preferimi i marrjes së ushqimeve me GI të ulët.

* Shum të randësishme janë dhe ushtrimet fizike, e jeta aktive.

Çfarë duhet të arrijmë nëpërmjet MJEKIMIT:

*Niveli i sheqerit në gjak,- ESULL: 6.1-8 mmol/L.

*HbA1c (test shumë i randësishëm: ma pak se 7%.

*Kolesteroli Total ma pak se 4.

*Tensioni Arterial (BP) ma pak se 130/80.         

*Peshë trupore të përshtatshme, -ku cirkumferenca e belit të jetë jo ma shum se 94 cm për meshkujt, e 80 cm për femrat.

* Ndalo pirjen e duhanit.

*Ndalo, ose merr shumë pak pije alkolike (jo ma shum se 20 grm alkol në ditë që është ekuivalent to 200 ml venë).

*Ushtrime Fizike,- të paktën 30 minuta ecje në ditë (2km në ditë), 5 ose ma shumë ditë në javë (150 minuta në javë), si dhe aktivitete të ndryshme fizike,-tenis, notim, ushtrime airobike, etj. 

Të mos harrojmë se: Një dietë e shëndetshme, jeta aktive dhe ushtrimet fizike, janë të një rëndësie JETËSORE.

  Duke e konsiderue DIABETIN si një sëmundje të veçantë që ndikon për KEQ në shumë organe e pjesë të tjera të trupit (Nana e t’gjitha t’kqiave), mendoj që në numrin tjetër të gazetës DIELLI të vazhdojmë po me këtë sëmundje, duke u përqëndrue në komplikacionet e tij.

Në këtë shkrimi të fundvitit ju shpreh FALENDERIMET dhe RRESPEKTIN për ndjekjen e shkrimeve të mija në Gazetën e nderuar DIELLI, e po kështu, së bashku me familjen time, do të dëshironim që t’ju përcjellnim urimet ma të përzemërta, për një KRISHTLINDJE të mrekullueshme në familjet tuaja të nderume, -ndërsa lutemi që Viti i Ri 2020, t’ju ri-kthejë, si     Ju, dhe të gjithë  Amerikanëve, besimin në të VËRTETËN, Vlerat Njerëzore, Civilizimin PERËNDIMOR dhe PAMVARËSINË Individuale e Nacionale.   

Dr. Zekri Palushi (MD)

Shënim i Redaksisë së Gazetës “DIELLI”

E falenderojmë dr. Zekri Palushi për kontributin e jashtzakonshem qe dha gjatë këtij viti për lexuesit tanë duke mbajtë në Dielli online, Diellin në print dhe rrjetet sociale rubrikën shumë të lexuar mjeksore.

Me këtë rast i përcjellim atij ngushëllimet më të thella për humbjen e nënës së tij të dashur. Dhe i urojmë:Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2020!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dr. Zekri Palushi- Diabeti i Sheqerit

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT