Rubrika Mjeksore e “Diellit”: DIABETI I SHEQERIT (Diabetes Mellitus)-
Shkruan Dr. ZEKERI PALUSHI-Australi/
Është një sëmundje progresive që karakterizohet nga rritja mbi vlerat normale të nivelit të sheqerit në gjak.
Zakonisht 1- në 25 njerëz, vuajnë nga kjo sëmundje, dhe me rritjen e moshës, rritet edhe frekuenca e kësaj sëmundjeje, sepse si çdo organ, edhe pankreasi vjetrohet, e po kështu edhe trupi bëhet më rezistent ndaj INSULINES.
Kemi dy tipe Diabeti:
Tipi i parë (1), – ose Insulin-Dependent, takohet kryesisht në fëmijë dhe të rinj, ky tip shkaktohet nga mungesa e plotë apo prodhimi i pakët i hormonit INSULINE, që e prodhon PANKREASI, -një gjandërr e vendosur mbrapa stomakut.
Tipi i dytë (2), – ose Jo-Insulin-Dependent, takohet kryesisht në moshat e pjekura, mbi 40 vjeçare, shumica e të cilëve janë mbi-peshë, dhe përdorin një diet shum t’pasun me kalori (kilojouls). Po kështu, – në hisorinë e familjarëve të këtyre t’sëmurëve, shpesh gjejmë antarë të tjerë t’familjes, të jenë diabetik.
Ç’far asht INSULINA?
Insulina asht një hormone shumë i randësishëm që prodhohet pra në PANKREAS. Ky hormone kontrollon BALANCËN e SHEQERIT (glukozës) në gjak, dhe u jep mundësinë qelizave trupore që ta përdorin këtë sheqer (glukoze) për ENERGJI.
Shenjat klasike të Diabetit:
*Urinime të shpeshta,- (nganjëherë çdo nji-dy orë, e ma së shumti gjatë natës).
*Etje,- (pinë shume shpesh Ujë)
*Ndjehen t’uritur, edhe pse hanë shumë e shpesh.
*Humbje në peshë, – (kryesisht Tipi i Parë).
*Lodhje, dhe mungesë energjish.
*Prirje për INFEKSIONE, -sidomos infeksione të LËKURËS.
*Vonesë (ngadalsim), në shërimin e plagëve.
Çfarë rrisqesh vijnë prej Diabetit?
Megjithëse ilaçet kundra diabetit janë të shumëllojshme, moderrne, e shumë efektive, prapseprap, rezultatet varen shumë tek marrja e rregullt e tyne, DIETA dhe aktivitetet fizike që ban i sëmuri.
Nqs i sëmuri nuk e mbanë nën kontroll sheqerin në gjak,- atëherë komplikacionet mund t’jenë shumë të randa, si p.sh. KOMA DIABETIKE (ku sheqeri në gjak mund t’jetë shumë i naltë ose shumë i ultë. Po kështu, diabeti shkakton damtime të randësishme në ARTERIET e mëdha e të vogla të trupit, e për pasojë ndodhin edhe damtime të fijeve nervore, damtime të VESHKAVE, të ZEMRËS, e të SYVE,-deri në QORRIM. Veçanërisht, sheqeri damton Sytë dhe Kambët,- prandaj asht e nevojshme që t’ju kushtohet një vëmendje e përkujdesje e vazhdueshme për parandalimin e këtyre komplikacioneve serioze.
A asht i mundur kurimi i Diabetit?
-Tash-për-tash Jo, por me mundësitë e mëdha që kemi, dhe vullnet të mirë, ne mund të bajmë një Jetë Normale, nëse e mbajmë sheqerin NEN-KONTROLL t’vazhdueshëm, nëpërmjet mjekimit të rregullt, si dhe duke ju nënshtrue një DIETE të përshtatshme, e duke ba një jetë sa ma AKTIVE, ku përfshihen edhe ushtrimet fizike.
Asht me shumë randësi, që krahas kontrollit të sheqerit në gjak, -të kontrollohen edhe Tensioni Arterial dhe YNDYRNAT në gjak (KOLESTEROLI).
A asht DIETA shumë e randësishme?
-Po. Të gjithë diabetikët duhet të ndjekin një dietë t’veçantë, -ku përgjithësisht marrja e KARBOHIDRATEVE dhe YNDYRNAVE duhet të kontrollohen (KUFIZOHEN).
-Objektivat që duhet t’arrihen nëpërmjet dietës janë:
*Mbajtja e një peshe trupore të përshtatshme (as mbi-peshë, e as nën-peshë).
*Mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak në shifrat nga 6.1 në 8mmol/L.
Këto objektiva arrihen nëpërmjet:
*Ushqimit të mirë e ngrënjes së rregullt të vakteve.
*Marrjes së ushqimeve kryesore në tre vakte, (mëngjes, drekë e darkë), si dhe tre herë të tjera, -ushqime ndërmjet vakteve, (snacks).
*Paksimin e marrjes së YNDYRNAVE.
*Shmangies së sheqernave, dhe karbohidrateve të rrafinerume (reçel, mjaltë, çokollata, kekna, pasta, dhe pije të sheqerosuna (soft drinks).
*Preferimi i ngrënjes së karbohidrateve natyrale, si- buka e zezë (wholemeal), patate, oriz, misra, grurë-ra,etj.
*Ngranjes së frutave e zarzavateve të ndryshme, -por të mos harrojmë se edhe këto janë karbohidrate..
*Ndërprerja apo reduktimi në minimal i pijeve alkolike
* Familjarizimi me ‘Indeksin Glicemik,- (Glycaemic Index- GI), dhe preferimi i marrjes së ushqimeve me GI të ulët.
* Shum të randësishme janë dhe ushtrimet fizike, e jeta aktive.
Çfarë duhet të arrijmë nëpërmjet MJEKIMIT:
*Niveli i sheqerit në gjak,- ESULL: 6.1-8 mmol/L.
*HbA1c (test shumë i randësishëm: ma pak se 7%.
*Kolesteroli Total ma pak se 4.
*Tensioni Arterial (BP) ma pak se 130/80.
*Peshë trupore të përshtatshme, -ku cirkumferenca e belit të jetë jo ma shum se 94 cm për meshkujt, e 80 cm për femrat.
* Ndalo pirjen e duhanit.
*Ndalo, ose merr shumë pak pije alkolike (jo ma shum se 20 grm alkol në ditë që është ekuivalent to 200 ml venë).
*Ushtrime Fizike,- të paktën 30 minuta ecje në ditë (2km në ditë), 5 ose ma shumë ditë në javë (150 minuta në javë), si dhe aktivitete të ndryshme fizike,-tenis, notim, ushtrime airobike, etj.
Të mos harrojmë se: Një dietë e shëndetshme, jeta aktive dhe ushtrimet fizike, janë të një rëndësie JETËSORE.
Duke e konsiderue DIABETIN si një sëmundje të veçantë që ndikon për KEQ në shumë organe e pjesë të tjera të trupit (Nana e t’gjitha t’kqiave), mendoj që në numrin tjetër të gazetës DIELLI të vazhdojmë po me këtë sëmundje, duke u përqëndrue në komplikacionet e tij.
Në këtë shkrimi të fundvitit ju shpreh FALENDERIMET dhe RRESPEKTIN për ndjekjen e shkrimeve të mija në Gazetën e nderuar DIELLI, e po kështu, së bashku me familjen time, do të dëshironim që t’ju përcjellnim urimet ma të përzemërta, për një KRISHTLINDJE të mrekullueshme në familjet tuaja të nderume, -ndërsa lutemi që Viti i Ri 2020, t’ju ri-kthejë, si Ju, dhe të gjithë Amerikanëve, besimin në të VËRTETËN, Vlerat Njerëzore, Civilizimin PERËNDIMOR dhe PAMVARËSINË Individuale e Nacionale.
Dr. Zekri Palushi (MD)
Shënim i Redaksisë së Gazetës “DIELLI”
E falenderojmë dr. Zekri Palushi për kontributin e jashtzakonshem qe dha gjatë këtij viti për lexuesit tanë duke mbajtë në Dielli online, Diellin në print dhe rrjetet sociale rubrikën shumë të lexuar mjeksore.
Me këtë rast i përcjellim atij ngushëllimet më të thella për humbjen e nënës së tij të dashur. Dhe i urojmë:Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2020!