PRISHTINË, 29 Prill 2017-B.Jashari/ Kosova ka nisur sot ndërtimin e rrugës nga qyteti më jugor i vendit, Dragashi, drejt Shishtavecit – kufirit me Shqipërinë.Në ceremonë e fillimit të punimeve, kryeministri Isa Mustafa tha se ndërtimi i kësaj rruge është një shlyerje e borxhit për këtë rajon, duke siguruar kushte që të lidhen ndërmjet vete lokalitetet ku jetojnë qytetarët e të gjitha komuniteteve të Kosovës si dhe të Shqipërisë.
Projekti rrugor Dragash-Shishtavec do të ketë një gjatësi prej 1400 metrash, gjerësi prej 6 metrash, ndërsa kosto do të jetë 200,000 euro. Sipas planit dinamik, punimet parashihet të përfundojnë brenda 55 ditëve të punës. Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për fillimin e punimeve të ndërtimit të rrugës së re.
“Është rrugë e cila i lidhë dy shtetet, Kosovën dhe Shqipërinë, lidhë fshatrat Borje, Glloboqicë dhe të tjerët në dy anët e kufirit”, u shpreh ai.