• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ulqinaket, dramë dhe muzikë klasike në Symphpny Space

May 8, 2018 by dgreca

IMG_0327IMG_0403IMG_0414IMG_0346IMG_034131949854_10213183629397958_8136011648948240384_o

Aktorët e Teatrit “Teuta” Ulqin shfaqën dramën “Nana” dhe muzikë klasike në Symphony Space, Manhattan/

Nga Keze Kozeta Zylo/*

Manhattanin kryqendrën e botes duket sikur po e pushtojnë shqiptarët në muajin e pranverës ashtu sic kanë shpërthyer gjethet e pemëve dhe lulet aromëndjellëse, ashtu po duket dhe me skenat sikur po flasin dhe këndojnë shqip.  Pas aktivitetit madhështor të 10 Vjetorit të TV dhe të shkollës Shqipe “Alba Life”, në të gjithë Nju Jorkun dhe më gjerë u shpërnda gazeta mjaft e njohur “Nju Jork Post” që fillonte me titullin mjat domethënës: Ç’kemi Albanian, çka tregonte për futjen e gjuhës shqipe, që do të fillojë me shkollën publike në Bronx në shtator dhe kjo fal politikanit të lartë shqiptar, Këshilltarit në Bashkinë e Nju Jorkut Mark Gjonaj, dhe ja e diela përsëri me dramën shqipe “Nana” dhe koncert klasik.

Symphony Space një nga skenat prestigjioze gjëmoi Shqip!  Dashamiresit e artit dhe të muzikës vinin grupe–grupe për të mbështetur artistët e ardhur nga vendi i bukur, qyteti me një kulturë të lashtë, Ulqini.  Mbrëmjen artistike e moderoi zonjusha simpatike Etrita Ibroci një aktiviste e mirënjohur e Diasporës.  Zonjusha Ibroci iu uroi gjithë aktorëve, muzikantëve dhe këngëtarëve mirëseardhjen dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre.  Ajo ftoi në skenë z.Cafo Boga presidenti i Fondacionit kulturor shqiptaro amerikan, organizatori kryesor i sjelljes së aktorëve të Ulqinit për të shfaqur: Claissical Muzic Concert “Belcanto Dalcinio” dhe  dramën “Nana” në Symphony Space.  Z.Boga tha midis të tjerash se këto organizime gjithmonë promovojnë kulturën, traditën dhe integrohemi së bashku për në botë më të paqshme, më të bukur.  Ne së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe i forcojmë më shumë lidhjet me Atdheun tonë të shtrenjtë, me rrënjët tona me Ulqinin e më gjerë vazhdoi z.Boga…

Me duartrokitje u mirëprit Biri i Kombit Mark Gjonaj, si dhe z.Ismet Karamanaga, udhëheqës i programit, z.Munib Abazoviq regjisor.  Në këtë program kishte sjellë përshëndetjen dhe Ambasadorja e Shqipërisë ne Washington znj.Floreta Faber.  Zonjusha Ibroci ftoi Ambassadorin e Malit të Zi, z. Željko Stamatović i cili tha se ne jemi me shekuj së bashku dhe duhet të jetojmë në harmoni, kultura dhe arti gjithmonë sjellin paqe.

Programi i koncertit të muzikës klasike “Belcanto Dolcino”

Belcanto Dolcino merr pjesë në festivalet vjetore të muzikës klasike organizuar nga Fondacioni kulturor shqiptaro amerikan në bashkëpunim me Bashkinë e Ulqinit, ku promovohen talentet e qytetit dhe njëkohësisht krijon lidhje ndërkombëtare me artistët dhe muzikën botërore.

Koncerti i muzikës klasike “Belcanto Dolcino” ishte një koncert i pasur që u realizua nga artistë plot kulturë dhe profesionalizëm.  Mezzosoprano si Sanije Matoshi, nën shoqërimin e pianistes Natasa Mitrovic këndoi plot ëmbëlsi si “Lule Bore”, “Dashnor t’u bana”, “Unë ty moj të kam dasht”, “Margjello”.

Eleanor Valkenburg, soprano nën shoqërimin e pianistes Natasa Mitrovic interpretoi si “Long time ago”, “Little Horses”, “I bought me a cat”.

Iliriana Gjoni një pianiste e talentuar interpretoi “Folk songs” bazuar në motive shqiptare.

Baritoni i mirënjohur Ergin Oda me një zë të mëndafshtë nën shoqërimin e pianistit të talentuar Leke Salihu interpretoi “Por Una Cabeza” dhe “Muzik of the Night”.

Natasa Mitrovic luajti në piano “Gavotte et six doubles” dhe “Preludi Giocosi”.

Gjylie Pelingu, soprano këndoi “Vajta kalova”, “Dicitencello vuie” dhe “Agimet Shqiptare” nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku.

Teatri “Teuta” Ulqini shfaqi Dramën “Nana”

Vetë titulli i dramës të tërheq si me magji, ashtu sic është emri më i shenjtë në botë “Nëna”, “Nana”, “Nona”…

Si nënë, si shkrimtare, shumë personazhe me nënën më erdhën në mendje, libra, poema, këngë, por së pari më erdhi dhe m’u fut në gji nëna ime, ajo erdhi si ëngëll nga qielli me Hëne i Nju Jorkut, që shndriste si flokëargjenda ime…

Në një skene me mjedise të thjeshta të shtëpisë u shfaq nëna që tundte djepin e djalit, duke i kënduar ninulla që kanë qenë aq të njohura për brezat e kaluar, por që mjerisht po zhduken ndër nëna të reja…Rolin e nënës e luante aktorja simpatike, studente e ekonomisë Blerta Kurtovic, ndërsa të djalit të vogël nxënësi me sy si drita Anes Kurti.  Rolin e djalit që solli realisht dhimbjen në familjen shqiptare e luajti aktori Muho Uruci.  Mimika e fytyrës së djalit, dialogjet midis tij dhe nënës, birit dhe nuses që e luante Albana Kurti Zecevic ishin mjaft mbresëlënëse dhe e lanë publikun të fokusuar pranë skenës.

Është një dramë që ndihet në plazmë të gjakut, sidomos ndër emigrantë ngase janë të ikur nga tokat e tyre, toka që po lihen shkretë dhe djerr, toka që shumë prej tyre janë zënë nga të huajtë dhe do te jetë e dhimbshme kur të mos quhen më toka shqiptare…

Cili është ai shqiptar që nuk po e përjeton këtë dramë?!

Drama “Nana” u realizua bukur, duke sjellë temën familjare, vëmendjen e lexuesit dhe të publikut për sakrificat e nënës, mundin dhe pagjumësinë e saj, peripecitë që krijohen shpesh midis birit dhe familjes, sidomos ikja e bijëve duke i lënë prindërit të jetojnë shpesh në vetmi…

Aktoret si Bashkim Alaj në rolin e plakut të qytetit, Aurora Kurti ne rolin e gruas së moshuar, Jetlira Hodzic në rolin e moshës së re, Benjamin Abazoviq në rolin e shokut të djalit, Mahmudije Nimanbegu në rolin e moshës së mesme bënë një lojë aktoreske të arritur dhe premtojnë shumë në të ardhmen.

Fundi i dramës solli shumë lot ndër spektatorë, vdekja e birit nga stërmundimet, dhimbjet dhe ardhja e tij në fund të jetës në krahët e nënës ishte tragjedia që e shohim dhe e ndjejmë me sytë tanë.  Ai u shtri në krahët e saj që të kujtonte shkrimtarin e famshëm botëror Victor Hygon i cili thotë:   “A mother’s arms are made of tenderness and children sleep soundly in them” që përkthehet:

“Krahët e nënës janë bërë me butësi dhe fëmijët flenë ëmbelsisht në to”…

Në këtë rast ai tragjikisht u shtri në krahët e saj dhe dha shpirt po aty, ku kuja e nënës çau qiell e tokë dhe s’kishte hapësirë ta nxinte…

Drama është realizuar mjeshtërisht nga regjisori Munib Abazoviq, ndërsa udhëheqës i programit ishte z.Ismet Karamanaga të cilët dhanë intervistë plot kulturë pranë kamerave të TV “Alba Life”, New York dhe do të transmetohen së shpejti në kanalin televiziv.

Manhattan, New York- 6 Maj 2018

  • Per me shume fotografi shihni ne Facebook(dielli vatra)

Filed Under: Emigracion Tagged With: drama Nana, Keze Kozeta Zylo, Muzike, Symphpny Space, ulqinaket

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT