• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Osman (e) Shahini!: FSHATI YNË ËSHTË ME PD, UNË VOTOJ PËR SOCIALISTËT!

June 18, 2015 by dgreca

.. Minatorët e Krastës dhe drejtuesit e minierës “11 heronjtë e Batrrës” e kanë thirrur Osman. Ndërkohë të afërmit dhe banorët e fshatit përherë e kanë thirrur Osmane.Është burrë apo grua?

* Lamtumire Shtepi e vjeter…drejt Tiranes ne azil…./

* Në gjoks mbanë një dekoratë të 30 vjetorit të çlirimit, por pensionin e ka 13 mijë lekë…./

NGA AHMET ZANI/

Në minierë e kanë thirrur Osman, ndërsa në fshat Osmane. Deri tani banon në fshatin Bejnë të Bashkisë Klos, ndërkaq ka përgatitur dokumentat për t’u “dorëzuar” në një azil të Tiranës. 15 vjet ka punuar nëntokë, bashkë me minatorët e Batrrës. Ndërkohë pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në fshat, si çobaneshë. Nuk është martuar kurrë. Vishet e sillet si burrë. Megjithëse ka jetuar më shumë se tetë dekada, është e ndrojtur. Mosha ka bërë të sajën. Nuk dëgjon mirë. Nuk di as shkrim e as këndim. Thotë se deri në moshë madhore iu përkushtua prindërve të saj. Jeton në një banesë të vjetër, gati të rrënuar. Nuk e ndihmon askush. Dy vëllezërit janë larguar prej kësaj shtëpie, ndërkohë fqinjët as që e shohin Osmanen. Prej. Ka përgatitur me ndihmën e tij të gjitha dokumentat ligjorë për t’u strehuar në azilin e të moshuarve në Tiranë. “Nuk mund të rri vetëm. Askush nuk më vjen në ndihmë. Nuk më vjen hiç keq që po largohem prej këtu. Shtëpia po shembet”-shprehet e moshuara e vetmuara.

Është burrë apo grua 85 vjeçarja. Minatorët e Krastës dhe kuadrot e minierës “11 heronjtë e Batrrës” e kanë thirrur Osman. Ndërkohë të afërmit dhe banorët e fshatit përherë e kanë thirrur Osmane. Teksa “guxojmë” ta pyesim: Në se do të martohej do të merrje burrë apo grua? Ajo përgjigjet me zë të mekur:-Burrë! Pra Osmania lindi femër, jetoi, u rrit dhe u plak si burrë. “Kurrë nuk kam menduar të martohem. U jam përkushtuar prindërve të mi. nuk ka guxuar njeri t’më thotë fjalë që i thuhen një femre”-shprehen Osmane Shahini.

Udhëtojmë bashkë me të nga qyteti i Klosit deri në Bejnë. Djemtë e atij fshati e transportojnë me mjetin e tyre. Pasi ecim 4 kilometra mbërrijmë një kodër të fshatit. Aty janë disa ndërtesa, njëra pranë tjetrës. Shtëpia më e dëmtuar është ajo e Osmanes. Ngjisim disa shkallë të drunjta, të ndërtuara shumë dekada më parë. Ajo hap derën (derë i thëncin) dhe hyjmë në bujtinën e saj. Gjithçka është grumbulluar në një dhomë 3 x 3 m. Mbi krevatin e drunjtë Osmanja ka vënë të paktën 10 qese të mëdha plastike, të mbushura me rrobat e saj. “I kam bërë gati se do t’i marr me vete në azil. Plaçkat e tjera i kam shitur në fshat”-tregon ajo një pjekëse buke dhe disa sende që nuk vlejnë për  asgjë. Muaj më parë i kanë vjedhur të holla dhe kjo është një tjetër shtysë që burrnesha ikën nga fshati i lindjes, ndoshta për t’mos u kthyer kurrë.

 Kur keni lindur, sa vëllezër e motra keni dhe ku keni punuar gjatë jetës tuaj?

Datën e lindjes nuk e mbaj mend, por sipas prindërve kam lindur në vitin 1930. Kam një motër të martuar dhe dy vëllezër. Njëri banon në Tiranë dhe tjetrit në një lagje tjetër të fshatit Bejnë. Deri në vitin 1970 , pra moshën 40 vjeçare kam punuar pranë familjes time, kryesisht me blektori dhe ne ish -kooperativën bujqësore. Isha e gjallë dhe bëja çdo punë. Në ato vite prindërit u ndanë nga djemtë dhe unë vendosa t’u përkushtohem vetëm atyre. Vendosa të mos martohem kurrë. Pas një viti kërkova leje në ish Komitetin Ekzekutiv të Rrethit për të punuar në minierën e kromit Batërr. Fatmirësisht leja m’u dha pa shumë pengesa. Fillimisht drejtuesit e minierës më caktuan në punë të lehta, më pastaj për shumë vite kam punuar në front, në nxjerrjen e kromit. Punoja me lopatë po aq sa burrat dhe mbushja vagonët. Nuk e kisha problem fare. Punoja sa burra. Ndërkohë isha e respektuar nga drejtoria e ndërmarrjes, specialistët dhe minatorët. Punova në minierë deri në vitin 1986, deri atëherë kur dola në pension.

Ku flije dhe si e kaloje kohën në qytetin e minatorëve?

Në dhomë flija me tetë burra minatorë, madje më patën caktuar si përgjegjëse e dhomës. Të gjithë më thirrnin Osman. Respekti ishte i plotë dhe i ndërsjelltë. Për 15 vjet nuk pati minator t’më thotë gjysëm fjale të keqe apo që lidhej me marrëdhëniet mes meshkujve e femrave. Hanin, pinim, bisedonim si të barabartë. Flija kur të doja dhe zgjohesha herët për në punë, që në orën pesë. Në vitet e para kam punuar vetëm turni i parë, më vonë edhe i dytë dhe tretë. Vetë e kisha zgjedhur këtë punë dhe nuk bëja zë.

Cfarë është kjo që mbani mbi jelek ?

Ne minatorët e Batrrës, afro 30 veta, punuam në vitet 1972-1974 në elektrifikimin e zonës së Martaneshit. Transportonim shtylla, tel, hapnim gropa dhe ndihmonin specialistët elektricistë. Atëherë, kur Martaneshi u elektrifikua u dha një dekoratë. Ajo mu dha vetëm mua. Siç e shihni ajo shkruan “30 vjetori i çlirimit”. Jam shumë krenare që kam punuar edhe për elektrifikimin e krahinës së Martaneshit, përkrah burrave e grave të mira të kësaj zone.

Sa pension merrnin dhe si jetoni aktualisht ?

Unë marr 13 mijë lekë pension miniere. Për veten time ai më mjafton. Por, tani nuk mund të jetoj aty ku më lindi koka. Shtëpia ështe e vjetër dhe po shembet. Gjatë dimrit gjithë shiu bie brenda. Një dhomë që pata ma ngushtuan njerëzit e mi. po ashtu fqinjët nuk më duan. Jam e thyer në moshë dhe duhet që vitet e mbetura t’i kaloj diku tjetër, në azil.

 Kush ju ka ndihmuar të shkoni atje ?

Deputeti Qemal Minxhozi dhe nënkryetari i Bashkisë Klos, Mexhit Sina më kanë ndihmuar të përgatis dokumentat dhe ndoshta brenda këtyre ditëve do ta lë fshatin dhe do të strehohem në azil. Më vjen keq ndonjëherë që do ta lë vendin e lindjes, por në këto kushte nuk mund të jetoj.

Pse nuk vajtët te njerëzit e tu të afërm?

Pasi u mendova mirë vendosa të mos shqetësoj askënd. Ata kanë familjet e tyre dhe pse t’i fus në sherr me gratë apo fëmijët. Sejcili kërkon ta ndërtojë jetën siç dëshiron.

A nuk ju vjen keq që nuk u martuat dhe të kishit edhe ju fëmijët tuaj, të cilët do tu vinin në ndihmë në këtë moshë të thyer?

Kështu vendosa që në rini dhe nuk jam bërë pishman aspak. Duke parë si ka ardhur koha nuk më vjen keq pse nuk kam edhe fëmijë. Shoh bashkëfshatarët apo miqtë që kanë plot fëmijë, por jetojnë si unë, të vetëm. Disa janë emigruar jashtë vendit dhe nuk i shohin fëmijët as një herë në 10 vjet, të tjerë janë braktisur nga ata. Shumë i kanë fëmijët vetëm në letra, ndërsa realisht jetojnë vetëm, madje si puna ime.

Për kë keni votuar ju Osmane?

Në të shumtën e rasteve kam votuar vetëm për Partinë Socialiste. E kam takuar Edi Ramën sa herë ka ardhur në rrethin e Matit. Fshati ynë është shumica me PD-n, ndërsa mua më njohin të gjithë si socialiste. Ndonjeherë shoferët e furgonëve nuk më marrin në makinë vetëm se jam e majtë. Unë nuk di shkrim e këndim, por i njoh socialistët e tjerë dhe i marr të votojnë me mua. Ndersa me zgjehdjet vendore ende nuk e ka vendosur per voten.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Ahmet Zani, drejt azilit, Osman-e

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT