-Kryeministri Isa Mustafa: Kosova e pa luhatur në orientimin e saj drejt vlerave evropiane perëndimore. Kosova si një demokraci e re me 1.8 milionë banorë, ende përballet me sfida institucionale dhe zhvillimore. Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë një partner i denjë i BE-së për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë edhe MSA-në./
Londër, 23 shkurt 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit, të organizuar nga Oxford Union.
Para dhjetëra studentëve të pranishëm, kryeministri Mustafa ka shpalosur rrugën e vështirë të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, formimin e shtetit, proceset aktuale që lidhen me zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe perspektivën e mëtejme të Kosovës.
“Kosova si një demokraci e re me 1.8 milionë banorë, ende përballet me sfida institucionale dhe zhvillimore. Përkundër vështirësive, Kosova asnjëherë nuk është luhatur në orientimin e saj drejt vlerave evropiane perëndimore. Kosovarët janë populli më proevropian në kontinentin tonë, por fatkeqësisht jemi të vetmit që nuk mund të udhëtojmë në Bashkimin Evropian pa viza. Ne kemi plotësuar trefishin e kritereve që i kanë plotësuar më parë fqinjët tanë dhe tani po presim një rekomandim pozitiv nga Bashkimi Evropian për futjen e Kosovës në Zonën e Bardhë Schengen”, tha kryeministri.
Duke folur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në reformat ekonomike, kryeministri Mustafa veçoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim e cila është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria. Sipas kryeministrit, këto katër komponente janë shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës në pesë vitet e ardhshme.
Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa tha se viti që shkoi ishte historik sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë një partner i denjë i BE-së për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë edhe MSA-në. Ne tani ndodhemi në fazën finale të marrjes së rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet tjera perëndimore për përkrahjen që po i japin Kosovës në të gjitha fushat.
Më pas, kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur pyetjeve të studentëve lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, proceset zhvillimore, raporteve rajonale e të tjera.
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës së parë të vizitës në Londër, u takua edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, nga i cili ka marrë përkrahje të fuqishme për Kosovën.
Gjithashtu, kryeministri Isa Mustafa ka takuar edhe presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, si dhe drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.
Gjatë takimit me Danielsson, kryeministri Mustafa ka kërkuar përkrahje më të fuqishme të KE-së për Kosovën, me theks të posaçëm përmes marrjes së vendimit për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.