• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, drejt vlerave evropiane perëndimore

February 23, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa: Kosova e pa luhatur në orientimin e saj drejt vlerave evropiane perëndimore. Kosova si një demokraci e re me 1.8 milionë banorë, ende përballet me sfida institucionale dhe zhvillimore. Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë një partner i denjë i BE-së për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë edhe MSA-në./

Londër, 23 shkurt  2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Oxfordit, të organizuar nga Oxford Union.

 Para dhjetëra studentëve të pranishëm, kryeministri Mustafa ka shpalosur rrugën e vështirë të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, formimin e shtetit, proceset aktuale që lidhen me zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe perspektivën e mëtejme të Kosovës.

 “Kosova si një demokraci e re me 1.8 milionë banorë, ende përballet me sfida institucionale dhe zhvillimore. Përkundër vështirësive, Kosova asnjëherë nuk është luhatur në orientimin e saj drejt vlerave evropiane perëndimore. Kosovarët janë populli më proevropian në kontinentin tonë, por fatkeqësisht jemi të vetmit që nuk mund të udhëtojmë në Bashkimin Evropian pa viza. Ne kemi plotësuar trefishin e kritereve që i kanë plotësuar më parë fqinjët tanë dhe tani po presim një rekomandim pozitiv nga Bashkimi Evropian për futjen e Kosovës në Zonën e Bardhë Schengen”, tha kryeministri.

 Duke folur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në reformat ekonomike, kryeministri Mustafa veçoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim e cila është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria. Sipas kryeministrit, këto katër komponente janë shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës në pesë vitet e ardhshme. 

 Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa tha se viti që shkoi ishte historik sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian,  Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 “Qeveria e Kosovës zotohet se do të jetë një partner i denjë i BE-së për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë edhe MSA-në. Ne tani ndodhemi në fazën finale të marrjes së rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet tjera perëndimore për përkrahjen që po i japin Kosovës në të gjitha fushat.

 Më pas, kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur pyetjeve të studentëve lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë, proceset zhvillimore, raporteve rajonale e të tjera.

 Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës së parë të vizitës në Londër, u takua edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, nga i cili ka marrë përkrahje të fuqishme për Kosovën.

 Gjithashtu, kryeministri Isa Mustafa ka takuar edhe presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, si dhe drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

 Gjatë takimit me Danielsson, kryeministri Mustafa ka kërkuar përkrahje më të fuqishme të KE-së për Kosovën, me theks të posaçëm përmes marrjes së vendimit për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: drejt vlerave, evropiane perëndimore, kosova

Artikujt e fundit

  • NJOFTIM NGA VATRA: HAPET GARA PËR KANDIDATËT PËR KRYETAR TË FEDERATËS VATRA
  • Kthesë historike për Kosovën: 19 Qershori 1998 – Legjitimimi politik i UÇK-së nga SHBA-ja
  • Join the Albanian Roots Parade & Festival
  • Kontributi shkencor i Ukshin Hotit në interpretimin e Lidhjes së Prizrenit
  • Francesco Chetta – Schirò “Kastriotët, princa të Shqipërisë në Urdhrin Sovran dhe Ushtarak të Maltës – Zanafilla e derës së Kastriotëve” – Francesco Chetta – Schirò
  • Rruga Lissus–Naissus: Arteria strategjike e Ballkanit Romak dhe roli i Mirditës në lidhjen Adriatik–Danub
  • Revolucioni i Flamingove dhe frika nga perëndimi
  • BABALLARËT E KOMBIT DHE LINDJA E AMERIKËS
  • KOSOVA NË PERSPEKTIVËN EVROPIANE: DOMOSDOSHËMËRIA JURIDIKE DHE LEGJITIMITETI SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË DREJTËS EVROPIANE
  • Nga Judge John Ingram Monitor i Zgjedhjeve : Lidhur me Konventën dhe zgjedhjet e VATRËS
  • Kujtojmë Karlo Taljavinin, albanologun italian që studioi rrënjët indoeuropiane dhe pasurinë e dialekteve të shqipes
  • BREZI QË SFIDOI STATUS-QUO-në, TRIUMFI STUDENTOR PËR GJUHËN NË STRAZBURG
  • KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE
  • GEORGE W. BUSH, PRESIDENTI QË E ÇOI AMERIKËN NËPËR STUHINË E 11 SHTATORIT DHE MBËSHTETI SHQIPTARËT NË MOMENTET VENDIMTARE
  • Mësimi hungarez për Shqipërinë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT