Sot, e Martë 23 Korrik 2019, paradite, Kryetari i Vatres z. Dritan Mishto vizitoi Z. Anton Raja në shtëpinë e tij ne Montebello, Nju Jork. Z. Raja është anetar i Këshillit të Vatrës , veprimtar i palodhur i komunitetit shqiptar në SHBA, organizator i shumë turneve të Golfit për grumbullimin e fondeve për Katedralen Shën Tereza në Prishtinë, dhe jo vetëm, si dhe një ndër bamirësit e njohur.
Kryetari i Vatrës shoqërohej nga anëtari i kryesisë së Vatrës dhe biznesmeni Zef Balaj dhe Editori i Diellit, Dalip Greca.
Z. Anton Raja kreu një operacion të vështirë, por tash gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe përmirësuar.
Antoni i priti, sic e ka zakon mysafiret; me buajri dhe u shërbeu vetë. Biseda, që zgjati për rreth dy orë, ishte e ngrohtë dhe e përzemërt.
Kryetari i Vatrës së bashku me shoqëruesit e tij i uruan shëndet dhe të shkuara Antonit.