• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dritërimi i Driteroit!

February 10, 2017 by dgreca

Esse nga Raimonda MOISIU/Një shkrimtar i madh i integritetit mendor, mëncurisë, qytetarisë  dhe intelektual, Dritero Agolli është nga  shkrimtarët e parë dhe të shquar, tradicional  dhe fisnik. Ai ishte ndër ata shkrimtarë dhe poetë, që  dëshmuan shumë më herët rotacionin në letërsinë shqiptare, që në vitin 1961-ë. Besnik i idealeve të tij, si një shkrimtar që  u përket dy epokave të letërsisë shqipe, ai kurrë  nuk e mohoj veprën e tij, duke ruajtur vitalitetin e tyre, për thellësinë e maturuar të mendimit artistik e filozofik, në varësi të rrethanave social-ekonomike-politike, ndaj thelbit të  individualizmit i hapur e i sinqertë, duke mbetur kështu  një autor i shquar, jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë ballkanike dhe unike europiane. I lindur në Menkulas  në një familje të thjeshtë devollite, pikërisht aty  ku zënë fill vargjet etyd për baltën e Fushës së  Devollit, imazhi i dritërimit  të tij,  që shëndrriste me ngjyrat e mishërimit të vjeshtës së artë të pikturave të David Selenicës dhe artistit impresionist, Vangjush Mios, e  frymëzuan poetin e ardhshëm,  burrin devolli të mëncur dhe plot urtësi, njeriu i  virtyteve  njerëzore, qytetare e intelektuale, artdashës i cmuar, mahnitës dhe popullor në stilin e tij poetik dhe  rrëfimtar terrifik, i cili ligjëroi dhe shkroi aq  ndjeshëm e bukur, në prozë, poezi, dhe publicistikë,  për tabanin popullor, tokën dhe baltën devollite të vendlindjes, që e lindi dhe rriti, tokën e shenjtë të atdheut, të cilat mbetën  frymëzim, muzë e jetë, deri në ashtin e frymës së fundit. Në adoleshëncën e herëshme, largohet nga vendlindja dhe djaloshi devolli me një laps, fletore dhe trastën në krah, duke shëtitur rrugëve të atdheut,  përpiqej me të gjitha mënyrat të balanconte  mallin e madh për prindërit, dashurinë e fuqishme për vendlindjen dhe  ndarjet emocionale nga shtëpitë,  rrugët e  fshatit dhe shokët e tij, madje një mall e dashuri aq  e fuqishme sa i duhej të kontrollonte ndjesinë e braktisjes së ëndrrave  studimore dhe dëshirën për t’u  bërë dikushi në jetë, vetëm për të qenë pranë dashurive të jetës.  Duke eksploruar bukuritë e fshatit dhe të fushës së Devollit, të cilat e nxitën Driteroin të hidhte vargjet e para poetike, me dashurinë për natyrën , për fshatin, për njerëzit e dashur, për lumin që gurgullonte dhe shelgjet që varin degët, livadhet, lulet, zogjtë  dhe bilbilat që këndonin pranë bujqëve të ndërshëm, punëtorë e   të dashur. Vëllimi i parë me poezi titullohet “Në rrugë dolla”, dhe më pas do të botonte; “Hapat e parë në asfalt”, “Mesditë”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”, dhe  poemën e famëshme,  “Nënë Shqipëri”, e vlerësuar nga kritika letrare e kohës, si “Bagëti e Bujqësi” e kohëve moderne.  Devolli  është Itaka e Dritero Agollit! Madhështia e poemës, “Nënë Shqipëri”,  është meditacioni i stilit poetik të poetit Agolli, i cili demonstroi fuqishëm në të  talentin, mëncurinë, dashurinë, dhimbjen   dhe urtësinë, e konceptit mistik e besnik, idilikes dhe heroikes, peisazhit dhe figuracionit poetik,  duke fituar epërsinë harmonike dhe metafiziken e natyrës dhe njerëzores në udhëtimin e lumtur e të trishtë të jetës,  të përjetuar mes vargje, që u këndon detajeve me vizionin meditativ, baladës, filozofikes, artistik e njerëzor, dhe duke krijuar kështu negotacionin delikat në kufijtë e ëndrrës, riëndrrës e shpresës. Dritero Agolli është  shkrimtari i shquar dhe  Bardi i poezisë shqipe,  Mjeshtër i Penës dhe i Rrëfenjës, i cili me talentin e forcën letrare artistike e filozofike, solli karaktere realistikë me një sens të mprehtë të  jetës e mbijetesës, depërtonte brenda së bukurës e njerëzores, dhimbjes e dashurisë, jetës e vdekjes, duke i transformuar ato, në një subjekt drite e shprese, mes artistikes e filozofisë së jetës e për jetën. Kontributi më i rëndësishëm letrar në gjininë e prozës është  “Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo”. Elementët statikë dhe të stilizuar të jetës social-ekonomike e politike,  janë zvendësuar me portrete energjikë e të gjallë të personazheve komplekse, plotë satirë dhe humor i dritëruar, ironi e sarkazëm dhe patosi dramatik, të cilat dominojnë  vëmendjen e lexuesit, jo  për paraqitjen e personazheve në bashkëfajësi  apo  veprat e tyre, por për njerëzoren, me artin e humorit nga rrëfimtari terrifik dhe mjeshtër i rrëfënjës, Dritero Agolli. Gjithashtu si poet, Agolli pati sukses në krijimin e një standardi të ri në poezi,  në fillim të viteve ‘90-ë, që ripërcaktoi subjektin, studimin dhe pasurimin e letërsisë shqipe. Dritërimi i  ndjenjave nëpërmjet një lirizmi më mediatik, më të ndjeshëm dhe melankiolik të njeriut dhe individëve të zakonshëm, duke e zgjeruar gamën me trajtim të plotë, lirik, artistik, metaforik dhe filozofik, duke përfshirë të gjitha aspektet e evolucionit të jetës dhe përvojës së saj, që nga rinia dhe deri në pleqëri, që nga embrioni i jetës  dhe dritërimi i errësirës së vdekjes, ndonëse nuk mungojnë cilësitë komplekse me nota humori e ironike, për përshkrimin verbal të problematikave jetësore ekzistenciale. Aty ku ka jetë ka edhe vdekje! Edhe pse një sentëncë e njohur kjo, për Patriarkun devolli të letrave shqipe, ai përsëri gjente forcë e dashuri, të ngushëllonte veten, ne, njerëzit që e donin dhe e rrethonin, duke mendur gjithmonë se jeta dhe drita e trashëgimisë që shpirti krijues lë pas, vazhdojnë përjetësisht pas vdekjes. Ai ishte dhe mbetet Bardi i Poezisë, dhe Mjeshtër i Rrëfimit, i vlerësuar nga koha e historia, teksa ne ende vazhdojmë dhe i dëgjojmë poezitë, gjithnjë do të kemi pranë  zërin e POETIT, rrëfenjat, tregimet e shkrimet e tij, sepse vepra e Dritëroit të Madh, vazhdon të jetojë përmes atyre rrëfimeve dhe vargjeve poetike, tabanit popullor, artit e ideve. Ai është i pavdekshëm, si është magjia e ndjesisë dhe thellësia e mendimit, i sigurtë e guximtar për vlerën e tij, ai vazhdon të jetë dhe do të mbetet  pjesë e rëndësishme e jetës dhe botës shqiptare. Shkrimtari i Madh Dritero Agolli, modest përtej modestisë, popullor dhe i dashur për këdo, sa ishte gjallë kurrë nuk rendi pas famës, por ai e arriti atë parakohe me veprat e tij, ndikimin e thellë të atyre veprave në shoqëri, art kulturë dhe historinë e një kombi.Kombi e Atdheu, komuniteti i letrave shqipe këtej e përtej Atlantikut, të gjithë së bashku, humbëm një shkrimtar të papërsëritshëm dhe të pazvendësueshëm, të dhimbjes e dashurisë, i cili edhe vdekjen e dritëroi në bukuri, duke lënë mesazhin më madhështor e fisnik, të dashurisë njerëzore përtej errësirës.  Dritërimi i Driteroit të Madh, kujtimi i ndritur i veprës së tij, do të mbeten përgjithmonë në zemrën, mendjen dhe historinë e kombit shqiptar.

Raimonda MOISIU/ Shkurt, 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Dritërimi i Driteroit!, Raimond Moisiu

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT